Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Reagim i SBASHK-ut ndaj kërcënimit të Ministrit Hoti

Në vend të dialogut të qetë Ministri Hoti zgjodhi deklarimet me elemente ndëshkuese. SBASHK-u për katër muaj me radhë nuk la derë pa trokitur me qëllim që të dialogohet. SBASHK-u bëri veprime minimale sindikale dhe pezulloi grevën e përgjithshme për një kohë të gjatë. Qeveria për 4 muaj nuk bëri gjë konkrete në përmbushjen e as edhe njërës nga pikat e Kontratës Kolektive dhe kur ia behu greva u ngrit i tërë kabineti i Ministrit për të punuar. U lëshuan listat e pagave më 24 prill pikërisht në ditën kur ishte takimi i tre ministrave dhe i përfaqësuesit të SBASHK-ut dhe dihet se si ishin ato lista. U punuan listat e dyta dhe në orët e pasdites së djeshme nisi lëshimi i pagave. Kështu me gabime evidente në lista po bëhet plotësimi i një kërkese nga Kontrata Kolektive. Ministri ka thënë sa e sa herë dhe të tjerët në Qeveri e kanë thënë po ashtu se 0.5 % për çdo vit shërbimi do të paguhet në mënyrë retroaktive nga janari e këndej. Kjo nuk u bë. Pushteti lokal e ai qendror nuk kanë gjë për plotësimin e Kontratës Kolektive lidhur me udhëtimin dhe 3 pagat për mësimdhënësit me rastin e pensionimit. Ky është realiteti dhe gjithë këto kanë quar në grevë e greva është mjet i lejuar sindikal edhe me Ligjin mbi Grevat edhe Dokumente e Konventa ndërkombëtare.
Ministrin Hoti e këshillojmë të mos ngutet me deklarata për ndëshkime sepse po elektrizon edhe më shumë situatën në arsim dhe po ashtu e këshillojmë ta lexojë Ligjin për Greva ( Nr. 03/L-200) dhe veçmas nenin 7 të tij ( Arsyet e mbajtjes së grevës) dhe Nenin 13. Për opinionin e gjerë po e citojmë vetëm pikën 1 të këtij neni : " Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t'u ndërpritet marrëdhënia e punës".
Kujtojmë ministrin Hoti se po në këtë ligj ka edhe nene që sanksionojnë ata që përdorin presionet ndaj grevistëve. Po ashtu kujtojmë ministrin Hoti dhe gjithë opinionin se në SBASHK ka demokraci të brendshme dhe se nuk vendos individi, po organi më i lartë mes dy kongreseve, pra Këshilli Drejtues.
Pra Ministër Hoti, në vend të kërcënimeve me masa ndëshkuese e me ndalesa në paga është më e mirë për të gjithë t'i ulim tensionet dhe t'i lëmë derën hapur dialogut dhe marrëveshjeve me tone të qeta.

Greva vazhdon

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut pas raporteve të marra nga Këshillat Komunale greviste të SBASHK-ut dhe analizave të bëra nga ta dhe nga vet Këshilli Qendror Grevist ka konstatuar se edhe në llogaritjet që janë bërë sot dhe pagat që janë procesuar për të punësuarit në Arsim ka shumë gabime në llogaritjen e përvojës së punës të mbi 90% e të punësuarëve ku ju mungojnë 7 vite të përvojës së punës si dhe nuk është bërë ndryshimi i pagesës për muajt Janar,Shkurt dhe Mars të vitit 2015 ashtu siç shkruan ne Kontratën Kolektive dhe siç ishin deklaruar çdo herë edhe Kryeministri Mustafa edhe Ministrat Bajrami e Hoti se kurdo që të merret përvoja e punës do të merret në mënyrë retroaktive nga 1 janari i vitit 2015.
Për këto gabime të lëshuara edhe në këto lista te pagave të cilat u punuan dhe u procesuan sot deri në këtë moment që ne po lëshojmë këtë komunikatë nuk kemi informata as nga MASHT e as nga MF por as ndonjë prononcim publik pse kanë ndodhur këto gabime prandaj:
Këshilli Qendror Grevist i përkrahur nga të gjitha Këshillat greviste Komunale dhe nga Këshilli grevist i Universitetit i njofton të gjithë punonjësit arsimor se greva e përgjithshme edhe nesër mbahet me të njëjtin orar sikurse edhe sot.
Gjithashtu i ftojmë Qeverinë që në afat optimal ti përmbushin edhe këto lëshime që i kanë bërë në mënyrë që mos të humbet mësimi.
I falënderojmë nxënësit e studentët si dhe prindërit për mirëkuptim.

Unitet i fuqishëm i anëtarësisë së SBASHK-ut

shkendijaAshtu siç kishte vendosur Këshilli Drejtues i SBASHK-ut të mërkurën filloi greva e përgjithshme në Arsimin Parauniversitar dhe në atë Universitar të Kosovës.
Sipas informatave që kemi nga Këshillat Greviste Komunale grevës i janë përgjigjur rreth 99 % të institucioneve arsimore në nivel vendi( nga 1125 institucione arsimore grevën e kanë thyer vetëm 17 shkolla).
Këshilli Qendror Grevist që nga ora 8 e mëngjesit e deri në përfundim të grevës për ditën e sotme në Arsimin parauniversitar vizitoi një pjesë të këtyre shkollave që ishin në greve duke bashkëbiseduar me grevistët, që mbronin qëndrimin se greva do të vazhdojë deri sa të dalin pagat për muajin prill dhe të shihet nëse Qeveria vërtetë ka respektuar njërën pikë të Kontratës Kolektive e që ka të bëj më 0.5 % të përvojës së punës për çdo vit shërbimi për pagën bazë aktuale për të gjithë të punësuarit në arsim.sh.gjelber
Grevën e kanë filluar edhe shumica e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës nga ora 8 e që zgjat deri në orën 16. Nga 17 fakultete sa janë gjithsej 14 nga to, duke përfshirë këtu edhe fakultetin në Mitrovicë i janë përgjigjur grevës së sotme.
Informacionet flasin se në 7 a 8 komuna janë shpërndarë lista të reja. Analizat e para flasin se edhe në këto lista ka gabime në vitet e përvojës së punës e veçmas te punëtorët tekniko-ndihmës sepse po thuaj se për të gjithë ata është marrë përvoja e punës 10 vite. Deri në momentin kur po lëshohet kjo komunikatë nga informatat e Këshillave Greviste Komunale nuk ka ndonjë lajm për ndonjë ndryshim që do të ndikonte në marrjen e ndonjë veprimi tjetër. Kështu që greva do të vazhdojë me të njëjtin orar sikur sot.a.frasheri
Edhe një herë kërkojmë mirëkuptim nga nxënësit dhe prindërit për ndërprerjen e procesit mësimor dhe kërkojmë nga Qeveria që t'i përmbush obligimet e veta në mënyrë që greva të jetë sa më e shkurtër.

Nesër (29 prill 2015) grevë në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës

Me qëllim që ecuria e grevës, nesër me datën 29 prill , të shkojë sipas planifikimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut dhe me qëllim që informimi të jetë sa më i saktë e me kohë, si për grevistët ashtu edhe për nxënësit dhe prindërit, përmes Ju medie të nderuara Ju drejtohemi opinionit edhe një herë se greva e përgjithshme në Arsimin parauniversitar dhe në Universitet  fillon nesër me datën 29 prill në orën 8 e deri në 12 për arsimin Parauniversitar , ndërsa në universitet nga ora 8 e deri në orën 16.
Gjatë kohës së grevës të gjithë të punësuarit duhet të jenë në vendet e tyre të punës. Greva do të zgjas për aq  kohë  sa Qeveria nuk i përmirëson gabimet  e lëshuara në listat e pagave për muajin prill siç janë:  nuk është marrë parasysh  baza e pagës aktuale,  nuk janë përfshirë të gjithë të punësuarit në arsim  në pagesën e përvojës së punës si dhe nuk është llogaritur përvoja e punës  nga viti 2008 e deri në vitin 2015. Këtu nuk duhen harruar edhe obligimet tjera të Qeverisë që dalin nga Kontrata Kolektive , e nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHT-it.
E ftojmë anëtarësinë që lidhur me grevën dhe ecurinë e saj, të bazohen vetëm me deklaratat publike të SBASHK-ut.
Kërkojmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale që të mos bëjnë presion në anëtarësinë rreth grevës , por të ulen e të përmbushin obligimet e tyre karshi Kontratës Kolektive në mënyrë që greva të jetë sa më e shkurtër.
Nga nxënësit e prindërit kërkojmë mirëkuptim dhe përkrahje  për realizimin e të drejtave tona sipas dokumenteve të nënshkruara mes SBASHK-ut dhe MASHT-it.
Nxënësve Ju kërkojmë ndjesë për humbjen e mësimit , e në veçanti maturantëve, që tani më janë në përfundim të vitit shkollor e aq më shumë duke pasur parasysh  se  orët e humbura nuk do të kompensohen.  Për këtë fajtor i vetëm janë institucionet  e Kosovës të cilat nuk zbatojnë  dokumentet dhe vendimet e veta të aprovuara.

Komunikatë 27.04.2015

Qeveria edhe një herë dëshmoi se nuk merret me realizmin e atyre që thotë dhe vendos, por me tentativë për mashtrime. Pikërisht të premten, më 24 prill, kur ishte arritur marrëveshja që përvoja e punës për të punësuarit në arsim të fillojë se paguari me pagat e muajit prill dhe kur ishin bërë të gjitha kalkulimet buxhetore për të realizuar këtë nga një komision i përbashkët i SBASHK-ut dhe MASHT-it , këta lëshuan listat e pagave për të punësuarit në arsim me disa ndryshime simbolike duke përfshirë vetëm rreth 19.000 të punësuar, nga rreth 29.000 sa janë të punësuar në arsim. Në këto lista të pagave , që Kontrata Kolektive dhe vendimi i Qeverisë precizon se pagesa për çdo vit shërbimi është 0.5 % e pagës bazë , që në arsimin fillor është 405 euro, ndërsa në atë të mesëm është 442 euro.

Ndërsa llogaritja në këto lista nga ana e Qeverisë është bërë duke e imagjinuar një pagë bazë për arsimin fillor 216 euro, ndërsa për arsimin e mesëm 236 euro dhe duke i lënë jashtë edhe kësaj llogarie rreth 10.000 të punësuar në arsim.
SBASHK-u me të marrë lajmin për këtë veprim ka kontaktuar, qysh të shtunën, Ministrin e MASHT-it për të kërkuar sqarim nga i cili nuk ka marrë përgjigje pse ka ndodhur kjo me arsyetimin se është vikend dhe nuk mund të thuhet diçka rreth kësaj. Po ashtu sot në mëngjes Ju kemi drejtuar Ministrave Bajrami, Hoti dhe Jagcillar me kërkesë që të tërhiqen listat e pagave të lëshuara jo konform Kontratës Kolektive dhe marrëveshjes dhe që janë të pa mbështetura në as një akt e dokument zyrtar dhe kemi kërkuar që ato të përmirësohen . Mirëpo deri në këtë moment nuk kemi marrë as edhe një përgjigje , prandaj SBASHK-u ka ftuar takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues ditën e sotme ( e hënë, 27 prill) në orën 16, për t'i aktivizuar veprimet sindikale, të cilat ishin pezulluar deri në publikimin e listave të pagave për muajin prill.
 Më poshtë mund të gjeni shkresën dërguar tre ministrave.

shkresa ministrave

 

 

Në pritje të Qeverisë deri më 24 prill

Pas një debati të gjatë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në mbledhjen e jashtëzakonshme, të mbajtur më 19 prill , me shumicë votash ka marr vendim që të pritet Qeveria deri më datën 24 prill 2015 nëse do ta respektojë ajo vendimin e vetë nga Mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë lidhur me implementimin e 0.5 % për çdo vit shërbimi.
Një pjesë e përfaqësuesve të mësimdhënësve sindikalistë nga Komunat e Kosovës kanë qenë të zëshëm në kërkesën që greva të nis më 20 prill, ashtu si ishte vendosur në takimin e Këshillit Drejtues më 2 prill, por shumica e kryetarëve të Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Parauniversitar dhe Arsimit Universitar ka vendosur që të jepet edhe një javë afat Qeverisë për të implementuar vendimin që e ka marr me datën 17.04.2015 që me pagat e prillit 2015 të futet në mënyrë retroaktive përvoja e punës 0.5% të pagës bazë për çdo vite të përvojës së punës.
Ky veprim i Këshillit Drejtues dëshmon edhe një herë se SBASHK-u ishte dhe mbetet i përkushtuar për dialog korrekt dhe pret që Qeveria, më në fund të dëshmohet me vënien në jetë të vendimit të saj nga mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë.

Greva mbahet, Qeveria nuk ofroi asgjë konkrete

SBASHK-u ka shpallur grevën e përgjithshme më 20 prill dhe ajo do të fillojë sepse Qeveria e Kosovës edhe në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme nuk ka ofruar asgjë konkrete lidhur me çështjen e implementimit të 0.5 % për çdo vit shërbimi për të punësuarit në arsimin e Kosovës dhe as për kërkesat tjera nga Kontrata Kolektive të nënshkruar tani e sa kohë mes MASHT-it dhe SBASHK-ut.
SBASHK-u ka analizuar tekstin e dalë nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe ka vlerësuar se në atë tekst , që quhet Propozim-vendim , nuk ka asgjë konkrete sepse nuk është thënë asgjë me afate lidhur me implementimin e kërkesave të SBASHK-ut, që tani më janë të njohura për gjithë opinionin në Kosovë.
Kryesia ka autorizuar kryetarët e niveleve komunale të SBASHK-ut dhe atë të SUSHK-ut që të debatojnë me anëtarësinë dhe nesër (të dielën) ta konfirmojnë edhe një herë mendimin e mësimdhënësve në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues.
Kërkojmë nga gjithë anëtarësia e SBASHK-ut që të vazhdojnë të jenë unik dhe të mbështesin qëndrimet tona të përbashkëta në mbrojtje të kërkesave legjitime dhe dinjitetit të të punësuarve në arsimin e Kosovës. Zëri i anëtarësisë është dhe mbetet obligim për Kryesinë e SBASHK-ut. Pra, me grevën e përgjithshme ta tregojmë unitetin dhe vendosmërinë në mbrojtje të dinjitetit dhe kërkesave tona. Në angazhimet tona e kemi edhe mbështetjen dhe përkrahjen morale edhe nga sindikatat simotra kudo në Evropë, nga Edukimi Internacional dhe nga Sindikata e mësimdhënësve të SHBA.
Qeverisë i drejtohemi me apelin që të veprojë konkretisht e jo duke u munduar të gjejë forma e mënyra se gjoja është duke u përpjekur për të realizuar kërkesat tona, me të vetmin qëllim për të fituar kohë e për të mos realizuar asgjë. SBASHK-u i ka dhënë mjaft hapësirë dialogut dhe tani do kërkon veprime konkrete dhe të dokumentuara. Kujtojmë Qeverinë se deri atëherë greva do të vazhdojë dhe se ditët e humbura të mësimit nuk do të kompensohen.

Arsimi i Kosovës nga 20 prilli në grevë të përgjithshme

Të nderuarit mësimdhënës të Kosovës të gjithë jemi të indinjuar pse Qeveria nuk realizoi deri tani atë që e ka deklaruar vet lidhur me 0.5 % për çdo vit shërbimi. Kjo sjellje e Qeverisë nuk i lë rrugë tjetër SBASHK-ut veçse të marr veprime të lejuara sindikale, pra që të shpall grevë të përgjithshme në afat të pacaktuar, gjegjësisht deri sa Qeveria të reflektojë pozitivisht .kd24.15
• Duke u nisur nga fakti se po fillon pushimi pranveror dhe se gjatë këtij pushimi nuk do të konsiderohej se po bëjmë grevë,
• Duke u nisur nga mundësia që nëse fillojmë me grevën me njëherë pas pushimit pranveror dikush mund të deklarohej se SBASHK-u këtë po e bën për ta zgjatur pushimin e jo në mbrojtje të kërkesave tona. Kështu që mësimdhënësit do të kthehen nga pushimi do të rinisin me procesin mësimor. Do të riaktivizojnë Këshillat Grevistë në shoqata, në nivelin Komunal dhe do të riaktivizohet edhe Këshilli Grevist në nivel qendror dhe më 20 prill rikthehet greva. Ajo do të nis në tërë arsimin e Kosovës më 20 prill dhe nuk do të ndërpritet deri sa Qeveria nuk reflekton, por jo më me fjalë e deklaratat po në mënyrë konkrete .
• Grevën e shpallim më 20 prill edhe për arsyen se nga 14 prilli deri më 19 prill ekspertë internacional e vendorë të arsimit kanë caktuar datat kur do të jenë në Kosovë dhe do të vizitojnë 250 shkolla nga e tërë Kosova sipas përzgjedhjes së tyre për të bërë një vlerësim internacional. kdd2415Ky aktivitet, nëse kryhet me sukses do të hap rrugë që edhe fëmijët e Kosovës të jenë pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare të dijes dhe arsimi në Kosovë do të ndihmohet e përkrahet në ecjen në hap me shtetet tjera të Evropës e botës. Mësimdhënësit , pra SBASHK-u, ka dhënë shumë për arsimin dhe zhvillimin cilësor të tij dhe prandaj nuk do të pengojnë këtë proces që do të ndikonte në humbjen e imazhit të arsimit tonë dhe mundësive për integrime pozitive në sistemin e arsimit evropian e botëror.
• Bazuar në të gjitha këto ftojmë mësimdhënësit për unitet dhe që t'i përgjigjen vendimit të Këshillit Drejtues për grevë të përgjithshme, që fillon më 20 prill.

ShMLP “Andrea Durrsaku” e Kamenicës i bashkëngjitet SBASHK-ut

Sot kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj priti një delegacion të shkollës së mesme të lartë profesionale "Andrea Durrsaku" të Kamenicës, kryesuar nga kryetari i sindikatës në këtë shkollë z.Kushtrim Biqkaj
Delegacioni, njëherit mësimdhënës të kësaj shkolle, njoftuan kryetarin me vendimin e tyre që kishin marrë, për anëtarësimin në SBASHK, ku edhe i dorëzuan listën me nënshkrimet e mësimdhënësve të kësaj shkolle,të cilët kishin deklaruar të anëtarësohen.kushtrim
Në këtë takim, delegacioni i shkollës "Andrea Durrsaku" u njoftua edhe për së afërmi me shërbimet që SBASHK-u ofron për anëtarët e vet, për përpjekjet që SBASHK-u është duke bërë në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve të arsimit në përgjithësi.
Kryetari i SBASHK-ut i ka përgëzuar mësimdhënësit e këtij institucioni arsimor duke u shprehur se kur jemi bashkë e në SBASHK, më lehtë i mbrojmë dhe i realizojmë kërkesat tona.

Edhe një marrëveshje e re

meridiannn

Meridian Express në partneritet me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK),
dhe të mbështetur nga projekti "Përkrahje Partnerëve Social" nëshkruan marrëveshje për zbritje çmimesh prej 3% të shumicës së artikujve për anëtarët e SBASHK-ut.


Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express, i njohur me moton "N' derë të shtëpisë", për ofrimin e produkteve cilësore dhe ofertave më të mira në treg, Meridian Express sot nënshkruan marrëshjen e fillimit të bashkëpunimit me Sindikaten e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë - SBASHK, duke i ofruar të gjithë anëtarëve të kësaj sindikate zbritje në blerjet që ata bëjnë në të 33 marketet Meridian Express në gjithë territorin e vendit.
meridiannnnn
Z.Agon Gashi, Drejtor Ekzektutiv i Meridian Express, dhe Z. Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBASHK-ut, e vlerësuan shumë këtë bashkëpunim, i cili do t'i ofrojë sindikalistëve të SBASHK-ut çmime të volitshme në blerjet që bëjnë në marketet e Meridian Express.
Ky bashkëpunim u cilësua si partneritet mjaft i suksesshëm dhe krijon bazë shumë të rëndësishme për zhvillimin e projekteve të reja mes dy palëve në të ardhmen.
Bashkëpunimi i arritur mes SBASHK-ut dhe Meridian Express është mbështetur nga projekti "Përkrahje Partnerëve Social", i cili i vjen në ndihmë dialogut social në Kosovë. Në kuadër të këtij projekti, sindikatat e mëdha të Kosovës, ndër të cilat edhe SBASHK-u, janë pajisur me ID kartela digjitale të anëtarësisë, mbi të cilat do të bëhet edhe zbatimi i lirimeve në 33 supermarketet e rrjetit të Meridian Express.

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni Meridian Express
Tel: +386 49 731 9060
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

SBASHK-u nderon mësimdhënësit që u pensionuan gjatë vitit shkollor 2014/2015

oraEdhe këtë 7 mars, SBASHK-u siç do vit tjetër vazhdoi traditën që për mësimdhënësit pensionistë të ndajë nga një mirënjohje dhe nga një orë dore.
Kjo orë dhe kjo mirënjohje ka vlerë kujtese e respekti për punën e madhe të mësimdhënësit në edukimin e brezave, për kontributin e veçantë në sistemin e arsimit dhe veprimtarinë sindikale.
Në këtë 7 mars, SBASHK-u nderoi 451 anëtarë të SBASHK-ut, të cilët janë pensionuar në periudhën nga 1 prill 2014 deri me 31 mars 2015.
Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve dhe orëve të dorës u organizuar nëpër të gjitha nivelet komunale.orett
Listën e kolegëve të pensionuar për këtë vit mund ta gjeni në këtë link :

http://www.sbashk-rks.org/pensionistet_2015_per%20link.xlsx

 

Respekt për të gjithë mësimdhënësit tanë.

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u vizitoi DKA-në në Prishtinë
  2. SBASHK-u vazhdon me përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog
  3. Paralajmërim publik drejtuar institucioneve qendrore e lokale të Kosovës
  4. SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të anëtarësisë
  5. NJOFTIM- 2
  6. NJOFTIM
  7. Përkohësisht pezullohen veprimet sindikale të SBASHK-ut
  8. Oferta e MASHT-it drejtuar SBASHK-ut do të diskutohet me anëtarësinë
  9. SBASHK-u kujton institucionet se koha e dialogut po harxhohet
  10. U realizua një kërkesë e kahershme e SBASHK-ut
  11. Një gjest i mirë i NPT “Kushtrimi” nga Mitrovica
  12. SBASHK-u takoi Rektorin e Universitetit të Prizrenit, z.Ramë Vataj
  13. Greva dëshmoi unitetin e fuqishëm të SBASHK-ut
  14. Takim i SBASHK-ut në Kryeministri
  15. Greva dyorëshe e SBASHK-ut edhe më e fuqishme se e para
  16. SBASHK-u mbështet grevën e shpallur nga SUSHK-u
  17. Greva dy-orëshe respektohet në tërë Kosovën
  18. Hapi i dytë sindikal – greva dyorëshe
  19. Inkurajojmë solidaritetin! Fillon një konkurs i ri i garës ndërkombëtare shkollore
  20. Veprimi i parë sindikal shumë i suksesshëm
  21. Greva një orëshe e suksesshme
  22. Arritën mbështetjet e para për SBASHK-un nga sindikatat ndërkombëtare të arsimit për veprimet sindikale
  23. VEPRIMET SINDIKALE NGA 13 JANARI
  24. Veprimet sindikale të pashmangshme
  25. Një lutje e madhe nga SBASHK për deputetët e Parlamentit të Kosovës
  26. Konferenca përmbyllëse e SBASHK-ut e vitit 2014 me media
  27. SBASHK-u vazhdon takimet me shefat e grupeve parlamentare
  28. SBASHK-u në aktivitet të realizimit të kërkesave të anëtarësisë
  29. U mbajt mbledhja konsultative e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  30. SBASHK-u merr pjesë në aktivitete të shumta
  31. Kuvend i suksesshëm i SUSHK-ut
  32. Letër publike kryeministrit të tashëm të Kosovës, z. Isa Mustafa
  33. Përfundoi me sukses Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga SBASHK dhe KEC
  34. Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Fillor me kryetar të ri
  35. SBASHK-ut në tetor 477 e nëntor edhe 564 anëtarë të rinj
  36. Seideneck i Konfederatës së Sindikatave Evropiane viziton SBASHK-un
  37. Këshilli Drejtues mbështet angazhimet për implementimin e plotë të Kontratës Kolektive
  38. SBASHK-u në Kongresin e 9 të Sindikatës Sllovene të Arsimit (SVIZ)
  39. SBASHK-u harton projekt strategjinë 2015-2019
  40. Po përgatitet me sukses Plani Strategjik i SBASHK-ut
  41. Takim i përbashkët i MASHT-it, SBASHK-ut dhe DKA-ve lidhur me Kontratën Kolektive
  42. Takime me kolegët sindikalistë në gjithë Kosovën
  43. Vazhdojnë takimet me DKA-të
  44. SBASHK-u takohet me rektorin Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu
  45. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Rashiq
  46. Takim i suksesshëm i SBASHK-ut në Suharekë
  47. SBASHK-u vizitoi Drenasin dhe Skenderajn
  48. SBASHK-u merr pjesë në Konferencën për Procesin e Referencimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve
  49. SBASHK-u në ditën e dytë të seminarit në Durrës
  50. Edhe një seminar me rëndësi të veçantë

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook