Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u përmbyll edhe këtë javë me angazhime të shumta në shërbim të anëtarësisë

Qindra mësimdhënës marrin pjesë në katër trajnimet e licencuara

Prishtinë, 19.06.2020
104409472 561172201221627 7150088595485750339 nStafi qendror i SBASHK-ut po vazhdon me angazhimet maksimale për të realizuar kërkesat e anëtarësisë. Një nga aktivitetet që po kërkon angazhime shtesë është organizimi nga larg dhe mirëvajtja e trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut. Kanë përfunduar me sukses trajnime me grupe të shumta mësimdhënësish në vikendet e javëve të kaluara e me të njëjtin intensitet e përkushtim po vazhdohet edhe tani e tutje.
Kjo atmosferë pune e përkushtimi e stafit qendror po vërehet edhe këtë të premten e 19 qershorit. Pasi janë bërë përgatitjet e duhura u nis me 8 grupe të reja trajnimesh në të cilat marrin pjesë mësimdhënës nga shumë komuna të Kosovës.104931587 895847174248386 8710394253361856101 n
Të parët kanë nisur sot koleget e kolegët tanë me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajneri prof. dr. Hysen Sogojeva. Në nismën e këtij trajnimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për punën e angazhimin në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg dhe për entuziazmin për të qenë pjesë e trajnimeve të SBASHK-ut. Ai ka falënderuar edhe trajnerët për angazhimin e tyre dhe për gjithë arritjet në këto trajnime. Po ashtu edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Malishevës, Skënder Gashi ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve duke shprehur respektin e mësimdhënësve të Malishevës për angazhimet e përkushtimin e stafit qendror në realizimin kërkesave të anëtarësisë. Edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Lipjanin, Emrush Ahmeti është kyçur fillimet e punës së disa grupeve të trajnimit dhe ka përgëzuar stafin qendror për angazhimin dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë.
104812445 260383661920335 1406134355748669048 nNjë atmosferë e tillë pune e entuziazmi ishte edhe në dy grupet tjera të trajnimit "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar",udhëhequr nga trajnerët Fidan Shaqiri e Safet Beqiri. Edhe në fillimet e këtyre dy trajnimeve janë kyçur kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe i tërë stafi qendror bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal Skënder Gashi e Emrush Ahmeti.
Këtë të premte kanë nisur angazhimin shumë kolegë tanë edhe në trajnimin
"Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", të ndarë në dy grupe që udhëhiqen nga trajneret Arbëresha Aliu e Pranvera Haziri.
Interesim nga mësimdhënësit po tregohet edhe për trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social". Këtë të premte ky trajnim udhëhiqet nga trajneri Blendor Shatri.
Nga trajnimet që kanë zgjuar interesim të lartë te mësimdhënësit kudo në Kosovë është edhe "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik". Këtë të premte në këtë trajnim janë përfshirë kolegët tanë të ndarë në dy grupe e që udhëhiqen nga trajnerët Sami Shala dhe Blerta Blakaj.104538641 593349338244169 6123007833658058946 n
Edhe në këto trajnime janë kyçur kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtarët e stafit qendror. Ata kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit dhe kanë përgëzuar ata për punën e përkushtimin në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg dhe për angazhimin në këtë aktivitet sindikal . Po ashtu është zhvilluar edhe bashkëbisedë me pjesëmarrësit dhe kryetari dhe stafi qendror u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve në këto trajnime.

Fillojnë edhe 10 grupe të reja me trajnimet e licencuara të SBASHK-ut

Respekt për angazhimin maksimal të stafit qendror dhe trajnerëve
Prishtinë, 12.06.2020
104400354 259844591936231 4134003545507845582 nMeqenëse mësimdhënësit e Kosovës janë shumë të angazhuar gjatë gjithë ditëve të punës në përpjekjet për të përmbyllur sa me më sukses këtë vit shkollor, SBASHK-u kërkesën e tyre për trajnime po e realizon në ditë të vikendeve dhe të festave.
Kjo ndodhi edhe në këtë 12 qershor, në festën e çlirimit të Kosovës. Një numër i konsideruar kolegësh tanë nga shumë komuna të Kosovës janë pajtuar që kjo ditë feste të kthehet në aktivitet sindikal duke u bërë pjesë e njërit prej 10 grupeve të trajnimeve, që kanë nisur sot e do të vazhdojnë edhe në ditët e vikendit dhe në një ditë tjetër të javës së ardhshme. Është një grup mësimdhënësish në trajnimin"Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Dr. Safet Beqiri, tri grupe të kombinuara me mësimdhënës nga komuna të ndryshme në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët prof. dr. Hysen Sogojeva, Mr. Fidan Shaqiri dhe Mr. Ramadan Gashi. Një interesim i veçantë i mësimdhënësve po shprehet për trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" dhe prandaj sot kanë nisur këtë trajnim 4 grupe me trajnerët Alban Zeneli, Blerta Blakaj, Sami Shala , ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe trajnerin Hysen Hyseni. Kanë nisur me këtë aktivitet edhe dy grupe në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", me trajnerët prof. dr. Atdhe Hykolli dhe prof. Mentor Mani. Ky aktivitet nisi me grupin e parë në orën 12 për të vazhduar pastaj grupet tjera me radhë sipas orarit të paraparë deri në orët e mbrëmjes.104077006 251249235977145 4488398594672336234 n
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të kryeqytetit Ahmet Pllana, ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut për punën, përkushtimin dhe arritjet . Ai ka përmendur në kohën kur mësimi po zhvillohet nga larg vetëm për komunën e Prishtinës SBASHK-u ka organizuar trajnime për 21 grupe të mësimdhënësve.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është kyçur bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe anëtarë të stafit në fillimet e këtyre trajnimeve që kanë filluar në distancë të caktuar kohore njëri pas tjetrit . Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për trajnerët, që me punë e përkushtim kanë bërë që të shtohet dukshëm interesimi i kolegëve tanë për trajnime. Ai ka përgëzuar gjithë kolegët tanë në Kosovë për angazhimin në realizimin e mësimit në distancë dhe për gjithë përkushtimin me qëllim që ky vit shkollor edhe për kundër shumë vështirësive që krijoi pandemia, të përfundojë me sukses sa më të lartë.
104207988 292234051916713 7682889268823078419 nKoordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe nënkryetarja Vjollca Shala u kanë dhënë sqarime pjesëmarrësve rreth rrjedhës së trajnimit dhe janë përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve. Këto dhjetë grupe do të vazhdojnë edhe në ditët e vikendit bashkë me 4 grupe të trajnimit që kanë nisur në vikendin e kaluar, gjegjësisht më 6 e 7 qershor dhe atë " Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik", që udhëhiqet nga trajnerja Arbenitë Hoxha, pastaj "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajnerja Jehona Oruqi, trajnimi" Mësimdhënia e gjuhës shqipe e letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm", udhëhequr nga trajnerja Besa Hoxha Krasniqi dhe në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social", udhëhequr nga trajneri Blendor Shatri. Vlen të theksohet se të dhjetë grupet e trajnimit që kanë filluar sot, përveç në dy ditët e vikendit, do të vazhdojnë trajnimin edhe në një ditë të javës së ardhme në marrëveshje me trajnerët për t'i përmbyllur me sukses këto trajnime .
Gjatë bashkëbisedës me pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve ata kanë lavdëruar angazhimin dhe përkushtimin dhe arritjet e shumta të stafit qendror në shërbim të anëtarësisë.103895681 654723231783150 803723395975884857 n

Edhe një takim nga larg i EI me sindikatat anëtare

Në mbështetje të institucioneve për shkollat e sigurta për të gjithë
Prishtinë,10.06.2020
103959857 259020775519183 6417772140811713043 nPasi që në shumë shtete të botës pas një kohe të gjatë është filluar me masa lehtësuese Internacionalja Botërore e Arsimit (EI) ka mbajtur takimin e radhës nga larg me përfaqësues të sindikatave anëtare nga e tërë bota.
Këtë takim nga largësia (Webinar-in) e hapi Presidentja e EI-së znj.Susan Hopgood e cila fillimisht përshëndeti të pranishmit në takim.kjhgfkjsnbfPandemia e COVID-19 vazhdon të ndikojë në sistemet arsimore, arsimtarët, fëmijët dhe studentët në të gjithë botën. Sipas UNESCO, pandemia ndikon aktualisht gati në 70% të popullsisë studentore në botë. Në kulmin e saj, disa javë më parë, pandemia kishte prekur më shumë se 90% të popullsisë globale të studentëve (më shumë se 1.5 miliardë studentë) dhe 63 milion mësues. Megjithë kërcënimin e vazhdueshëm të pandemisë, shumë vende dhe juridiksione kanë filluar të heqin masat e kontrollit dhe të rihapin shkollat dhe institucionet e tjera arsimore. Vendimi për rihapjen e institucioneve arsimore vendos një përgjegjësi të madhe mbi supet e shkollës dhe drejtuesve të tjerë të arsimit, të cilët pritet të sigurojnë, jo vetëm cilësinë e mësimdhënies dhe mësimit, por edhe shëndetin dhe sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit mbështetës të arsimit" ka vlerësuar kryetarja e EI-së për të kujtuar edhe një herë gjashtë konditat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e që janë:
1. Angazhimi në Dialog Social dhe Politik
2. Sigurimi i Shëndetit dhe Sigurisë së Komuniteteve të Arsimit
3. Barazia të jetë përparësia kryesore
4. Mbështetja e Mirëqenies fizike dhe emocionale dhe rikuperimi
5. Besimi në profesionalizmin e arsimtarëve
Si gjithmonë, edhe në këtë takim të rëndësishëm nga larg morën pjesë edhe përfaqësues të SBASHK-ut.
të cilët në këtë webinar ndanë me të pranishmit këto informacione:
SBASHK-u gjatë gjithë kohës së pandemisë Covid-19 ka përcjellë dhe mbështetur drejtoritë komunale të arsimit dhe udhëheqësit e shkollave të Kosovës që nxënësit dhe stafi mësimor të jenë të sigurt dhe të jenë mirë me shëndet.
Në Kosove janë rihapur shkollat e mesme të ulëta për nxënësit e klasave të 9-ta për ti përgatitur ata për testin e arritshmërisë. Paraprakisht janë marrë masat për parandalimin e virusit Covid-19, shkollat janë dezinfektuar dhe janë pajisur me dezinfektues, maska dhe doreza për nxënës dhe stafin mësimor. Nxënësit janë ndarë në grupe më të vogla nga 12 nxënës në një klasë.
Çerdhet janë rihapur javën e kaluar, të cilat paraprakisht janë dezinfektuar dhe fëmijët janë ndarë në grupe më të vogla.
Përfaqësuesit e EI-së kanë falënderuar SBASHK-un për shkëmbimin e eksperiencës me kolegët nga vende të tjera të botës.

103120241 324680705191169 1270306116267592844 n

Përfaqësues të SBASHK-ut u takuan me Ministrin Likaj

Gatishmëri për t'i dhënë hapësirë e forcë dialogut
Prishtinë, 09.06.2020
DSC 3366Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri janë pritur sot në një takim njohës nga Ministri i MASHTI-t Ramë Likaj dhe anëtarë të kabinetit të tij.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë përgëzuar Ministrin Likaj për detyrën duke shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe në zgjidhjen e kërkesave legjitime të të punësuarve në këtë sektor me rëndësi. Kryetari Jasharaj ka informuar Ministrin Likaj për përkushtimin e SBASHK-ut në komunikim me anëtarësinë në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg. Ai ka njoftuar Ministrin edhe për trajnimet që SBASHK-u vazhdon t'i organizojë nga larg duke realizuar kështu kërkesat e qindra punëtorëve të arsimit. Delegacioni i SBASHK-ut ka ngritur edhe çështjen e gjetjes së një zgjidhje të pranueshme ligjore për kolegët tanë të sëmurë rëndë, e që vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor. Po ashtu janë përmendur edhe çështje të tjera të rëndësisë së veçantë, të cilat do të analizohen e do të merren veprime konkrete për realizmin e tyre në takimet e radhës mes të MASHTI-t dhe SBASHK-ut, që do të ndodhin në vazhdimësi.
Ministri Ramë Likaj ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit në përgjithësi duke shtuar se MASHTI e konsideron SBASHK-un partner të rëndësishëm dhe se bashkërisht e me dialog do të angazhohen për realizimin e kërkesave të drejta e legjitime të anëtarësisë, por edhe në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Ministri Likaj është shprehur se përfaqësuesit e SBASHK-ut do të jenë të përfshirë në të gjitha komisionet dhe grupet e punës për të dhënë kontributin e tyre në përgatitjen e akteve e dokumenteve tjera në shërbim të realizimit të objektivave në shërbim të një arsimi sa më cilësor.

Duke e realizuar moton e të mësuarit gjatë gjithë jetës

12 grupe sot përfunduan me sukses trajnimet, 4 grupe filluan dje këtë aktivitet
Prishtinë, 07.06.2020
102428450 948015649003212 3163289502752211690 nMe qëllim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë nga shumë komuna të Kosovës stafi qendror i SBASHK-ut bashkë me trajnerët e angazhuar dhe me qindra mësimdhënës vikendet i kanë thyer në ditë pune e përkushtimi në realizim të motos së të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Duke analizuar kërkesat e arritura të anëtarësisë përmes kryetarëve të nivelit komunal stafi qendror kishte bërë gjithë përgatitjet dhe në dy ditët e vikendit të javës së kaluar kishte filluar me 12 grupe trajnimesh. Ata për të përmbyllur me sukses këtë aktivitet kanë vazhduar me punën e përkushtimin edhe në vikendin e 6 dhe 7 qershorit. Në këtë aktivitet kolegët tanë ishin pjesëmarrës në tri grupe të ndara kishin nisur me trajnimin" Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik" me trajnerët Blerta Blakaj, Sami Shala dhe Dren Gërguri, pastaj në dy grupe të ndara në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social" me trajnerët Kastriot Veselaj, ndihmuar nga trajneri Blendor Shatri dhe Blerim Mehmeti e Emrush Ahmeti. Kërkesa të shumta nga kolegët tanë kishte edhe për dy trajnimet tjera të licencuara të SBASHK-ut dhe prandaj janë mbajtur në dy ditët e vikendit të kaluar dhe në dy ditët e këtij vikendi tri grupe të ndara në trajnimin " Mësimdhënia e gjuhës shqipe e letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajnerët Arbëresha Aliu, , Atdhe Hykolli e Mentor Mani. Një interesim i veçantë është shprehur nga shumë mësimdhënës edhe për trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" dhe prandaj në vikendin e kaluar kanë nisur me këtë trajnim katër grupe të ndara të udhëhequra nga trajnerët Skënder Gashi, Besim Kryeziu, Hysen Sogojeva dhe Ilir Gashi.102452607 725046978243396 4076264440879805741 n
Këtë grupe të ndara kanë vazhduar angazhimet edhe në këtë vikend duke përmbyllur me sukses trajnimet e duke bërë vlerësime përmes bashkëbisedës së zhvilluar mes pjesëmarrësve dhe trajnerëve e po ashtu edhe duke zgjidhur me kujdes detyra të shumta që dilnin nga shtjellimi i temave kyçe të këtyre trajnimeve. Gjatë rrjedhës së trajnimeve të këtyre 12 grupeve edhe gjatë vikendit të kaluar, por edhe gjatë vikendit të 6 e 7 qershorit janë kyçur edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri dhe gjithë anëtarët tjerë të stafit qendror. Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve për angazhimin edhe në procesin mësimor nga larg, por edhe për vullnetin që të jenë pjesë e këtij aktiviteti. Ai ka falënderuar trajnerët për gjithë angazhimin e përkushtimin e po ashtu ka shprehur respekt për koordinatorin për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri dhe për stafin qendror.
Kryetari Jasharaj bashkë me stafin qendror kanë zhvilluar bashkëbiseda me pjesëmarrësit e këtyre 12 trajnimeve edhe në përmbyllje të këtij aktiviteti. Ata kanë përgëzuar kolegët tanë për përkushtimin e tyre në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë dhe për përkushtimin gjatë gjithë kohës së trajnimeve. Po ashtu është vlerësuar lart edhe kontributi i gjithë trajnerëve të angazhuar në rrjedhën e mbarë të këtyre trajnimeve. Pjesëmarrësit janë shprehur me respekt për trajnerët duke theksuar se kanë marrë njohuri të reja nga ta e po ashtu kanë shprehur respekt për angazhimin e stafit qendror të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.
102943786 710438536451133 7640939943165790669 nKryetari i SBASHK-ut bashkë me stafin qendror pasi kanë pasur bashkëbiseda me pjesëmarrësit e këtyre 12 trajnimeve, janë kyçur pastaj për të bashkëbiseduar me pjesëmarrës në katër grupe trajnimesh, që sot kanë nisur me sukses këtë aktivitet. Kjo bashkëbisedë është zhvilluar me pjesëmarrësit e trajnimit " Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik", që udhëhiqet nga trajnerja Arbenitë Hoxha, pastaj edhe me pjesëmarrësit e trajnimit "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajnerja Jehona Oruqi, trajnimin " Mësimdhënia e gjuhës shqipe e letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm", udhëhequr nga trajnerja Besa Hoxha Krasniqi dhe në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social", udhëhequr nga trajneri Blendor Shatri. Kryetari i SBASHK-ut edhe gjatë këtyre kyçjeve ka përgëzuar kolegët tanë për angazhimet dhe është përgjigjur në pyetje që kishin të bënin me aktualitetin në arsim dhe me angazhimet sindikale.102627097 3023712521043930 6774086058900247778 n

Vazhdoi të realizohet edhe të premten agjenda e takimeve nga larg

Gjashtë takime të ndara me Kuvendet e sindikatave të Arsimit Parauniversitar
Prishtinë, 05.06.2020
102704969 179382880157297 1449657088530710528 nMbrëmja e së enjtes është përmbyllur me dy takimet e radhës. Është mbajtur takimi i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve dhe ai i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Gjilanit.
Në hapje të takimit me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve, kryetari Bardh Bardhi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe përfaqësuesit në këtë Kuvend të Universiteteve të Kosovës. Ai pas kësaj ka prezantuar angazhimet që janë bërë nga stafi akademik dhe ai administrativ në realizimin e procesit mësimor e studimor nga larg duke vlerësuar se që nga fillimi ka qenë një angazhim e përkushtim i lartë dhe prandaj edhe sukses janë të dukshme. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për punën e përkushtimin e mandej i ka informuar edhe angazhimet aktuale dhe për detyrat konkrete në vijim. Kryetari bashkë me përfaqësuesit e tjerë nga stafi qendror kanë falënderuar prof. dr. Ahmet Kyçyku për angazhimin dhe kontributin e tij me vlerë rreth Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës. Pas kësaj është kaluar në shpalosjen e rendit të punës sipas marrëveshjes nga takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve. Pas këtij takimi përfaqësues të SBASHK-ut janë kyçur në takimin tjetër nga larg me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Gjilanit. Kryetari i këtij Kuvendi Blerim Mehmeti ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, nënkryetaren , koordinatorin dhe gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi e pastaj ka bërë një analizë të aktivitetit sindikal e arsimor në këtë komunë, por edhe ka vlerësuar lart angazhimet sindikale të stafit qendror në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Pas kësaj edhe në këtë takim është debatuar bazuar në aktivitetet e detyrat konkrete për të bërë përgatitje për realizimin e pushimeve për numrin e caktuar të anëtarëve edhe nga Gjilani e po ashtu kishte debate edhe lidhur me realizmin e trajnimeve të shumta nga larg.102372012 280091176691809 1985104283296595968 n
Edhe e premtja për stafin qendror ka shënuar mbajtjen e një varg takimesh të ndara nga larg .
Është nisur me Dragashin për të vazhduar me Klinën, Istogun, Deçanin, Mitrovicën e Skenderajn . Edhe në këto takime janë kyçur kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala , koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtarë të tjerë të stafit qendror. Kryetarët Xhevit Skenderi , Arif Elezi, Musli Blakaj, Burim Avdijaj, Isa Ismajli dhe Ramiz Polaci kanë bërë vlerësimin e angazhimeve sindikale në komunat e tyre dhe kanë shprehur respekt për punën e përkushtimin e stafit qendror në kryerjen me kohë të angazhimeve e detyrave në shërbim të anëtarësisë. Edhe në të gjithë këto takime të ndara kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur për punën dhe përkushtimin e kolegëve tanë kudo në Kosovë në mësimin në distancë dhe për aktivitetet sindikale në nivelin qendror e atë lokal. Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm u janë përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve në këto takime e që kishin të bënin lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit, me trajnimet dhe për çështje të tjera sindikale.
Stafi qendror i SBASHK-ut këtë të premte do të vazhdojë komunikimin nga larg me kolegët tanë edhe gjatë tri takimeve të ndara të radhës që pritet të mbahen në orët e mbrëmjes me Kuvendet e Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Ferizajt ,Pejës dhe Podujevës.

102648441 591797494782076 1233835566022262784 n

Edhe të enjten ka vazhduar agjenda e takimeve nga larg

Vlerësim i angazhimeve, marrëveshje për detyra konkrete
Prishtinë, 04.06.2020
102708058 1811700422303118 5211215319250501632 nAgjenda e takimeve të djeshme nga larg është përmbyllur me takimin në orët e mbrëmjes me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Lipjanit. Në hapje të këtij takimi kryetari për këtë komunë Emrush Ahmeti ka bërë një analizë të aktiviteteve të zhvilluara në nivelin komunal në koordinim me nivelin qendror dhe ka shprehur respekt për gjithë përkushtimin e madh të stafit qendror në përpjekje për të realizuar kërkesat e anëtarësisë. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lavdëruar aktivitetin sindikal në këtë komunë dhe ka përgëzuar kolegët tanë në Lipjan dhe në tërë Kosovën për gjithë angazhimin dhe arritjet në realizimin e mësimit në distancë. Në vazhdim të këtij takimi është nisur me realizimin e pikave të rendit të punës, të cilat janë përcaktuar në takimin konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve. Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë arritur marrëveshje për përzgjedhjen e institucioneve arsimore që e kanë radhën të caktojnë pushues për në bregdetin shqiptar e po ashtu kanë bashkëbiseduar edhe për trajnimet e licencuara të SBASHK-ut.
Edhe të enjten ka vazhduar agjenda e takimeve nga larg duke u realizuar pesë takime të ndara. Kolegët nga Vushtrria, Kaçaniku, Vitia, Kamenica dhe Prizreni kanë mbajtur takime të ndara të Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar.101634382 860618227780847 341978842434371584 n
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë Alush Maloku në hapje të takimit ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, nënkryetaren Vjollca Shala , koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin qendror duke i përgëzuar për angazhimet dhe përkushtimin. Ai pastaj ka kujtuar për angazhimet sindikale në nivelin komunal duke u ndalur te organizimi i trajnimeve e pastaj ka bashkëbiseduar me kolegët e tij për traditën e mirë të dërgimit të një numri të konsideruar të anëtarëve të sindikatës sonë në bregdetin shqiptar dhe ka hapur diskutimin për realizimin e këtij aktiviteti edhe në komunën e Vushtrrisë. Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka prezantuar një pjesë të angazhimeve dhe aktiviteteve të tanishme të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve , që kishin të bënin me çështje nga aktualiteti në arsim dhe nga aktivitetet sindikale.
102968822 303288877355802 8292247204668637184 nNjë atmosferë përkushtimi në angazhimet sindikale është vërejtur edhe në takimin nga larg të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut. Kryetari për këtë komunë Fevzi Bunjaku ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe anëtarë të stafit qendror për kyçje në këtë takim dhe për gjithë angazhimet e aktivitetet që po zhvillojnë në shërbim të anëtarësisë. Ai pastaj ka bërë një vlerësim të aktiviteteve sindikale në këtë komunë e pastaj përmes një bashkëbisede të hapur ka nisur debatin për të caktuar shkollat që janë përzgjedhur në bazë të kritereve të caktuara për të caktuar pushuesit nga kjo komunë për bregdetin shqiptar. Është biseduar edhe për angazhimet e aktivitetet në vijim. Koordinatori për organizim të brendshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë takim.
Edhe Kuvendi i Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Vitisë po ashtu sot ka mbajtur takim nga larg. Në hapje të këtij takimi kryetari për këtë komunë, Kemajl Bislimi ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në këtë komunë dhe ka treguar edhe për vazhdimin e përkushtimit të kolegëve tanë atje në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë. Edhe kryetari Bislimi ka lavdëruar angazhimin e përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut dhe ka treguar edhe për detyrat që kanë dalë nga takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Ky kuvend pastaj ka debatuar për caktimin e shkollave sipas radhës që do të përzgjedhin nga anëtarësia e tyre pushues për në bregdetin shqiptar.102318120 705022240320560 7940178856990736384 n
Takime të ndara nga larg kanë mbajtur edhe Kuvendet e Sindikatës së arsimit parauniversitar të Kamenicës e Prizrenit. Edhe në këto dy takime është bashkëbiseduar për angazhimet sindikale në këto dy komuna , por edhe për vazhdimin e punës dhe përkushtimit të kolegëve tanë atje për realizimin e mësimit në distancë. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar për Kamenicën Nazim Jakupi ka folur për angazhimet momentale sindikale në këtë komunën dhe ka lavdëruar punën e përkushtimin e stafit qendror e pastaj ka nisur me bashkëbisedën lidhur me detyrat që janë përcaktuar të debatohen në takimet e Kuvendeve komunale sindikale dhe të Universiteteve. Po edhe në takimin nga larg të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit është zhvilluar një bashkëbisedë për aktivitetet e zhvilluara deri tani në nivelin komunal dhe atë qendror e po ashtu është debatuar edhe për detyrat konkrete në vijim të aktiviteteve sindikale duke veçuar përgatitjet që kanë nisur me kohë lidhur me organizimin e pushimit për më shumë se 400 kolegët tanë nga e tërë Kosova në bregdetin shqiptar, që do të përzgjidhen nga shkollat dhe institucionet arsimore sipas radhës dhe marrëveshjes së arritur pikërisht në takimet e Kuvendeve sindikale. Kryetari për këtë komunë Reshit Kushaj ka vlerësuar bashkë me pjesëmarrësit aktivitetet sindikale në nivelin komunal e atë qendror dhe ka përgëzuar stafin qendror për angazhimet. Në pyetjet e pjesëmarrësve është përgjigjur nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.
Agjenda e takimeve për ditën e sotme do të përmbyllet me dy takimet e radhës në orën 18 e 30 minuta me Kuvendin e Sindikatës së Universiteteve të Kosovës e pastaj edhe me takimin e Kuvendit Sindikale të Arsimit parauniversitar të Gjilanit në orën 20.

U mbajtën takime nga larg me Kuvendet sindikale të katër komunave

Vlerësohet lart angazhimi i stafit të SBASHK në shërbim të anëtarësisë
Prishtinë, 03.06.2020
101371555 3023412264414228 1843335311300493312 nPo mbahen nga disa takime brenda ditës me Kuvendet e Sindikatës së arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve me qëllim që shoqatat sindikale dhe njësitë akademike të kenë kohë të mjaftueshme që duke respektuar kriteret gjegjëse, të zgjedhin kolegët e koleget që do të jenë pjesë e traditës së mirë të SBASHK-ut për dërgimin e një numri të konsiderueshëm të anëtarëve në bregdetin shqiptar.
Kështu ishte edhe në ditën e mërkurë të 3 qershorit kur brenda ditës u mbajtën katër takime të ndara nga larg. U fillua me takimin nga larg me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Fushë Kosovës. Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit për këtë komunë, Selim Krasniqi ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale të nivelit komunal duke lavdëruar angazhimet e vazhdueshme dhe përkushtimin e stafit qendror në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Ai pas kësaj ka informuar pjesëmarrësit se në takimin e kaluar konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve është vendosur të që të mbahen takime nga larg me Kuvendet sindikale komunale dhe të Universiteteve dhe të debatohet për organizimin e pushimeve në bregdetin shqiptar dhe për rrjedhën e trajnimeve të nisura dhe për mundësinë e organizimit të trajnimeve të reja . Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut përshëndeti pjesëmarrësit duke theksuar edhe një herë se është për çdo lëvdatë puna dhe përkushtimi i anëtarëve të SBASHK-ut kudo në Kosovë në shërbim të arsimit, por edhe në aktivitetet sindikale. Nënkryetarja Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë dhënë sqarime lidhur me trajnimet dhe u janë përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve të këtij takimi.101405431 654004688516182 2309231472122265600 n
Një atmosferë përkushtimi e uniteti ishte edhe në takimin nga larg të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Drenasit. Në hapje të këtij takimi kryetari për këtë komunë, Ilaz Dervishaj ka përshëndetur stafin qendror të SBASHK-ut dhe pjesëmarrësit dhe pastaj ka bërë një vlerësim të aktiviteteve sindikale dhe të angazhimit të kolegëve tanë në komunën e Drenasit në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit në distancë. Pjesë e këtij takimi ishin edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtarë të tjerë të stafit qendror. Edhe kryetari Dervishaj ka informuar pjesëmarrësit për qëndrimet dhe detyrat që kanë dalë nga takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve dhe pastaj ka kaluar në bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke marrë qëndrim lidhur me zgjedhjen e pushuesve dhe duke treguar edhe për mundësinë e pjesëmarrëses në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut.
Në orën 15 të së martës janë mbajtur edhe takimet të ndara nga larg të Kuvendeve Sindikale të Arsimit Parauniversitar të komunës së Malishevës dhe të Shtimes.
101987776 725908188161787 2654752073437937664 nEdhe në këto dy takime është bashkëbiseduar për angazhimet sindikale dhe për detyrat konkrete . Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës , Skënder Gashi ka bërë një analizë të situatës aktuale në arsimin e kësaj komune dhe ka vlerësuar lart angazhimin e kolegëve tanë atje në rrjedhën e mësimit në distancë. Gashi ka përgëzuar stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimin, përkushtimin dhe arritjet e vazhdueshme në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Kryetari i SBASHK-ut është kyçur për disa minuta për të përshëndetur anëtarët pjesëmarrës të këtij Kuvendi Pas kësaj ai është kyçur në takimin tjetër nga larg me kolegët tanë nga komuna e Shtimes, kurse bashkëbisedën me kolegët tanë nga Malisheva e ka vazhduar nënkryetarja Vjollca Shala, e cila u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve dhe ka dhënë sqarime edhe lidhur me trajnimet që janë mbajtur e po mbahen, por edhe për planifikimet e bëra për trajnime të reja.
Në takimin tjetër nga larg me kolegët tanë nga komuna e Shtimes kryetari për këtë komunë Xhavit Rexhaj ka bërë një vlerësim të aktiviteteve sindikale në këtë komunë dhe të angazhimit të vazhdueshëm të kolegëve tanë për realizimin me sukses të mësimit në distancë Ai ka përgëzuar stafin qendror për gjithë angazhimet dhe arritjet e pastaj ka filluar të shpalos rendin e punës sipas marrëveshjes nga takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve . Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar kryetarin Rexhaj dhe gjithë kolegët tanë nga kjo komunë për unitetin dhe angazhimet e shumta në shërbim të arsimit dhe në aktivitete sindikale. Ai pastaj ka treguar për angazhimet konkrete momentale të stafit qendror, angazhime këto në shërbim të anëtarësisë. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri ka dhënë sqarime të duhura për aktivitetin e realizimit të traditës së mirë për pushimet verore dhe për rrjedhën e trajnimeve të shumta në distancë që po organizohen për kolegët tanë nga shumë komuna të Kosovës.

Takim i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kastriotit (Obliqit)

Bashkëbisedë për angazhimet dhe aktivitetet në vijim
Prishtinë, 02.06.2020
102412518 767378947130700 6037463900541157376 nDuke realizuar agjendën e re të takimeve nga larg sot u mbajt takimi nga larg me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kastriotit (Obiliqit). Në hapje të takimit kryetarja për këtë komunë, Luljeta Boshnjaku ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, stafin qendror dhe anëtarët e këtij Kuvendi. Pas kësaj ajo ka bërë një vlerësim të aktivitetit sindikal në këtë komunë dhe ka lavdëruar angazhimin e përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut, që edhe në këtë kohë pandemie ka bërë punë të madhe në komunikim me anëtarësinë dhe në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Ajo ka treguar se në takimin konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve është arritur marrëveshja që të mbahen takimet e radhës me nivelin komunal dhe të Universiteteve dhe në këto takime të bashkëbisedohet lidhur me vazhdimin e traditës së dërgimit të rreth 400 punëtorëve të arsimit, anëtarë të SBASHK-ut, në bregdetin shqiptar dhe për vazhdimin e trajnimeve nga larg me mësimdhënësit nga e tërë Kosova. Ajo tha se ata kanë bërë përgatitje për të dy temat e bashkëbiseduara dhe se ka nisur proceduara e komunikimit me kryetarët e shoqatave sindikale për të bërë ndarjen meritore e bazuar në shënimet dhe kriteret që posedon kryesia e këtij Kuvendi. 

102410908 250319066220418 3392791870533795840 n

Po ashtu kanë nisur të përpilohen listat për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara.Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka dhënë informacione për angazhimet momentale të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe ka përgëzuar kolegët nga kjo komunë dhe nga e tërë Kosova për punën, angazhimin, përkushtimin dhe arritjet në shërbim të arsimit.
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime bazuar në pyetjet e pjesëmarrësve lidhur me organizimin e pushimeve për rreth 400 anëtarët e sindikatës sonë në bregdetin shqiptar dhe për mënyrën e organizimit të trajnimeve dhe pjesëmarrjen në këto trajnime që janë organizuar, po organizohen e do të organizohen edhe në të ardhmen bazuar në kërkesat e anëtarësisë. Edhe nënkryetarja Vjollca Shala ka marrë pjesë në këtë bashkëbisedë ku ka dhënë sqarime për secilin trajnim veç e veç. Ajo ka shtuar se kolegët tanë nga Kastrioti (Obliqi) kërkesën për trajnime duhet ta përcjellin në SBASHK përmes kryetares së Kuvendit ët Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të kësaj komune, Luljeta Boshnjaku.

102411499 288052285921123 7995148163432316928 n

Në kuadër të realizimit të agjendës së re të takimeve nga larg

Takim i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Rahovecit

Prishtinë, 01.06.2020
101858835 565797307697718 1854020455493533696 nKa vazhduar realizimi i agjendës së re të takimeve nga larg me Kuvendet e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, pas Prishtinës është mbajtur të hënën, më 1 qershor, takimi i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Rahovecit.
Në hapje të këtij takimi nga larg kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Veli Morina, i cili fillimisht përshëndeti kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe stafin qendror. Ai pas kësaj informoi pjesëmarrësit për çështjet që janë debatuar në takimin konsultativ të radhës, me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve, mbajtur më 26 maj. Kryetari Morina pas kësaj ka treguar se në atë takim është debatuar për traditën e dërgimit të një numri të konsideruar të anëtarëve të SBASHK-ut për pushime në bregdetin shqiptar dhe për rrjedhën e mbajtjes së trajnimeve nga larg.101839408 968386820265001 202004793105842176 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar kolegët tanë nga komuna e Rahovecit për punën dhe përkushtimin në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë dhe për gjithë angazhimet sindikale. Kryetari Jasharaj ka treguar se duke u bazuar në vendimet e Këshillit Drejtues dhe organeve tjera të SBASHK-ut kanë nisur përgatitjet për organizimin e pushimeve për më shumë se 400 kolegëve tanë nga e tërë Kosova.
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka kujtuar edhe një herë kriteret duke cekur se në çdo 60 anëtarë, caktohet një pushues.
Pas kësaj është hapur debat konstruktiv dhe pjesëmarrësit kanë analizuar në detaje listat e viteve të kaluara të pushuesve nga kjo komunë dhe kanë arritur marrëveshje unanime për shkollat që këtë vit do të caktojnë pushuesit. Ata kanë deklaruar se tani u mbetet shkollave dhe çerdhes që në takimet e komunikimin me anëtarësinë atje të caktojnë emrat e pushuesve duke respektuar edhe barazinë gjinore.
101774638 539464380263196 7669751279194734592 nNë pjesën e dytë të takimit është bashkëbiseduar për rrjedhën e trajnimeve të mbajtura nga larg me kolegët tanë nga shumë komuna të Kosovës dhe janë dhënë sqarime lidhur me mundësinë e organizimit të një aktiviteti të tillë edhe në komunën e Rahovecit. Pjesëmarrësve u është thënë se duhet bashkëbiseduar me kolegët tanë të punësuar në shkollat e Rahovecit dhe duke u bazuar në vullnetin e tyre të përgatiten listat për trajnimin gjegjës dhe të dërgohen në SBASHK. Pas kësaj, koordinatori për organizim të brendshëm dhe stafi i SBASHK-ut në koordinim me trajnerët dhe pjesëmarrësit e lajmëruar do të nisin me trajnimin gjegjës.
Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë shprehur respekt të lartë për angazhimet e stafit qendror të SBASHK-ut . Ata kanë shtruar edhe pyetje që ndërlidheshin me aktivitetet sindikale, por edhe me gjendjen aktuale në arsim, në të cilat janë përgjigjur përfaqësuesit e SBASHK-ut.101502784 3677683375581514 6831080325339152384 n

SBASHK-u e përmbyll majin me një varg aktivitetesh në shërbim të anëtarësisë

Fillojnë trajnimet edhe 12 grupe mësimdhënësish nga e tërë Kosova

Prishtinë, 30.05.2020
1E shtuna e 30 majit ka shënuar vazhdimësinë e aktiviteteve të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë. Duke realizuar kërkesat e kolegëve tanë nga e tërë Kosova, që kanë arritur përmes kryetarëve të nivelit komunal, janë bërë gjithë përgatitjet nga stafi qendror në bashkëpunim me trajnerët për të nisur trajnimin edhe në 12 grupe me mësimdhënësit nga komunat e Kosovës.
2

Të parët trajnimin e kanë filluar grupi i mësimdhënësve në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Blerta Blakaj, ligjëruese në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Në nisje të këtij trajnimi, si zakonisht , janë kyçur edhe kryetari i SBASHK-ut, menaxheri për financa e administratë e koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe anëtarët të tjerë të stafit qendror për të dëshmuar mbështetjen ndaj anëtarësisë. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka përgëzuar gjithë kolegët tanë kudo në Kosovë për përkushtimin në realizimin e mësimit nga larg e po ashtu ka shprehur respekt të lartë për vullnetin e tyre që të jenë pjesë edhe e trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt meritor për trajneren Blerta Blakaj dhe për trajnerët tjerë të cilët, edhe për kundër shumë angazhimeve tjera profesionale, po gjejnë kohë e mundësi për të kontribuar edhe në këtë aktivitet të rëndësishëm të SBASHK-ut. Menaxheri për financa e administratë e koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri u është përgjigjur pyetjeve të shtruara nga pjesëmarrësit dhe ka mbajtur evidencën e pjesëmarrjes në këtë trajnim, që është njëri nga 12 trajnimet që do të nisin sot.
3Trajnimi " Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm", me trajneren Arbëresha Aliu ishte trajnimi i dytë i nisur në këtë vikend. Edhe në fillimet e këtij trajnimi janë kyçur kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafi qendror për të ndihmuar në rrjedhën e mbarë të këtij trajnimi. Kryetari Jasharaj ja falënderuar trajneren Arbëresha Aliu për gjithë angazhimet e saj në realizimin e këtij aktiviteti të SBASHK-ut dhe po ashtu ka përgëzuar pjesëmarrësit për angazhimet në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg dhe për gjithë angazhimet tjera në shërbim të aktiviteteve sindikale.
blerta

Një trajnim tjetër " Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm", ka nisur po ashtu sot nën udhëheqjen e prof. dr. Atdhe Hykolli . Edhe në fillimet e këtij trajnimi janë kyçur kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën, Ahmet Pllana dhe koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe anëtarë të tjerë të stafit qendror. Kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar prof. dr. Atdhe Hykollin për angazhimet e vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë së SBASHK-ut duke shprehur respekt edhe për përkushtimin e stafit qendror, të gjithë trajnerëve të angazhuar dhe të kryetarëve të nivelit sindikal komunal. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën, Ahmet Pllana, ka përshëndetur edhe në këtë kyçje të radhës pjesëmarrësit dhe trajnerin Hykolli duke shprehur respekt të lartë për gjithë angazhimin dhe kontributin e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.
arbreshaPo sot me një grup tjetër të formuar nga kolegët tanë kanë nisur po ashtu trajnimin tjetër " Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm",me trajnerin Mentor Mani. Edhe në fillimet e këtij trajnimi janë kyçur kryetari i SBASHK-ut, koordinatori për organizim të brendshëm dhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën , Ahmet Pllana dhe kanë përshëndetur e falënderuar trajnerin Mani dhe pjesëmarrësit për përkushtimin dhe angazhimin në shërbim të arsimit në Kosovë dhe të marrjes së njohurive të reja përmes këtij trajnimi.

atdheu2

Janë kyçur kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, stafi qendror dhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën , Ahmet Pllana edhe në fillimet e punës me dy grupe në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri, Kastriot Veselaj dhe Blerim Mehmeti e Emrush Ahmeti.

Kanë nisur me sukses sot edhe trajnimi me katër grupe pjesëmarrësish për trajnimin " Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët prof. dr. Hysen Sogojeva, Skënder Gashi, Besim Kryeziu dhe Ilir Gashi. Edhe në fillimet e punës së këtyre katër grupeve të trajnimit janë kyçur kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me stafin qendror të SBASHK-ut dhe me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën, Ahmet Pllana. Ata edhe në këto kyçje kanë përgëzuar punëtorët e arsimit kudo në Kosovë për përkushtimin në realizimin e arsimit nga larg dhe për vullnetin që edhe në ditë vikendi të marrin pjesë në këtë aktivitet të SBASHK-ut. Pjesëmarrësit e këtyre katër grupeve të ndara të trajnimeve kanë shtruar edhe pyetje lidhur me rrjedhën e trajnimit dhe për çështje sindikale dhe kanë marrë përgjigje nga përfaqësues të SBASHK-ut.
mentoriDitën e sotme e ka shënuar edhe fillimi i trajnimit "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me dy grupe pjesëmarrësish nga komuna të ndryshme të Kosovës. Me këto dy grupe të bashkuara sot do të punojë trajneri Sami Shala, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe do të ndihmohet në ditët në vijim nga trajneri Dren Gërguri.blendi
Kryetari e SBASHK-ut dhe stafi qendror do të jenë edhe në ditët në vijim të kyçur kohë pas kohe në këto trajnime për të dhënë mbështetjen e duhur dhe për t'u përgjigjur në pyetjet eventuale të natyrës sindikale që do të shtrohen nga pjesëmarrësit e këtyre 12 grupeve të trajnimeve, të cilët do të vazhdojnë aktivitetin sipas orarit që do të caktojnë bashkërisht në marrëveshje pjesëmarrësit, trajnerët dhe stafi qendror e duke u bazuar në kriterin kyç të mbajtjes së të gjitha orëve të parapara dhe realizimit në tërësi të temave kyçe dhe të detyrave e objektivave tjera që parashohin materialet e këtyre trajnimeve.

 

samiu

 

iliri

 

hyseni

 

skenderi2

besimi

blerimi emrushi

Ma artikuj...

  1. Agjenda e re e takimeve nga larg me nivelin sindikal komunal dhe Universiteteve
  2. Forcohet bashkëpunimi i federatave tjera sindikale me SBASHK-un
  3. U mbajt takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  4. Punë e përkushtim i SBASHK-ut edhe në ditët e festës
  5. Edhe vikendet SBASHK-u i ka kthyer në punë e angazhim
  6. Angazhim e përkushtim i SBASHK-ut edhe në komunën e Dragashit
  7. Edhe një takim nga larg me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  8. Filloi me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga komuna e Dragashit
  9. Trajnimet e nisura dje kanë pasur rrjedhë të mbarë edhe të dielën
  10. Edhe në këtë vikend aktivitete të shumta të SBASHK-ut për anëtarësinë
  11. Edhe një takim nga larg me trajnerët e trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut
  12. Përfunduan trajnimet me kolegët tanë nga Prishtina e Novobërda
  13. Takim konsultativ nga larg me kryetarët e nivelit komunal dhe Universiteteve
  14. Internacionalja e Arsimit (EI) mbajti takimin e radhës nga larg me sindikatat anëtare
  15. SBASHK-u vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë
  16. Takim nga larg me trajnerët e pesë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut
  17. Një kërkesë e SBASHK-ut lidhur me Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale
  18. Përfundoi trajnimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë me kolegët nga Novobërda
  19. SBASHK-u me një kërkesë konkrete për Kryeministrin Kurti
  20. Takim nga larg me Kryesinë e Sindikatës së Universiteteve (SUSHK)
  21. Edhe një aktivitet i SBASHK-ut me kolegët nga komuna e Novobërdës
  22. Takim me kryetarët e Kuvendeve komunale sindikale dhe të Universiteteve
  23. Konferencë nga larg e shumë sindikatave nga e tërë bota
  24. Po vazhdon me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga Novobërda
  25. Nuk kanë të ndalur angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  26. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës
  27. Takim nga larg me kryetarët e nivelit Komunal sindikal dhe të Universiteteve
  28. Takim nga larg me kolegët nga SHFMU “Emin Duraku” të Kaçanikut
  29. Të ndihmohet përfshirja e të gjithë nxënësve në mësimin nga larg
  30. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit
  31. Takim nga larg i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  32. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Obliqit
  33. Qasjet e reja me psikologë
  34. Takim nga larg me kolegët nga Shtërpca dhe Novobërda
  35. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Podujevës
  36. Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar i Kamenicës mbajti takim nga larg
  37. Takim nga larg me Kuvendin sindikal të Arsimit Parauniversitar të Dragashit
  38. Lajm i keq për individët që nuk na duan, SBASHK-u ishte dhe është këtu
  39. Mbajti takim nga larg Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Deçanit
  40. Takim nga larg me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Para universitar të Fushë Kosovës
  41. U mbajt takim nga larg edhe me kolegët nga Skenderaj
  42. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës
  43. Internacionalja e Arsimit mbajti takim nga larg
  44. Takim nga larg i Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut
  45. Takim nga larg i Kuvendit sindikal të Arsimit Parauniversitar të Shtimes
  46. Takim nga larg me kolegët nga Hani i Elezit
  47. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Pejës
  48. Takim nga larg i Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë
  49. Kuvendi sindikal i Arsimit Parauniversitar të Suharekës ka mbajtur takim nga larg
  50. Është mbajtur nga larg Kuvendi i sindikatës komunale të Drenasit

Butoni posht