Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK filloi realizimin e agjendës për takime nëpër komuna

Kuvend i suksesshëm pune i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Prizren

 

Prishtinë, 13.01.2023
viber image 2023 01 13 09 13 53 300Në takimin konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve u debatuan shumë çështje aktuale në arsim dhe u morën vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me aktivitetin sindikal për ditët në vijim. Duke e vlerësuar të rëndësishëm komunikimin me kryetarët e shoqatave sindikale u mor vendim që të fillohet me agjendën e vizitave nëpër komuna dhe Universitete.
Kjo agjendë ka filluar të realizohet në Prizren përmes një takimi të suksesshëm pune të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Pjesëmarrja e një numri të madh të kryetareve e kryetarëve të shoqatave sindikale nga institucionet e arsimit të Prizrenit ka dëshmuar edhe një herë unitetin dhe organizimin e mirë sindikal në këtë komunë.
Para se të niste punimet ky Kuvend kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetari i këtij Kuvendi Reshit Kushaj kanë vizituar Drejtorinë Arsimore dhe janë takuar me drejtoren Luljeta Veselaj-Gutaj.
Kryetari Jasharaj në bashkëbisedë me drejtoren Veselaj- Gutaj ka folur për aktivitetet e zhvilluara të SBASHK-ut në nivelin qendror dhe në komunën e Prizrenit dhe ka shprehur respekt për angazhimet e kryetarit Kushaj, të kryesisë, por edhe të shumë veprimtarëve sindikal në këtë komunë. Ai është shprehur i bindur se edhe në të ardhmen Prizreni do të jetë shembull i mirë i bashkëpunimit dhe i angazhimeve e arritjeve sindikale.
viber image 2023 01 13 10 21 20 058Drejtorja Luljeta Veselaj-Gutaj ka shprehur respekt për angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut dhe ka lavdëruar angazhimet e bashkëpunimin me sindikatën në Prizren në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë dhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Në hapje të punimeve të Kuvendit të punës, kryetari Reshit Kushaj ka përshëndetur të pranishmit duke i falënderuar që i janë përgjigjur në numër kaq të madh ftesës për takim e pastaj ka falënderuar kryetarin Jasharaj, nënkryetaren Shala dhe koordinatorin Ymeri për pjesëmarrje në këtë takim duke u shprehur i bindur se ata do të ndihmojnë për rrjedhën e mbarë të këtij takimi. Ai ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e kryetarit Jasharaj dhe stafit qendror. viber image 2023 01 13 09 15 32 632
Kryetari Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka shprehur respekt meritor për koleget dhe kolegët sindikalistë që janë shembull i shkëlqyer i unitetit dhe përkushtimit. "Në kohë të sfidave Reshiti ishte angazhuar të na ndihmonte në qendër dhe ka qenë në nivel të lartë të angazhimit. Jasharaj ka falënderuar për angazhimin kolegen Hyrije Hoti, kryesinë dhe veprimtarët tjerë sindikal që kanë treguar përkushtim dhe angazhim të lartë sindikal në Prizren.
Në vazhdim të këtij Kuvendi pjesëmarrësit kanë shtruar shumë pyetje nga aktualiteti sindikal dhe në arsim dhe kanë marrë përgjigje të qarta nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.

 

Takimi përmbyllës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

I propozohet BSPK-së ta mbyll grevën e pezulluar më 1 tetor

 

Prishtinë, 28.12.2022
ccccccccNë përmbyllje të vitit 2022, SBASHK-u ka mbajtur takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Fillimisht janë takuar anëtarët e kryesisë dhe të Këshillit Grevist dhe kanë analizuar situatën aktuale.

Duke u nisur nga fakti se Ligji i pagave është votuar nga Parlamenti dhe pritet të nis implementimi i tij në shkurtin e vitit 2023 e që ishte kërkesë kryesore e SBASHK-ut, Kryesia dhe Këshilli Grevist kanë dalë para kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve me propozimin që SBASHK-u t'i drejtohet BSPK-së që të merret vendim për mbylljen e grevës së pezulluar më 1 tetor 2022. Këtë propozim pjesëmarrësit e këtij takimi e kanë aprovuar unanimisht pas diskutimeve që janë zhvilluar lidhur me këtë çështje. bbbbbbbbbb

Pas kësaj kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë marrë nga një ekzemplarë të revistës vjetore "Rrugëtimi i SBASHK-ut 2022" për secilën shoqatë sindikale në komunat e tyre, gjegjësisht në Universitete.

aaaaaaaaaaNë këtë takim u mor vendim që të përgatitet një agjendë e takimeve nëpër komuna dhe Universitete, e cila do të nis se realizuari nga janari i vitit 2023. 

 

Aktivitete të SBASHK-ut në Skenderaj e Suharekë

Rinisin trajnimet në bazë të kërkesave të anëtarësisë

Prishtinë, 07.11.2022
skenddddDuke u bazuar në kërkesat e kolegeve dhe kolegëve tanë nga komuna e Skenderajt të shtunën e 5 nëntorit në shkollën "Shaban Jashari" ka filluar trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", i udhëhequr nga trajneri prof. dr. Hysen Sogojeva. Ky trajnim ka vazhduar edhe të dielën e 6 nëntorit. Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Skenderajt, Ramiz Polaci ka falënderuar stafin e SBASHK-ut për angazhimet e shumta dhe ka vlerësuar se trajnimi që po organizohet këtu ka rëndësi të veçantë ngase u ofron dije të reja punëtorëve arsimor lidhur me udhëheqjen dhe planifikimin strategjik në institucionet e arsimit.
Trajneri Sogojeva ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe është shprehur i sigurt se ky aktivitet do të jetë i suksesshëm dhe se pjesëmarrësit nuk do të jenë shikues po pjesëmarrës aktiv gjatë gjithë katër ditëve të këtij trajnimi. Pjesëmarrësit kanë falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet dhe kanë shprehur respekt edhe për trajnerin, të sigurt se ai do të bart gjithë njohuritë e duhura nga ky trajnim, e të cilat njohuri do të jenë një bazë e mirë për angazhimet e pjesëmarrësve në detyra konkrete të udhëheqjes në institucionet arsimore.
Po të shtunën e 5 tetorit në shkollën "Sadi Duhla" të komunës së Suharekës është mbajtur aktiviteti i vlerësimit të njohurive të arritura nga pjesëmarrësit në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Suharekës Nazim Gashi dhe trajnerja Bahrie Elshani.suharrrr
Për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti është përkujdesur koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri i ndihmuar nga anëtaret e stafit qendror Albina Arifi, Nezafete Jakupi e Afërdita Ahmeti.
Trajnimi i mbajtur në Skenderaj më 5 dhe 6 nëntor do të vazhdojë edhe për dy ditë tjera sipas marrëveshjes së pjesëmarrësve me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva.

 

Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga mësuesit e Amerikës

Prishtinë, 23.09.2022

Foto me kryetaren e AFT se ne Kongresn e EI se 2015 KanadeSindikata e mësuesve të Amerikës (AFT) ka bashkëpunim të shkëlqyer me SBASHK-un për vite me radhë. Kjo sindikatë numëron 1.7 milionë anëtarë dhe duke përcjellë situatën aktuale dhe përpjekjet e angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë ka shprehur mbështetje dhe solidaritet për gjithë këto përpjekje të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.

"Në emër të 1.7 milionë anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sindikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBASHK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj anëtarësisë suaj. Në këto kohë të jashtëzakonshme, ndërsa qeveritë në të dyja vendet tona vazhdojnë të shtyjnë ngarkesa më të mëdha të punës arsimore, por ofrojnë më pak burime, ne refuzojmë të lejojmë që mësuesit të fajësohen për një krizë ekonomike që ata nuk krijuan. Mësuesit - dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBASHK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë", është shprehur në letrën mbështetëse në emër të gjithë anëtarësisë së kësaj sindikate kryetarja e AFT-së, Randi Weingarten.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto: 2015 /Otavë, Kanadë

 

Reagim i ashpër i Sindikatave të Arsimit të Evropës ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti

Përcjellni përkrahjen time dhe të gjithë anëtarësisë së sindikatave të arsimit të Evropës për grevistët dhe Kryetarin e SBASHK-ut


Prishtinë, 14.09.2022
306162418 4203953556495846 849762249576726834 nPasi ka marrë informacione ditore për grevën e përgjithshme në sektorin e arsimit dhe të shërbyesve civil dhe për presionet e deklaratat nxitëse të qeveritarëve, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), znj.Susan Flocken ka zhvilluar takim nga larg me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe udhëheqës të tjerë të SBASHK-ut. Drejtoresha Flocken duke dëgjuar se Qeveria, në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t'i ikur ekseseve që mund të inskenohen nga simpatizantë të partisë në pushtet. Zonja Flocken është interesuar edhe për rrjedhën e grevës dhe për presionet që po bëhen ndaj grevistëve në sektorin e arsimit dhe sektorin e shërbyesve civil.
Shpjegimin e ngjarjeve dhe paraqitjet publike të qeveritarëve dhe për gjendjen e vështirë ekonomike të grevistëve në prag të dimrit, ata me pagat ekzistuese nuk kanë mundësi të sigurojnë as lëndë drusore për ngrohje e lëre më artikuj të tjerë jetësor e kanë emocionuar drejtoreshën e përgjithshme Flocken, e cika ka shprehur përkrahje të fuqishme në emër të 11 milionë anëtarëve nga e tërë Evropa dhe ka shtuar se do të komunikoj edhe me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës për të alarmuar për gjendjen duke u shprehur e sigurt se kjo Konfederatë, që ka miliona anëtarë do të jetë mbështetëse dhe zë i fuqishëm i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës. Ajo ka deklaruar se që tani do të alarmoj Komisionin Evropian dhe sektorët gjegjës në BE dhe në koordinim me ta do të udhëtoj në Kosovë për të ofruar përkrahjen e fuqishme për SBASHK-un dhe SPAK-un.
Qëndroni të palëkundur në mbrojtje të anëtarësisë tuaj edhe përkundër të gjitha këtyre presioneve ju përcjellni përkrahjen time dhe të të gjithë anëtarësisë së Sindikatave të Arsimit të Evropës anëtarësisë së SBASHK-ut dhe Kryetarit Jasharaj.

Komunikatë

Prishtinë, 07.09.2022

viber image 2022 09 07 14 54 55 993

Përmes kësaj komunikate, Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut i përgëzon të gjithë anëtarësinë, por edhe të gjithë ata që po e mbështesin grevën e që nuk janë anëtarë që edhe në ditën e 14-të të grevës po qëndrojnë të vendosur dhe unik deri në realizimin e kërkesave të tyre. Edhe një herë kërkojmë mirëkuptimin e prindërve e njëkohësisht i falënderojmë se pjesa me e madhe e tyre nuk po bëjnë presion për ta thyer grevën. Ne ju garantojmë se as Këshilli Qendror Grevist e as ata të komunave e të shoqatave sindikale nuk janë duke bërë presion dhe as nuk do të bëjnë tek mësimdhënësit, që me vullnetin e vet dëshirojnë ta thyejnë grevën. Por assesi nuk do të lejojmë se me presione të brendshme apo të jashtme anëtarësia jonë ta ndërpres grevën, sepse presionet e tilla janë të dënueshme edhe me ligje të Kosovës edhe me ato ndërkombëtare.
Ne si Këshill Qendror Grevist i SBASHK-ut apelojmë të Ministrja Nagavci që të kërkoj nga Kryeministri Kurti të ulet me Këshillin Qendror Grevist të BSPK-së për të dialoguar rreth realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Vizitat nëpër komuna dhe shkolla të caktuara me nxitjen e individëve të caktuar për ta akuzuar dhe shantazhuar SBASHK-un në forma e mënyra të pa bazuara, krejt me qëllim të thyerjes së grevës si të tilla nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, por e thellojnë edhe më tepër.
Të nderuar grevistë, zyra ligjore e SBASHK-ut është duke përcjellë dhe analizuar në vazhdimësi të gjitha shpifjet që po bëhen me qëllim të thyerjes së grevës dhe në kohën e paraparë ligjore do të ngrisim kallëzime penale në Prokurori dhe padi në Gjykata ndaj të gjithë atyre që shpifin.
Apelojmë te Kryeministri që të ulet me Këshillin Qendror Grevist të BSPK-së ashtu siç e parasheh edhe ligji i grevës dhe të diskutojnë e të gjendet zgjidhja e kërkesave të anëtarësisë.
Të nderuar grevistë, ne do të jemi zëri juaj për çdo ditë dhe të gjitha veprimet që do të ndërmarrim do të jenë në konsultim paraprak me ju.
Do të iu mbajmë të informuar vazhdimisht qoftë përmes komunikatave, mjeteve të informimit apo Këshillave Greviste lokale.

Reagim nga Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut

Prishtinë, 06.09.2022

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut po përcjell në vazhdimësi tani e 13 ditë rrjedhën e grevës në institucionet arsimore ku ka vërejtur se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të SBASHK-ut z.Jasharaj, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme, pastaj përgatitja e tentim sulmit fizik gjatë vizitës së tij që u bëri grevistëve.
Presionet janë të vazhdueshme edhe nëpër disa komuna, shkolla dhe çerdhe, si nga ana e Qeverisë - rasti i djeshëm i vizitës së Kryeministrit Kurti në Podujevë, ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve me fëmijët e tyre (nxënësit) që tentojnë ta thyejnë grevën.
Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore.
Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut është duke i përcjell me vëmendje dezinformatat nga kushdo qoftë, të cilat kanë qëllimin e vetëm përçarjen e anëtarësisë sonë. Të gjitha këto do ti paraqesim pranë organeve të drejtësisë.
Apelojmë te organet e rendit dhe organet tjera që me vëmendje ti përcjellin rastet si ai i djeshmi ndaj kryetarit Jasharaj dhe tentuesit e prishjes se rendit ti vejmë para organeve të drejtësisë, po ashtu edhe nxitësit të cilët me dezinformata të ndryshme nxisin këto sulme.

 

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut

Konferencë speciale e Sindikatave të Arsimit të Evropës

Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un

Prishtinë, 06.07.2022
Liezhe 2022 2Në qytetin Liezhë të Belgjikës, Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës po mban Konferencë speciale për ta analizuar situatën aktuale dhe për të marrë qëndrime lidhur me veprimet në të ardhmen.
Pjesëmarrësit në diskutimet e tyre kanë theksuar se pandemia ka vështirësuar shumë punën arsimore, por edhe angazhimet sindikale përballë sfidave të reja dhe mungesës së gatishmërisë së shumë qeverive për dialog përmbajtjesor.
Në kuadër të kësaj ngjarje të veçantë për arsimin në Evropë, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë pasur takime të ndara me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales së Arsimit, David Eduards, me kryetarin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Lary Flanagan dhe me drejtoren e përgjithshme së këtij Unioni, Suzan Flocken.
Sekretari i përgjithshëm Eduards ka përgëzuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për angazhimet dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë e pastaj ka shprehur shqetësimin për mungesën e gatishmërisë së Qeverisë për dialog përmbajtjesor. Përfaqësuesit e SBASHK -ut në takimin me z. Eduards kanë shprehur shqetësimet për qasjen e gabuar të Qeverisë Kurti ndaj dialogut dhe kanë informuar sekretarin e përgjithshëm të EI-së se pasi janë shterur gjitha përpjekjet për arritje të marrëveshjes me dialog apo edhe përmes ndërmjetësuesit ligjor, atëherë duke respektuar vullnetin dhe zërin e anëtarësisë me të filluar viti i ri shkollor do të nis greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor. Sekretari i përgjithshëm i EI-së ka ripërsëritur se SBASHK ka pasur dhe do ta ketë përkrahjen e fuqishme të EI-së, që përfaqëson 32 milionë punëtorë arsimorë nga e tërë bota.Liezhe 2022 1
Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me kryetarin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Lary Flanagan dhe me drejtoren e përgjithshme të këtij Unioni Suzan Flocken duke i informuar për situatën aktuale, për angazhimet që kërkesat e anëtarësisë të realizohen në dialog me Qeverinë, për mungesën e gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për qasjen e gabuar të saj ndaj sindikatave. Ata i kanë kujtuar zyrtarët e lartë të ETUCE edhe për veprimet sindikale, për angazhimin e ndërmjetësuesit për dialog, duke shtuar se Qeveria ka vazhduar, edhe pas gjithë këtyre përpjekjeve të SBASHK për dialog, me qasjen e njëjtë të gabuar dhe prandaj me të filluar të vitit të ri mësimor do të fillohet me grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet deri edhe në Universitete, e cila do të vazhdojë deri sa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të SBASHK-ut. Të dy përfaqësuesit e lartë të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës janë shprehur se SBASHK-u ka pasur dhe do të ketë mbështetje të fuqishme nga ky Union në të gjitha përpjekjet dhe angazhimet për mbrojtjen dhe realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë.
Pas këtyre takimeve, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgatitur një tekst me shqetësimet dhe kërkesat, të cilin e ka prezantuar para delegatëve të kësaj Konference nënkryetarja Vjollca Shala. Kryetari i ETUCE Flanagan pas kësaj ju drejtua pjesëmarrësve duke kërkuar përkrahjen e tyre për SBASHK-un, të cilët këtë e kanë pohuar me votim dhe me duartrokitje.
Konferenca gjatë punimeve për tri ditë me radhë ka zhvilluar debat të hapur për gjendjen në arsim dhe ka votuar disa rezoluta si mbështetje për angazhimet e përbashkëta në të ardhmen për ta forcuar bashkëpunimin dhe solidaritetin mes sindikatave të arsimit nga gjithë shtetet e Evropës.

Grupi i dytë i pushuesve në bregdetin shqiptar

Respekt meritor për stafin qendror të SBASHK-ut

Prishtinë, 28.06.2022
289921538 2159088030917908 8254207425440835013 nTë 274 pushuesit e grupit të parë në një atmosferë feste kanë shënuar përfundimin e pushimit për ta në bregdetin shqiptar të shtunën e 25 qershorit. Ata kanë bërë dhjetëra foto për t'i ruajtur si kujtim të mirë nga ky aktivitet i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë. Shumë nga ata kanë lënë të shkruara përshtypjet e tyre, të cilat do të ruhen në arkivin e SBASHK-ut.
Ky aktivitet ka vazhduar të dielën e 26 qershorit me arritjen e grupit të dytë prej 130 pushuesve në ambientet e Kompleksit Hotelier e Turistik "Bonita". Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me anëtarë të stafit qendror dhe me përgjegjësit e autobusëve kanë bërë gjithë angazhimet që ata të ndjehen mirë dhe të nisin të shoqërohen me valët e qeta të bregdetit shqiptar. Janë të shkëlqyera përshtypjet e para të pushuesve nga ky grup . Ata shprehin respekt meritor për stafin qendror të SBASHK-ut dhe tregojnë mirënjohje që u është dhënë mundësia të kalojnë ca ditë pushimi në kushte shumë të mira dhe në mikpritjen e njohur e të vlerësuar lart të pronarit dhe të stafit të "Bonita".
Kryetari i SBASHK-ut ka ndarë disa momente me këta pushues duke iu ka dëshiruar mirëseardhje dhe momente të bukura të pushimit në bregdetin shqiptar.289988466 588151999545660 8637462297304444824 n
Ky aktivitet tradicional i SBASHK-ut do të përmbyllet me ardhjen e grupit të tretë të pushuesve më 1 korrik.

Në shoqëri me këngën, humorin dhe valët e detit shqiptar

Pushuesit shprehen mirënjohës për angazhimet e SBASHK-ut

Prishtinë, 24.06.2022
111nLodhja nga udhëtimi ishte harruar me të ardhur në ambientet e Kompleksit Hotelier "Bonita". Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë anëtarë të stafit dhe me udhëheqësit e autobusëve Gëzim Vitaku, Arben Halili, Avdullah Krasniqi e Gyltene Raka kanë bërë gjithë angazhimet që udhëtimi të shkojë mbarë dhe që vendosja në dhoma të bëhet sa më mirë e sa më shpejt. Pas kësaj pushuesit kanë drekuar bashkë si duke u ngutur sepse donin sa më shpejt të takoheshin me valët e detit shqiptar. Ata kanë filluar të bënin fotot e para dhe të kthenin kujtesën edhe në vitet e studimeve dhe në vitet e dekadat e punës në arsimimin e brezave.
Pushuesit po shoqërohen me këngën, humorin dhe me valët e detit shqiptar dhe në këtë atmosferë ditët ikin shpejt.
Pushuesit falënderojnë SBASHK-un për këtë aktivitet dhe ka nga pushuesit që nuk e fshehin të vërtetën se për ta është kjo hera e parë që janë për pushime në bregdet. Shumë nga ta takohen me kryetarin e SBASHK-ut për të bërë ndonjë foto dhe për të bashkëbiseduar për çështje sindikale.
Gjithë pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet dhe mikpritjen në "Bonita" dhe me kushtet e pushimit dhe me ushqimin e përgatitur mirë këtu. Shumë nga ta po shënojnë përshtypjet e tyre, që do të ruhen me kujdes në SBASHK për të kujtuar qershorin e vitit 2022 në bregdetin shqiptar.
Fotot që po publikojmë tregojnë për atmosferën mes pushuesve të dërguar nga SBASHK në bregdetin shqiptar. 222d

SBASHK dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar

Prishtinë, 20.06.2021

288880729 375261138005468 5360238775318006349 nDuke respektuar angazhimin e përkushtimin e të punësuarve në arsim që nga çerdhet e deri në universitet dhe të atyre në shumë nga institucionet e kulturës, SBASHK bazuar në mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion edhe këtë vit po vazhdon me traditën e dërgimit në pushime meritore në bregdetin shqiptar të një numri të konsideruar të anëtarëve. Ky aktivitet ka nisur të hënën e 20 qershorit me 273 pushues nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe nga Universitetet e Kosovës e për të vazhduar me 172 pushues të tjerë më 26 qershor.
Këta pushues janë përzgjedhur nga institucionet arsimore e të kulturës në bazë të kritereve të përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.
Grupi i parë i pushuesve është vendosur në Kompleksin Hotelier e Turistik "Bonita" dhe kanë filluar shoqërimin me valët e qeta të detit shqiptar.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri tregon se bazuar në buxhetin për pushim e rekreacion është përcaktuar që në çdo 60 anëtarë të përzgjidhet një pushues dhe këtë e kanë bërë shoqatat sindikale që këtë vit e kanë pasur radhën të bëjnë këtë përzgjedhje.
Ai shprehet i bindur se falë angazhimit të përgjegjësve, qëndrimit të dinjitetshëm të pushuesve dhe mikpritjes së pronarit dhe stafit të "Bonita" të 450 pushuesit e përzgjedhur do të kalojnë momente të paharruara në bregdetin shqiptar.
Momente të bukura gjatë gjithë këtij aktiviteti u ka dëshiruar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili ka ardhur të ndaj momente të bukura me anëtarët e përzgjedhur për pushime duke deklaruar se krahas pushimit e rekreacionit do të organizohen edhe tryeza e debate për çështje arsimore e sindikale.288623010 357619646443241 6694333765264622644 n

Ma artikuj...

  1. SBASHK vazhdon me organizimin e trajnimeve për anëtarësinë
  2. I tërë sistemi arsimor në grevën paralajmëruese njëorëshe
  3. Takimi i parë i Këshillit të ri Drejtues të SBASHK-ut
  4. NJOFTIM / Protestë
  5. U mbajt Kongresi i 8-të i SBASHK-ut
  6. SBASHK- Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe
  7. SBASHK vlerëson lart aktivitetin e djeshëm të shkollave të Kosovës
  8. Apel për anëtarësinë e SBASHK-ut
  9. Një vizitë shumë e veçantë në selinë e SBASHK-ut
  10. Sindikatat takohen për konsultime dhe koordinim të aktivitetit dhe veprimeve
  11. Edhe në vikendin 5 e 6 shkurtit aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  12. Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarësisë
  13. SBASHK u takua me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Arben Gashi
  14. Aktivitete të SBASHK-ut edhe të dielën e 16 janarit
  15. Mbledhja konsultative me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  16. Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Vushtrri
  17. Përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan me ministren Nagavci për çështje me rëndësi
  18. Inspektorët e punës nuk po kryejnë obligimet e veta se janë të zënë me sindikatat
  19. Informatë për anëtarësinë e SBASHK-ut
  20. SBASHK uron punëtorët arsimorë në nisje të periudhës së dytë
  21. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës të Kosovës (SUSHK)
  22. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës
  23. ETUCE dhe EPSU në mbështetje të SBASHK-ut njoftojnë Komisionerin e BE-së, Schmit
  24. U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së arsimit parauniveristar i Shtërpcës
  25. Kuvendi i Arsimit të Mesëm të Lartë
  26. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Dragash
  27. U mbajt Kuvendi i Arsimit Parafillor, Fillor e të Mesëm të Ulët
  28. Edhe një marrëveshje e SBASHK me institucione shëndetësore
  29. Takimi i jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  30. SBASHK vazhdon takimet me shefat e Grupeve Parlamentare
  31. SBASHK u takua me Ministrin Sfeçla dhe Ministren Nagavci
  32. Respekt meritor ndaj anëtarësisë së SBASHK-ut
  33. SBASHK u takua me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje
  34. SBASHK-u në përgatitje për protestën e 4 dhjetorit
  35. Në përmbyllje të një aktiviteti të rëndësishëm të SBASHK-ut
  36. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Mitrovicë
  37. SBASHK vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  38. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Pejë
  39. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Prizren
  40. SBASHK-u i prezantoi Ministres Nagavci shqetësimet lidhur me Ligjin e pagave
  41. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Rahovec
  42. Është rikthyer aktiviteti i trajnimeve nga SBASHK
  43. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës
  44. Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Podujevë
  45. SBASHK u takua me Ministren Nagavci për normalizimin e procesit mësimor
  46. Aktivitete të shumta edhe gjatë gjithë kësaj jave
  47. Kuvend zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Suharekë
  48. Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Gjilan
  49. Harresa e Qeverisë ndaj ligjit të pagave do t’i kthej protestat dhe grevat
  50. SBASHK-u uron 5 tetorin- Ditën Botërore të Mësuesve

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook