Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Konferenca përmbyllëse e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)

Mësimdhënësit dhe nxënësit në përballje të sfidave të shumta të kohës

Prishtinë, 04.10.2021
ETUCE SBASHKNë shtëpinë e sindikatave ndërkombëtare në Bruksel është duke u mbajtur Konferencë dy ditore në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha sindikatat anëtare të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE). Në këtë ngjarje të veçantë për arsimin në Evropë merr pjesë edhe SBASHK-u i përfaqësuar nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Pjesëmarrësit kanë dëgjuar në fillim paraqitjen dhe mesazhin për gjithë sindikatat të kryetarit të ETUCE-s , Larry Flanagan dhe të drejtores së përgjithshme Suzan Flocken. Ata janë ndalur te tema kyçe e kësaj Konference që është gjithë-përfshirja, diversiteti dhe sfidat e shumta me të cilat vazhdojnë të përballën nxënësit dhe punëtorët arsimor. Në sesione të grupeve punese dhe në seanca plenare do të angazhohen dhe Konferenca do të miratojë strategjinë konkrete për zbatimin e planit të veprimit të ETUCE duke veçuar se për të arritur arsimim gjithëpërfshirës në të gjitha shkollat, qeveritë duhet siguruar financim të qëndrueshëm publik, ambient të sigurt pune dhe pagë e mirë si dhe dialog të mirëfilltë social mes sindikatave dhe institucioneve në nivelin lokal e qendror. Në debatin e zhvilluar është thënë se në shoqëritë gjithnjë e më të larmishme të Evropës është jetike të sigurohet barazi dhe përfshirje në arsim.viber image 2021 10 04 12 56 54 426

Nevoja për të përqafuar diversitetin në arsim po merr gjithnjë e më shumë vëmendje politike në nivel evropian. Sidoqoftë, hulumtimi i ETUCE tregon se mësuesit dhe personeli tjetër arsimor nuk ndihen të përgatitur dhe të mbështetur për të mësuar studentët nga prejardhje të ndryshme socio -ekonomike, kulturore dhe gjuhësore .Këto dyshime shpesh burojnë nga mungesa e trajnimit përkatës dhe praktik të mësuesve se si të krijohen mjedise gjithëpërfshirëse të mësimdhënies dhe mësimit. Personeli arsimor dhe drejtuesit e shkollave gjithashtu përballen me mungesën e mbështetjes për përfshirjen, siç janë asistentët mësimdhënës ose ndërmjetësuesit ndërkulturorë. Kjo Konferencë do të miratojë në fund të punimeve të saj Strategjinë për angazhime e veprim, e cila do të jetë bazë e mirë e angazhimeve të gjithë sindikatave të arsimit të Evropës në përballje me sfidat e kohës.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook