Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

20 Qershor 2011

Komunikatë për media

Prishtinë, 20 Qërshor 2011

Deklaratat publike të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, z. Bedri Hamza lidhur me çështjen e dhënies a mosdhënies së ndryshimit të rritjes së pagave për muajt janar dhe shkurt ka bërë që me kërkesën e anëtarësisë nëpër komunat e Kosovës të ftohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut. Pasi në fillimet e këtij takimi të pranishmit kanë dëgjuar nga kryetari, z. Ali Shabanaj, angazhimet dhe aktivitetet e kryesisë së SBASHK-ut, është kaluar në diskutimin lidhur me atmosferën e krijuar nëpër shkolla lidhur me mospagesën e ndryshimit të ngritjes së pagave për muajt janar dhe shkurt, e sidomos pas deklarimeve publike lidhur me këtë çështje nga ana e Ministrit Hamza.

Komunikatë për media

Komunikatë për media

Prishtinë, 24 Qërshor 2011

Ashtu si kishte premtuar SBASHK-u po vazhdon me traditën e mirë për t’ju mundësuar anëtarëve të saj që edhe ata të shijojnë për ca ditë bukuritë e bregdetit shqiptar. Vitin e kaluar në Durrës ishin dërguar në pushime 100 mësimdhënës nga e tërë Kosova me mjetet nga fondi i SBASHK-ut dhe kjo ishte arritur falë menaxhimit fort me kujdes të mjeteve vite me radhë. Duke vazhduar me një menaxhim të tillë, këtë vit Këshilli i Përgjithshëm , pasi ka analizuar e aprovuar Raportin buxhetor, ka parë mundësinë që të shtojë numrin e mësimdhënësve në 200 , të cilët janë akomoduar në Kompleksin Turistik “Bonita” në Durrës. 

Pse kontrata njëvjeçare të Mësimdhënësve?

Pse kontrata njëvjeçare të Mësimdhënësve?

Prishtinë, 21 Shtator 2011

Drejtoritë arsimore në të shumtën e rasteve shkelin ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës në çdo fillimvit me kontratat e punës të të punësuarve në arsimin parauniversitar.

            SBASHK-u duke konsultuar Ligjin e punës, Ligji i shërbyesve civil, Ligji i arsimit parauniversitar, ligji për marrëdhënie pune dhe Udhëzimet Administrative të vitit 2008 dhe 2010 të lëshuar nga kabineti i MASHT-it, konsideron se po bëhen shkelje drastike ligjore dhe reagon me abuzimet e shumë drejtorëve të DKA-ve të cilët për të siguruar lojalitetin e punëtorëve arsimor lëshojnë kontrata të punës njëvjeçare në kundërshtim të plotë ligjor .Në këtë mënyrë reagimi zinxhiror dhe shumë i arsyeshëm i mësimdhënësve do t’a rrezikonte vijimin normal të procesit mësimor. Për këtë është informuar Ministri i arsimit, i cili ka shprehur habinë pse ndodhe një gjë e tillë.

Kërkesë e Kryesisë së SBASHK -ut Prishtinë, 18 Tetor 2011 Kryesia e SBASHK-ut kërkon nga të gjithë anëtarët e Kryesisë së SBASHK-ut, kryetarët e AF dhe AM të komunave si dhe të kryetarëve të shoqatave të SBASHK-ut nëpër shkolla dhe institucione tjera të

Kërkesë e Kryesisë së SBASHK -ut

Prishtinë, 18 Tetor 2011

Kryesia e SBASHK-ut kërkon nga të gjithë anëtarët e Kryesisë së SBASHK-ut, kryetarët e AF dhe AM të komunave si dhe të kryetarëve të shoqatave të SBASHK-ut nëpër shkolla dhe institucione tjera të shoqatave sindikale të arsimit të lartë, të intensifikojnë aktivitetin e tyre sindikal për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit.

Sindikata e Arsimit për një profesion të përbashkët dhe të shenjtë të Shoqërisë

Sindikata e Arsimit për një profesion të përbashkët dhe të shenjtë të Shoqërisë

Prishtinë, 21 Dhjetor 2011

 

Sindikata e arsimit të Kosovës që në emërimin e mëtejmë SBASHK, është një organizatë e fuqishme sindikale që tregohet me kualitetin  përmes aktiviteteve të saj dhe me kuantitetin që tubon rreth 19.00 anëtar apo 80 % e të punësuarve në arsim në Republikën e Kosovës.

            Aprovimi i Ligjit të punës, Ligjit të Arsimit Parauniversitar, Ligjit të Arsimit të Lartë, pastaj reformat në arsim , në mënyrë direkte kanë ndikuar në pozitën ekonomiko-sociale të punëtorëve të arsimit. Këto janë arsyet që SBASHK-u ka propozuar nënshkrimin e kontratës kolektive të re me MASHT-in që të mbrojë statusin e mësimdhënësit me të gjitha të drejtat që i takojnë dhe të mbrojë pozitën e tyre materiale.       

Takim i frytshëm me Ministrin e MASHT-it

Takim i frytshëm me Ministrin e MASHT-it

Prishtinë, 06 Dhjetor 2012

Në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të MASHT-it dhe SBASHK-ut në shërbim  të arsimit në Kosovë, është mbajtur të enjten  një takim i frytshëm në ambientet e kësaj Ministrie. Kryetari i SBASHK-ut, mr. Ali Shabanaj me bashkëpunëtorët kanë bashkëbiseduar me Ministrin Ramë Buja për shumë çështje që lidhen me rrjedhat në arsim. Veç tjerash SBASHK-u ka paraqitur këto kërkesa konkrete:

1. Ndryshim i dy pagave sipas Vendimit të Qeverisë datë 06.01.2011,

2. Angazhimet e përbashkëta të ekipeve negociuse dhe përgatitje për nënshkrimin e Kontratës Kolektive.

Kryetari Jasharaj me bashkëpunëtor kanë takuar ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja

Kryetari Jasharaj me bashkëpunëtor kanë takuar ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja

Prishtinë, 10 mars 2014 - Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK) Rrahman Jasharaj, nënkryetari i parë, z. Lutfi Mani dhe menaxheri i financave z. Ymer Ymeri ishin përbërja e delegacionit të SBASHK-ut që është takuar të hënën me Ministrin e MASHT, z. Ramë Buja. Takimi ishte i frytshëm dhe  palët janë marrë vesh për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe plotësimit të kërkesave të mësimdhënësve të Kosovës.

Një delegacion nga SBASHK-u viziton kolegët në Ferizaj


Një delegacion nga SBASHK-u viziton kolegët në Ferizaj


Ferizaj, 13 mars 2014 – Një delegacion i  Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK) ka qëndruar në një takim pune me sindikalistët e Komunës së Ferizajt. Takimi ishte i frytshëm dhe kishte zgjuar edhe interesimin e medieve. Kolegu Rexhep Sadiku dhe kryesia e Sindikatës së Arsimit Fillor dhe Sindikatës së Arsimit të Mesëm në Ferizaj meritojnë lëvdata për organizimin e mirë të takimit.

Një delegacion nga SBASHK-u viziton Istogun

Një delegacion nga SBASHK-u viziton Istogun


Istog, 14 mars 2014 - Një delegacion i SBASHK-ut  u takua me kryetarët e shkollave fillore e të mesme të Komunës së Istogut. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Fillor e Sindikatës së Arsimit të Mesëm, Musli Blakaj dhe nënkryetari Ibish Maksuti kishin organizuar mirë Kuvendin. U debatua për shumë çështje me rëndësi për SBASHK-un dhe u bë zotimi që të shtohet edhe më numri i anëtarëve në SBASHK nga kjo komunë.

 

Nënëkryetari Mani takon kolegët sindikalistë në Vushtrri


Nënëkryetari Mani takon kolegët sindikalistë në Vushtrri
Vushtrri, 14 mars 2014 – Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK),  Lutfi Mani është takuar me kolegët sindikalistë në Vushtrri. Atje është biseduar për shumë çështje dhe janë dhënë detyra konkrete për kryesinë e SBASHK-ut.

 

Kryetari Jasharaj merr pjesë në takimin festiv të gjimnazit “Gjon Buzuku”


Prizren, 15 mars 2014 – Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), Rrahman Jasharaj së bashku me bashkëpunëtor kanë marrë pjesë në organizmin festiv e sportiv të organizuar nga gjimnazi “Gjon Buzu” në Prizren dhe “Gjimnazit 13” nga Zagrebi. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka mbajtur një falim përshëndetës dhe ka ndarë një dhuratë për miqtë nga kryeqyteti i Kroacisë. Palët u pajtuan të vazhdohet me kontakte dhe me bashkëpunimin e ndërsjellë. Ndërsa takimet me institucionet dhe vizitat në shërbim të punës, aktivitetit dhe arritjeve të reja do  të vazhdojmë dhe ne kolegë të nderuar presim kontributin tuaj të vazhdueshëm.

Butoni posht