Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës

Punë dhe përkushtim edhe në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg

Prishtinë, 18.04.2020
93709754 606900363503093 480066542126497792 nNë nismë të këtij takimi kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Mitrovicën, Isa Ismajli ka treguar se edhe në Mitrovicë kolegët tanë që nga fillimi janë angazhuar dhe po shënojnë rezultate në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë. Ai ka shtuar se janë evidentuar edhe pengesat teknike që kanë krijuar ca probleme për kyçjen e një pjese të vogël të nxënësve, por janë bërë angazhime për përfshirjen sa më të madhe të të gjithë nxënësve në mësimin nga larg.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtij takimi duke shtuar se stafi qendror është në aktivitet të vazhdueshëm dhe prandaj ai ka përgëzuar stafin për angazhimin për të veçuar menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka treguar pastaj se kudo në takimet me kolegët tanë në tërë Kosovën është parë se ata janë të përkushtuar dhe po realizojnë me sukses mësimin nga larg.93519706 225895111828989 8423100431382609920 n
Pas kësaj në bashkëbisedë kanë marrë pjesë anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës, të cilët kanë treguar se në shkollat që ata përfaqësojnë punëtorët arsimor janë të përkushtuar dhe në të dy ciklet po realizojnë me sukses mësimin në largësi. Ata për punën dhe angazhimet e tyre informojnë çdo javë drejtoritë e shkollave dhe se komunikojnë edhe me prindërit dhe nxënësit në shërbim të procesit arsimor nga larg. Disa nga kolegët tanë kanë cekur se është angazhim për çdo lëvdatë i punëtorëve të arsimit në këtë komunë. Ata kanë ngritur si shqetësim faktin se një numër i vogël nxënësish kanë probleme teknike sepse janë nga pjesë rurale dhe e kanë të vështirësuar qasjen në platformat gjegjëse, por në këto raste po ka angazhime që me ta të komunikohet me viber apo me rrjete tjera sociale, por ka edhe raste që disa familje nuk kanë qasje në rrjetin e internetit dhe pak më vështirë po e përcjellin edhe mësimin e prezantuar në RTK 4. Kolegët tanë nga kjo komunë kanë treguar se me angazhime të shtuara edhe nxënësit nga shkollat e fshatrave më të largëta e malore mësimi nga larg ka rrjedhë të mbarë. Është për t'u lavdëruar puna e kolegëve nga Mitrovica, të cilët krahas mësimit nga larg për të gjithë, po punojnë veçmas edhe me nxënësit që kanë pak më shumë probleme në arritjen e njohurive të mjaftueshme.
Një angazhim për çdo respekt është duke u vërejtur edhe në shkollat shqipe në Boletin, Bistricë e fshatrat tjera atje. Kolegët tanë edhe atje janë duke u angazhuar dhe në bashkëpunim me prindërit dhe nxënësit po kontribuojnë në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg. Kolegët tanë nga Mitrovica kanë theksuar se për angazhimet e tyre janë të informuar edhe drejtorët e shkollave përmes komunikimit dhe raporteve me shkrim, që në çdo fund javë i dërgohen drejtorëve të shkollave gjegjëse.
93010354 762108320989149 7387440476078473216 nNë këtë bashkëbisedë ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, e cila ka përgëzuar kolegët tanë nga kjo komunë për angazhimet dhe përkushtimin, madje edhe ata në viset malore të kësaj komune, në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg. Ajo pas kësaj ka treguar për punën që ka bërë Komisioni për Kontratën e re Kolektive të Arsimit. Ata kanë punuar në këto kushte të vështirësuara, por kanë arritur ta përgatitin draftin e parë të Kontratës së re Kolektive të Arsimit dhe atë e kanë dërguar në adresat elektronike të kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve me qëllim që ata në komunikim me kolegët nga të gjitha shkollat e Kosovës dhe Universitetet ta analizojnë me kujdes dhe të japin propozime konkrete, të cilat do të shqyrtohen me kujdes dhe do të inkorporohen në tekstin final, i cili do të negociohet me MASHTI-n për t'u nënshkruar pastaj nga të dy palët.
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka kujtuar pjesëmarrësit e këtij takimi se MASHTI ka nxjerr një Udhëzim pune duke treguar për detyrat dhe obligimet konkrete të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve dhe DKA-ve në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit në distancë dhe se ato detyra e obligime duhet kryer me përkushtim dhe për këto angazhime edhe duhet mbajtur shënime e madje edhe të publikohen në ueb faqet e shkollave apo edhe në rrjetet sociale. Ai në kuadër të kësaj bashkëbisede ka kujtuar se në komunën e Kamenicës ka angazhime të kryetarit të sindikatës sonë atje dhe të DKA-së për të bërë zgjidhje për disa nxënës që nuk kanë mundësi teknike të kenë qasje vazhdimisht në mësimin nga larg. Ai ka thënë se këtë shembull duhet ndjekur edhe komunat tjera.
U cek edhe një problem që është i pranishëm në Mitrovicë se një numër të punësuarish në arsim punojnë, por nuk janë në lista pagash. U tha se kjo dukuri është e pranishme ka kohë në Mitrovicë dhe se ka pasur angazhime për zgjidhje të kësaj çështjeje. SBASHK-u do të bëj gjithë angazhimet që ky problem të zgjidhet në mënyrë meritore, fillimisht me bashkëbisedë me organet gjegjëse komunale e nëse kjo nuk jep rezultate të duhura, atëherë do të shkohet përmes gjykatës.92818160 928669364232404 5258842069861924864 n
Është kujtuar në këtë takim se në përpjekje për të ndihmuar punëtorët e arsimit, por edhe prindërit dhe nxënësit në tejkalimin e sfidave të kohës SBASHK-u në bashkëpunim me psikologët shkollor nga e tërë Kosova ka formuar grupe vullnetarësh që janë të gatshëm të përgjigjen në pyetjet nga sfera e profesionit të tyre. Edhe në këtë takim pjesëmarrësit kanë ngritur pyetjen se si do të veprohet me cilësimin dhe vlerësimin e nxënësve nëse kjo situatë vazhdon. Stafi qendror i SBASHK-ut ka theksuar se MASHTI pritet të nxjerr edhe një Udhëzim që do të tregojë mënyrën se si do bëhet vlerësimi i njohurive të nxënësve dhe pastaj ashtu edhe do të veprohet.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook