Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Dy aktivitete të veçanta të SBASHK-ut gjatë vikendit të 19 qershorit

Vazhdon angazhimi në shërbim të anëtarësisë

Prishtinë,21.06.2021
viber image 2021 06 21 10 35 37Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës, Isa Ismajli në marrëveshje me kryesinë dhe anëtarët e këtij Kuvendi kanë organizuar trajnimin "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar ". Ky aktivitet është zhvilluar në Durrës dhe është mbuluar nga buxheti i sindikatës komunale. Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i Kuvendit Isa Ismajli ka falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe ka falënderuar trajnerin Agim Hasani për angazhimin dhe kontributin që ky aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë. Ai ka treguar se ky aktivitet po realizohet me pajtueshmërinë e plotë të gjithë pjesëmarrësve, që janë anëtarë të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Mitrovicën dhe se shpenzimet e qëndrimit këtu mbulohen nga buxheti i sindikatës komunale. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka përgëzuar kolegun Isa dhe gjithë pjesëmarrësit për këtë aktivitet dhe duke përshëndetur në emër të SBASHK-ut trajnerin Hasani është shprehur i bindur se ai do të arrij të realizojë në tërësi objektivat e këtij trajnimi. Koordinatori Ymeri ka shtuar se ky aktivitet dhe mënyra e organizimit të tij është shembull i mirë se si një Kuvend i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar mjetet nga buxheti vetanak i dedikon për një aktivitet të qëlluar për ngritjen e vazhdueshme profesionale të anëtarëve të vet.
Po në vikendin e 19 qershorit SBASHK-u në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare tё Punës (ILO) ka nisur një aktivitet tjetër.
Është fjala për punёtorinё treditore pёr trajnimin e trajnerëve pёr programin e trajnimit "Roli i mёsimdhёnёsve pёr mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme tё punёs"202606970 313108767072878 3019315808003599686 n
Pjesëmarrёs nё punëtori ishin mёsimdhënёsit kandidatё pёr trajnerё nga SBASHK-u tё tё gjitha regjioneve tё Kosovёs, pastaj pёrfaqёsues nga MASHT-i, ILO dhe SBASHK-u.
Sesionin e punёtorisё e hapi Nёnkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala e cila i pёrshёndeti pjesmarrёsit dhe i njoftoj pёr qёllimin e programit tё trajnimit .Pjesëmarrës nё punёtori ishin edhe kryetari i nivelit tё arsimit fillor dhe tё mesёm tё ulёt tё Kosovёs Blerim Mehmeti dhe zyrtarja e SBASHK-ut Vlora Rexhepi Berisha.
Përfaqësuesja e ILO-s Lindita Boshtrakaj dhe Selim Mehmeti gjatё tre ditёve tё punёtorisё do t'i trajnojnё mёsimdhёnёsit kandidatё pёr trajnerё nё programin e trajnimit "Roli i mёsimdhёnёsve pёr mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme tё punёs".
Qёllimi i programit tё trajnimit ёshtё rritja e kapacitetit tё mёsimdhёsve nё realizimin e praktikave efikase tё mёsimdhёnies qё ndihmon nё parandalimin e punёs sё fёmijёve dhe eliminimin e pёrfshirjes sё tyre nё punё tё rrezikshme dhe tё ndaluara dhe tërheqjen dhe riintegrimin e tyre nё procesin e tё nxёnit.
SBASHK-u nё njё tё ardhme tё afёrt do t'i bashkëngjitet edhe ky trajnim i cili do tё akreditohet nё MASHT. Tani SBASHK-u do tё ketё tetё programe trajnimi pёr mёsimdhёnёsit e Kosovёs dhe kjo do të jetë ndihmesë e madhe që ata të marrin njohuri të reja, të jenë edhe më të përgatitur për procesin mësimor e po ashtu edhe do të arrijnë të sigurojnë orët e duhura të trajnimeve për licencën e punës dhe për gradimet.

Butoni posht