Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe vikendet SBASHK-u i ka kthyer në punë e angazhim

Po përfundojnë trajnimet e nisura, shumë kërkesa për trajnime të reja

Prishtinë, 23.05.2020
rrjDuke realizuar kërkesën e shumë anëtarëve të SBASHK-ut për organizimin e trajnimeve të licencuara, stafi qendror në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe me trajnerët po vazhdojnë me organizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti.
Pasi që mësimdhënësit pjesëmarrës në këto trajnime kanë edhe obligime e angazhime në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë, ata kanë arritur marrëveshje me stafin qendror dhe me trajnerët për orarin e mbajtjes së trajnimeve duke e respektuar atë në përpikëri.
Disa nga trajnimet e filluara kanë përfunduar me sukses dhe pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje për SBASHK-un dhe trajnerët e angazhuara duke vlerësuar se kanë arritur të marrin njohuri të shumta që do t'u shërbejnë në procesin arsimor e edukativ. Ata në komunikimin nga larg që kanë pasur gjatë rrjedhës së trajnimit me kryetarin, nënkryetaren dhe koordinatorin për organizim të brendshëm të SBASHK-ut kanë shtruar edhe pyetje të shumta dhe pastaj kanë shprehur falënderimin e tyre për angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut duke e vlerësuar si aktivitet fort të qëlluar edhe organizimin e trajnimeve e duke kërkuar që ky aktivitet të vazhdojë edhe në të ardhmen.100825614 248968936450316 1240165540362715136 n
Një pjesë e këtyre trajnimeve kanë vazhduar edhe këtë të shtunë. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë e koordinator për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri janë kyçur në trajnime dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit dhe trajnerët duke i përgëzuar për angazhimin e arritjet dhe duke ua uruar festën e madhe të Bajramit.
Vlen të kujtojmë se kanë përfunduar trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar , udhëhequr nga trajnerët Jehona Oruqi e Ramadan Gashi dhe trajnimi "Edukimi media dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik , udhëhequr nga trajnerët Sami Shala e Arbenita Hoxha.
Ka përfunduar me sukses edhe trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajneri prof. dr. Hysen Sogojeva, ndërsa trajnimet tjera janë mbajtur sot dhe do të vazhdojnë edhe më 25 maj për të përmbyllur me sukses këtë aktivitet e për të vazhduar me ciklin e ri të trajnimeve sipas kërkesës së kolegëve tanë sindikalistë, kërkesa këto që vijnë përmes kryetarëve të Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar nga komunat e Kosovës.

99423828 527993624561821 5485408462378631168 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook