Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Urojmë që çështjet të kenë zgjidhje me dialog e jo me veprime sindikale

Të nderuarit mësimdhënës të bindur në përkushtimin tuaj se do të jepni maksimumin për të shënuar arritje edhe më të larta në misionin tuaj fisnik ju urojmë fillimin e mbarë të gjysmëvjetorit të dytë. Ju rikujtojmë se SBASHK –u mbetet i përkushtuar për realizimin e kërkesave tuaja të drejta e që lidhen me Ligjet mbi arsimin, mbi punën , pensionet dhe kërkesat nga Kontrata Kolektive.logo
SBASHK-u duke shprehur vullnetin tuaj edhe në muajin janar do t'i përkushtohet dialogut me institucionet përkatëse në nivel qendror e lokal me qëllim që bashkërisht t'i tejkalojmë ngecjet. Edhe një herë i bëjmë ftesë publike ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, që të gjejë kohë për takim me SBASHK-un për t'i sqaruar çështjet pse nuk po zbatohet ligji për pensionet kontributdhënëse , konkretisht neni 8, pika 6 për punëtorët e arsimit.
SBASHK-u edhe një herë kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejtë të miratojë në Qeveri dhe të procedojë në Kuvend Ligjin për punëtorët shqiptarë të arsimit për vitet 90-99, pas ky dokument si projektligj ka arritur tani e tre muaj në Qeveri. Apelojmë edhe të ministri i Financave, z. Avdulla Hoti që me kohë të veprojë në listat e pagave për ngritjen e viteve të përvojës së punës edhe për një vit në mënyrë që të punësuarit në arsim me pagat e muajit janar të gëzojnë shtesën për një vit përvoje më shumë karshi pagave të muajit dhjetor 2015.
SBASHK-u si gjithmonë edhe tani e tutje zgjedh rrugën e dialogut, por nëse edhe fundi i janarit na gjen në pozitë të njëjtë dhe me të njëjtat shqetësime pa dëshirën tonë do të jemi të shtrënguar të marrim veprime sindikale. Me këtë rast kërkojmë edhe nga Këshilli i prindërve të Kosovës dhe gjithë shoqëria civile që t'i bashkëngjiten angazhimeve tona që çështjet të zgjidhen me dialog në mënyrë që të mos vije deri të dëmtimi i procesit mësimor.
SBASHK-u që në ditën e parë të mësimit në këtë gjysmëvjetor ka marrë informacione nga Qendra e Kompetencës në Malishevë lidhur me problemet e krijuara atje dhe lidhur me grevën e nisur. Apelojmë te institucionet përkatëse që të angazhohen e ta zgjidhin problemin e krijuar në këtë Qendër në mënyrë që mësimdhënësit t'i kthehen procesit mësimor dhe nxënësit mos të pësojnë nga shkaku i gjendjes së krijuar.
Prishtinë, 5 janar 2016

Delegacioni i SBASHK-ut u takua me ministrin Bajrami

Prishtinë, 22 dhjetor 2015

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga menaxheri për financa dhe këshilltari për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë pritur sot në MASHT nga ministri dr.prof Arsim Bajrami dhe këshilltari I tij z.Azem Guri. Ministri Bajrami ka bërë një analizë të angazhimeve të MASHT-it dhe është ndalur veçmas te përpjekjet për ngritjen e cilësisë në arsim.
Ai ka përgëzuar SBASHK-un për organizimin e suksesshëm të konferencës "Roli i SBASHK-ut dhe partnerëve në ngritjen e cilësisë në arsim".MASHTII
"MASHT-I e konsideron SBASHK-un partner dhe bashkërisht do të angazhohen edhe në vitin 2016 në shërbim të arsimit" ka deklaruar ministri Bajrami duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin korrekt. Ai ka shtruar idenë që edhe në vitin 2016 të organizohen konferenca për të debatuar jo vetëm për cilësinë por edhe për çështje sindikale. Delegacioni i SBASHK-ut ka lavdëruar angazhimet e ministrit Bajrami dhe kabinetit të tij për shumë çështje. Ata pastaj I kanë dorëzuar ministrit konkluzionet nga konferenca e lartpërmendur , por edhe një raport nga debati dhe qëndrimet e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut që është mbajtur me 19 dhjetor 2015.
SBASHK-u I dorëzoi ministrit Bajrami edhe një shkresë të SUSHK që kishte të bënte me shqetësimet e të punësuarve në administratën e Universitetit.
Delegacioni i SBASHK-ut ka kërkuar nga ministri Bajrami që të vazhdoj me angazhimet në kabinetin qeveritar me qëllim që ligji për të punësuarit në arsimin e Republikës së Kosovës në vitet 90-99 të shkoj sa më shpejt në parlamentin e Kosovës për tu aprovuar.

Vërejtje të shumta ndaj institucioneve qendrore e lokale të shtetit

Prishtinë, 19 dhjetor 2015K

Takimi i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut

KD19Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, por edhe anëtarët e Këshillit Drejtues duke përcjellë opinionet dhe zërin e mësimdhënësve nga gjithë komunat e Kosovës dhe nga Universiteti kanë bërë vërejtje të shumta në adresë të institucioneve qendrore e lokale të shtetit. Ata kanë kujtuar Kabinetin Qeveritar dhe organet e Universitetit se nëse nuk ka veprime konkrete lidhur me këto çështje atëherë do të ketë veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme që në janarin e vitit 2016.

Organi më i lartë i SBASHK-ut, Këshilli Drejtues ka mbajtur takimin përmbyllës për këtë vit. Fillimisht anëtarët e Këshillit Drejtues kanë analizuar raportin financiar janar-nëntor 2015 dhe janë shprehur se është bërë menaxhim i kujdesshëm dhe sipas planifikimit i mjeteve . pas kësaj ata kanë aprovuar buxhetin për vitin 2016.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përgëzuar të gjithë të punësuarit në arsimin e Kosovës për punën e bërë dhe për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë. Ai ka kujtuar pastaj për gjithë aktivitetet dhe arritjet që janë bërë në vitin 2015 duke i dhënë vend meritor edhe sfidave të shumta.KD1999
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, por edhe anëtarët e Këshillit Drejtues duke përcjellë opinionet dhe zërin e mësimdhënësve nga gjithë komunat e Kosovës kanë bërë vërejtje të shumta në adresë të institucioneve qendrore e lokale të shtetit. Ata kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa e kanë kritikuar për mosmiratimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin e Republikës së Kosovës në vitet 90-99, për moszbatimin e Ligjit mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Për mos fillimin e implementimit të Ligjit mbi Sigurimin Shëndetësor, për mos heqjen e defekteve në Ligjin mbi KES-in, për mos planifikimin në Buxhetin e vitit 2016 të mjeteve për implementimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin shqip të Kosovës në vitet 90-99, për mungesë së gatishmërisë së duhur për dialog dhe për çështje tjera. Këshilli Drejtues ka kritikuar edhe organet e Universitetit për zvarritjen e nënshkrimit të Kontratës Kolektive për Universitetin , për mos mbajtjen premtimit lidhur me shkrirjen e stimulimit në pagën bazë dhe për mos llogaritjen e 0.5 % për vitet e shërbimit në pjesën e stimulimit.kdd19 Kryesia e SBASHK-ut dhe Këshilli Drejtues në takimin e tyre kanë kujtuar Kabinetin Qeveritar dhe organe t udhëheqëse të Universitetit se nëse nuk ka veprime konkrete lidhur me këto çështje atëherë do të ketë veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme që në janarin e vitit 2016.
Këshilli Drejtues ka ngritur një varg kritikash edhe ndaj nivelit komunal të pushtetit duke përmendur mos respektimin e Udhëzimit Administrativ të MASHT-it lidhur me Kontratat individuale të punës nga disa DKA, Mos dhënien e tri pagave për të punësuarit në arsim me rastin e pensionit , mos kompensimit të 70 % të biletave të udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë dhe çështje të tjera.

 

SBASHK-u mori pjesë në Kongresin VI të Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë

Takime të shumta me përfaqësues sindikatash nga Ballkani dhe Evropa

12.12.2015
12360239 1007962655927978 3104710712093433705 nSindikata e Arsimit të Maqedonisë ka mbajtur këtë të shtunë Kongresin VI të tyre në të cilin kanë debatuar për çështjet aktuale duke caktuar edhe planin e angazhimeve për 5 vitet e ardhshme. Delegatët e këtij Kongresi kanë rizgjedhur z. Joakim Nedelkov për kryetar të kësaj sindikate në mandatin e ardhshëm 5 vjeçar. Në punimet e këtij Kongresi ka marrë pjesë edhe Ministri i Arsimit të këtij shteti,z. Abdilaqim Ademi dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë maqedonase.
Sindikata e Arsimit të Maqedonisë ( SONK)kishte nisur me aktivitetet para Kongresit , të cilat ua kishin dedikuar mysafirëve nga shtetet e Ballkanit dhe Evropës duke organizuar vizita në Strugë e Ohër në shenjë mikpritjeje.
Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltari për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri , krahas pjesëmarrjes në Kongres , qëndrimin në Strugë e kanë shfrytëzuar edhe për takime të shumta me përfaqësues të sindikatave nga shtetet e Ballkanit dhe Evropës. Me përfaqësues të sindikatës së Arsimit të Maqedonisë është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit për çka janë pajtuar të dy palët. Një takim i veçantë ka qenë ai me delegacionin nga Sindikata sllovene e arsimit, që po kryesohej nga sekretari gjeneral dhe miku i vjetër i SBASHK-ut, z. Branimir Strukelj, i cili është edhe anëtarë në strukturat e larta të udhëheqjes së EI-së për Evropën. Në këtë takim është bashkëbiseduar për gjendjen në arsimin e të dy vendeve, por edhe në përgjithësi në Ballkan, Evropë dhe botë dhe është përsëritur nevoja që duke qenë në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në përgjithësi duhet vazhduar me bashkëpunimin dhe solidaritetin sindikal. 12316627 1007990272591883 633359443437022676 nDelegacioni slloven është interesuar për aktivitetet e SBASHK-ut dhe për angazhimet në të ardhmen duke shprehur edhe një herë gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim miqësor mes të dy sindikatave. Delegacioni i SBASHK-ut ka pasur takim të veçantë edhe me përfaqësues të sindikatave të arsimit të Turqisë dhe me atë të Konfederatës sindikale të këtij shteti. Delegacioni turk ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të vazhdueshëm me SBASHK duke organizuar vizita studimore në të dy shtetet dhe duke parë se në cilat sfera mund të bashkëpunohet më shumë. Edhe përfaqësuesja e Sindikatës së Arsimit të Holandës ( AOB) znj.Clazien Rodenburg ka ripërsëritur se mes AOB-së dhe SBASHK-ut ekziston një miqësi e vërtetë që nga kohët e vështira të arsimit të Kosovës në vitet e 90-ta e kjo miqësi po vazhdon e do të vazhdojë gjithmonë.
Delegacioni i SBASHK-ut ka pasur takime të ndara edhe me përfaqësues të sindikatave të arsimit nga Bullgaria, Mali i Zi dhe veprimtarë sindikalë shqiptarë nga Tetova dhe shumë qytete të tjera.

SBASHK-u i pranishëm kudo flitet për arsimin në Kosovë

09 dhjetor 2015

masht gizDuke dëshmuar se SBASHK-u përveç angazhimeve të vazhdueshme për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre ligjore nga shkeljet eventuale, është angazhuar ndër të parët dhe po vazhdon se angazhuari edhe në ngritjen e e vazhdueshme të cilësisë, sindikata jonë ka organizuar Konferencën ndërkombëtare "SBASHK-u dhe partnerët në ngritjen e cilësisë". Kjo Konferencë ka shënuar arritje të mëdha duke bërë në të njëjtin vend Ministrin Bajrami dhe njohës të arsimit nga Sllovenia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Kjo Konferencë është përmbyllur me rekomandimet dhe përfundimet që janë bazë e mirë për të zhvilluar aktivitete konkrete në të ardhmen.
Krahas kësaj SBASHK-u vazhdon të jetë i pranishëm kudo flitet e vendoset për arsimin në Kosovë. Kështu përfaqësues të SBASHK-ut morën pjesë në takimin njëditor të organizuar nga MASHT me temën kyçe "Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021" duke dhënë kontribut të çmuar në çështjet e ngritura. Po ashtu përfaqësues të SBASHK-ut ishin pjesë edhe e takimit për lansimin e Planit Strategjik për sigurimin e cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë. Në këtë takim Ministri Arsim Bajrami ka theksuar se janë duke u bërë angazhime konkrete në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë duke veçuar se këto përpjekje bëhen në mbështetje të plotë të miqve ndërkombëtar dhe të Qeverisë e cila ka aprovuar Planin Strategjik për ngritjen e cilësisë.
Në pjesën tematike të diskutimeve kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se shteti nuk mjafton ta shpall arsimin prioritet, por duhet të dëshmohet për këtë duke ndarë buxhet më shumë për të krijuar kushte pune e për të bërë të mundur ngritjen e vazhdueshme të cilësisë. Kryetari Jasharaj ka kujtuar institucionet se SBASHK-u vazhdimisht ka ndihmuar në ngritjen e cilësisë me angazhime e shembuj konkret, por do të përcjell rrjedhat me kujdes dhe nuk do të lejojë se angazhimet në këtë sferë të mbesin vetëm peshë mbi mësimdhënësit sepse, si tha ai, nëse mësuesi mbetet vetëm në gjithë këto angazhime, atëherë do ta ketë vështirë dhe arritjet nuk do të jenë ato të dëshiruarat.


Takim miqësor dhe i suksesshëm i SBASHK-ut me përfaqësues të GIZ


"Jam e impresionuar me angazhimin, korrektësinë tuaj, përkushtimin me zemër në shërbim të arsimit dhe me sukseset e Konferencës suaj "SBASHK-u dhe partnerët në ngritjen e cilësisë", është shprehur para delegacionit të SBASHK-ut, përgjegjësja e GIZ-it gjerman, zonja Dagamar në selinë e kësaj organizate që merret me përcjelljen e gjendjes në arsimin e Kosovës dhe kontribuon në ngritjen e cilësisë në arsim. Ajo është shprehur me respekt edhe për angazhimet e përbashkëta GIZ-SBASHK lidhur me takimet me mësimdhënës në komunat e Kosovës dhe me arritjet nga këto takime për promovimin e aktiviteteve në shërbim të ngritjes së cilësisë. Një vlerësim pozitiv për angazhimet e SBASHK-ut dhe bashkëpunimin korrekt e ka bërë në këtë takim edhe zyrtarja e GIZ, znj. Ukimeraj .GIZZ
Edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë lavdëruar punën që ka bërë e po bën GIZ në shërbim të arsimit të Kosovës dhe kanë lavdëruar edhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Ata pastaj kanë prezantuar idetë e SBASHK-ut për vazhdimin e bashkëpunimit me GIZ . Të dy palët janë pajtuar që bashkëpunimi do të vazhdojë dhe janë cekur edhe fushat e mundshme që do të detajizohjen në planet e punës së GIZ dhe SBASHK_ut për vitin 2016.

SBASHK-u vazhdon të lidh marrëveshje me bizneset e në shërbim të anëtarësisë

blerimiiiKryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Gjilanit, Blerim Mehmeti i përkrahur nga veprimtari sindikal Aliriza Osmani dhe kryesia qendrore e SBASHK-ut vazhdojnë me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për zbritje çmimesh të shërbimeve në biznese private për anëtarësinë e SBASHK-ut.
Kështu pas marrëveshjes me Kompaninë "EURO Goma SHPK" për zbritje çmimesh prej 25 % për produktet në këtë Kompani, janë nënshkruar marrëveshje edhe me NTP Auto pjesë "XIMI" të përfaqësuar nga z. Selami Kadriu dhe atë "BELNAS" të përfaqësuar nga Sejdi Qehaja.
Marrëveshja me NTP "Ximi" sjell zbritje çmimesh prej 15 % për gjithë anëtarët e SBASHK-ut për këto shërbime këtu:
1. Servisim i të gjitha llojeve të veturave,
2. Ngjyrosje
3. Goma për të gjitha llojet e veturave, por edhe riparimin e gomave dhe
4. Auto-pjesë të të gjitha llojeve të veturave të reja, të vjetra dhe vajra , antifriz e produktet të tjera.

Marrëveshja me Ndërmarrjen NTP "Belnas" sjell zbritje çmimesh prej 10 % për :
1. Pajisje elektrike,
2. Për ujësjellës,
3. Për kanalizim,
4. Ngjyra,
5. Sanitari dhe
6. Të gjitha pajisjet shtëpiake.blerimmm

Ju kujtojmë se mësimdhënësit sindikalistë dhe anëtarët tjerë të sindikatës sonë me rastin e paraqitjes në këto ndërmarrje për të kërkuar shërbime me zbritje çmimesh sipas marrëveshjeve me ta duhet të identifikohen me kartelën e tyre sindikale dhe me lejen e njoftimit. SBASHK-u falënderon të 117 bizneset dhe institucionet private shëndetësore e rekreative për bashkëpunimin me SBASHK-u dhe për përkrahjen me zbritje çmimesh në shërbim të anëtarësisë sonë.

U mbajt takimi i përbashkët konsultativ MASHT- SBASHK- DKA

Palët janë deklaruar se takimet e tilla janë shumë të nevojshme
forumi1Me iniciativën e SBASHK-ut janë duke vazhduar takimet konsultative mesë përfaqësuesve të SBASHK-ut, MASHT-it dhe DKA-ve. Në takimin e radhës që është mbajtur këtë të enjte temë kyçe e debatit ishte Avancimi dhe ngritja profesionale e mësimdhënësve. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në hapje të këtij takimi ka përshëndetur Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit nga Gjilani, Lipjani Podujeva dhe Mitrovica dhe MADHT-in e pastaj ka treguar se në këtë takim do të bashkëbisedohet lidhur me avancimin e mësimdhënësve , rrjedhën e licencimit dhe përgatitjet për përformancën dhe gradimin.
Përfaqësuesja e MASHT-it, znj. Igballe Cakaj ka deklaruar se janë licencuar deri tani më shumë se 22.000 të punësuar në arsim dhe se po bëhen përgatitje që të fillohet me etapën e dytë të licencimit e që do të jenë licencime të graduara. " janë bërë përgatitjet në aspektin ligjor e administrativ, por duhet siguruar edhe mjete buxhetore dhe kjo pritet të behët nga Qeveria e Kosovës", është shprehur përfaqësuesja e MASHT-it.forumi Ajo pastaj ka dhënë edhe detaje lidhur me gjenerimin e të dhënave për avancimin profesional të mësimdhënësve dhe për çështje e angazhime të tjera që ka bërë e do të bëj MASHT-i në këtë sferë. Drejtorët e DKA-ve pjesëmarrëse në këtë takim kanë marrë pjesë në këtë bashkëbisedë duke marrë shembu konkret nga komunat e tyre e duke shtruar edhe pyetje në të cilat është përgjigjur znj. Cakaj.
Edhe përfaqësuesi i SBASHK-ut Ymer Ymeri ka dhënë kontributin e tij duke shtruar çështje me interes e duke dhënë qëndrimet e SBASHK-ut lidhur me këtë çështje me rëndësi.
Pasi që bashkëbiseda ishte mjaft interesante dhe e frytshme palët janë deklaruar në mbyllje të këtij takimi se është shumë e qëlluar kjo iniciativë e SBASHK-ut dhe se duhet pasur sa më shumë takime të tilla konsultative.

Marrëveshje në shërbim të anëtarësisë së SBASHK-ut me “Era Med” dhe Era Pharm”

Në selinë e SBASHK-ut këtë të martë është nënshkruar një marrëveshje për zbritje çmimesh të shërbimeve të shumta shëndetësore me "Era-Med" & "Era Pharm" nga Malisheva. Kjo ka bërë që numri i marrëveshjeve në shërbim të anëtarësisë me biznese e institucione shëndetësore private të arrijë në 114.era pharm
Për informim të plotë të anëtarësisë po japim detaje nga kjo marrëveshje. Të drejtë në zbritje çmimesh të shërbimeve këtu kanë anëtarët e sindikatës sonë nga e tërë Kosova dhe familjet e tyre. Shërbimet në këtë institucion janë: Mjekësi e përgjithshme, gjinekologji, radiologji, laborator, neurologji, ortopedi, onkologji dhe ORL.
Cilat janë shërbimet me zbritje çmimesh?
1. Vizitat e përgjithshme- zbritje nga 5 euro në 2.5 euro, Vizitë gjinekologjike- zbritje nga 10 në 8 euro, Vizita gjinekologjike dhe ultrazë- nga 20 në 15 euro, Vizita neurologjike- nga 10 në 8 euro, Vizita ortopedike- nga 10 në 8 euro, Vizita ORL- nga 10 në 8 euro. Fizioterapeuti nga 10 në 8 euro, Konsulta radiologjike zbritje 30 %, infermieria zbritje 30 %, laboratori zbritje 5 %.
2. Shërbimet Echografike dhe radiologjike ( Echo abdominale, echo tiroide, echo mame & axirale, echo vazave cervikale, echo e indeve te buta, echo cervikale, përgjigje mamografie, përgjigje grafie, përgjigje CT skaneri – zbritje 30 %.
3. Infermieria ( dhënia e injeksioneve në klinikë i.m., dhënia e infeksioneve në klinikë i.v., Dhënia e ineksioneve në klinikë I.V., vendosja dhe ndërrimi i katerit, pastrimi i plagëve në klinikë dhe heqja e penjve në klinikë- zbritje 20 %.
4. Infermieri në shtëpi : (dhënia e injeksioneve në klinikë i.m, Dhënia e infeksioneve në klinikë I.V, vendosja dhe ndërrimi i katerit, pastrimi i plagëve në klinikë dhe heqja e penjve në klinikë- zbritje 20 %.
5. Laboratori ( hematologjik, biokimik, Urina, papa testi) – zbritje 5 % dhe
6. Pharmaceutika- të gjitha ilaçet zbritje 5 %.

Aktivitete të shumta të SBASHK-ut bashkë me AOB-në e Holandës

Internacionalja Botërore e Arsimit vazhdon ta përkrah SBASHK-un

AOBBBIDuke u përgjigjur ftesës së AOB-së, Sindikatës së Mësimdhënsve të Holandës, për pjesëmarrje në Kogresin e punës enë aktivitete e trajnime të shumta sindikale , krahas shumë shteteve , në Utrich të Holandës po qendron edhe delegacioni i SBASHK-ut i udhëhequr nga kryetari Rrahman Jasharaj.
Miku i madh i SBASHK-ut dhe kryetari i deritashëm i AOB-së, Valter Dresher ka pritur delegacionet nga SHBA, Danimarka, Rusia, Shqipëria, Gjermania duke i bërë një respekt të veçantë delegacionit të Kosovës sepse me SBASHK-un atë e lidh një miqësi që nga kohët e vështira të okupimit të Kosovës kur SBASHK-u ishte kthyer në një digë për mbrojtjen e arsimit dhe kulturës nga furtuant e kohës dhe nga sulmet e pushtuesit. Pas kësaj z. Valter ka treguar se ceremonia festive e Kongresit nuk do të mbahet ngase është ndarë nga jeta njëri nga veprimtarët më të mëdhenj të sindikalizmit të Holandë Andre Stenhart.
" Ne nuk do ta mbajmë ceremoninë solemnte, por do të vazhdojmë me gjithë aktivitetet tjera sepse kjo do të sihte edhe dëshira e të ndjerit Andre", është shprehur z. Valter.aoob
Delegacionin e Kosovës e ka pritur edhe sekretari gjeneral i Internacionales Botërore të Edukimit, Fred van Liven, i cili ka përgëzuar sindikatën e arsimit nga Kosova për angazhimet dhe arritjet duke përsëritur se EI edh në të ardhmen do ta përkrah SBASHK-un në përpjekjet për shtimn e shërbimeve për anëtarësinë dhe në angazhimet për realizimin e kërkesave legjitime. " Jeni duke u angazhuar sinqerisht dhe ne ju përgëzojmë duke Ju përseritur edhe këtu në Holandë se do ta keni mbështetjen tonë ju dhe gjithë sindikatat anëtare të Internacionales Botërore të Arsimit në misonin për shtimin e cilësisë n ëarsim dhe në përmbushtjen e kërkesave legjitime të anëtarësisë", i ka deklaruar delegacionit të SBASHK-ut, sekretari gjeneral i EI-së, z. Fred van Liven.aobbb
Në kuadër të angazhiemve të ditës së parë delegacioent mysafirë janë gjendur në Institutin për Trajnime të Mësimdhënsve dhe në forma bashkëbisede kanë punuar në grupe duke marrë e duke përcjellë përvoja nga vendet e tyre. Po ashtu ata kanë viztuar Liceun "Caland" dhe nga afër kanë parë se si zhvillohet këtu procesi mësimor. Deleggacioent mysafirë përveç me mësimdhënës kanë bashkëbiseduar edhe me nxënës , të cilët po demonstronin në prktik dijet e fituara teorike.
Në kudër të aktivieteteve të ngjeshura është zhvilluar edhe një bashkëbisedë dhe përfaqësues të shteteve pjesëmarërse knë treguar për angazhimet dhe sfidat në veprimtarit sindikale në shtetet e tyre duke cekur se duhet shtuar solidaritetin dhe mbështetjet për gjithë sindikatatq ë angazhohen ën ralizimin e misionit të tyre për mbrojtjen e të drejtave të anëtarësisë.

SBASHK-u vizitoi kolegët në komunën e Shtërpcës

Sot gjatë ditës nënkryetari i SBASHK-ut z.Rexhep Sadiku vizitoi mësimdhënësit në komunën e Shtërpcës, ku bashkëbiseduan për shumë çështje sa i përket arsimit.
Fillimisht nënkryetari Sadiku u takua me drejtorë shkollash në këtë komunë, të cilët shprehën përkrahje për punën e SBASHK-ut. Takimi u zhvillua me katër shkolla të kësaj komune.
Nënkryetari Sadiku ka zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke kujtuar angazhimet e SBASHK-ut dhe përpjekjet e vazhdueshme për arritjen e realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Ai ka folur edhe për arritjet e SBASHK-ut sa i përket implementimit të plotë të Kontratës Kolektive, shërbimet që SBASHK-u ofron për anëtarësinë dhe për përpjekjet në ngritjen e cilësisë në arsim. Po ashtu në kuadër të bashkëbisedës Sadiku ka dhënë përgjigje lidhur me Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti ngase edhe në këtë komunë ka shumë raste kur mësimdhënësit nga prilli e këndej me rastin e pensionimit nuk po gëzojnë pensionin e punës në vlerë prej 140 euro, por atë të pleqërisë në shumën prej 75 eurosh.rexha
Gjatë këtij takimi është shfaqur interesimi edhe i atyre mësimdhënësve të cilët nuk kanë qenë pjesë e SBASHK-ut, të plotësojnë formularë për anëtarësim në SBASHK.
Në vazhdimin e këtij takimi pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje për shumë çështje dhe pastaj kanë marrë informacione konkrete nga nënkryetari Sadiku. Ata kanë treguar për problemet që janë në arsimin e kësaj komune dhe kanë kërkuar ndihmën e SBASHK-ut për zgjidhjen e tyre si dhe kanë kërkuar që të vazhdohet me angazhimet lidhur me vitet 90-99 në mënyrë që mësimdhënësit të gëzojnë pensionin e punës në vlerën e plotë të saj.

SBASHK-u vazhdon të forcojë kapacitetet për dialogun social

shqiNë kuadër të realizimit me sukses të Projektit të përbashkët SBASHK-KEC për fuqizimin e rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore, janë duke vazhduar trajnimet me mësimdhënës nga komunat e Kosovës për të ngritur kapacitetet njerëzore për dialogun social. SBASHK-u krahas angazhimeve të shumta në shërbim të anëtarësisë kujdes të veçantë i ka dhënë edhe aktiviteteve të tilla, që mundësojnë komunikimin me anëtarësinë dhe përgatitjen e veprimtarëve sindikalë dhe mësimdhënësve që ata të jenë pjesë aktive e angazhimeve në SBASHK. Në trajnimin e radhës që ka nisur këtë të enjte dhe do të vazhdojë edhe të hënën janë përfshirë mësimdhënës nga Peja dhe Lipjani.shqipp
Duke hapur punimet e trajnimit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për angazhimet e shumta në SBASHK në shërbim të anëtarësisë dhe ka lëvduar edhe bashkëpunimin e mirë me KEC duke u ndalur në arritjet nga projekti i përbashkët. shqipppAi pastaj ka treguar se në trajnimet e vazhdueshme janë shënuar arritje të mira për dialogun social dhe është shprehur i sigurt se edhe mësimdhënësit nga Peja dhe Lipjani do të dëshmohen me përkushtimin do ta realizojnë në tërësi detyrën e tyre dhe do të jenë të përgatitur që njohuritë e fituara në këtë me ndihmën e trajnerëve të licencuar Vjollca Shala, Ymer Ymeri, Safet Beqiri dhe Rrahman Jasharaj t'i ndajnë me kolegët e tyre nëpër shkollat e komunave nga vijnë.
"Funksionet dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu në kontekstin nacional", Dialogu social në Evropë" dhe çështje tjera me rëndësi do të shtjellohen nga trajnerët në këtë seminar. Po ashtu pjesëmarrësit në formë të bashkëbisedës e duke punuar detyra konkrete në grupe do të dëshmojnë njohuritë e arritura në këtë trajnim dhe nëse ato arritje janë të mjaftueshme pjesëmarrësit do të marrin certifikata ngase ky trajnim i SBASHK-ut është i licencuar nga MASHT-i.

Ma artikuj...

  1. Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarëve të SBASHK-ut
  2. SBASHK-u ka mbajtur konferencë për mediet
  3. Seminar i suksesshëm me udhëheqës sindikal nga Gjilani, Vitia e Kamenica
  4. Një marrëveshje me rëndësi për anëtarësinë e SBASHK-ut me “FEHA DENT”
  5. SBASHK-u zhvilloi bashkëbisedë edhe me mësimdhënës në Fushë Kosovë
  6. Kujtojmë DKA-të se nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës
  7. Ka vazhduar agjenda e takimeve të SBASHK-ut me anëtarësinë
  8. Përkrahje për angazhimet e SBASHK-ut në Kaçanik , Hanin e Elezit e Podujevë
  9. Takime të suksesshme me anëtarësinë e SBASHK-ut në Prizren e Rahovec
  10. SBASHK-u debaton për çështje të UP-së në MASHT
  11. Janë mbajtur takime me mësimdhënës në Gjilan, Viti, Klinë e Istog
  12. Mësimdhënësit e Kamenicës përkrahin SBASHK-un
  13. SBASHK-u bashkëbisedoi me mësimdhënësit e Deçanit
  14. Të punësuarit në UP mbështesin angazhimet e SBASHK-ut
  15. Edhe Mitrovica e Skenderaj përkrahin angazhimet e SBASHK-ut
  16. Edhe në Obiliq u mbajt takimi me punonjës të Arsimit
  17. Bashkëpunim shumë i frytshëm mes SBASHK-ut dhe KEC-it
  18. U mbajt takim me mësimdhënës të Gjakovës
  19. Edhe në Lipjan takim i suksesshëm me anëtarët e SBASHK-ut
  20. Vazhdohet me takimet me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës
  21. SBASHK-u vazhdon të përgatitet për t’u përballur suksesshëm me sfidat
  22. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  23. MASHT-i, SBASHK-u dhe DKA-të kanë mbajtur forumin konsultativ të radhës
  24. Mësimdhënësit e Ferizajt inkurajojnë SBASHK-un të vazhdoj me shërbime të reja dhe me angazhimin për ngritjen e cilësisë në arsim
  25. SBASHK nis ciklin e ri të takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës
  26. Do të bashkëpunohet ngushtë në përmirësimin e kushteve për punonjësit e kulturës
  27. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin Bajrami
  28. SBASHK-u organizoi Konferencë për mediet
  29. Angazhime për realizimin e detyrave nga Plani strategjik
  30. Me unitet e solidaritet ndaj sfidave me të cilat përballet arsimi kudo në botë
  31. SBASHK-u në mënyrë të denjë përfaqëson arsimin e Kosovës në Otavë të Kanadasë
  32. Lëvizja e numrit të nxënësve në komunat e Kosovës
  33. DKA-të të mos sillen sikur nuk kanë asnjë obligim ndaj Kontratës Kolektive
  34. MPMS-ja i thotë SBASHK-ut se duhet pritur ende deri te pensionet e punës
  35. FILLIM I MBARË I SEMINARIT PËR AVOKIMIN DHE HARTIMIN E POLITIKAVE
  36. Një takim i suksesshëm me sindikalistët e arsimit në Podujevë
  37. Regjistri i anëtarëve të SBASHK-ut për pushim në bregdetin shqiptar - qershor 2015
  38. U përmbyll me sukses trajnimi për udhëheqjen efektive të dialogut social
  39. Fillim i suksesshëm i trajnimit për dialogun social
  40. SBASHK-u u takua me mësimdhënës të Suharekës
  41. Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit viziton SBASHK-un
  42. SBASHK-u vazhdon me angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  43. Mësimdhënësit e Gjakovës dhe Rahovecit përkrahin angazhimet e SBASHK-ut
  44. SBASHK-u u takua edhe me mësimdhënësit e Malishevës
  45. SBASHK-u u takua me sindikalistët e Deçanit, Junikut e Pejës
  46. Numri i pushuesëve sipas komunave që do të pushojnë në bregdetin shqiptar në qershor 2015
  47. Takime të suksesshme në Klinë dhe Istog
  48. Takim me anëtarësinë në Kastriot ( Obiliq)
  49. Ndërpritet përkohësisht greva në shkollën “Isa Boletini” në Boletin
  50. SBASHK-u përkrahë kërkesat e mësimdhënësve në veri të Kosovës

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook