Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takimi online me Kuvendin sindikal të komunës së Gjilanit

Prishtinë, 02.04.2020

91530552 880166655788197 71418653228138496 nSot në orët e pasdites u mbajt takimi online me kryetarin Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar të Gjilanit dhe kryetarët e shoqatave sindikale të kësaj komune
Edhe në këtë takim, sikurse edhe në takimet me komunat tjera u diskutua rreth angazhimeve të mësimdhënësve për mbajtjen e procesit mësimor nga distanca si dhe shumë diskutime të tjera me interes për arsimin në përgjithësi.

92044985 229013418463149 5915366441401450496 nKryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë, Blerim Mehmeti ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut dhe ka falënderuar gjithë stafin, në krye me kryetarin Rrahman Jasharaj e në veçanti ka falënderuar Ymer Ymerin për gjithë angazhimin duke mundësuar këtë lloj komunikimi.


Pjesëmarrësit në këtë takim virtual shpalosën gjitha problemet, shqetësimet e sfidat e tyre rreth realizimit sa më të mirë të të mësuarit nga distanca me nxënësit e tyre.
Ky bashkëpunim i trekëndëshit mësimdhënës-prind-nxënës si duket është duke funksionuar mjaftë mirë, përkundër vështirësive teknike që mund të hasën në disa raste.

Në këtë takim pati edhe pyetje nga pjesëmarrësit, ku si çdo herë sqarime në to morën nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj si dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.

91783674 161255661734873 8625697414579224576 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook