Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg me kolegët nga Hani i Elezit

Mësimdhënësit po realizojnë me sukses mësimin nga larg

Prishtinë, 07.04.2020
92693395 226855548424051 5552687089255972864 nNë hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Para universitar të Hanit të Elezit, Basri Dernjani ka falënderuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe gjithë stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet e vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë. Ai pastaj ka treguar se edhe në këtë komunë është duke u zhvilluar me sukses mësimi nga larg dhe po realizohen detyrat sipas planit e programit dhe orarit mësimor. Ai ka lavdëruar bashkëpunimin mes kolegëve e drejtorëve dhe Drejtorisë Arsimore. Po ashtu ka thënë se edhe komunikimi me nxënës e prindër është në nivel dhe kjo ka bërë që procesi mësimor nga larg të realizohet në nivel të duhur. Pas kësaj janë bërë pjesë e bashkëbisedës edhe anëtarët e këtij Kuvendi, të cilët kanë treguar për punën dhe angazhimet që po bëhen nga kolegët e tyre në të gjitha institucionet arsimore duke vlerësuar se të gjithë punëtorët e arsimit në Hani i Elezit janë të angazhuar dhe se procesi mësimor nga larg ka rrjedhë të mbarë. Ata kanë thënë se gëzon fakti se në mësimin online janë të kyçur pothuaj të gjithë nxënësit.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar kolegët nga Hani i Elezit për punën dhe përkushtimin duke deklaruar se një mobilizim i tillë dhe një punë e tillë e përkushtuar po shihet edhe në të gjitha komunat dhe kjo meriton respekt. Ai pastaj ka shtuar se stafi është duke realizuar edhe aktivitete të tjera dhe se është në komunikim nga larg me MASHTI-in dhe se Ministrja Bajrami ka falënderuar dhe ka përgëzuar SBASHK-un për kontributin në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg.92100991 516294725725949 3198056472785190912 n
Duke u bërë pjesë e kësaj bashkëbisede menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka treguar se temë kyçe në takimet me kolegët tanë kudo në Kosovë është që bashkërisht të komunikojmë dhe të shohim se si po realizohet procesi mësimor nga larg dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin me qëllim të arritjeve sa më të mëdha. Ai pastaj ka kujtuar se MASHTI ka përgatitur Udhëzime pune për të këshilluar e ndihmuar punëtorët e arsimit në realizimin e mësimit nga larg. "Me qëllim që kolegët tanë, pra mësimdhënësit nga e tërë Kosova t'i kenë këto Udhëzime, ne ato i kemi bërë gati dhe i kemi botuar në gazetën e SBASHK-ut, "Arsimimi sot", e cila është dërguar në mijëra adresa elektronike të kolegëve tanë kudo në Kosovë. Po ashtu Ymeri ka treguar edhe për një aktivitet me rëndësi. SBASHK-u duke bashkëbiseduar me një numër psikologësh e pedagogësh kanë krijuar katër grupe me qëllim që ata në oraret e publikuara në ueb faqe të mundësojnë komunikimin e nxënësve dhe prindërve me ta për t'u dhënë atyre sqarime në pyetjet që lidhen me profesionin e tyre dhe me aktualitetin.
Ishte mendim i përbashkët se takime të tilla do vazhduar edhe në të ardhmen për të bashkëbiseduar për të gjitha çështjet aktuale në arsim dhe për të dhënë ide lidhur me aktivitetet sindikale në shërbim të anëtarësisë.92354562 686278748793958 3483631751694123008 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook