Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim i jashtëzakonshëm i sindikatave të arsimit të Evropës

Edvards -Të bashkuar ishim dhe mbetemi zë i fuqishëm sindikal

Prishtinë, 05.07.2021
211977337 1166188687125322 5587573256941295043 n 2ETUCE kishte mbajtura Konferencën nga larg me pjesëmarrjen e të gjitha sindikatave të arsimit nga shtetet e Evropës. Pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të arsimit ishte edhe SBASHK i përfaqësuar nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me te drejtën e 21 votave. Pas raportit të punës për periudhën mes dy Konferencave zgjedhore ishte zvilluar debat përmbajtjesor dhe ishin vendosur objektivat për angazhim në kushte tepër të vështirësuara nga Covid. Për të përgatitur e miratuar Rezoluta e dokumente të rëndësihme ishte menduar që pjesa e dytë e kësaj Konference të mbahej me praninë e delegatëve në Bruksel, por nuk janë krijuar ende rrethanat për këtë dhe prandaj vazhdimi i kësaj ngjarjeje u zhvillua nga larg duke filluar më 5 korrik. 210559276 189097253164904 4063347492044563258 n 2Këtë takim të rëndësishëm e ka shpallur të hapur kryetari i ETUCE Larry Flanagan , i cili ka kujtuar se sektori i arsimit duhet të adresojë kërkesat për tejkalimin e pasojave të pandemisë. Ai ka shtuar duke thënë Konferenca është një mundësi, për organizatat anëtare të ETUCE të diskutojnë dhe aprovojnë strategjitë se si të adresojnë sfidat ekzistuese të profesionit të mësimdhënies në kontestin e regjenerimit të Covid-19.
Takimit ju drejtua edhe Sekretari i përgjithshëm i EI –së David Edvards,i cili tha se sektori i arsimit është nga më të goditurit nga pandemia Covid-19.'' Kjo krizë ka sfiduar mësimdhënësit dhe personelin tjetër arsimor në mënyra të ndryshme. Mësimdhënësit duhet të kenë prioritet në vaksinimin kundër Covid-19. Në disa vende mungon numri i duhur i vaksinave dhe akoma nuk ka filluar vaksinimi i mësimdhënësve. Ne duhet të qëndrojmë së bashku ngase së bashku kemi zë dhe jemi më të fuqishëm'', ka apeluar sekretari i përgjithshëm i Internacionales të Arsimit David Edvards.
211027240 4123122481105970 5666374234594428753 n 2Edhe drejtorja e përgjithshme e Komitetit të Sinikatave të Arsimit të Evropës Suzan Flocken ka dhënë kontributin e saj në këtë ngjarje të rëndësishme. Ajo, ndër të tjera ka thënë se pandemia ka ndikuar negativisht në të gjitha nivelet në sektorin e arsimit te mësimdhënësit, te nxënësit dhe stafi tjetër arsimor. Personeli arsimor ishte e përkushtuar për të tejkaluar sfidat dhe për të dhënë kontribut që të ketë sa më shumë arritje në këto rrethana të vështirësuara. "Sindikatat duhet të qëndrojnë të bashkuara sepse kështu jemi më të fuqishëm dhe përmes dialogut social, demokracisë dhe solidaritetit do t'ia dalim", është shprehur drejtorja Flocken. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se kjo Konferencë është mundësi që organizatat anëtare të ETUCE të diskutojnë dhe miratojnë strategji se si të adresojnë sfidat ekzistuese dhe të ardhshme të profesionit të mësuesit në kontekstin e rimëkëmbjes Covid-19. Do të jetë gjithashtu rasti për të miratuar dokumente të rëndësishme të politikës që i japin ETUCE-së dhe organizatave të saj anëtare një bazë të fortë për të zbatuar programin e saj gjatë mandatit aktual.
Gjatë dy ditëve të kësaj Konference delegatët do të diskutojnë dhe do të angazhohen të adresojnë gjithë çështjet dhe sfidat e kërkesat aktuale dhe zgjidhja e tyre mund të arrihen vetëm nëse do të ketë mbështetje dhe angazhim të vazhdueshëm e konkret të qeverive nga të gjitha shtetet.209618443 4389076454483231 6816654547302714082 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook