Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u rifillon me mbajtjen e trajnimeve të licencuara

Mësimdhënësit në 7 grupe trajnimi sipas vullnetit të tyre

Prishtinë,28.08.2021

ssssss111Në kuadër të aktiviteteve të shumta në shërbim të anëtarësisë koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror kanë komunikuar me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe duke respektuar kërkesat e kolegeve e kolegëve tanë kanë rinisur me organizimin e trajnimeve të licencuara. Kështu të shtunën e 28 gushtit tri grupe mësimdhënësish janë përfshirë në trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneret Lutfije Ibrahimi, Zahide Hamiti dhe Arberina Hajzeri .Mësimdhënës të tjerë po marrin pjesë e të ndarë në dy grupe në trajnimin "Edukimi dhe Menaxhimi Mjedisor ne Arsimin Parauniversitar"me trajnerët prof.dr. Hysen Sogojeva dhe prof. dr. Agim Hasani. Një grup tjetër i mësimdhënësve është angazhuar në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", udhëhequr nga trajneri prof. dr. Alban Zeneli. Në kuadër të këtij aktiviteti në shërbim të anëtarësisë nesër fillojnë me trajnimin me prezencë fizike "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" një grup mësimdhënësish nga Malisheva me trajnerin Albert Samadraxha. Trajnimi do të vazhdojë edhe të dielën e 29 gushtit, por edhe në dy ditë të tjera sipas marrëveshjes së pjesëmarrësve me trajnerët dhe me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.ssssss33333
Në hapj të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar pjesëmarrës të secilit grupe veç e veç. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre aktiviteteve dhe i ka përgëzuar për gatishmërinë e treguar për fillimit të vitit të ri shkollor dhe për përgjigjën aq të madhe ndaj apelit të SBASHK-ut për vaksinim. "Përgjigja ndaj apelit tonë dhe gatishmëria për të nisur me vitin e i shkollor, edhe pse në kushte tepër të rënduara nga pandemia, tregon se punëtorët e arsimit, pra anëtarët e SBASHK-ut janë në krye të misionit të tyre të shenjtë në edukimin e brezave dhe unë jam ndjerë dhe ndjehem krenarë me anëtarësinë e SBASHK-ut. Na priftë e mbara bashkë e në SBASHK", është shprehur kryetari Jasharaj në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e trajnimeve. Ai pastaj ka shprehur respekt të lartë për trajnerët duke thekuar se kolegët Lutfije Ibrahimi, Zahide Hamiti dhe Arberina Hajzeri kanë dhënë kontribut të lartë edhe në të kaluarën për rrjedhën e mbarë të trajnimit "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" .Kryetari Jasharaj ka falënderuar për gjithë përkushtimin duke shtuar se ndjehemi krenar që në ëtë aktivitet janë profesorët e nderuar Hysen Sogojeva e Alban Zeneli.Ai ka shprehur respekt meritor edhe për profesorin e nderuar nga Bujanovci i Kosovës Lindore Agim Hasani, i cili në cilësinë e trajnerit është bërë pjesë e këtij aktiviteti, por edhe ka dhënë kontribut të lartë që SBASHK të nis bashkëpunimin arsimor me kolegë e kolege nga atje.
sssss5555Është moment që duhet theksuar se pjesë e trajnimit "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" janë edhe disa kolegë e kolege nga shkollat e Bujanvicit, të cilët do të marrin njohuri të reja për imediate nga prof. dr. Alban Zeneli, por edhe do të bashkëbisedojnë e do të shkëmbejnë ide për procesin mësimor me kolegët e tyre nga Kosova.
Në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me rrjedhën e trajnimit, por edhe pyetjeve që kishin të bënin me çështje sindikale. Ai po ashtu i ka informuarat se edhe SBASHK në vazhdimësi do të vazhdojë të organizoj trajnimet e licencuara në koordinim me kryetarët e nivelit komunal sindikal duke u bazuar në vullnetin dhe kërkesat e anëtarësisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook