Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U përmbyll me sukses një aktivitet shumë domethënës

Falënderim për SBASHK-un, shpalosje kujtimesh nëpër vite e dekada

Prishtinë, 13.07.2021
214792310 807967600085354 8141823452008532856 nSBASHK-u ka vazhduar edhe këtë vit me traditën e mirë për dërgimin në pushime meritore të një numri të konsideruar të anëtarëve në bregdetin shqiptar. Përgatitjet e bëra me kohë nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafi qendror bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë bërë që ky aktivitet të ketë rrjedh dhe përfundim të mbarë për dy grupet e pushuesve që ishin shoqëruar me valët e detit shqiptar nga data 20 e deri më 25 qershor, gjegjësisht nga 27 qershori e deri më 2 korrik.
Një atmosferë e qetë dhe e shoqëruar me bashkëbisedat me humor të lehtë e me shpalosje kujtimesh për punë e përkushtim ne arsimimin e edukimin e brezave nëpër vite e dekada mbretëroi mes pushuesve në të tri grupet.
Kryetari i SBASHK-ut ka qëndruar dhe ka bashkëbiseduar edhe me pushuesit e këtij grupi që po vinin nga komuna të ndryshme të Kosovës."Ju përgëzoj për punën e përkushtimin në procesin mësimor gjatë gjithë këtij viti që ishte mjaft i vështirë e me plot sfida. Ju vazhduat rrugëtimin në misionin e shenjtë dhe prandaj meritoni respekt sot e gjithmonë", është shprehur kryetari Jasharaj në bashkëbisedë me pushuesit e grupit të tretë. Jasharaj ka falënderuar për angazhimet dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ky aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtarët e stafit qendror Afërdita Ahmeti, Vjollca Shala, Blendor Shatri, Albina Arifi dhe Vlora Rexhepi Berisha që kontribuuan në mirëvajtjen e pushimeve. Jasharaj me fjalë respekti meritor është shprehur edhe për kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe kryetarin e Kuvendit të sindikatës së Universiteteve, të cilët janë angazhuar dhe kanë kontribuar në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti. Kryetari Jasharaj ka vazhduar me bashkëbisedat me pushuesit duke bërë edhe foto për t'i ruajtur si kujtim nga këto pushime në bregdetin shqiptar. Stafi qendror ndjehet mirë edhe për faktin se edhe në pushimet e organizuara në verën e vitit 2021 kishte mjaft nga pushuesit që për të parën herë po ndodheshin ne bregdetin shqiptar dhe për këtë i ishin shumë mirënjohës SBASHK-ut.
viber image 2021 07 01 12 54 31Mediet i kishin dhënë hapësirë këtij aktiviteti për të cilin SBASHK kishte informuar opinionin përmes një informate për mediet, por edhe me deklarimet në TV e në mediet e shkruara të kryetarit Jasharaj.210699903 158499956344240 9007487078007174014 n
Një moment i veçantë gjatë pushimeve të grupit të tretë ishte takimi me katër kolegë nga Bujanovci, Qani Ramadani, Ahmet Hyseni, Ilmi Asllani dhe Ismail Pajaziti, të cilët u bënë pjesë e atmosferës së këndshme , që shoqërohej nga valët e qeta të detit shqiptar. Ata janë ndalur në takime të gjata duke bashkëbiseduar e përcjellë përvoja nga puna arsimore dhe duke parë nga afër se cilat janë mundësitë e bashkëpunimet në sferën e arsimit duke përmendur organizimin e mundshëm të trajtimeve të përbashkëta nga teknologjia , shkencat dhe njohuritë për mediet dhe rolin e tyre, pasi ato janë bërë pjesë e jetës së secilit nga ne. Kësaj atmosfere vëllazërore u janë bashkuar edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanovcit Enver Ramadani dhe profesori Agim Hasani, të cilët kanë vazhduar bashkëbisedat me anëtarët e SBASHK-ut, që po shënonin ditën e katërt të pushimit në bregdetin shqiptar. Të dy palët janë pajtuar që të shtojnë bashkëpunimin përmes aktiviteteve të ndryshme sindikale dhe përmes pjesëmarrjes në tryeza tematike për arsimin dhe në trajnime me qëllim të marrjes së njohurive të reja nga shkenca, teknologjia dhe arritjet e shënuara në arsim kudo në botë.
Kujtojmë se në grupin e parë të pushuesve ishin anëtarë tanë nga Mitrovica , Leposaviqi, Vushtrria, Prishtina, Universitetet, Filharmonia, Fusha e Kosovës , Obiliqi, Dragashi, Klina dhe Deçani, ndërsa në grupin e dytë ishin kolegët e koleget tona nga Kaçaniku, Ferizaj, Shtërpca, Shtimja, Mitrovica, Zveqani, Skenderaj, Drenasi, Malisheva, Teatri i Gjakovës, Istogu, Peja, Rahoveci, Prizreni, Podujeva, Prishtina, Qendra e studentëve, Obiliqi, Lipjani dhe nga Universiteti. Në grupin e tretë kanë ardhur pushues nga Kamenica, Gjilani, Gjakova,Novobërda, Vitia, Kllokoti, Malisheva, Suhareka , Vushtrria, Obiliqi , Hani i Elezit, Prishtina, Klina , Juniku , Peja, Mamusha dhe Dragashi.211911140 976090619838525 3126162171715007371 n
Shumë nga pushuesit kanë treguar përshtypjet duke i lënë ato të shkruara dhe një pjesë e tyre do të botohen në ueb faqen dhe në gazetën e SBASHK-ut "Arsimimi sot" të muajit korrik .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook