Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Janë kryer parapërgatitjet për organizimin e pushimeve për 420 anëtarë të SBASHK-ut

Prishtinë, 06.06.2016

SBASHK-u publikon listën definitive të pushuesve nga të gjitha komunat e Kosovës

logo
Duke vazhduar me traditën e mirë SBASHK-u ka nisur me kohë përgatitjet për dërgimin e anëtarëve të vet për pushime në bregdetin shqiptar. Për të shkuar gjërat në mënyrë të koordinuar Këshilli Drejtues dhe Kryesia kanë autorizuar z. Ymer Ymeri që të jetë kryetar i Komisionit për përgatitjen dhe i atij për mirëvajtjen e pushimeve. Kryetarët e niveleve komunale dhe ai i SUSHK-ut, pas konsultimeve që kanë bërë me kryesitë e tyre dhe me kryetarët e shoqatave të shkollave që e kanë radhën për të emëruar pushues për në bregdetin shqiptar, kanë dërguar listat të atyre që do të jenë për pushimet e këtij viti e që fillojnë më 20 qershor.


Këshilli Drejtues , Kryesia dhe kryetari i SBASHK-ut kanë analizuar listat janë pajtuar dhe kanë sjellë vendim që :
1. Lista që po publikohet është definitive dhe nuk mund të ndryshojë,
2. Nëse ndonjë individ i emëruar nga cila do shkollë nuk mund të shkojë në pushime ai nuk mund të zëvendësohet me një tjetër,
3. Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë së SBASHK-ut nuk mund të jenë pjesë e listës së pushuesve, pra ata nuk do të shkojnë në këto pushime,
4. Kryetari i Komisionit është duke përzgjedhur anëtarët e komisionit nga të 7 regjionet ,
5. Anëtarët e Komisionit do të zhvillojnë takim përgatitor dhe do të marrin detyrat konkrete në mënyrë që pushimi të shkojë mbarë ,
6. Për orën e saktë të nisjes për secilën komunë kryetarët e niveleve komunale dhe ai i SUSHK-ut do të njoftohen me kohë.
7. Mësimdhënës të nderuar, anëtarë të SBASHK-ut , pasi ta keni lexuar me kujdes këtë shkrim dhe të shikoni listën e pushuesve jeni të lirë të dërgoni ndonjë vërejtje eventuale të argumentuar për ndonjë lëshim që ka mundur të ndodh në shkollën apo komunë tuaj lidhur me përcaktimin e pushuesve. Na shkruani në adresat tona elektronike: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 
Listën definitive të pushuesve e keni në vazhdim të këtij shkrimi.

 

Komuna Emri dhe Mbiemri Shkolla Gjinia
Shtime Xhavit Qorrolli Emin Duraku M
2 Nijazi Isufi L.Poradeci M
3 Avdullah Krasniqi  Abdullah Shabai M
4 Ali Rexhepi Skenderbeu M
5 Brahim Brahimi  Idriz Ajeti  M
6 Haqif Qarri Naim Frashëri  M
Kaçanik Hilmi Hoxha Emin Duraku M
2 Hatixhe Tirolli Emin Duraku F
3 Tahire Sopa Emin Duraku F
4 Fatushe Neziri Emin Duraku F
5 Rexhep Palloshi Isuf Gervalla M
6 Adem Kuqi Idriz Seferi M
7 Fadil Dogani .Profesionale M
8 Ramiz Topalli Kadri Zeka M
9 Zekirja Çaka  Seknderbeu M
H.Elezit Ahmet Kalisi  Ilaz Thaçi M
  Refik Curri  Ilaz Thaçi M
Ferizaj Nezir Shalaj  Hajriz Muhadini M
2 Hasan  Sahiti Pavarësia  M
3 Abyl  Sadriu Dy Dëshmoret  M
4 Halit  Grainca Halit Ibishi  M
5 Sahit  Sadiku K,Kristoforidhi M
6 Arzie  Zeqiri Afrim Abazi  F
7 Rrahman Mjaku  Dituria  M
8 Fadil  Rexha Mic Sokoli M
9 Gazmend  Aliu Pesë Dëshmorët M
10 Gafur  Hyseni Muharrem Shemsedini  M
11 Heset  Sadiku Liman Reka  M
12 Zekir  Burrniku Dardania  M
13 Hava Mani Enver Topalli F
14 Xhemajl Ukëzmajli Skenderbeu M
15 Fitnete Topalli Rizah Matoshi F
16 Xhemajl Selimi Imri Halili M
17 Imri Limani Ramadan Rexhepi M
18 Mustaf Rexhepi Dëshmoret e Lirisë M
19 Linda Orana Gjon Serreqi F
20 Mevlyde Ejupi Gjon Serreqi F
21 Adem Hajrullahi Shaban Hashani M
22 Ismet Spahiu Kuvendi I Arberit M
23 Nafije Beqa Zenel Hajdini F
24 Myrvete Ejupi Zenel Hajdini F
25 Ekrem Hebibi Faik Konica M
26 Agim Sallahu 4 Prillli M
27 Nafije Rexhepi Vezir Jashari F
28 Shpresa Hetemi Tefik Canga F
29 Shemsije Gashi Ganimete Terbeshi F
30 Bahrije Berisha Astrit Bytyqi F
31 Bajram Miftari Tërrn M
Shtërpcë Qerim Halili Osman Mani  M
  Tefik Islami K.Manastirit M
  Ekrem Ademi Razim Cokli M
Udheheqese Zejnije Dogani Emin Duraku F
Lipjan Nexhat Ibrahimi Vellezerit Frasheri, Lipjan M
2 Rrustem Ademi Ismajl Luma M
3 Asllan Zymberi Ulpiana M
4 Xhelil Ismaili Emin Duraku M
5 Ibrahim Tasholli Zenel Hajdini M
6 Mufail Zeka Adem Gllavica M
7 Mato Gashi Stefan Gjeqovi M
8 Imer Zeqiri Dy deshmoret M
9 Rizah Kadriolli Ibrahim Banushi M
10 Hysni Zeneli Haradin Bajrami M
11 Rrahim Gashi Hasan Zuko Kamberi M
12 Feriz Zeqiri Migjeni M
13 Halim Cani Vezir Kolshi M
14 Xhemail Dragaqina Neze Bujani M
15 Xhymshit Xhymshiti Skenderbeu M
Prishtinë Lulzim Gashi Mitrush Kuteli M
2 Abdurrahman Ademi  Hilmi Rakovica  M
3 Kimete Beqiraj Maxhuni  Dardania F
4 Zahir Berisha  Shkolla e Gjelbert  M
5 Faton Shasivari  Ali Kelmendi  M
6 Nuhi Haziri  Asim Vokshi  M
7 Ismet Fazliu  Emin Duraku  M
8 Jusuf Jusufi Shkendija  M
9 Sadete Alaj  Faik Konica  F
10 Naser Osmani  Nexhmi Mustafa  M
11 Adem Latifi  Iliria M
12 Myvedete Maloku  Pjeter Bogdani  F
13 Sahadete Gashi  Zenel Hajdini  F
14 Shpresa Dushi  Shkolla speciale-Perparimi  F
15 Esma Hashani  Shkolla speciale-Perparimi   F
16 Sahit Zeqiri  A.Z.Çajupi  M
17 Ejup Hyseni  Azemi e Salihu  M
18 Fadil Bekteshi IP Yllkat  M
19 Gjyle Ibra  IP Dielli  F
20 Fahrije Sfarça  IP Dardania  F
21 Bahrie Zuka  IP Gëzimi   F
22 Samile Tafarshiku  Naim Frashëri F
Obiliq Naser Dragusha Ibrahim Rugova M
2 Ramadan Gashi Ibrahim Rugova M
3 Ibush Krasniqi Naim Frasheri M
4 Miftar Miftari Hasan Prishtina M
5 Imer Dërmaku 17 Shkurti M
6 Fatime Hashani Rrita jone F
F.Kosova     Rushit Zeqiri Selman Riza M
2 Jakup Jakupi Hivzi Sylejmani M
3 Bahri Islami Mihal Grameno M
Muzeu Izri Gashi Muzeu M
Udheheqes Abdullah Krasniqi Ibrahim Krasniqi M
Podujeve  Ibrahim Selmani Dituria M
2  Baki Sadiku Lasgush Poradeci M
3 Brahim Pllana 1015069879 M
4  Arsim Hoti Nuhi Gashi M
5  Ilaz Ajeti Sheqë Mirovci M
6  Sami Thaçi Jetullah Gashi M
7  Afrim Kika Zenel Hajdini M
8  Fetah Haziri Pavarsia M
9  Xhavit Havolli Aleksandër Xhuvani M
10  Fahri Myfatri Drita M
11 Bedri Azemi Sami Frashëri M
12 Ruzhdi Halimi Esad Mekuli M
13 Agim Hamza Dëshmorët e Kombit M
Universiteti Zelfije Avdyli Administrata e Universitetit F
2 Agron Ademi  Rektorati M
3 Cal Sheqiri Fakulteti i Bujqësisë M
4 Bekim Selimi  Fakulteti i Bujqësisë M
5 Enver Sylejamni  F.Edukimit M
6 Remzije Gjonbalaj  FSHMN F
7 Fatmire Rexhepi FSHMN F
8 Hanife Gashi  F. i N.dhe Arkitekturë F
9 Ibish Rrahmani  FSHMN M
10 Safet Thaqi Rektorati M
Bibloteka Servete Buzolli Biblioteka Kombëtare F
Gllogovc    Osman Elshani Ali Gashi M
2 Aziz Bashota Gjeladin Gashi Plaku M
3 Xhevat Musliu Gjeladin Gashi Plaku M
4 Xhevrije Kastrati Gj.K.Skenderbeu F
5 Shehide Salihu Gj.K.Skenderbeu F
6 Ajete Ademi Q.E.A.P.Ardhmeria F
7 Sheremet Prokshi Naim Frasheri M
8 Ali Nishori Abedin Bujupi M
9 Valbone Tahiraj Rasim Kiqina F
10 Isak Zariqi Migjeni M
11 Shefqet Hajdari Rilindja M
12 Salih Muliqi Rasim Kiqina M
13 Fatime Berisha  Fehmi Lladrovci F
14 Naxhije Hoxha Fehmi Lladrovci F
15 Sejdi Hoti Shaban Polluzha M
Qendra e Studentve           Hanumshah Koprani Qendra e Studentëve F
2 Sabrije Cakolli Qendra e Studentëve F
3 Hira Beka  Qendra e Studentëve F
4 Agim Zeka Qendra e Studentëve M
Udhëheqës  Sokol Fejzullahu Rasim Kiçina M
Vushtrri Hamit Makiqi Eqrem Çabej M
2 Arben Uka Abdyl Frashëri M
3 Nazmi Salihu SHMU- Mihaliq M
4 Ismet Mehmeti Azem Bejta M
5 Izet Ferizi Emin Duraku M
6 Ejup Krasniqi Lutfi Musiq M
7 Fatmir Haxha SHM-U2 M
8 Lumnije Fejza Mustafë Venhari F
9 Melihate Gashi Bahri Haxha F
10 Nezir Berisha SHMU-Bukoshë M
11 Enver Bunjaku Ali Kelmendi M
12 Sanija Spahiu Naim Frashëri  F
13 Kumrije Hajra Gj. K.-Skenderbeu F
14 Hamdi Kasumi Nazmi Zhegrova M
15 Ymrije Beqiri Çerdhja Foleja F
16 Gjyzide Xhushinca SH-M-U1 F
17 Ismet Braha Andon .Z,Çajupi M
18 Murat  Rrustolli Bajram Curri M
Mitrovicë Fahrije Topalli F.Bardhi F
2 Hasan Veliu F.Bardhi M
3 Qazim Nuredini Skenderbeu M
4 Haxhi Salihu Jusuf Rexha M
5 Pakize Krasniqi Eqrem Qabej F
6 Neriman Ibishi Abdullah Shabani F
7 Ismet Fejza Bislim Imeri M
8 Hafize Kabashi Bedri Gjinaj F
9 Aferdita Sahatçiu Xheladin Deda F
10 Hidajete Saliji Musa Hoti F
11 Tush Istrefi Mehe Uka M
12 Xhemail Syla Shemsi Ahmeti M
13 Emine Syla Arkitekt Sinani F
14 Hysen Hasani Arkitekt Sinani M
15 Xhezide Behrami Aziz Sylejmani F
16 Gani Peci Fazli Grajqevci M
17 Ferat Berani Hasan Prishtina M
18 Sevdije Musliu A.Z.Çajupi F
19 Zyrafete Kadriu Migjeni F
20 Nerxhivane Qollaku Migjeni F
Leposaviq Fadil Muharremi Kadri Bistrica M
Zveqan Muhamet Ibrahimi  Isa Boletini  M
Skenderaj Xhemajl Miftaraj  Shote Galica M
2 Haradin Dervishi Shote Galica M
3 Nagip Bajra Shote Galica M
4 Abit Mehaj Azem Bejta M
5 Sadik Halimi Azem Bejta M
6 Ragip Nura Deshmoret e Qyqavices M
7 Sadushe Rama Deshmoret e Qyqavices F
8 Abedin Tahiri Skender Skenderi M
9 Fatmire Tahiri  Skender Skenderi F
10 Nezir Zabeli Malush Ahmeti M
11 Shyqri Malaj Malush Ahmeti M
12 Isuf Ahmeti Fehmi Rama M
13 Shefshet Hetemi Pavarsia M
Udhëheqës Sanije Voca A.Z.Çajupi F
Istog Sherife Mavraj Trepca F
2 Rame Aliaj Tre Deshmoret e gjuhes shqipe M
3 Drite Sadikaj Bajram Curri F
4 Fatmushe Manaj Bajram Curri F
5 Sanie Shatri Bajram Curri F
6 Kadri Shoshi Ismail Qemali M
7 Jsuf Mavraj Gjim.Haxhi Zeka M
8 Maxhun Osmanaj  Avni Rrustemi M
Pejë Rukmane Veseli  7 Shtatori F
2 Agime Lajqi Asdreni F
3 Zyrafete Shala Asdreni F
4 Muzafere Alijaj Xhemajl Kada F
5 Nurije Tahiri Xhemail Kada F
6 Emine Haxhiu Sami Frashëri F
7 Nushe Ibërdemaj Ali Kelmendi F
8 Muhamedije Hajdaraj Skënderbeu F
9 Arjana Sylejmani Pjeter Budi F
10 Vjollca Demalijaj Lidhja e Prizerenit F
11 Xhelal Gjakova V. P. Shkodrani M
12 Mustafë Shala 2 Korriku M
13 Sadik Peli Lidhja e Pejes M
14 Xhevat Gashi Skënder Çeku M
15 Imer Veselaj Haxhi Zeka M
16 Muhamet Shala 2 Korriku M
17 Shefqet Mulaj Mehmet Shoshi  M
18 Sahit Gjocaj Fan Noli M
19 Zekë Ukaj Dëshmorët e Kombit M
20 Zija Radoniqi Odhise Paskali M
21 Zekë Mulaj Ali Hadri M
22 Isa Hysenaj Ali Hadri M
23 Metë Shala Sh.e Muzikës M
24 Afrim Zhara Ramiz Sadiku M
25 Zekë Kelmendi Dardania M
26 Muzli Murtezaj 8 Marsi M
Junik Ibrahim Krasniqi Edmond Hoxha M
Deçan Avni Selmonaj Deshmoret e baballoqit M
2 Musa Kasumaj Drita - Gramaqel M
3 Lul Musaj .UFaik Konica - Ratishë M
4 Shprese Vishaj Q.E.Ardhmeria - Beleg F
5 Halit Sutaj Kuvendi I verrave te llukes M
6 Dervish Hasanramaj Bajram Curri - Strellc M
7 Faze Haskaj Avni Rrustemi F
8 Drita Haxhosaj Heronjtë e Dukagjinit F
9 Mejreme Krasniqi Jusuf Gervalla- Prapaqan F
10 Xheladin Tetaj Hasan Prishtina - Maznikë M
Klinë Sadik Mehmetaj Luigj Gurakuqi -Klinë M
2 Ramadan Berisha Emin Duraku-Sferkë M
3 Gjemë Krasniqi Azem Bejta - Grabanicë M
4 Selman Elezaj Avni Zhabota - Shtupel M
5 Zef Buzhala Deshmoret e Kombit -Qabiq M
6 Sejdi Desku Ymer Berisha-Siqevë M
7 Rexhep Gashi Zgjimi - Gremnik M
8 Rexhep Veseli Fehmi Agani- Klinë M
9 Fadil Gashi Fehmi Agani- Klinë M
10 Marqe Selmani Atë Shtjefën Gjeqovi - Zllakuqan F
11 Roze Kabashi Ismet Raci F
Udhëheqës: Avdullah Bujupi Xhemail Kada M
Rahovec  Nesrete Gola Hamëz Thaçi F
2 Hakide Haxhidauti  7 Shtatori  F
3 Besim Bajraktari  Rilindja M
4 Behar Vuçiterna Bekim Sylka M
5 Halit Cena Isa Boletini M
6 Naim Gashi  Sapniq M
7 Musli Veseli Bajram Curri M
8 Salih Mazreku  Ardhmeria  M
9 Gani Bytyqi L.e Prizrenit  M
10 Bejtullah Kryeziu Haki Stermilli M
11 Bedri Morina 3 Deshmoret  M
12 Kadri Dellova Ukshin Hoti  M
13 Ibrahim Bytyqi Selajdin Muallaabazi  M
Malisheve Arife Gashi Parashkolloret dhe qerdhe F
2 Sahadet Gashi Kajtaz Ramadani F
3 Gani Bytyqi 28 Nëntori M
4 Sahit Kastrati Qendra e kompetences M
5 Bajram Morina 18 Prilli M
6 Tafil Krasniqi Imer Krasniqi M
7 Isuf Ulluri Ruzhdi Xhyliqi M
8 Rrahim Paqarizi Migjeni M
9 Milazim Hoxha Ismajl Qemajli M
10 Sabit Krasniqi Hamdi Berisha M
11 Adem Kastrati Fehmi Agani M
12 Rifat Halilaj Petro Nino Luarasi M
13 Zeqir Gashi Kajtaz Ramadani M
Gjakovë Xhylsyme  Sada  S. Vokshi  F
2 Gastër Pjetraj Rilindja M
3 Nikollë Tunaj E.Gjoni M
4 Baki Kryeziu Z.L.Marku M
5 Musë Gjini A.Qeta M
6 Bardhyl Bardhi H.Dushi M
7 Sali Mrasori A.Hasi M
8 Kapllan Rexhepi F.Binishi M
9 Asllan Asllani Dy.Dëshmort M
10 Shaban Jaha G.Tërbeshi M
11 Hysen Tahiraj F.Noli M
12 Resmije Mejzini Ardhmërija F
13 Violeta Bardhi M.Këpuska F
14 Adem Sufaj D.Ahmeti M
15 Rexhep Pnishi P.Bogdani M
16 Burbuqe Morina Z.Rexha F
17 Drita Resyli Z.Rexha F
18 Sali Kokalla A.Hasi M
19 Jadranka Emra G.Terbeshi F
20 Mane Mataj G.Terbeshi F
21 Aslije Dibrani U. Miftari F
22 Magbule Bokshi Ahmet Rrustemi F
23 Hamdi Hoti Haxhi Hoti M
24 Sylë Tahiraj U.Miftari M
25 Gazment Lyta E.Duraku M
Udhëheqës: Arta Lama Hamez Thaqi F
Prizren  Zymryte  Vila     Lek Dukagjini F
2 Ferik Imeti Lek Dukagjini M
3 Gjylserene  Gjergjizi Motrat Qiriazi F
4 Lumnije Janqishte Fadil Hisari F
5 Nazire Gushlla Mati Logoreci F
6 Fiqerije Kelmendi Ibrahim Fehmiu F
7 Shaha Bytyqi Haziz Tola F
8 Mejdi Tarjani Dy Deshmoret               M
9 Remzie Kryeziu Bajram Curri F
10 Binak Shoshani Nazim Buduri M
11 Flurim Gashi D.e Vrrinit M
12 Imane Grbani Haziz Tola F
13 Qamil Ukaj D.e Kabashit M
14 Daut Kabashi Besim  Ndreca M
15 Asim Elezi Ekrem Rexha M
16 Selim Baldedaj Pjeter Budi M
17 Sejfulla Qesko Mati Logoreci M
18 Bashkim Braha    Zenun  Qoqaj M
19 Mirsad Smaili Mushnikova M
20 Tefik Qale Naim  Frasheri M
21 Dashurie Tredhaku Luigj  Gurakuqi F
22 Fatime Gashi Ekrem   Rexha F
23 Leke Selitaj Zef L.Marku M
24 Nurishahe Loshi Nazim Kokollari F
25 Omer Shaqiroviq Pllanjan M
26 Skender Morina Deshoret e Hasit M
27 Ismet Hoxhaj Atmagja M
28 Nahit Thaqi Gjon  Buzuku M
29 Emin Pula Ymer Prizreni M
30 Florie Derguti 11.Marsi F
31 Diana Rogova Lef Nosi F
32 Mazllum Karamani Nena Tereze M
Udhëheqës Esengul Dinovci Nazim Kokollari F
Suharekë Fehmi Zekolli Ramë Bllaca M
2 Hatixhe Bujari  Sadri Duhla  F
3 Halim Kadriaj  Naum Veqilharxhi M
4 Sheqerije Zyrapi Kongresi I Manastirit  F
5 Zenel Gashi  V.P.Shkodrani M
6 Hamide Ramaj Shkëndija F
7 Hanife Rexhepaj  Migjeni  F
8 Beadin Salihu Edit'h Durham  M
9 Naim Spahiu Flamuri i Arbrit  M
10 Nasuf Krasniqi  D.Grejkocit  M
11 Hajrullah Shahinaj  D.Tivarit  M
12 Avni Tafolli Adminstrata  M
13 Vesel Kryeziu Skender Luarasi  M
14 Danush Gashi Jeta e re M
15 Mehmet Bytyqi  Avdyl Ramaj  M
16 Sala Bytyqi Bajram Curri  F
Dragash Nuredin Veseli 28 Nentori M
2 Xhafer Qafleshi Sezai Suroi M
3 Bislim Kuteli Ulina M
Mamusha Indire Haliti   ANADOLU  F
Gjilan Adem Mehmeti Esat Berisha M
2 Rahim Ramadani Raxhep Elmazi M
3 Fitnete Bllaca Lagjja 8 F
4 Sabri Beqiri Mehmet Isai M
5 Qamil Jerliu Mehmet Isai M
6 Makfire Qerimi Qerdhja Ardhmëria 2 F
7 Bekim Beqiri  Mehmet Isai  M
8 Mejreme Berisha Musa Zajmi F
9 Igballe Salihu Thimi Mitko F
10 NazlijeRama Thimi Mitko F
11 Shefqet Ajeti .UAbaz Ajeti M
12 Hazir Krasniqi Zabeli M
13 Sheribane Mehmeti Skenderbeu F
14 Mehmet Mehmeti Abdullah Tahiri M
15 Shemsije Kadriu Bajram Curri F
16 Avdyl Vranovci Dëshmorët e Kombit M
17 Fejzullah Jahiri Afërdita M
18 Zejnulla Rexhepi Zenel Hajdini M
19 Avni Bllaca .LMarin Barleti M
20 Nazmije Hasani .UArbëria F
21 Fatmire Mahmuti Integj F
22 Sahit Berisha Lagjja 2 M
23 Aziz Ilazi Vatra  Diturisë M
24 Hysnije Gjinolli Lirija F
Udhëheqës Feriha Hyseni Nazim Hikmet F
Novobërdë Emrush Syla Asdreni M
Viti  Nuhi Gashi  Ndre Mjeda M
2 Shaqir Pira  Halil Alidema M
3 Isuf Sadiku Kenan Halimi  M
4 Sami Peposhi Deshmoret e Vitise  M
5 Halim Ismajli Bafti Haxhiu M
6 Mejreme Agushi  Deshmoret e 5 Prillit  F
7 Bukurije Sadiku Kenan Halimi  F
8 Sylejman Azemi  Deshmoret e Lubizhdes  M
9 Shaban Beqiri  28 Nentori  M
10 Ramadan Halili Njazi Rexhepi M
11 Maxhide Fazliu Kuvendi I Lezhes  F
12 Alush Sokoli  Jonuz Zejnullahu M
13 Ajshe Hoxha Kuvendi i Lezhes  F
14 Magbule Syla  Kongresi I Manastirit  F
Kllokot Osman Misini Gjon Serreqi M
Kamenicë Fadil Thaçi 17 Shkurti M
2 Shemsije Ajvazi Fan S. Noli F
3 Abile Thaçi Andrea Durrsaku F
4 Xhemush Muja Skёnderbeu M
5 Naim Haxhiu Abdullah Krashnica M
6 Imer Krivaqa Filizat M
7 Reshat Kryeziu Metush Krasniqi M
8 Skender Lenjani Asllan Thaçi M
9 Ilmi Shkodra Dёshmorёt e Kombit M
10 Nijazi Thaçi Ismail Qemali M
11 Emine Rashiti Andrea Durrsaku F
     
Udheheqesit qendror  Rrahman Jasharaj SBASHK  
  Ymer Ymeri SBASHK  
  Kadri Thaqi SBASHK  
  Nezafete Jakupi SBASHK  
  Blendor Shatri SBASHK  

 

Ju përshëndesim,
Kryetari i SBASHK-ut,
Rrahman Jasharaj

SBASHK-u fillon agjendën e takimeve për kryetarë të Grupeve parlamentare

Takim i frytshëm me kryetarin e Grupit parlamentar të PDK-së, z. Grabovci

Prishtinë, 27.05.2016
grabovciNë përpjekje për të realizuar me dialog kërkesat e anëtarësisë kryetari I SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga përgjegjësi për financa dhe administratë , Ymer Ymeri kanë nisur realizimin e agjendës së takimeve me kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve politike që janë në përbërje të Parlamentit të Kosovës. Ata sot janë takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, z. Adem Grabovci me të cilin kanë biseduar për kërkesat e SBASHK-ut Lidhur me Projektligjin për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip në Republikën e Kosovës nga viti 1990/91 deri ne vitin shkollor 1998/99. Po ashtu ky delegacion I SBASHK-ut ka kërkuar përkrahje e z. Grabovcit dhe Grupit parlamentar të PDK-së që angazhohen që me rastin e plotësim-ndryshimit të Ligjit të Punës , neni 25 I këtij propozim-ndryshimi e që ka të bëj me nenin 67 të Ligjit aktual të Punës të mundësojë, që jo vetëm mësuesit e nivelit të parë ( nga klasa e parë e deri në klasën e pestë) , port ë gjithë të punësuarit n ë Arsimin Parauniversitar , që kanë nisur vitin shkollor, të mos largohen nga vendi i punës për arsye të ardhjes së datës së pensionimit, por ta vazhdojnë atë deri në përfundim të vitit arsimor. Delegacioni I SBASHK-ut ka sqaruar se në këtë mënyrë nuk do të krijoheshin zbrazëti në procesin mësimor dhe se dy pagat për muaj e verës mësuesi që po pensionohet do t'i merrte dhe kështu do të plotësohej deri diku edhe kërkesa për tri pagat me rastin e pensionimit. Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, z. Adem Grabovci i ka thënë përfaqësuesve të SBASHK-ut se këto kërkesa dhe gjithë të tjerat që janë në harmoni me interesin e arsimit dhe në harmoni me mundësitë që ka shteti do ta kenë përkrahjen e plotë të tij dhe Grupit Parlamentar të PDK-së.
SBASHK-u do të vazhdojë me këtë agjendë takimesh për t'u takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri, të cilit i janë drejtuar me kërkesën për një takim për tema të njëjta . SBASHK-u do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve e subjekteve politike për të kërkuar mbështetjen e tyre në Parlament lidhur me kërkesat aktuale të anëtarësisë.

SBASHK-u vazhdon me vizitat nëpër Kosovë

Takime të suksesshme me anëtarësinë në Obiliq e Podujevë

Prishtinë, 12.05.2016

obiliq - Click to view full size photoSBASHK-u është duke vazhduar me realizimin e agjendës së vizitave nëpër komunat e Kosovës. Ky aktivitet është duke u zhvilluar në bashkëpunim me GIZ-in, i cili ka mbështetur shtypjen e posterëve dhe fletëpalosjeve për temën kyçe të këtyre takimeve "Roli i mësimdhënësit në procesin e hartimit dhe zbatimit të Planit Zhvillimor të Shkollës".
Në vazhdimësi të këtij aktiviteti janë zhvilluar takime të suksesshme me anëtarësinë e SBASHK-ut edhe në Kastriot ( Obiliq) dhe në Besianë ( Podujevë).
Gjatë vizitës në Obiliq kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri janë pritur fillimisht nga drejtori i Shkollës Teknike, z. Sahit Zeqiri, i cili ka përgëzuar delegacionin e SBASHK-ut për angazhimet dhe arritjet. Pas kësaj është zhvilluar takimi me mësimdhënësit sindikalistë të kësaj komune .13221109_1103102053080704_4778097110520612516_n - Click to view full size photo Lidhur me temën kyçe "Roli i mësimdhënësit në procesin e hartimit dhe zbatimit të Planit Zhvillimor të Shkollës", kanë dhënë shumë detaje kryetari i SBASHK-ut , Rrahman jasharaj dhe menaxheri për financa Ymer Ymeri duke theksuar se ky aktivitet po zhvillohet në bashkëpunim me GIZ dhe ka për qëllim që të nxis mësimdhënësit që të jenë sa më aktivë në procesin e hartimit, por edhe të zbatimit të Planit Zhvillimor të Shkollës .
Pjesëmarrësit janë deklaruar se ky aktivitet është i qëlluar dhe se ata do të jenë aktivë në aktivitetin e hartimit të planeve zhvillimore në shkollat e tyre.
Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të kësaj komune, Kadri Thaçi në vazhdim të takimit ka bërë një shpalosje të aktiviteteve e pastaj është kaluar në një bashkëbisedë dhe janë shtruar çështje të rëndësishme. Pjesëmarrësit kanë marrë përgjigje në pyetjet e shtruara nga kryetari z.Jasharaj dhe menaxheri për financa, z.Ymeri.13227190_1103102139747362_2479047183140829980_n - Click to view full size photo
Edhe takimi në Podujevë kishte të njëjtën agjendë të punës. Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të kësaj komune, Fadil Halimi ka bërë një analizë të angazhimeve dhe sfidave dhe ishte përfundim i të gjithëve se në këtë komunë ka ende punë për të bërë në sferën sindikale. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Prishtinës, z. Ahmet Pllana kanë dhënë detaje lidhur me temën kyçe "Roli i mësimdhënësit në procesin e hartimit dhe zbatimit të Planit Zhvillimor të Shkollës", Pjesëmarrësit e kanë përkrahur këtë angazhim dhe janë zotuar se do të japin kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti nëpër shkollat e tyre. Në pjesën e dytë të takimit është bashkëbiseduar për aktualitetin dhe për angazhimit në vazhdimësi të SBASHK-ut.

Vazhdon agjenda e takimeve të SBASHK-ut nëpër komunat e Kosovës

Përkrahje e fuqishme për SBASHK-un nga anëtarësia në Pejë

Prishtinë, 10.05.2016

pejja - Click to view full size photoDuke vazhduar me realizimin e agjendës së vizitave nëpër komunat e Kosovës , kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetarin Lutfi Mani dhe menaxherin për financa dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri janë takuar në shkollën "Xhemajl Kada" të Pejës me kryetarë shoqatash me anëtarë të shumtë të SBASHK-ut nga kjo komunë. Drejtori i shkollës , Nimon Alija ka pritur fillimisht delegacionin SBASHK-ut dhe i ka përgëzuar për angazhimet. Kryetari i shoqatës sindikale , Avdulla Bujupi dhe stafi në këtë shkollë oshte përkujdesur që organizimi i takimit të jetë sa më i mirë.
Në hapje të takimit kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Pejës , Isuf Lajçi ka bërë një analizë të aktiviteteve të shumta që janë zhvilluar në këtë komunë.pejjj - Click to view full size photo
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur i kënaqur me unitetin në SBASHK dhe ka treguar pastaj se ky aktivitet i vizitave nëpër komuna ka qëllim parësor bashkëbisedat me anëtarësinë me qëllim që bashkërisht të caktohen detyrat konkrete për të ardhmen. Ai ka treguar se në bashkëpunim me GIZ-in janë duke bërë angazhime që mësimdhënësi të jetë aktiv në përpilimin e Planit Zhvillimor të Shkollës. Jasharaj ka folur pastaj për rëndësinë e një angazhimi të tillë duke theksuar se edhe në fletëpalosjet dhe në posterët që kanë sjellë në Pejë tregohet për mundësitë e kontributit të mësimdhënësve në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm të zhvillimit të shkollës.
Menaxheri për financa , Ymer Ymeri ka folur patoj për detajet e këtij angazhimit të përbashkët me GIZ-in dhe ka apeluar të pjesëmarrësit që përmes bashkëbisedës të diskutohet hapur për këtë objektiv, por edhe për sfidat dhe arritjet. Edhe nënkryetari Mani ka kontribuar për realizimin në përpikëri të qëllimit të këtij aktiviteti.pejj - Click to view full size photo
Në pjesën e dytë të takimit pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje të shumta dhe kanë marrë përgjigje për të gjitha çështjet e shtruara. Ata janë interesuar edhe për Projektligjin lidhur me statutin e mësimdhënësve të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99.
Pjesëmarrësit kanë lavdëruar kryetarin e SBASHK-ut dhe stafin në përgjithësi për gatishmërinë që vazhdimisht të jenë pranë anëtarësisë duke diskutuar shtruar për gjithë çështjet dhe duke marrë vendime bashkërisht.

Ka filluar agjenda e vizitave të SBASHK-ut nëpër komuna

Takim i frytshëm me mësimdhënësit e Deçanit

Prishtinë,10.05.2016

13161457_10153622116079677_1046860107_o - Click to view full size photoDuke realizuar agjendën e takimeve me mësimdhënës sindikalistë nëpër komunat e Kosovës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është takuar në sallën e asamblesë komunale të Deçanit me kryetarë shoqatash dhe mësimdhënës nga të 28 institucionet arsimore në këtë komunë.
Kryetari i Kuvendit të SAF dhe SAM të Decanit z.Avdullah Lataj ka dhënë një raport të angazhimeve sindikale në këtë komunë. Ai bashkërisht me pjesëmarrësit janë marr vesh edhe se cilat janë 10 shkollat që do të dërgojnë pushues në Durrës.
Pas kësaj, kryetari i SBASHK-ut ka thënë se SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ gjerman kanë filluar agjendën e re të vizitave nëpër komuna dhe se kësaj radhe temë kyçe e bashkëbisedës është Roli i mësimdhënësit në procesin e hartimit dhe zbatimit të planit zhvillimor të shkollës.
Ai pastaj ka shpalosur elemente nga ky aktivitet për të cilin pjesëmarrësit kanë marr edhe fletëpalosje dhe posterë, të cilët do ti dërgojnë në shkollat e tyre.
Pjesëmarrësit në këtë takim kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe kanë vlerësuar lartë edhe këtë aktivitet konkret. Ata kanë thënë se ndihen mirë pasi po vërejnë se kanë rol të rëndësishëm në hartimin e planit zhvillimor të shkollave të tyre.
Në një bashkëbisedë të lirë ata kanë shtuar edhe pyetje konkrete për të marr përgjigje nga kryetari i SBASHK-ut dhe nga z.Lataj. interesim i veçantë ishte çështja që lidhej me ligjin për benefitet që lidhen me vitet '89-'99 por kanë ngritur edhe shqetësime për çështje konkrete në shkollat e kësaj komune.
Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se ky takim ishte i suksesshëm dhe se presin që edhe në të ardhmen të organizohen takime për tema dhe çështje konkrete.

Takim i frytshëm me sindikalistët e Prishtinës

Prishtine, 06.05.2016

PRR - Click to view full size photo

Duke realizuar agjendën e takimeve me mësimdhënës sindikalistë nëpër komunat e Kosovës, nënkryetari i SBASHK-ut z.Lutfi Mani, kryetari i SAF dhe SAM Prishtinë z.Ahmet Pllana, menaxheri financiar e këshilltari për organizim të brendshëm z.Ymer Ymeri , nënkryetari i SAF dhe SAM Prishtinë z.Isak Vokrri u takuan me kryetarë shoqatash dhe mësimdhënës nga kjo komunë.Kryetari i Kuvendit të SAF dhe SAM të Prishtinës z.Ahmet Pllana ka dhënë një raport të angazhimeve sindikale në këtë komunë.Pas kësaj, nënkryetari i SBASHK-ut ka thënë se SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ gjerman kanë filluar agjendën e re të vizitave nëpër komuna dhe se kësaj radhe temë kyçe e bashkëbisedës është Roli i mësimdhënësit në procesin e hartimit dhe zbatimit të planit zhvillimor të shkollës. PRRR - Click to view full size photoZ.Ymer Ymeri i ka njoftuar pjesëmarrësit edhe më gjerë për këtë aktivitet ku edhe është bërë shpërndarja e fletëpalosjeve dhe posterëve për ta, të cilët do ti dërgojnë në shkollat e tyre.Pjesëmarrësit në këtë takim kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe kanë vlerësuar lartë edhe këtë aktivitet konkret. Ata kanë thënë se ndihen mirë pasi po vërejnë se kanë rol të rëndësishëm në hartimin e planit zhvillimor të shkollave të tyre.Në një bashkëbisedë të lirë ata kanë shtuar edhe pyetje konkrete për të marr përgjigje nga nënkryetari i SBASHK-ut ,z.Ymeri, z.Pllana e z.Vokrri . interesim i veçantë ishte çështja që lidhej me ligjin për benefitet që lidhen me vitet '89-'99 por kanë ngritur edhe shqetësime për çështje konkrete në shkollat e kësaj komune.
Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se ky takim ishte i suksesshëm dhe se presin që edhe në të ardhmen të organizohen takime për tema dhe çështje konkrete.PRRRR - Click to view full size photo

SBASHK mori pjesë në punëtorinë ku u prezantua drafti i Planit Strategjik për Arsim në Kosovë për 5 vitet e ardhshme

Prishtinë, 05.05.2016

PSAK - Click to view full size photoKryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga menaxheri financiar e këshilltari për organizim të brendshëm z.Ymer Ymeri, morën pjesë në punëtorinë ku u bë prezantimi i draftit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës 2017-2021, e cila u organizua nga MASHT, në bashkëpunim me GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor).
Në këtë punëtori prezent ishte edhe ministri i MASHT-it,z.Arsim Bajrami, i cili theksoi rëndësinë e Draftit të Planit Strategjik 2017/ 2021, ku përmes tij synojmë të arrijmë krijimin e një sistemi cilësorë në fushën e arsimit, si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit. "Asnjë proces i zhvillimit ekonomik nuk është i mundur pa një sistem arsimor cilësor dhe të përshtatur me nevojat e tregut të punës. Ne po diskutojmë rrugën tonë për pesë vitet e ardhshme, se si të krijojmë një sistem arsimor cilësor, në përputhshmëri të plotë me nevojat e një ekonomie në zhvillim, i cili do të nxjerr gjenerata të tëra të nxënësve dhe studentëve me kompetenca dhe shkathtësi", është shprehur ministri Bajrami.
Ndërsa, z.James Macbeth, drejtor i Zyrës së GIZ në Kosovë dhe znj. Dagmar Fuchs-Schmitz, udhëheqëse e Projektit GiZ-CDBE kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë ministri Bajrami dhe organizatat tjera të arsimit, ndër to edhe SBASHK draftimit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës 2017- 2021PSAK1 - Click to view full size photo
Në këtë punëtori SBASHK-u dha sugjerimet dhe kontributin e vet gjatë punës në grupe rreth PSAK 2017/ 2021 për nivelin e Arsimit Parauniversitar ku përfshihen: zbatimi i tërësishëm i Kurrikulës së Re në nivel vendi, përfundimi i procesit për rishikimin e teksteve shkollore, orientimi i hershëm i nxënësve në karrierë, përshtatja e plan-programeve mësimore me nevojat e tregut të punës, përfshirja e obligueshme e fëmijëve në sistemin e edukimit nga mosha 3 vjeçare dhe sistemi i gjithëpërfshirjes.

SBASHK-u përgëzon FSASH-in në 25 vjetorin e themelimit

Forcohet bashkëpunimi mes dy sindikatave të arsimit

Prishtinë, 03.05.2016
fsashFederata e Sindikatave të Arsimit Shqiptar (SFASH) ka organizuar një takim solemn me rastin e kremtimit të 25 vjetorit të themelimit dhe angazhimeve në shërbim të mësimdhënësve të Shqipërisë. Në këtë festë, krahas veprimtarëve sindikalë dhe autoriteteve shtetërore të Shqipërisë ishte ftuar edhe SBASHK-u, që u përfaqësua nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltari për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.
Kryetari i FSASH-it, z. Xhafer Dobrushi në fjalën përshëndetëse ka falënderuar mysafirët që kanë ardhur në Tiranë që bashkë me organet dhe veprimtarët e kësaj sindikate t'i gëzohen 25 vjetorit të themelimit. Ai pastaj është ndalur në momentet kyçe të aktiviteteve dhe arritjeve duke përmendur edhe sfidat e shumta me të cilat kjo Federatë është përballur. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim në Parlamentin e Shqipërisë, z. Gëzim Polo ka lavdëruar angazhimet e FSASH-it dhe është shprehur se në të ardhmen shteti shqiptar duhet të shtojë komunikimin me sindikatat për të dëshmuar demokracinë dhe dëshirën që çështjet të gjejnë zgjidhje përmes dialogut. FSASH-in e kanë uruar e përgëzuar për 25 vjetët e angazhimit edhe mysafirë të tjerë.
Në fjalën përshëndetëse në emër anëtarësisë së SBASHK-ut, kryetari Rrahman Jasharaj ka lavdëruar angazhimet e kryetarit Dobrushi për bashkëpunim sa më të madh mes dy sindikatave të arsimit të Kosovës e Shqipërisë.fsash1 Ai pastaj ka kujtuar se Qeveria shqiptare, populli , po edhe mësimdhënësit u janë gjetur pranë vëllezërve nga Kosova edhe në kohën e zhvendosjes biblike nga dhuna serbe. " Qeveria dhe populli shqiptar hapi dyert e shtëpive dhe zemrat dhe me dashuri vëllazërore na lehtësoi plagët e rënda. Ju kolegë dhe kolege të nderuara hapet dyert e shkollave për mësimdhënësit dhe fëmijët nga Kosova. Na dolët krah në ato ditë tepër të vështira dhe gjithmonë gëzoni respektin tonë. Me sindikatat shqiptare të arsimit ne vazhdojmë bashkëpunimin vëllazëror dhe kemi nënshkruar edhe marrëveshje për angazhime të përbashkëta me qëllim që të jemi zë edhe më i fuqishëm sindikal dhe ta shprehim solidaritetin mes nesh kurdo që e kërkon koha dhe situata", ka thënë veç tjerash në fjalën e tij, kryetari i SBASHK-ut. Delegacioni i SBASHK-ut ka zhvilluar biseda me shumë nga pjesëmarrësit në këtë festë duke këmbyer përvojat për angazhimet sindikale.

Këshilli Drejtues mbajti takimin e radhës

U debatua për çështje aktuale dhe për angazhimet në shërbim të anëtarësisë

Prishtinë, 03.05.2016

13113246 10153599475004677 762972740 oKëshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur takimin e radhës , të cilin pasi kryetari ishte në një aktivitet sindikal në Istog me kolegët nga Gjimnazi "Haxhi Zeka, e ka udhëhequr nënkryetari i parë, Lutfi Mani. Në këtë takim është bërë një analizë e angazhimeve dhe e përgatitjeve për detyrat në vijim.
Në takimin e Këshillit Drejtues u diskutua për bashkëpunimin mes SBASHK-ut e GIZ dhe për ciklin e ri të takimeve me mësimdhënës e veprimtarë sindikalë nga komunat e Kosovës. Anëtarët e Këshillit Drejtues janë njoftuar nga nënkryetari Mani dhe menaxheri për financa , Ymer Ymeri lidhur me bashkëpunimin e shkëlqyer të SBASHK-ut me GIZ-in dhe për aktivitetin që do të zhvillohet në të gjitha komunat e Kosovës me temën kyçe "Roli i mësimdhënësve në hartimin e Planit Zhvillimor të Shkollës". Ata kanë apeluar për organizim sa më të mirë të takimeve dhe për pjesëmarrje sa më të lartë të mësimdhënësve në to. U mor vendim që të hartohet nga kryesia në bashkëpunim me kryetarët e niveleve komunale një agjendë e takimeve dhe të veprohet sipas saj. Në takime do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të GIZ-it.13120797 10153599474854677 1210744596 o

Kryetarët e sindikatave komunale gjatë këtij takimi, u furnizuan me nga një poster dhe fletëpalosje për secilën shkollë me temën "Roli i mësimdhënësve në hartimin e Planit Zhvillimor të Shkollës"
Këshilli Drejtues ka bashkëbiseduar edhe për mundësitë që ofron bashkëpunimi me Organizatën turistike "Sierra Tourism" për pushim dhe rekreacion në bregdetin turk. Ata kanë falënderuar z. Ali Kocakaya për respektin ndaj mësimdhënësve të Kosovës dhe për mundësinë që anëtarët e SBASHK-ut dhe familjarët e tyre të pushojnë në bregdetin turk në kushte shumë të volitshme. 13095851 1095241200533456 6150907415531247852 nZ. Ali ka deklaruar se në shenjë respekti për mësimdhënësit e Kosovës ata do të bëjnë përgatitje dhe angazhime shtesë duke treguar edhe për zbritjen prej 20 % nga çmimet e shërbimeve të udhëtimit dhe pushimit. Për të parë nga afër gjithë bukuritë e bregdetit turk u ngrit iniciativa që edhe anëtarë të këshillit Drejtues të jenë pjesë e këtij aktiviteti rekreativ me çmime e kushte të volitshme.

Konkurs

Prishtinë, 03.05.2016

Në bazë të Nenit 76 të statutit Nr. 618/1 te datës 25.02.2014 te SBASHK, Ligjit të punës Nr. 03/212 të datës 01/12/2010, Nenit 10 pika 8 e Rregullores për sistematizimin e punëve dhe detyrave të punës në SBASHK nr. 767/1 dhe vendimit të këshillit drejtues Nr. 761/1 të 09.04.2016, Kryetari i SBASHK-ut, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punës për nevojat e SBASHK-ut
1. Jurist/e (një pozitë)

Referenca: SBASHK 770/2016logo
Paga: 9.5 pikë
Mbikëqyrësi: Menaxherit për çështje financiare dhe administrative.
Kohëzgjatja e kontratës: pacaktuar, periudha provuese 6 muaj.
Vendi: Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
 Zhvillon kërkime ligjore në lëmin e të drejtave të mësimdhënëseve, zgjedh materialet relevante, i analizon informatat dhe interesat e mësimdhënëseve;
 Asiston dhe këshillon palët mbi çështjet dhe mbrojtjen e të drejtave punëtoreve të arsimit,
 Monitoron institucionet ku mësimdhënësit janë të privuar nga te drejtat e tyre dhe i ndihmon palëve në hartimin e shkresave ligjore.
 Mban korrespondencën rreth ankesave të parashtruara nga ankuesit dhe autoritetet tjera relevante;
 Përpilon vendime, ankesa dhe shkresa te tjera ligjore per nevojat e SBASHK-ut;
 Pranon, interviston, këshillon apo udhëzon palët në zyre dhe në terren;
 Kryen detyra të tjera që ndërlidhen me natyrën e punës, të cilat caktohen nga mbikëqyrësi.

Përgatitja profesionale, kualifikimi, aftësitë të tjera:
 Diplomë universitare të fakultetit juridik – e obligueshme, kurse kryerja e studimeve Master ose kualifikimet më të avancuara në lëmin e drejtësisë – e preferueshme;
 Së paku 3 (tre) vite përvojë pune - e obligueshme, preferohet përvoja e punës në lëmin e drejtësisë ose në institucionet e administratës publike;
 Njohje e gjuhës shqipe në të folur dhe të shkruar - e obligueshme;
 Njohja e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar - preferohet;
 Karakter i lartë moral, paanshmëri dhe integritet për të mbrojtur të drejtat e mësimdhënësve;
 Aftësi shumë të mira komunikuese;
 Aftësi të punoj i pavarur, nën presion, i motivuar dhe me njerëz të moshave të ndryshme dhe me qëndrime dhe opinione të ndryshme;
 Aftësi në përdorimin e kompjuterit në programet e MS Office dhe internet – e obligueshme;
 Vërtetimin nga gjykata se nuk është nën hetime apo i dënuar për vepër penale (jo më i vjetër se 6 muaj) – e obligueshëm.
Procedura e konkurrimit:
Procedura e konkurrimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kriteret e konkursit. Formularët për punësim mund të merren në zyrën e SBASHK-ut.
Formularët për punësim mund të dorëzohen personalisht në zyrën e SBASHK-ut në Prishtinë, Rr. „Agim Ramadani", pn Qendra e Studentëve,Drejtoria, 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 09:00 – 16:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
Formularit për punësim i bashkëngjiten kopjet e dokumenteve të nevojshme; (Letërnjoftimi dhe ekstrakti i lindjes) dhe dëshmitë për kualifikim, përvojë të punës, trajnimet e ndjekura si dhe vërtetimin se nuk është nën hetime apo i dënuar për vepër penale.
Në rast të numrit të madh të aplikacioneve, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit.
Data e fundit për aplikim është 18.05.2016 ora 16. Kërkesat e dërguara pas kalimit të afatit për aplikim, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në numrin e telefonit 038 226 940 apo në email adresën Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Takime të SBASHK-ut me anëtarësinë në Skenderaj e në Viti

Prishtine,26.04.2016

vitiaaNë përgatitje për të nisur ciklin e ri të vizitave nëpër shkolla e komuna të Kosovës kryetari I SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj I shoqëruar menaxheri për financa dhe këshilltari për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë vizituar fillimisht Skenderajn e pastaj edhe Vitinë. Në Skenderaj ata kanë marrë pjesë në mbledhjen e Shoqatës sindikale të Gjimnazit "Hamëz Jashari" për të bashkëbiseduar me anëtarët këtu për çështjet aktuale në arsim. Të punësuarit në këtë shkollë kanë shtruar shumë pyetje nga aktualiteti. Përfaqësuesit e SBASHK-ut Jasharaj e Ymeri kanë dhënë përgjigje në të gjitha pyetjet dhe kanë treguar për arritjet , por edhe për angazhimet konkrete e momentale në SBASHK.vitiaa2
Të punësuarit në këtë institucion arsimor bashkë me drejtorin e tyre i kanë lavdëruar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet dhe kanë ofruar edhe ide të reja për angazhimet në të ardhmen. Ata janë pajtuar që duhet vazhduar angazhimet lidhur me Projektligjin lidhur me Statutin e mësimdhënësve të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99 deri në vitin shkollor 1998/99.
Ky delegacioni i SBASHK-ut ka vazhduar këtë angazhim edhe në komunën e Vitisë. Atje kanë marrë pjesë në takimin e Kuvendit të Arsimit Fillor e të Mesëm të kësaj komune. Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit të SAF e SAM t ë Vitisë, z. Kemajl Bislimi ka përshëndetur përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe drejtorin e DKA-së në këtë komunë, z. Qail Sinani.vitiaa3
Drejtori i DKA-së së Vitisë, z. Sinani ka përshëndetur pjesëmarrësit në këtë takim e pastaj ka vlerësuar lartë angazhimin e SBASHK-ut në zgjidhjen e shumë kërkesave të anëtarësisë. Ai ka thënë se bashkërisht duhet shtuar angazhimet që të rishtohet çështja e gjetjes së mundësisë për të shpërblyer mundin e të punësuarve në arsim për vitet 89/99.
Delegacioni i SBASHK-ut ka sjellë në Viti nga dy ekzemplarë për secilën shkollë të veprës së njeriut të madh me prejardhje shqiptare Mehmet Akif Ersoj. Në këtë takim kryetari Kemajl Bislimi ka shtruar para anëtarëve të Kuvendit të SAF e SAM çështjen e zgjedhjeve në këtë komunë. Është thënë se në bazë të Statutit mund të bëhen zgjidhjet për organet e Kuvendit të SAF e SAM në këtë komunë , pasi që deri tani është konsideruar se z. Bismili ka qenë duke kryer këtë detyrë deri në një vendim tjetër. vitiaa5Anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM në Viti duke u nisur nga fakti se viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhjeve në të gjitha Shoqatat sindikale, në Kuvendet e SAF e Sam në të gjitha komunat, në Universitet dhe në Kuvendet e dy niveleve tjera të arsimit kanë vendosur që kryetari Bislimi dhe anëtarët e kryesisë këtu të vazhdojnë angazhimet dhe kryerjen e detyrave deri në vitin 2017 kur edhe këtu , si në gjithë Kosovën , do të bëhen zgjidhje në të gjitha nivelet e organizimit.
Pas kësaj pjesëmarrësit dhe delegacioni i SBASHK-ut kanë zhvilluar një bashkëbisedë duke shtruar shumë çështje aktuale dhe duke marrë përgjigje nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri. vitiaa6Delegacioni i SBASHK-ut ka informuar se maji do të jetë muaj i realizimit të agjendës së vizitave të punës në të gjitha komunat dhe në bashkëpunim me GIZ-in do të kenë temë kyçe të debatit rolin e mësimdhënësit në përpilimin e Planit Strategjikë të Shkollës.

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u vazhdon forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social
  2. SBASHK-u vizitoi shkollën “Mehmet Akif “në Shushicë të Istogut
  3. SBASHK-u ofron zbritje cmimesh anëtarëve të vet edhe në Turqi
  4. SBASHK-u vazhdon aktivitetet me anëtarësinë
  5. Zyrtarizohet vërtetimi i përvojës së punës që i gëzon pensionistët e arsimit ‘90-‘99
  6. Një takim i veçantë i sindikatave të arsimit në Sofje të Bullgarisë
  7. Ngjarje tronditëse në Bruksel
  8. SBASHK-u përtërinë marrëveshjen me Spitalin e Përgjithshëm “Istanbul Medicine”
  9. SBASHK-u vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  10. Si fryt i bashkëpunimit mes sindikatës turke, asaj shqiptare të arsimit dhe SBASHK-ut
  11. Ministri Arsim Bajrami takoi përfaqësuesit e SBASHK-ut
  12. Gëzuar, 7 Marsin- festën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe
  13. Një aktivitet madhështor i SBASHK-ut për nder të 7 Marsit
  14. Reagim i SBASHK-ut ndaj opsioneve të Sindikatës së Administratës së Kosovës
  15. Edhe një marrëveshje për zbritje çmimesh në bregdetin shqiptar të Velipojës
  16. SBASHK-u u takua me Ministrin Abrashi
  17. SBASHK-u nënshkruan marrëveshje në shërbim të anëtarësisë edhe me biznese ndërkombëtare
  18. SBASHK-u ngrit ura të reja të bashkëpunimit me sindikatat ndërkombëtare
  19. Kryeministri Mustafa dhe kabineti qeveritar takohen me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut
  20. SBASHK-u vazhdon me marrëveshjet për zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarësinë
  21. Dialogu dhe vullneti i përbashkët sjellin marrëveshje
  22. Intelektualë të njohur slloven vizituan SBASHK-un
  23. Urojmë që çështjet të kenë zgjidhje me dialog e jo me veprime sindikale
  24. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me ministrin Bajrami
  25. Vërejtje të shumta ndaj institucioneve qendrore e lokale të shtetit
  26. SBASHK-u mori pjesë në Kongresin VI të Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë
  27. SBASHK-u i pranishëm kudo flitet për arsimin në Kosovë
  28. SBASHK-u vazhdon të lidh marrëveshje me bizneset e në shërbim të anëtarësisë
  29. U mbajt takimi i përbashkët konsultativ MASHT- SBASHK- DKA
  30. Marrëveshje në shërbim të anëtarësisë së SBASHK-ut me “Era Med” dhe Era Pharm”
  31. Aktivitete të shumta të SBASHK-ut bashkë me AOB-në e Holandës
  32. SBASHK-u vizitoi kolegët në komunën e Shtërpcës
  33. SBASHK-u vazhdon të forcojë kapacitetet për dialogun social
  34. Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarëve të SBASHK-ut
  35. SBASHK-u ka mbajtur konferencë për mediet
  36. Seminar i suksesshëm me udhëheqës sindikal nga Gjilani, Vitia e Kamenica
  37. Një marrëveshje me rëndësi për anëtarësinë e SBASHK-ut me “FEHA DENT”
  38. SBASHK-u zhvilloi bashkëbisedë edhe me mësimdhënës në Fushë Kosovë
  39. Kujtojmë DKA-të se nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës
  40. Ka vazhduar agjenda e takimeve të SBASHK-ut me anëtarësinë
  41. Përkrahje për angazhimet e SBASHK-ut në Kaçanik , Hanin e Elezit e Podujevë
  42. Takime të suksesshme me anëtarësinë e SBASHK-ut në Prizren e Rahovec
  43. SBASHK-u debaton për çështje të UP-së në MASHT
  44. Janë mbajtur takime me mësimdhënës në Gjilan, Viti, Klinë e Istog
  45. Mësimdhënësit e Kamenicës përkrahin SBASHK-un
  46. SBASHK-u bashkëbisedoi me mësimdhënësit e Deçanit
  47. Të punësuarit në UP mbështesin angazhimet e SBASHK-ut
  48. Edhe Mitrovica e Skenderaj përkrahin angazhimet e SBASHK-ut
  49. Edhe në Obiliq u mbajt takimi me punonjës të Arsimit
  50. Bashkëpunim shumë i frytshëm mes SBASHK-ut dhe KEC-it

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook