Trajnime në Prizren, Podujevë, Suharekë, Drenas e Skenderaj
Prishtinë, 20.02.2023
Duke vazhduar me realizimin e vullnetit të anëtarësisë për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në bashkëpunim me kryetarët e Kuvendeve Sindikale të Arsimit Parauniversitar të pesë komunave edhe në fundjavën e kaluar kanë organizuar trajnime, në të cilat kanë marrë pjesë një numër i konsideruar i anëtarëve të SBASHK-ut.
Kështu në Prizren nën përkujdesjen e anëtares së Kryesisë së Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar për këtë komunë, Hyrije Hoti, me sukses kanë filluar trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Koleget dhe kolegët që janë përcaktuar për këtë trajnim janë ndarë në dy grupe dhe udhëhiqen nga trajnerët Albert Samadraxha dhe Arben Zymeri. Trajnime tjera që po zhvillohen në Prizren janë edhe "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva, "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Sami Shala, "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Skënder Gashi dhe "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" udhëhequr nga trajneri Ahiret Mehmeti.
Ky aktivitet sindikal në shërbim të anëtarësisë është duke u zhvilluar edhe në Suharekë. Teksa një grup kolegësh të udhëhequr nga trajnerja Esyngul Dinovci kanë përfunduar trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", në këtë komunë kolege e kolegë të ndarë në dy grupe vazhdojnë me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" udhëhequr nga trajnerja Bahrije Elshani dhe trajneri Emin Hoxha.
Në realizimin me sukses të këtij aktiviteti sindikal vlen të përmendet edhe Podujeva. Në këtë komunë pasi që kanë mbaruar trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Xhelal Krasniqi dhe Nexhmedin Gruda shumë kolege e kolegë kanë treguar arritjet e tyre përmes testit, që është monitoruar nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtarët e stafit Nezafete Jakupi e Blendor Shatri. Në këtë komunë vazhdon të organizohet ky trajnim edhe për një grup mësimdhënësish udhëhequr nga trajneri Kadri Hyseni.
Në Skenderaj në vikendin e 11 e 12 shkurtit kishte filluar trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" në dy grupe të ndara e të udhëhequra nga trajneret Pranvera Haziri e Arberina Hajzeri. Këto dy grupe kanë përmbyllur këtë aktivitet në fundjavën e 18 e 19 shkurtit dhe në një ceremoni festive kanë falënderuar trajneret për gjithë angazhimin e përkushtimin dhe kanë shprehur respekt meritor për SBASHK-un që vazhdon me angazhimet e aktivitetet në shërbim të anëtarësisë. Në këtë komunë do të vazhdojë trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Safet Beqiri.
Ky aktivitet sindikal vazhdon të organizohet edhe në komunën e Drenasit. Në këtë komunë në fundjavën e 18 e 19 shkurtit u fillua me një grup mësimdhënësish trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Fejzullah Berisha, ndërsa një grup tjetër mësimdhënësish kanë përfunduar po të njëjtin trajnim nën udhëheqjen e trajneres Valmira Mehmeti-Kastrati.
SBASHK përgëzon gjithë koleget e kolegët që kanë marrë pjesë në këto aktivitete dhe falënderon trajneret e trajnerët për angazhimin dhe përkushtimin e treguar me qëllim që të realizohen në tërësi objektivat e parashikuara të këtij aktiviteti sindikal.
Kuvend pune e trajnime në Podujevë, trajnime edhe në Suharekë, Skenderaj e Drenas
Prishtinë,13.02.2023
SBASHK-u ka vazhduar me aktivitete të shumta edhe në vikendin e 11 dhe 12 shkurtit. Kështu në Podujevë mësimdhënës të ndarë në tri grupe po mbanin trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", me trajnerët Xhelal Krasniqi, Nexhmedin Gruda dhe Kadri Hyseni. Drejtori i shkollës "Shaban Shala" Nysret Ismajli ishte kujdesur që pjesëmarrësit e këtij aktiviteti të punojnë në kushte të mira pune. Kolege e kolegë nga Podujeva ishin edhe në një grup tjetër në shkollën "Naim Frashëri" me trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", udhëhequr nga trajnerja Pranvera Haziri.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Podujevën Fadil Halimi para se të fillonte punimet Kuvendi i punës, kanë vizituar këto grupe trajnimesh dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit e këtij aktiviteti që edhe në ditë vikendi po angazhohen për të marrë njohuri të reja nga programet kompjuterike për t'i aplikuar pastaj ato në procesin mësimor. Jasharaj ka shprehur respekt meritor për trajnerët e angazhuar në Podujevë, të cilët po angazhohen maksimalisht për të realizuar në përpikëri kërkesat e këtij aktiviteti. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Podujevën, Fadil Halimi duke përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve ka falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut që vazhdon me angazhimet që edhe ky aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë. Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri pjesëmarrësve u ka dhënë sqarime për rrjedhën e këtij aktiviteti dhe për testimin e njohurive të arritura që do të bëhet pasi të jetë kryer trajnimi për tri modulet e para. Ai pastaj ka vazhduar bashkëbisedën me pjesëmarrësit e trajnimeve duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
Në kuadër të kësaj vizite në Podujevë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë marrë pjesë edhe në Kuvendin e punës së Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Duke hapur këtë takim kryetari i këtij Kuvendi Fadil Halimi ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe koordinatorin Ymeri për bashkëbisedën përmbajtjesore me pjesëmarrësit në të katër grupet e trajnimeve dhe për pjesëmarrjen në këtë Kuvend pune. Ai pastaj ka bërë një rikujtim të aktiviteteve sindikale që janë zhvilluar në këtë komunë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka falënderuar drejtorin e shkollës "Shaban Shala", z. Nysret Ismajli për mikpritjen dhe për angazhimet që edhe trajnimet dhe Kuvendi i punës të zhvillohen në kushte shumë të mira pune. Pas kësaj Jasharaj ka shprehur respekt për unitetin e kolegeve e kolegëve në Podujevë dhe për angazhimin e mbështetjen e tyre ndaj stafit qendror të SBASHK-ut. Në vazhdim të këtij takimi pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje që kishin të bënin me aktualitetin dhe për angazhimet sindikale. Në këto pyetje e duke u bazuar në argumente e fakte është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm të SBASHK-ut Ymer Ymeri. Kryetarët e shoqatave sindikale janë shprehur se do të shtojnë angazhimet me qëllim që procesi i regjistrimit të anëtarësisë të përmbyllet me sukses të plotë.
Aktivitete sindikale edhe në Skenderaj, Suharekë e Drenas
Duke respektuar vullnetin e anëtarësisë së SBASHK-ut në Skenderaj, po në vikendin e 11 e 12 shkurtit janë organizuar grupe trajnimesh për trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", me trajnerin Safet Beqiri dhe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Arberina Hajzeri, e cila është ndihmuar të dielën nga trajnerja Pranvera Haziri. Me pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ka qëndruar kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Ramiz Polaci, i cili duke përgëzuar koleget e kolegët për pjesëmarrje në këtë aktivitet ka shprehur respekt meritor për stafin qendror të SBASHK-ut, që përveç në angazhime të shumta, po jep kontribut me vlerë për realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, që mundëson marrjen e njohurive të reja, që ju shërbejnë në punët e përditshme në arsim. Të dielën e 12 shkurtit koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë shkuar në Drenas për të realizuar me sukses testimin e njohurive të pjesëmarrësve në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Në këtë aktivitet ata janë shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimimit Parauniversitar për këtë komunë, Ilaz Dervishi, i cili ka shprehur respekt për angazhimin e stafit qendror në shërbim të anëtarësisë. Ata po ashtu kanë vizituar pjesëmarrësit në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", udhëhequr nga trajnerja Valmira Mehmeti. Edhe me pjesëmarrësit e këtij trajnimi është zhvilluar një bashkëbisedë dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e trajnimit dhe për testin e njohurive të fituara që do të mbahet pas përfundimit të këtij aktiviteti. Ai po ashtu u është përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me çështje aktuale arsimore e sindikale.
Vikendi i kaluar i ka gjetur në aktivitete sindikale edhe një numër të konsideruar të kolegeve e kolegëve të komunës së Suharekës. Dy grupe me sukses kanë filluar angazhimet në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Bahrije Elshani dhe Emin Hoxha , ndërsa grupi i tretë po zhvillon trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" udhëhequr nga trajneri Ahiret Mehmeti. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Nazim Gashi ka qëndruar me pjesëmarrësit e trajnimeve dhe është kujdesur që ky aktivitet të zhvillohet në kushte të mira pune.
Kuvend i suksesshëm pune i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Lipjan
Prishtinë,10.02.2023
Duke vazhduar me realizimin e agjendës së takimeve me veprimtarët sindikalë nëpër komunat e Kosovës kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Lipjanit. Ata të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Emrush Ahmeti dhe anëtaret e kryesisë Lutfije Ibrahimi e Valbona Kryeziu kanë vizituar Drejtorinë e Arsimit dhe janë takuar me drejtorin Rasim Hasani.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar drejtorin Hasani për mikpritjen dhe pastaj ka shpalosur disa nga angazhimet sindikale për ta falënderuar drejtorin e arsimit dhe institucionet komunale për bashkëpunimin korrekt me kryetarin dhe kryesinë e sindikatës sonë për këtë komunë duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimet e kryetarit Ahmeti dhe veprimtarëve të tjerë në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë në këtë komunë. Në kuadër të kësaj bashkëbisede nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm kanë treguar për situatën aktuale dhe për angazhimet sindikale të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe për kontributin në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim duke veçuar edhe organizimin e tetë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut.
Drejtori i Arsimit të Lipjanit Rasim Hasani është shprehur se ka një përvojë të gjatë e të mirë të komunikimit e bashkëpunimit me SBASHK-un e pastaj ka treguar për angazhimet që bëhen në këtë komunë në shërbim të arsimit. Në shenjë respekti të ndërsjellë drejtori Hasani bashkë me pjesëtarë të stafit të tij kanë bërë foto me mysafirët. Pas kësaj në sallën e Asamblesë Komunale ka filluar takimi me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Lipjanit. Kryetari i këtij Kuvendi Emrush Ahmeti ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut që janë pjesë e këtij Kuvendi pune. Ai pastaj ka bërë një raport të shkurtër lidhur me sfidat dhe angazhimet sindikale në këtë komunë.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari Jasharaj ka falënderuar pjesëmarrësit e këtij takimi dhe gjithë anëtarësinë në Lipjan për unitetin e dëshmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre në angazhimet e SBASHK-ut. Ai ka ftuar pjesëmarrësit që të vazhdojnë me angazhimet dhe që lirshëm të shtrojnë pyetje për të gjitha çështjet sindikale.
Nënkryetarja e SBASHK-ut pas kësaj është ndalur veçmas të çështja e trajnimeve të SBASHK-ut, që janë të licencuara nga MASHTI duke kujtuar se gjithë këtë angazhim stafi qendror në koordinim me kryetarët e nivelit komunal sindikalë e bëjnë për të ndihmuar anëtarësinë që më lehtë të realizojnë kërkesat e përditshme në profesionin e mësimdhënësit me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Në pjesën e dytë të këtij takimi është zhvilluar bashkëbisedë mes pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të nivelit qendror të SBASHK-ut. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë fillimisht sqarime për çështjet aktuale e pastaj u është përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të këtij Kuvendi.
Kuvend pune në Suharekë, trajnime në Podujevë e Drenas
Prishtinë, 03.02.2023
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Suharekës për të marrë pjesë në Kuvendin e punës së Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Para se të takoheshin me veprimtarët sindikalë përfaqësuesit e SBASHK-ut të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Suharekës Nazim Gashi dhe anëtarja e kryesisë Lumnije Suka kanë vizituar Kuvendin Komunal dhe janë takuar me kryetarin Bali Muharremi dhe me drejtorin e arsimit Remzi Bajselmani.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar kryetarin Muharremi dhe drejtorin Bajselmani për mikpritjen dhe i ka falënderuar ata për bashkëpunimin korrekt me kryetarin e sindikatës sonë në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë. Pas kësaj nënkryetarja Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri kanë treguar për sfidat dhe për angazhimet e SBASHK-ut në situatën aktuale.
Kryetari i Suharekës ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut dhe bashkë me drejtorin e arsimit kanë lavdëruar angazhimet e kryetarit të sindikatës sonë Nazim Gashi në shërbim të anëtarësisë dhe është shprehur i bindur se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim korrekt.
Pas kësaj në ambientet e gjimnazit "Jeta e re" është zhvilluar Kuvendi i punës i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Suharekës. Në hapje të këtij takimi kryetari Nazim Gashi pa përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut. Ai pastaj ka shpalosur disa nga aktivitetet e zhvilluara sindikale në këtë komunë.
Kryetari Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar koleget e kolegët për unitetin e treguar në momentet tepër të vështira, por edhe në vazhdimësi për t'i falënderuar edhe për përkrahjen që ata i kanë dhënë gjatë gjithë angazhimeve në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime. Në vazhdim të takimit pjesëmarrësit në bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pyetur për çështje aktuale duke marrë përgjigje konkrete nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Takimi ka kaluar në një atmosferë respekti e mirëkuptimi dhe pjesëmarrësit janë shprehur se do të vazhdojnë rrugëtimin duke ruajtur unitetin dhe duke mbështetur gjithë angazhimet e kryetarit dhe stafit qendror në shërbim të realizimit të detyrave konkrete.
Aktivitete sindikale në Podujevë e Drenas
SBASHK-u po vazhdon edhe me një aktivitet sindikal në shërbim të anëtarësisë. Duke respektuar kërkesat e kolegeve e kolegëve tanë në Podujevë e në koordinim me kryetarin Fadil Halimi stafi qendror ka bërë gjithë përgatitjet dhe në premten e 3 shkurtit kanë nisur trajnimet për dy grupe në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Xhelal Krasniqi dhe Nexhmedin Gruda dhe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie" udhëhequr nga trajnerja Pranvera Haziri. Këto aktivitete po zhvillohen në ambientet e shkollave "Shaban Shala" dhe "Naim Frashëri".
Këtë aktivitet e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Fadil Halimi, i cili u ka dëshiruar suksese e arritje të reja pjesëmarrësve dhe ka falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut për përkushtimin e angazhimet për realizim të suksesshëm të këtij aktiviteti që u ndihmon mësimdhënësve për aplikimin e programeve kompjuterike në procesin arsimor.
Një grup mësimdhënësish do të fillojnë të shtunën e 4 shkurtit me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", që do të mbahet në shkollën "Halil Bajraktari" me trajneren Valmire Mehmeti- Kastrati.
Prishtinë,01 shkurt 2023
Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut,
Duke pas parasysh që një kohë të gjatë jemi angazhuar dhe kemi kërkuar në vazhdimësi që Ligji i pagave të jetësohet dhe falë përkushtimit e angazhimit tonë, patëm arritur që të kemi një pozitë të rangimit sa më të mirë në këtë Ligj duke u bazuar në koeficientët, e kjo bëri që të punësuarit në sistemin arsimor parauniversitar u ranguan në mes të koeficientëve 30%-35%, posaçërisht punonjësve të Arsimit Parauniversitar, e në veçanti punëtorëve teknik dhe administrativ si dhe çerdheve. Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro.
Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet, e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji.
Gjithashtu me qëllim të informimit të saktë të anëtarësisë dhe opinionit të gjerë japim sqarim se në këto faza nuk ka pas asnjë konsultë me SBAShK-un për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi ynë.
Pra, SBASHK-u nuk ka ndërmend të dërgoj ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Debat konstruktiv e përmbajtjesor me veprimtarët sindikalë
Prishtinë, 01.02.2023
Duke vazhduar me realizimin e agjendës së vizitave nëpër komuna kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Vushtrrisë. Ata të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Vushtrrinë Visar Sadriu janë takuar me kryetarin e kësaj komune Ferit Idrizi. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar kryetarin Idrizi për korrektësinë dhe angazhimet e shumta në shërbim të arsimit dhe të realizimit të kërkesave legjitime të punëtorëve arsimor në këtë komunë. Kryetari i Vushtrrisë z.Ferit Idrizi ka shprehur respekt për gjithë angazhimet e SBASHK-ut duke u shprehur se do të vazhdohet me komunikimin korrekt dhe me angazhimet e përbashkëta në shërbim të arsimit në këtë komunë.
Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut janë gjendur në ambientet e Shtëpisë e Kulturës "Hasan Prishtina" për të marrë pjesë në Kuvendin e punës së Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë. Në hapje të këtij takimi kryetari Visar Sadriu ka bërë një shpalosje të aktiviteteve në nivel komunal dhe ka falënderuar përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut.
Kryetari Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka shprehur respekt për unitetin e anëtarësisë në këtë komunë dhe për respektin që ata tregojnë për të dhe për stafin qendror. Pas kësaj është zhvilluar bashkëbisedë dhe në pyetjet e pjesëmarrësve janë përgjigjur nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Trajnimi për aplikimin e programeve kompjuterike në mësimdhënie
Prishtinë,29.01.2023
SBASHK duke respektuar vullnetin e anëtarësisë nga disa shkolla të Drenasit e në koordinim me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Ilaz Dervishi, ka filluar të shtunën e 28 janarit me trajnimin për aplikimin e programeve kompjuterike në mësimdhënie, udhëhequr nga trajneri Fejzullah Berisha.
Ky aktivitet po vazhdon të organizohet edhe të dielën e 29 janarit në ambientet e Gjimnazit "Skënderbeu". Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti sot i ka vizituar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke i përgëzuar për vullnetin e tyre që edhe në ditë vikendi janë të përkushtuar për arritje të njohurive të reja në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Kryetari Dervishi ka shprehur respekt për stafin qendror të SBASHK-ut që vazhdon angazhimet për të realizuar kërkesat e anëtarësisë e për të ndihmuar ata edhe përmes trajnimeve që më lehtë të realizojnë misionin e shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave.
Respekt i lartë për gjithë angazhimet e SBASHK-ut
Prishtinë, 20.01.2023
Duke vazhduar realizimin e agjendës së takimeve me kryetarë shoqatash nëpër komunat e Kosovës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Ferizajt.
Ata të shoqëruar nga kryetari i sindikatës sonë për Ferizajn Fejzullah Vranovci, kryetaren e kuvendit të sindikatës së arsimit të mesëm të lartë Hanife Salihu dhe kryetarin e nderit Rexhep Sadiku kanë vizituar kuvendin komunal dhe janë takuar me kryetarin Agim Aliu dhe drejtorin e DKA-së Afrim Llabjani. Kryetari Aliu ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e kryetarit Jasharaj dhe stafit qendror të SBASHK-ut duke u shprehur se do të vazhdoj bashkëpunimin me sindikatën në nivel komunal në shërbim të arsimit dhe të realizimit të kërkesave legjitime të anëtarësisë.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar mikpritësit duke shprehur respekt për angazhimet e tij dhe të shumë kryetarëve të tjerë të komunave në mbrojtje të kërkesave të SBASHK-ut.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri ka treguar për situatën aktuale dhe ka dhënë sqarime në shumë çështje të aktualitetit të sotëm. Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë shkuar në sallën e takimeve të kuvendit komunal dhe janë takuar me kryetarë të shoqatave të institucioneve arsimore të kësaj komune, të cilët në numër të madh i ishin përgjigjur ftesës për takim.
Duke hapur kuvendin e punës, kryetari Vranovci ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për pjesëmarrje duke u shprehur i bindur se ata do të japin kontribut të çmuar në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e këtij takimi.
Kryetari Jasharaj është shprehur se ka ardhur ti falënderoj koleget e kolegët e tij për unitetin e dëshmuar dhe për përkrahjen e vazhdueshme. Fjalimi i tij është përcjellë me duartrokitje nga pjesëmarrësit e këtij takimi.
Pas kësaj është zhvilluar një debat i frytshëm e konstruktiv dhe pjesëmarrësit kanë bërë pyetje të shumta në të cilat është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri duke dhënë sqarime e duke ofruar argumente për secilën çështje për çka pjesëmarrësit e kanë falënderuar.
Kuvend pune në Skenderaj
Prishtinë, 19.01.2023
Duke vazhduar realizimin e agjendës së vizitave nëpër komunat e Kosovës , kryetari SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë vizituar komunën e Skenderajt dhe fillimisht të shoqëruar nga kryetari i sindikatës sonë për këtë komunë Ramiz Polaci janë takuar me kryetarin e Skenderajt Fadil Nura dhe drejtorin e DKA-së Kastriot Duraku. Kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar kryetarin z.Nura dhe drejtorin z.Duraku për bashkëpunimin me kryetarin Polaci dhe për angazhimet e përbashkëta në realizimin e kërkesave të punëtorëve arsimorë nga kjo komunë.
Kryetari i Skenderajt ka falënderuar për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të vazhdohet me bashkëpunimin me qëllim që të gjitha çështjet të realizohen me përpjekje të përbashkëta.
Para se të fillonte kuvendi i punës përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me drejtorin e Gjimnazit "Hamzë Jashari" me z.Hajdar Beka, i cili pasi ka falënderuar mysafirët për vizitën ka folur për angazhimet që vazhdojnë të bëhen në këtë institucion arsimorë në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Pas kësaj në ambientet ë këtij gjimnazi ka filluar punimet kuvendi i punës i sindikatës së arsimit parauniversitar të Skenderajt. Kryetari Polaci ka falënderuar pjesëmarrësit të cilët edhe përkundër motit të ligë e faktit që një pjesë e qytezës po përmbytej kishin ardhur në këtë takim.
Polaci ka shprehur respekt në emër të gjithë të punësuarve në arsim në këtë komunë për mysafirët dhe angazhimet e shumta të SBASHK-ut.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar pjesëmarrësit dhe gjithë koleget e kolegët të Skenderajt për unitetin dhe qëndrimin dinjtitoz në grevë dhe pas saj. Pjesëmarrësit kanë bërë pyetje të shumta të cilave në mënyrë konkrete e duke ofruar fakte të mjaftueshme u është përgjigjur zyrtari ligjor i SBASHK-ut Blendor Shatri. Pjesëmarrësve të këtij takimi do tu mbetet në kujtesë sepse teksa po përgatiteshim për tu kthyer nga ky takim, oborri i Gjimnazit po i ngjate një liqeni, ku një sasi e madhe e ujit filloi të depërtonte edhe në ambientet e brendshme.
Zbritje çmimesh të shërbimeve në tri institucione shëndetësore
Prishtinë, 18.01.2023
Falë angazhimit të kryetarit Lulzim Thaçi dhe kryesisë së Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kamenicës dhe respektit që njerëz të vullnetit të mirë kanë për punëtorët arsimorë që janë anëtarë të SBASHK-ut, janë nënshkruar marrëveshje me tri institucione private shëndetësore për zbritje të çmimeve për shërbimet në këto institucione.
Në marrëveshjen e nënshkruar në emër të SBASHK-ut nga Lulzim Thaçi dhe në emër të laboratorit "LITOLAB", nënshkruar nga z. Faton Hajrullahu thuhet se zbritja e shërbimeve do të jetë 15% për anëtarët e SBASHK-ut, ndërsa për anëtarët e familjes së ngushtë të tyre zbritje 10%.
Në marrëveshjen e nënshkruar nga z. Betim Thaqi, përfaqësues i Ordinancës për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "FIZIO-ACTIVE" thuhet se për anëtarët e SBASHK-ut në këtë institucion shëndetësor do të ketë zbritje prej 15% të shërbimeve.
Në marrëveshjen e mirëkuptimit me Klinikën Dentare "Redentis", nënshkruar nga dr. Reis Morina thuhet se shërbimet këtu për anëtarët e SBASHK-ut janë në zbritje prej 10%.
Në këto tri marrëveshje precizohet se anëtarët e SBASHK-ut me të paraqitur në këto institucione shëndetësore duhet të identifikohen me lejet e njoftimit dhe bëjnë pagesën sipas rregullave të këtyre institucioneve shëndetësore duke gëzuar zbritjet në shërbime sipas marrëveshjeve të nënshkruara nga përfaqësuesi i SBASHK-ut Lulzim Thaqi dhe përfaqësuesit e këtyre institucioneve shëndetësore. Punëtorët arsimorë që nuk janë të regjistruar si anëtarë të SBASHK-ut në eKosova nuk i gëzojnë këto zbritje çmimesh nga këto tri marrëveshje.
Respekt meritor për angazhimet e SBASHK-ut
Prishtinë, 17.01.2023
Pas vizitës në Kamenicë të hënën e 16 janarit përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë shkuar në Viti për të marrë pjesë në Kuvendin e punës së Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të kësaj komune. Fillimisht kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin e sindikatës sonë për këtë komunë Kemajl Bislimi kanë vizituar Drejtorinë e Arsimit dhe kanë bashkëbiseduar me drejtoreshwn Fatbardha Emini.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar drejtoren Emini për bashkëpunimin korrekt e në shërbim të arsimit me përfaqësuesit sindikal në këtë komunë dhe ka lavdëruar angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Kemajl Bislimi, të kryesisë dhe të veprimtarëve sindikal në këtë komunë në shërbim të realizimit të kërkesave legjitime të anëtarësisë. Drejtoresha e DKA-së në Viti ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe ka shprehur respekt për gjithë angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në përgjithësi duke veçuar edhe organizimin e shumë trajnimeve për punëtorët arsimor me qëllim që ata të ndihmohen në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pritur në një takim edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Hazizi me të cilin kanë bashkëbiseduar për aktualitetin në arsimin e kësaj komune dhe për sfidat aktuale. Pas kësaj ka nisur punimet Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Vitisë. Në hapje të takimit kryetari Kemajl Bislimi ka përshëndetur të pranishmit e pastaj ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe koordinatorin Ymeri për pjesëmarrje duke u shprehur se ata do të japin kontribut të çmuar edhe në rrjedhwn e këtij Kuvendi.
Kryetari i SBASHK-ut në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar kryetrarin Bislimi, kryesinë dhe veprimtarët sindikal për angazhimet dhe i ka falënderuar për mbështetjen e besimin duke u shprehur se bashkërisht do të vazhdojmë me angazhimet e përkushtimin drejt realizimit të detyrave në shërbim të arsimit dhe anëtarësisë.
Pas kësaj ka nisur bashkëbiseda me pjesëmarrësit dhe në pyetjet e tyre është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke sqaruar gjithë çështjet e ngritura në këtë bashkëbisedë. Pjesëmarrësit e këtij Kuvendi kanë shprehur respekt meritor për angazhimet e SBASHK-ut me bindjen e plotë se bashkërisht e me unitet do të vazhdohet rrugëtimi drejt realizimit të detyrave konkrete sindikale.