Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës

Mësimi nga larg edhe në shkollat e kësaj komune po zhvillohet me sukses

Prishtinë, 09.04.2020

92360183 512215786348593 5573698395685519360 nNë fillimet e këtij takimi nga larg kryetari Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniveristar të Gjakovës, Sali Maliqi ka bërë një përshkrim të gjendjes në arsimin e kësaj komune duke theksuar se edhe në këtë komunë punëtorët e arsimit janë të angazhuar dhe po punojnë në realizimin e mësimit nga larg e po ashtu vazhdojnë të mbajnë komunikim me prindër e nxënës po ashtu në përpjekje për arritje të mëdha. Ai ka vlerësuar se edhe përkundër pengesave eventuale teknike, mësimi nga larg në komunën e Gjakovës ka rrjedhë të mbarë. Kryetari Sali Maliqi ka shprehur respekt për punën e kryetarit Jasharaj dhe stafit qendror, që si tha edhe ai, nuk po ndalen së angazhuari e së vepruari në shërbim të anëtarësisë edhe në këtë situatë e në kushte të vështirësuara.92724555 685609782202755 4803518061233569792 nKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur kolegët nga Gjakova duke treguar pastaj për gjithë angazhimet e shumta të stafit qendror, por edhe të kolegëve të arsimit kudo në Kosovë. Ai ka treguar pastaj për takimet që po bëhen me kolegët nga komunat e ndryshme dhe është shprehur i lumtur nga fakti se të gjithë punëtorët e arsimit janë të përkushtuar dhe po bëjnë angazhim maksimal për rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg. Jasharaj ka treguar se për këtë angazhim dhe për gjithë veprimtarinë e SBASHK-ut në shërbim të arsimit ka informuar edhe Ministren e MASHTI-t, znj. Hykmete Bajrami dhe ajo ka shprehur falënderimin dhe përgëzimet për gjithë angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të rrjedhës sa më të mbarë të arsimit nga larg kudo në Kosovë. Ai ka thënë në fund të përshëndetjes së tij se në takimet që mbahen çdo ditë me stafin qendror është vendosur që menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri të jep sqarime për qëllimin kryesor të takimeve nga larg me kolegët nga komunat e Kosovës dhe do të përgjigjet po ashtu edhe në pyetjet e pjesëmarrësve në këto takime.
Në vazhdim të këtij takimi anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës kanë treguar për rrjedhën e mësimit nga larg nga punëtorët e arsimit të shkollave që ata përfaqësojnë duke theksuar se vërehet një përkushtim i tyre dhe se mësimi nga larg edhe në këtë komunë ka rrjedhë të mbarë. Po ashtu ata kanë treguar se shumë kolegë nga Gjakova janë duke publikuar orët mësimore që ata përgatitin dhe pastaj po bashkëbisedojnë dhe po këmbejnë përvoja dhe kështu më lehtë po arrijnë realizimin e detyrave arsimore. Po ashtu ata kanë treguar se janë përpiluar oraret mësimore, që respektohen në tërësi dhe se plani e programi po realizohet sipas radhës dhe planifikimit të bërë me kohë. Kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të komunës së Gjakovës kanë treguar se po punohet me platformë të komunikimit nga larg dhe gëzon fakti se nxënësit kyçen dhe përcjellin me vëmendje mësimin nga larg dhe kryejnë edhe detyrat e shtëpisë dhe komunikojnë me mësimdhënësit. Pjesëmarrësit në këtë takim nga larg kanë përmendur se mësimi nga larg po zhvillohet me rrjedhë të mbarë, por kanë veçuar se ka dallime mes prezantimit të RTK dhe ajo që punohet në shkollat e Gjakovës, gjegjësisht njësitë mësimore që prezantohen në RTK janë shpjeguar më parë në shkollat e Gjakovës dhe në konsultime me drejtoritë është marrë vendim që të përcillet me kujdes prezantimi i mësimit në RTK, por të vazhdohet me njësitë mësimore sipas planit e programit që kanë përgatitur me kohë kolegët nëpër shkollat e kësaj komune.
Pjesëmarrësit në këtë takim kanë shprehur keqardhje nga fakti se një numër, sa do i vogël qoftë, në mungesë të kushteve dhe mungesës së rrjetit të internetit , nuk po kanë mundësi të përcjellin në vazhdimësi procesin mësimor nga larg. Ka shembuj të mirë që në disa shkolla është nisur iniciativa që në bashkëveprim të drejtorive të shkollave dhe DKA-së të gjendet një zgjidhje edhe për ta.
92353661 805920623229874 2707762544080060416 nNga pyetjet që do veçuar ishte ajo lidhur me çështjen e Ligjit të pagave dhe pezullimin momental që i ka bërë Kushtetuesja. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka dhënë shpjegime lidhur me këtë çështje duke thënë se SBASHK-u ka bërë gjithë angazhimet në përpjekje që Ligji për pagat të nis së implementuari sa më parë dhe prandaj edhe janë mbledhur mijëra nënshkrime drejtuar Avokatit të popullit duke kërkuar që ai të kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të përkohshëm. Kushtetuesja ka informuar zyrtarisht SBASHK-un e ka marrë shkresën dhe do të shqyrtojë .

92575792 251328726049152 1712445710508490752 n

Ymeri ka shtuar se janë bërë takime edhe me Ministren dhe institucionet tjera duke ua bërë me dije me kohë se me të implementuar të këtij ligji do të kërkohet që shtesa në paga që siguron ligji për pagat, të jepet që nga dhjetori i vitit të kaluar kur edhe kur ky Ligj zyrtarisht ka hyrë në fuqi. Në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e këtij takimi nënkryetarja e SBASHK-ut , Vjollca Shala ka dhënë informacione për disa nga angazhimet konkrete duke u ndalur veçmas te angazhimet e komisionit në përgatitjen e draftit fillestar të Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës. Ajo ka sqaruar se komisioni ka punuar mjaft dhe ka përfunduar draftin fillestar dhe atë për pak ditë do ta dërgojnë në adresat e kryetarëve të nivelit komunal e të Universiteteve, në mënyrë që ata ta analizojnë me kolegët kudo nëpër shkolla dhe të japin propozime, që edhe do të analizohen me kujdes nga komisioni dhe mund të inkorporohen në tekstin final, që pastaj do të negociohet mes SBASHK-ut dhe MASHTI-t. Është bashkëbiseduar edhe për kërkesën e SBASHK-ut drejtuar Ministres që të nxjerrët nga Qeveria një vendim me qëllim që punëtorët e arsimit që kanë plotësuar moshën e pensionit të vazhdojnë procesin mësimor së paku deri sa të vazhdojë mësimi nga larg. Kolegët nga Gjakova kanë përgëzuar SBASHK-un për këtë kërkesë, që e kanë konsideruar si shumë të qëlluar.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook