Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Nuk kanë të ndalur angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë

Trajnim nga larg me kolegët nga komuna e Novobërdës

Prishtine, 19.04.2020
93795703 1315440048654173 1727341808142254080 nTrajnimi është "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" dhe udhëhiqet nga profesori i nderuar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli.
Stafi qendror i SBASHK-ut vazhdon edhe në këto kohë të vështira me angazhimet e shumta në shërbim të anëtarësisë. Në takimet me kolegët tanë nëpër komunat e Kosovës u debatua për angazhimet konkrete në shërbim të mësimit nga larg dhe në kuadër të ideve për angazhimet në vijim kryetarët e nivelit komunal sindikal kanë përkrahur idenë ,që krahas angazhimeve tjera, të organizohen edhe trajnime nga larg. Një ide të tillë tani kemi filluar ta vëmë në jetë me trajnimin nga larg me kolegët tanë nga komuna e Novobërdës . Trajnimi është "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" dhe udhëhiqet nga profesori i nderuar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli.93658618 273486030345146 6468465449242722304 n
Në nisje të këtij trajnimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur koleget dhe kolegët pjesëmarrës në këtë trajnim duke shtuar se SBASHK-u vazhdon me angazhimet në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe një dëshmi e tillë është edhe 

94106075 897057320749271 3544746185673670656 n

ky trajnim nga larg. Jasharaj ka falënderuar profesorin e gazetarisë Alban Zeneli, i cili , jo vetëm tani, por gjithmonë ka qenë i gatshëm dhe është angazhuar bashkë me kolegët e tij nga Departamenti i gazetarisë dhe se njëri nga trajnimet që ka zgjuar interesim të madh nga anëtarësia është pikërisht "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik". Kryetari Jasharaj ka përgëzuar për angazhimet edhe kryetarin e sindikatës sonë për Novobërdën, Besnik Kurteshi dhe kolegët tanë në këtë komunë për përkushtimin dhe unitetin. Ai po ashtu ka shprehur respekt për punën dhe përkushtimin e stafit 

93855261 686495045459620 2381632032183681024 n

qendror në shërbim të anëtarësisë duke falënderuar Ymer Ymerin, që krahas angazhimeve të shumta, po angazhohet pa u ndalur edhe për organizimin në nivel të aktiviteteve sindikale. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë, Besnik Kurteshi ka falënderuar SBASHK-un për këtë angazhim dhe është shprehur mirënjohës edhe për trajnerin, që edhe përkundër shumë angazhimeve të tij , ka gjetur kohë që të angazhohet në këtë trajnim, i cili do të ketë rrjedhë të mbarë sepse po organizohet duke plotësuar kërkesën e anëtarësisë nga kjo komunë.
Trajneri Alban Zeneli ka përgëzuar SBASHK-un që edhe në këtë situatë po vazhdon me aktivitetet e shumta në shërbim të anëtarësisë e pastaj ka treguar se si do të jetë rrjedha e këtij trajnimi e duke u shprehur i sigurt se pjesëmarrësit e këtij trajnimi do të jenë të përkushtuar dhe se në formë të bashkëbisedës do të realizohen temat e këtij trajnimi. Menaxheri për financa e administratë e koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka përshëndetur pjesëmarrësit duke iu dëshiruar punë të mbarë dhe arritje të shumta në këtë trajnim dhe është shprehur se stafi qendror do të jetë në mbështetje të këtij aktiviteti gjatë gjithë kohës.

 

Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik
Nr.rend Emri dhe Mbiemri
1 Besnik Kurteshi
2 Shuajb Hasani
3 Valon Beqiri
4 Arbenita Korça
5 Violeta Kllokoqi-Qerimi
6 Zyrafete Sylejmani
7 Fitore Gagica
8 Ajshe Zeqiri
9 Ibadete Ramadani
10 Sylejman Ramadani
11 Teuta Bajrami - Islami
12 Hanife Demi-Mustafa
13 Alije Shkodra-Ajvazaj
14 Syzana Shkodra - Kurteshi
15 Ragip Kurteshi
16 Përparim Huruglica
17 Besa Ymeri
18 Hikmet Shala
19 Korab Blakaj
20 Fitnete Xhemshiti
21 Feime Morina
22 Qefsere Behluli
23 Hysnije Hamiti
24 Luljeta Elezaj
25 Naman Berisha
26 Fitim Bunjaku
27 Misherefe Salihu
28 Ekrem Mustafa
29 Petrit Bajrami
30 Arbenita Gagica
31 Arbenita Veseli
32 Shefqet Bahtjari



 

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook