Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe të enjten ka vazhduar agjenda e takimeve nga larg

Vlerësim i angazhimeve, marrëveshje për detyra konkrete
Prishtinë, 04.06.2020
102708058 1811700422303118 5211215319250501632 nAgjenda e takimeve të djeshme nga larg është përmbyllur me takimin në orët e mbrëmjes me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Lipjanit. Në hapje të këtij takimi kryetari për këtë komunë Emrush Ahmeti ka bërë një analizë të aktiviteteve të zhvilluara në nivelin komunal në koordinim me nivelin qendror dhe ka shprehur respekt për gjithë përkushtimin e madh të stafit qendror në përpjekje për të realizuar kërkesat e anëtarësisë. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lavdëruar aktivitetin sindikal në këtë komunë dhe ka përgëzuar kolegët tanë në Lipjan dhe në tërë Kosovën për gjithë angazhimin dhe arritjet në realizimin e mësimit në distancë. Në vazhdim të këtij takimi është nisur me realizimin e pikave të rendit të punës, të cilat janë përcaktuar në takimin konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve. Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë arritur marrëveshje për përzgjedhjen e institucioneve arsimore që e kanë radhën të caktojnë pushues për në bregdetin shqiptar e po ashtu kanë bashkëbiseduar edhe për trajnimet e licencuara të SBASHK-ut.
Edhe të enjten ka vazhduar agjenda e takimeve nga larg duke u realizuar pesë takime të ndara. Kolegët nga Vushtrria, Kaçaniku, Vitia, Kamenica dhe Prizreni kanë mbajtur takime të ndara të Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar.101634382 860618227780847 341978842434371584 n
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë Alush Maloku në hapje të takimit ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, nënkryetaren Vjollca Shala , koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin qendror duke i përgëzuar për angazhimet dhe përkushtimin. Ai pastaj ka kujtuar për angazhimet sindikale në nivelin komunal duke u ndalur te organizimi i trajnimeve e pastaj ka bashkëbiseduar me kolegët e tij për traditën e mirë të dërgimit të një numri të konsideruar të anëtarëve të sindikatës sonë në bregdetin shqiptar dhe ka hapur diskutimin për realizimin e këtij aktiviteti edhe në komunën e Vushtrrisë. Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka prezantuar një pjesë të angazhimeve dhe aktiviteteve të tanishme të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve , që kishin të bënin me çështje nga aktualiteti në arsim dhe nga aktivitetet sindikale.
102968822 303288877355802 8292247204668637184 nNjë atmosferë përkushtimi në angazhimet sindikale është vërejtur edhe në takimin nga larg të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut. Kryetari për këtë komunë Fevzi Bunjaku ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe anëtarë të stafit qendror për kyçje në këtë takim dhe për gjithë angazhimet e aktivitetet që po zhvillojnë në shërbim të anëtarësisë. Ai pastaj ka bërë një vlerësim të aktiviteteve sindikale në këtë komunë e pastaj përmes një bashkëbisede të hapur ka nisur debatin për të caktuar shkollat që janë përzgjedhur në bazë të kritereve të caktuara për të caktuar pushuesit nga kjo komunë për bregdetin shqiptar. Është biseduar edhe për angazhimet e aktivitetet në vijim. Koordinatori për organizim të brendshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë takim.
Edhe Kuvendi i Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Vitisë po ashtu sot ka mbajtur takim nga larg. Në hapje të këtij takimi kryetari për këtë komunë, Kemajl Bislimi ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në këtë komunë dhe ka treguar edhe për vazhdimin e përkushtimit të kolegëve tanë atje në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë. Edhe kryetari Bislimi ka lavdëruar angazhimin e përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut dhe ka treguar edhe për detyrat që kanë dalë nga takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Ky kuvend pastaj ka debatuar për caktimin e shkollave sipas radhës që do të përzgjedhin nga anëtarësia e tyre pushues për në bregdetin shqiptar.102318120 705022240320560 7940178856990736384 n
Takime të ndara nga larg kanë mbajtur edhe Kuvendet e Sindikatës së arsimit parauniversitar të Kamenicës e Prizrenit. Edhe në këto dy takime është bashkëbiseduar për angazhimet sindikale në këto dy komuna , por edhe për vazhdimin e punës dhe përkushtimit të kolegëve tanë atje për realizimin e mësimit në distancë. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar për Kamenicën Nazim Jakupi ka folur për angazhimet momentale sindikale në këtë komunën dhe ka lavdëruar punën e përkushtimin e stafit qendror e pastaj ka nisur me bashkëbisedën lidhur me detyrat që janë përcaktuar të debatohen në takimet e Kuvendeve komunale sindikale dhe të Universiteteve. Po edhe në takimin nga larg të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit është zhvilluar një bashkëbisedë për aktivitetet e zhvilluara deri tani në nivelin komunal dhe atë qendror e po ashtu është debatuar edhe për detyrat konkrete në vijim të aktiviteteve sindikale duke veçuar përgatitjet që kanë nisur me kohë lidhur me organizimin e pushimit për më shumë se 400 kolegët tanë nga e tërë Kosova në bregdetin shqiptar, që do të përzgjidhen nga shkollat dhe institucionet arsimore sipas radhës dhe marrëveshjes së arritur pikërisht në takimet e Kuvendeve sindikale. Kryetari për këtë komunë Reshit Kushaj ka vlerësuar bashkë me pjesëmarrësit aktivitetet sindikale në nivelin komunal e atë qendror dhe ka përgëzuar stafin qendror për angazhimet. Në pyetjet e pjesëmarrësve është përgjigjur nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.
Agjenda e takimeve për ditën e sotme do të përmbyllet me dy takimet e radhës në orën 18 e 30 minuta me Kuvendin e Sindikatës së Universiteteve të Kosovës e pastaj edhe me takimin e Kuvendit Sindikale të Arsimit parauniversitar të Gjilanit në orën 20.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook