Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Është mbajtur nga larg Kuvendi i sindikatës komunale të Drenasit

Ka vështirësi teknike, por mësimdhënësit po angazhohen pa u ndalur

Prishtinë, 05.04.2020
92550121 150836019645166 7170930225499340800 nMbledhjen e ka kryesuar kryetari i Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar të Drenasit Ilaz Dervishaj, i cili  ka bërë një vlerësim të gjendjes aktuale duke cekur se edhe në këtë komunë mësimdhënësit janë duke bërë  gjithë angazhimet për realizimin sa më mirë të mësimit nga larg. Ai ka cekur se ka probleme teknike aty e këtu, por vërehet punë e përkushtim. Dervishaj ka falënderuar kryetarin Rrahman Jasharaj dhe gjithë stafin qendror për punën dhe angazhimet që po bëjnë edhe në këto kushte të vështira duke kryer shumë detyra në shërbim të anëtarësisë.

Kryetari Rrahman Jasharaj ka përshëndetur kolegët nga Drenasi dhe pastaj ka kujtuar disa nga angazhimet aktuale dhe ka shtuar se është duke u zhvilluar edhe komunikimi nga larg me MASHTI-n duke e informuar për gjithë angazhimet që po bëhen kudo nga anëtarësia e SBASHK-ut, pra nga punëtorët e arsimit për realizimin sa më të mirë të procesit arsimor nga larg. Jasharaj edhe në këtë takim nga larg ka shprehur respekt për përkushtimin e gjithë stafit qendror, që janë në krye të detyrave dhe angazhohen gjatë gjithë kohës në shërbim të anëtarësisë, duke veçuar përkushtimin e angazhimin e vazhdueshëm të menaxherit për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Anëtarët e Kuvendit Sindikal të Arsimit Para universitar të Drenasit kanë bashkëbiseduar me stafin qendror duke treguar për angazhimet që po bëjnë punëtorët e arsimit edhe në këtë komunë në bashkëpunim me nxënësit dhe prindërit për të realizuar njësitë nga lëndët gjegjëse. Në këtë bashkëbisedë ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, e cila ka përgëzuar kolegët tanë nga kjo komunë dhe nga e tërë Kosova për angazhimet në misionin e tyre arsimor e edukativ. Ajo ka shtuar se është punuar drafti i parë i Kontratës Kolektive të Arsimit dhe se ky draft do të dërgohet te kryetarët e nivelit komunal e përmes tyre ehe të anëtarësia për të dhënë propozimet, të cilat do të analizohen nga komisioni dhe mund të inkorporohen në tekstin final të Kontratës.

92231845 2560045610902524 8712703298693496832 nMenaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri duke marrë pjesë në këtë bashkëbisedë nga larg ka deklaruar se qëllimi kryesor i takimeve nga larg që po mbajmë me kolegët nga gjithë komunat e Kosovës është që të këshillohemi e ta ndihmojmë njëri-tjetrin për realizmin sa më të mirë të procesit mësimor . Ai ka këshilluar kolegët nga Drenasi që të bashkëbisedojnë me mësimdhënësit nga shkollat e tyre dhe të këshillohen për procesin mësimor. Është mirë të publikohen në rrjete sociale prezantimet dhe puna arsimore në mënyrë që kolegët tjerë të jenë të ndihmuar nga ajo që publikohet. Ymeri ka thënë se edhe në gazetën e SBASHK-ut, "Arsimimi sot" do të botohen Udhëzimet e punës përgatitur nga MASHTI, por edhe punime profesionale të disa psikologëve, që ndërlidhen me këshillat dhe idetë se si të tejkalohen më lehtë sfidat dhe streset, që ka sjellë kjo situatë.

Në përmbyllje të këtij takimi është thënë se komunikimi i ndërsjellë do të vazhdojë në shërbim të realizimit të misionit të shenjtë në arsim dhe në kryerjen e detyrave në shërbim të anëtarësisë.

92267037 239199254151789 3616841665618116608 n

 

92615672 213377719934256 8176737301943025664 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook