Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takime të suksesshme me Kuvendet sindikale të Prishtinës e Istogut

Prishtinë, 03.04.2020

Kontribut me vlerë i drejtores së DKA-së, Shpresa Shala
91587637 864209464050748 582385311795904512 nDuke vazhduar me realizimin e takimeve nga larg me kolegët sindikalistë nga komunat e Kosovës sot stafi i SBASHK-ut ka organizuar takime nga larg me Kuvendet Sindikale të Prishtinës dhe Istogut.
Në takimin përmbajtjesor me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Prishtinës është kyçur edhe drejtorja e Drejtorisë Arsimore të Prishtinës, znj. Shpresa Shala, e cila ka lavdëruar punën dhe arritjet e SBASHK-ut dhe është shprehur se krenohet me punëtorët e arsimit të Prishtinës. 

92299290 659802611511407 2814803376888348672 n

Ajo ka dhënë edhe shumë sqarime lidhur me punën që është bërë e po bëhet nga punëtorët arsimor në përgatitjen për emetim të njësive mësimore nga lëndë të ndryshme. Po ashtu Drejtorja Shala në komunikim nga larg me kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të komunës së Prishtinës ka dhënë shumë sqarime dhe ka inkurajuar punëtorët e arsimit që të vazhdojnë me këtë angazhim e përkushtim.

SBASHK-u vlerëson angazhimin dhe bashkëpunimin e znj. Shala me SBASHK-un dhe është shprehur i përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm në shërbim të arsimit.

91841000 2262561184038851 1900315152062873600 n

Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të kryeqytetit, Ahmet Pllana në fjalën e tij ka dhënë informacione për angazhimet e SBASHK-ut dhe për detyrat që kanë dalë nga takimet me kryetarët e Kuvendeve Sindikale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve duke lavdëruar angazhimin e përkushtuar të stafit qendror të SBASHK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut duke qenë pjesë e këtij takimi nga larg ka informuar për angazhimet dhe sfidat dhe ka falënderuar stafin dhe në veçanti Ymer Ymerin për kontributin e lartë në gjithë angazhimet e shumta të SBASHK-ut.
Pas kësaj kryetarët e shoqatave sindikale nga shkollat e Prishtinës kanë dhënë informacione për angazhimet e kolegëve në shkollat e tyre, të cilët po punojnë me gjithë mundësitë për rrjedhën e mbarë të procesit mësimor në këto rrethana të krijuara. Ata janë zotuar se do të vazhdojnë me këtë dinamikë të angazhimeve duke qenë në komunikim të vazhdueshëm edhe me nxënësit e prindërit. Në këtë takim pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje që lidheshin me përvojat e punës arsimore me platformat e caktuara dhe për çështje të tjera, përgjigje për të cilat kanë marrë nga menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.

91524789 1324914457705256 4065125814826434560 n

 

Takim i suksesshëm nga larg edhe me kolegët nga Istogu


91433942 2296799350623108 8147619373591298048 n

Po sot SBASHK-u ka vazhduar me realizimin e agjendës së takimeve duke  komunikuar me anëtarët e  Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniveritar të Burimit (Istogut). Në hapje të takimit kryetari për këtë komunë , Muzli Blakaj  ka shprehur respekt në emër të kolegëve të tij për kryetarin Rrahman Jasharaj, për stafin qendror dhe në veçanti për Ymer Ymerin, që po angazhohet pa u ndalur në kryerje të shumë detyrave. Ai pastaj ka dhënë një pasqyrë të angazhimeve të kolegëve të tij nga Istogu në mësimin nga larg duke vlerësuar se edhe në këtë komunë punëtorët e arsimit janë në krye të detyrës. Një vlerësim të tillë e kanë dhënë edhe kryetarët e shoqatave sindikale nga shkollat e Istogut duke dëshmuar se të gjithë janë të angazhuar dhe të përkushtuar duke tejkaluar pengesat e rastit e duke dhënë kontribut për rrjedhën sa më të mbarë të mësimit nga larg në komunikim me nxënësit dhe prindërit.

SBASHK-u do të vazhdojë me takimet nga larg edhe me kolegët, anëtarë të Kuvendeve Sindikale  të Arsimit Parauniversitar nga komunat tjera të Kosovës e po ashtu të shtunën, në orën 11 do të mbahet takim nga larg me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Sindikal të komunave të Kosovës dhe të Universitetit për të analizuar situatën aktuale dhe për të dhënë  ide e për të marrë detyra konkrete për punë e angazhime në shërbim të anëtarësisë dhe të  arsimit të Kosovës. 

92023996 638610446698095 841239644946300928 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook