Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në mbështetje të angazhimit të mësimdhënëseve në këto kohë të vështira

ECDL Kosova mundëson shfrytëzimin falas të platformës për testet

Prishtinë, 04.04.2020
evaluoShumica e prindërve nga e tërë Kosova në komunikim nga larg me farefisin janë duke lavdëruar me arsye punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve, të cilët po angazhohen në komunikim me nxënësit dhe prindërit për të shënuar arritje sa më të mëdha në betejën për dije të reja nga të gjitha lëndët mësimore.
Me qëllim që mësimdhënësit të kenë mbështetje shtesë në këtë mision, përgjegjësi i ECDL Kosova, z. Bekim Kasumi në komunikim me përfaqësues të SBASHK-ut është shprehur i gatshëm të ndihmojë mësimdhënësit e Kosovës në realizimin sa më të mirë të misionit të tyre arsimor duke mundësuar kyçje falas në platformën EVALUO që shërben për përpilimin e testeve, dërgimin e tyre, menaxhimin e kandidatëve, raportimin e rezultateve etj.
SBASHK falënderon z. Kasumin për këtë gatishmëri dhe fton edhe gjithë të tjerët që duke ndihmuar e mbështetur mësimdhënësit e Kosovës t'ua lehtësojnë punën dhe të kontribuojnë në arritjet sa më të mëdha në procesin mësimor, që tani e sa kohë punëtorët nga i tërë sistemi arsimor i Kosovës po e zhvillojnë nga larg.
Lidhëzën e platformës në fjalë mund ta gjeni këtu: https://evaluo.org/evaluo/

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook