Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Mësimdhënësit do të deklarohen lirshëm e me nënshkrimet e tyre

Prishtinë, 26.08.2016

logoPër të dëshmuar edhe një herë e me argumente se kryetari, kryesia dhe Këshilli Drejtues , si organe ekzekutive të SBASHK-ut, veprojnë vetëm sipas kërkesave të mësimdhënësve të Kosovës, nga selia e kësaj sindikate përmes veprimtarëve sindikalë nëpër komunat e Kosovës janë dërguar drejt të gjitha shkollave të Kosovës formularë për të kërkuar shprehjen e lirë të të punësuarve në arsimin e Kosovës,anëtarë të SBASHK-ut lidhur me kërkesat e tyre dhe lidhur me paralajmërimin e Ministrit Bajrami se në tetor do të dërgoj në testin me shkrim mësimdhënësit nga i tërë shteti ynë.
" Unë anëtari i SBASHK-ut, me nënshkrimin tim kërkoj nga kryetari i SBASHK-ut që konform Statutit të SBASHK-ut, Ligjit mbi organizimin sindikal , Ligjit mbi grevat dhe Konventave Ndërkombëtare të ndërmarr të gjitha veprimet sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme për realizimin në tërësi të Kontratës Kolektive, për aprovimin e Ligjit për statutin e mësimdhënësve për vitet 89-99 si dhe nëse bëhen shkelje eventuale ndaj të drejtave të punëtorëve. Gjithashtu me nënshkrimin tim deklarohem edhe lidhur me testin me shkrim të paralajmëruar nga Ministri Bajrami", thuhet në fillim të formularëve drejtuar mësimdhënësve të Kosovës .
Këta formular kanë hapësira për ofrimin e të dhënave personale dhe të nënshkrimit për secilin të punësuar. Po ashtu formulari ka edhe rubrikat për t'u deklaruar lidhur me paralajmërimin e ministrit bajrami për testin me shkrim për mësimdhënësit duke dhënë mundësinë që mësimdhënësit lirshëm të deklarohen ( për apo kundër).
Në SBASHK besohet se këta formular do të kthehen në selinë e sindikatës deri më 5 shtator dhe pas kësaj date do të thirret Këshilli Drejtues për të vepruar ashtu si deklarohen mësimdhënësit, gjegjësisht e gjithë anëtarësia e SBASHK-ut.

Në ambientet e MASHT është mbajtur një takim i rëndësisë së veçantë i MASHT, DKA dhe SBASHK

Prishtinë, 07.07.2016

SBASHK-u përseriti se ka garanci nga MASHT se askush nuk do të mebet pa vend pune

takimi MASHTNë këtë takim ka marrë pjesë Ministri Bajrami, tre zv./ Ministrat dhe kabineti I tij, drejtorë e zyrtarë të tjerë të DKA-ve nga komunat e Kosovës dhe delegacioni I SBASHK-ut I përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe përgjegjësi për financa e administratë , Ymer Ymeri. Ministri Bajrami pasi ka apërshëndetur drejtorët e DKA-ve dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut ka dhënë vlerësimin se viti shkollor është përmbyllur I suksesshëm "Ky vit ishte një vit me plot sfida, por njëherësh vit i suksesshëm si rezultat i punës suaj, një vit i cili ka shënuar përpjekjet tona të vazhdueshme për ngritjen e cilësisë, për vendosjen e rregullit dhe rendit në shkolla dhe sigurimin e cilësisë", ka vlerësëuar Ministri Bajrami. 

tak masht

Ai ka apeluar të drejtorët dhe zyrtarët tjerë për angazhim të vazhdueshëm me qëllim që edhe viti i ri shkollor të fillojë mbarë. Këshillitari i Ministrit Bajrami, z. Osman Buleshkaj ka dhënë vlerësime lidhur me ndryshimet në Kurikulin e ri . "Në bazë të sugjerimeve nga terreni, ekspertët për hartimin e KKK-së kanë bërë disa ndryshime, por duke u ruajtur thelbësorja e që është kurrikula e bazuar në kompetenca dhe autonomia e shkollave, kurse çështja e kurrikulës lëndore, nuk do të jetë më në kompetencë të shkollave", është shprehur këshilltari Buleshkaj. 

tak masht2

Zv/Ministri Agim Bërdyna ka shpalosur detyrat dhe aktivitetet që duhen zhvilluar nga Ministria dhe drejtoritë arsimore në komunat e Kosovës me qëllim që të bëhen me kohë gjithë përgatitjet dhe që të bëhet shpërndarja me kohë e teksteve shkollore. Nga përfaqësuesit e MASHT u tha se: "Sa i përket teksteve shkollore u tha se janë rishikuar një numër i konsiderueshëm i teksteve për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët, të cilat janë në proces të ribotimit dhe do të jenë të gatshme në fillim të vitit të ri shkollor".
Kryetari i SBASHK-ut në fillim të fjalës së tij është shprehur se SBASHK-u me kënaqësi ka pranuar lajmin se z. Agim Bërdyna është emëruar zv/Ministër në MASHT dhe ka shtuar se në bashkëpunim me të dhe me anëtarët tjerë të kabinetit të ministrit çështjet kanë mundësi shumë më të mëdha që të zgjidhen vazhdimisht me dialog. Kryetari Jasharaj u tha drejtorëve dhe të pranishmëve të tjerë që të mos nguten me shpalljen e konkurseve pa sistemuar gjithë mësimdhënësit që janë aktualisht duke punuar. Ai i ka kujtuar DKA-të se ka pasur takime me Ministrin dhe me anëtarë të kabinetit të tij dhe ka marrë garanci se as edhe një i punësuar në sistemin arsimor nuk do të mbetet pa vend pune. Kryetari i SBASHK-ut , po ashtu, ka kujtuar DKA-të se janë të obliguar të thërrasin në panelet intervistuese për kuadro arsimore dhe për drejtorë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut të nivelit komunal.

SBASHK-u debatoi për shumë çështje me Ministrin Bajrami dhe Kabinetin e tij

Prishtinë, 04.07.2016

mastiKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe përgjegjësi për financa e administratë, Ymer Ymeri janë pritur në një takim pune nga Ministri i MASHT , Prof. Dr. Arsim Bajrami dhe Kabineti i tij. Delegacioni i SBASHK-ut ka shtruar në këtë takim një varg shqetësimesh që janë ngritur nga anëtarësia e kësaj sindikate. Nga shqetësimet aktuale është edhe përfoljet se me implementim e Kurikulit të ri do të ketë zvogëlim të normave për lëndë të caktuara dhe me këtë paraqitet rreziku për mbetje të një numri mësimdhënësish pa vende pune. Ministri Bajrami bashkë me kabinetin e tij kanë garantuar SBASHK-un se për arsye të Kurikulit të ri as një mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë duke sqaruar se në nj drejtim arsimor ka zvogëlim të fondit të orëve të një lënde , por ka edhe shtim të orëve të së njëjtës lëndë në drejtimin tjetër arsimor.Në këtë takim të dy palët janë pajtuar për formimin e komisioneve që do të përgatisin tekstin e Kontratës së re Kolektive , pasi Kontratës aktuali i skadon afati në prillin e vitit 2017. Është arritur pajtueshmëria që të shikohen përvojat e shteteve tjera nëse ka raste që të jetë punuar Kontratë Kolektive e përbashkët për të gjitha nivelet e arsimit dhe kështu bashkë me përfaqësues të Up-së do të përgatitej Kontrata e re për të tri nivelet arsimore.Në këtë takim SBASHK-u ka kërkuar angazhimin e Ministrit Bajrami në mënyrë që të arrihet të zgjidhja e kërkesave legjitime të stafit administrativ për Universitetit lidhur me Kontratën Kolektive , me bashkimin e pagës dhe pjesës stimulative dhe me realizimin e premtimit të vitit të kaluar nga Rektorati që punëtorët e administratës ta gëzojnë 0.5 % për çdo vit shërbimi edhe në pjesën stimulative. Ministri Bajrami dhe Kabineti i tij kanë premtuar se do të angazhohen brenda kompetencave që ka MASHT për të gjetur zgjidhje për këto kërkesa që vijnë nga të punësuarit në UP.SBASHK-u ka marrë mbështetjen e Ministrit Bajrami dhe të MASHT edhe lidhur me përpjekjet që në amandamentimin e ligjit të Punës t'u mundësohet të punësuarve në arsim që të vazhdojnë me punën në arsim deri në mbyllje të vitit arsimor , pra që të mos largohen nga vendet e punës në ditën e pensionimit.masti1 Të dy palët janë pajtuar se kjo ëhstë në shërbim të nxënësve dhe të procesit arsimor, por është edhe e mbështetje për të punësuarit në arsim, për të cilët krijohen mundësi, pa u ngarkuar buxheti, që të marrin edhe dy pagat për muajt e vërës , pasi që qeveritë lokale nuk po realizojnë marrëveshjen lidhur me 3 pagat me rastin e pensionimit. SBASHK-u mori mbështetje dhe premtimin e MASHT se bashkërisht do të angazhohen edhe për procedimin e Projektligjit lidhur me statutin e mësimdhënësve të Kosovës për vitet 90-99.
Delegacioni i SBASHK-ut në këtë takim ka shtruar edhe çështjen e paralajmërimit publik të Ministrit Bajrami se në fillim të vitit të ri shkollor do të organizohet testim për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar. SBASHK-u ka kërkuar sqarime nëse ky aktivitet ka bazë ligjore dhe se kush do të jenë përpiluesit , kush monitoruesit e testit dhe se cilat janë pritjet dhe arsyet e një aktiviteti të tillë. SBASHK-u ka deklaruar në këtë takim se nuk bën të fillohet me një veprimtari të tillë pa u sqaruar të gjitha shqetësimet e ngritura. Ministri Bajrami ka garantuar SBASHK-un se testimi nuk është menduar si mjet për dëmtimin e personalitetit të askujt dhe se do të jetë aktivitet që do t'i ndihmojë MASHT-it për të parë gjendjen dhe për të ditur se në cilat pjesë duhet të angazhohet bashkë me mësimdhënësit për tejkalimin e dobësive dhe mungesave të hetuara nga rezultatet e testit, rezultate këto, që do të jenë për nevoja të brendshme.

SBASHK-u me sukses po përfundon aktivitetin e trajnimeve për dialogun social

Janë të përkushtuar mësimdhënësit nga komuna e Shtimes , Dragashit dhe Junikut

Prishtinë, 01.07.2016
dursi1Në kuadër të një projekti të përbashkët të KEC e SBASHK ishte paraparë edhe trajnimi me anëtarë nga gjithë komunat e Kosovës. Pasi që projekti ishte kryer duke përfshirë numrin më të madh të komunave, Këshilli Drejtues I SBASHK-ut me qëllim që të forcojë kapacitetet për udhëheqjen e dialogut social në tërë vendin tonë kishte marrë vendim që të vazhdohet edhe me një numër të vogël komunash që kishin mbetur pa u përfshirë në këtë aktivitet. Ky vendim i Këshillit Drejtues është vënë në jetë dhe ja e fundi me trajnimin e anëtarëve të SBASHK nga komunat e Shtimes, Dragashit e Junikut po realizohet me sukses të plotë objektivi për forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen e dialogut social duke filluar nga shkolla, niveli komunal e deri në atë qendror.dursii2
Në fjalën përshëndetëse kryetari i SBASHK-ut, Rrahma Jasharaj ka kujtuar pjesëmarrësit se ky trajnim po shënon përmbylljen e një aktiviteti të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen e dialogut social. Pas kësaj ai ka shpalosur angazhimet e SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe ka shprehur respektin për përkushtimin e pjesës më të madhe të të punësuarve në arsimin e Kosovës në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe për forcimin e unitetit të SBASHK-ut. Ai ka thënë në fund të fjalës përshëndetëse se do t'i ndihmojë trajnerit të licencuar Ymer Ymeri bashkë me juristin Blendor Shatri për shpjegimin sa më konkret të temave, por edhe për të dhënë përgjigje në pyetjet gjatë bashkëbisedave me pjesëmarrësit.
Pas kësaj trajneri i licencuar për dialogun social Ymer Ymeri ka nisur me shpalosjen e temave kyçe të këtij trajnimi duke u ndalur te mënyra e udhëheqjes së dialogut social, te sfidat, pyetjet që shtrohen lidhur me dialogun social, për dialogun tre palësh në Kosovë e dy palësh në Evropë, për dialogun social në nivel lokal e qendror dhe për tema të tjera. dursiiiTrajneri Ymeri me përkushtimin e tij ka bërë që trajnimi të ketë rrjedhë dinamike sepse pjesëmarrësit nuk janë në cilësinë e dëgjuesit e spektatorit, por janë pjesë aktive e këtij aktiviteti.

Në shenjë respekti për punën e tyre me dekada në arsim

SBASHK-u dërgoi 410 pushues në bregdetin shqiptar

Durrës, 22.06.2016
410 pushues te SBASHKJanë nisur me 8 autobusë 410 anëtarë të SBASHK-ut nga gjithë komunat e Kosovës dhe Universiteti për të kaluar 5 ditë pushimi në bregdetin shqiptar. Më shumë se pushimi në plazhin e Durrësit, këta punëtorë të arsimit i gëzon fakti se u është dhënë rasti që të bashkëbisedojnë e të kthejnë kujtesën enë vitet e studimeve dhe në vitet plot sfida e sakrifica në kohët e vështira të okupimit.
Përzgjedhja e tyre është bërë nga vetë shkollat dhe bazuar në moshën e pushuesve vërehet se u është dhënë përparësi të sapo pensionuarave apo të atyre që se shpejti do t'i lënë lamtumirën shkollës dhe ditarit.
Kryetari i SBASHK-ut po qëndron me pushuesit dhe , jo rrallë po ndalet me grupe mësimdhënësish për të bashkëbiseduar për përshtypjet në bregdet, por edhe për hallet e brengat që vazhdojnë të preokupojnë këtë njerëz që kanë punuar me vite e dekada duke arsimuar e edukuar brezat. Janë përfaqësues nga të gjitha regjionet e Kosovës që bashkë me anëtarët e komisionit për mirëvajtjen e pushimeve po kujdesen që problemet eventuale të tejkalohen.
Ka nga pushuesit që deklarohen se është hera e parë për ta që gjenden buzë valëve të detit shqiptar.detii
Kryetari i komisionit për mirëvajtjen e këtij aktiviteti, Ymer Ymeri ka shkruar në ditarin e tij se shkollat kanë dërguar numrin më të madh të pushuesve kolegët që janë pensionuar para pak ditësh apo ata që se shpejti do të pensionohen. Ky veprim konsiderohet si shprehje e respektit të të punësuarve në shkollat e Kosovës ndaj punës së përkushtuar të kolegëve nëpër vite. Ata kështu po falënderojnë këta njerëz që një jetë e kaluan duke kryer misionin e shenjtë të punëtorit të arsimit.

Orari i nisjes së autobusëve për pushime për 420 pushues nga e tërë Kosova

Prishtinë, 19.06.2016

 

  Të gjitha Nisjet para stacioneve të Autobusëve  
Nr. AUTOBUSI 1-Përparimi  Ora:Koha e nisjes 
1 Kamenicë Nisja para stacionit të Autobusave 4;45
2 Gjilan  Nisja para stacionit të Autobusave 5;15
3 Viti  Nisja para stacionit të Autobusave 5;40
4 Kllokot
Dalin në Viti  
5 Novobërdë
Dalin në Gjilan  
6 Udhëheqësi-Ferihaje Hyseni    
      PZ restoran Te Bisa 7:00
       
Nr. AUTOBUSI  2 -Fershped Ora:Koha e nisjes 
1 Kaçanik Nisja para stacionit të Autobusave 5;00
2 Ferizaj Nisja para stacionit të Autobusave 5:20
3 Hani i Elezit
Dalin ne Kacanik  
4 Shtërpcë  Dalin ne Ferizaj  
5 Shtime  Nisja para stacionit të Autobusave 5;50
6 Udhëheqësi-Zejnije Dogani    
      PZ restoran Te Bisa 7:00
       
Nr. AUTOBUSI 3 -Fershped  Ora:Koha e nisjes 
1 Lipjan  Nisja para stacionit të Autobusave 5;10
2 Prishtinë Nisja para stacionit të Autobusave 5;30
3 Obiliq Dalin në Stacion të Autobusëve Prishtinë  
4 Fushe Kosovë Dalin në Stacion të Autobusëve Prishtinë  
5 Muzeu Dalin në Stacion të Autobusëve Prishtinë  
6 Komisioni Qendror    
7 Udhëheqësi-Avdullah Krasniqi   5;20
      PZ restoran Te Bisa 7:00
       
Nr. AUTOBUSI 4 -Aferdita Ora:Koha e nisjes 
1 Podujevë Nisja para stacionit të Autobusave 4;50
2 UP   Dalin në Stacion të Autobusëve Prishtinë 5;30
7 Biblioteka Dalin në Stacion të Autobusëve Prishtinë  
5 Qendra e Studenteve Dalin në Stacion të Autobusëve Prishtinë  
3 Gllogovc Nisja para stacionit të Autobusave 6;00
1 Njazi Thaqi -Kamenicë Nisja para stacionit të Autobusave  
  Udhëheqësi-Sokol Fejzullahu   5,20
      PZ restoran Te Bisa 7:00
Nr. AUTOBUSI  5- BOLETINI   Ora:Koha e nisjes 
1 Vushtrri  Nisja para stacionit të Autobusave 5;00
2 Mitrovicë Nisja para stacionit të Autobusave 5;20
3 Skenderaj  Nisja para stacionit të Autobusave 5;50
4 Leposaviq  Dalin në Mitrovicë  
5 Zveçan Dalin në Mitrovicë  
6 Udhëheqësi-Sanije Voca   5;00
      PZ restoran Te Bisa 7:00
Nr. AUTOBUSI 6 -BOLETINI  Ora:Koha e nisjes 
1 Klinë Nisja para stacionit të Autobusave 4;50
2 Istog
Dalin në Gjurakovc 5;10
3 Pejë Nisja para stacionit të Autobusave 5;40
4 Junik
Dalin në Decan  
5 Deçan  Nisja para stacionit të Autobusave 6;00
6 Udhëheqësi-Avdullah Bujupi   5;00
7 Kryetari    
    PZ restoran Te Bisa 7:00
Nr. AUTOBUSI 7-Norvei   Ora:Koha e nisjes 
1 Malishevë Nisja para stacionit të Autobusave 5;00
2 Rahovec Nisja para stacionit të Autobusave 5;45
3 Gjakovë Nisja para stacionit të Autobusave 6;15
4 Udhëheqësi-Arta Lama   5;00
      PZ restoran Te Bisa 7:00
       
       
Nr. AUTOBUSI 8 - BOLETINI Ora:Koha e nisjes 
1 Suharekë Nisja para stacionit të Autobusave 6;15
2 Prizren  Nisja para stacionit të Autobusave 7;00
3 Mamushë Dalin në Prizren  
4 Dragash Dalin në Prizren  
5 Udhëheqësi-Esengul Dinovci   6;15
    PZ restoran Te Bisa 7:00

Rektori i UP-së priti delegacionin e SBASHK-ut

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe anëtari i kryesisë së SBASHK-ut dhe kryetar i SUSHK-ut, Bardh Bardhi janë pritur në ambientet e Rektoratit të Up-së nga rektori Prof. Dr. Marjan Dema. Rektori Dema është shprehur i lumtur që po takon përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe atyre u ka folur për vizionin e tij lidhur me zhvillimin dhe progresin e Universitetit të Prishtinës.rektorii
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe anëtari i kryesisë së SBASHK-ut dhe kryetar i SUSHK-ut, Bardh Bardhi kanë prezantuar edhe një herë në bisedë me Rektorin kërkesat e sindikalistëve të UP-së. Ata kanë kujtuar Rektorin Dema se ka kohë që kishin marrë premtime nga institucionet përgjegjëse të UP-së se do të nënshkruhet Kontrata Kolektive dhe se do të bëhet unifikimi i pagës bazë dhe pjesës stimulative për të punësuarit të administratën e UP-së. Po ashtu ata kanë kujtuar edhe faktin se , edhe përkundër premtimit, ende nuk është dhënë pjesa prej
0.5 % për çdo vit shërbimi në pjesën stimulative. Jasharaj e Bardhi kanë përcjellë mendimin e bazës se nëse institucionet e UP-së nuk bëjnë angazhim të shtuar për të realizuar këto kërkesa atëherë punëtorët e administratës do ta riaktivizojnë grevën, e cila qe pezulluar pas takimeve të shumta dhe premtimit se këto kërkesa do të realizoheshin.

SBASHK u takua me Kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri

Përkrahje për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhe anëtarësisë

Prishtine,15.06.2016
i.beqiriSBASHK-u vazhdon me angazhimet në përpjekje për realizimin e kërkesave të arsyeshme të anëtarësisë. Një delegacion i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe përgjegjësi për financa e administratë, Ymer Ymeri janë takuar në ambientet e Parlamentit të Kosovës me Kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri . Në një atmosferë korrekte e të punës , Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe korrektësinë në qasjen ndaj problemeve aktuale . Pas kësaj delegacioni i SBASHK-ut ka njoftuar z. Beqiri për çështjet aktuale në arsim dhe ka kërkuar mbështetje në realizimin e dy kërkesave konkrete , që lidhen me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Punës nr. 03/L-212, konkretisht të nenit 25 e që ka të bëj me nenin 67 të ligjit aktual.Jasharaj e Ymeri kanë treguar se mësimdhënësit e kanë pritur shumë mirë informatën se në Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-212 , Neni 25 e që ka të bëj me ndryshimet në nenin 67 të Ligjit ekzistues, jep mundësinë që mësimdhënësit e nivelit të parë, që nisin vitin shkollor , ta vazhdojnë punën deri në mbyllje të vitit mësimor.Mësimdhënësit në takimet me kryesinë e SBASHK-ut duke përkrahur këtë nen, shprehen se do të ishte mirë që kjo të vlejë për gjithë Arsimin Parauniversitar.
"Po u vendos me ligj që të gjithë mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar që kanë nisur vitin shkollor, të vazhdojnë me punën edhe pas datës së daljes në pension , do të krijohej edhe një mundësi e shkëlqyer për zgjidhjen e problemit lidhur me tri pagat që duhet dhënë atyre me rastin e pensionimit. Kjo ngase ata do të punonin deri me 30 qershor dhe do të kryenin gjithë obligimet me mbyllje notash, me plotësimin e librezave apo dëftesave, me plotësimin e ditarëve dhe amzave. Në dy muajt e verës, deri në shtator, ata do të merrnin dy paga që do të konsideroheshin si paga pas pensionimit. Kështu do të plotësohej në masë të madhe edhe kjo kërkesa e tri pagave, që është pjese Kontratës Kolektive për Arsimin Parauniversitar, e që shtrohet vazhdimisht nga mësimdhënësit dhe SBASHK-u", ka deklaruar delegacioni i SBASHK. Ata pas kësaj kanë kërkuar mbështetjen e z. Beqiri dhe Grupit Parlamentar të LDK-së edhe lidhur me Projektligjin për Statutin e Mësimdhënësve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99.13454020 1123179124406330 363256173 n

"Po ashtu ju lusim për angazhimin tuaj edhe përkitazi me Projektligjin për Statutin e Mësimdhënësve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99.
Ju kujtojmë se nisma për këtë Projektligj është marrë nga përbërja e kaluar e Parlamentit të Kosovës në seancat e 6 dhe 18 prillit 2013 pasi ishin mbledhur 12 mijë nënshkrime të të punësuarve në arsim. Parlamenti ka obliguar MASHT-in për të përgatitur një Projektligj për këtë çështje. Gjatë vitit 2014 është punuar nga komisionet e SBASHK-ut dhe MASHT-it ky Projektligj dhe në vitin 2015 Ministri Bajrami e ka përgatitur me gjithë elementet e duhura dhe e ka dërguar në Qeveri. Bisedat kanë qenë që ky Projektligj të niset për në Parlament në qershorin e vitit të kaluar, por kjo nuk ka ndodhur. Nuk ka ndodhur kjo as në qershorin e këtij viti.
Nuk kemi përgjigje deri tani nga Qeveria pse nuk ka shkuar tutje kjo çështje. JU lusim të angazhoheni që të rihapet bashkëbiseda për këtë projektligj. SBASHK-u është i gatshëm të ulet në tavolinë dhe të zhvilloj një dialog shumë të sinqertë. Të shohim bashkërisht me Ministritë se cili është fati momental i këtij Projektligji. SBASHK-u është i gatshëm për dialog dhe për kompromis duke parë nga afër e sinqerisht se cila është mundësia e Qeverisë dhe çfarë e sa mund të bëhet në mënyrë që Projektligji të finalizohet dhe të niset drejt Parlamentit për procedurat dhe për aprovim", ka thënë delegacioni i SBASHK-ut duke kërkuar përkrahjen e z. Beqiri dhe Grupit Parlamentar të LDK-së edhe për këtë çështje me rëndësi.
Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri është shprehur se ai dhe Grupi Parlamentar i LDK-së do të përkrah këto dhe gjithë kërkesat e arsyeshme të SBASHK-ut.

SBASHK-u ka forcuar kapacitetet për dialogun social

Po mbahet trajnim edhe me mësimdhënës nga tri komuna të Kosovës

Prishtinë, 10.06.2016
durrsi10SBASHK-u , krahas një vargu të aktiviteteve në shërbim të anëtarësisë, ka vazhduar edhe me angazhimin për forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Do kujtuar se në këtë aktivitet deri tani janë përfshirë anëtarë të SBASHK-ut nga pjesa më e madhe e komunave të Kosovës. Në këtë fundjavë trajnimi për udhëheqjen efektive të dialogut social është duke u mbajtur me veprimtarë sindikalë nga Kaçaniku, Hani i Elezit dhe komuna e Shtërpcës.
Në hapje të punimeve të këtij trajnimi të radhës, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, pasi ka përshëndetur pjesëmarrësit, ka shpalosur disa nga angazhimet e SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe ka veçuar arritjet, duke mos harruar edhe sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme që janë duke u bërë me qëllim që çështjet të gjejnë zgjidhjen e duhur përmes dialogut me institucionet qendrore e lokale të shtetit tonë.
Pas kësaj trajneri i licencuar për dialogun social, Ymer Ymeri ka shpalosur para pjesëmarrësve qëllimin e trajnimit duke u ndalur të vetë dialogu social dhe të temat kyçe. ""Përkufizimi i dialogut social", "Sfidat që shfaqen në dialogun social", "dialogu social në nivelin kombëtar" janë disa nga temat që trajneri Ymer Ymeri ka përkujtuar në pjesën e parë të trajnimit. Ai ka vazhduar me traditën e mirë duke e kthyer gjithë aktivitetin në bashkëbisedë me pjesëmarrësit për çështjet e lidhura me dialogun social dhe kjo i ka dhënë rrjedhë të mbarë punimeve të këtij trajnimi.durrsi101
Njohuritë e reja që janë duke i fituar në këtë trajnim pjesëmarrësit i kanë dëshmuar duke punuar në grupe. Ata kanë nxjerrë përmes konsultimeve në grupe çështjet që lidhen me interesat e anëtarësisë, të punëdhënësit dhe me ato që janë të përbashkëta me qëllim që gjithë këto t'i shtrojnë në praktikë gjatë nismave për dialog social në shkollë e në nivel komunal.
Edhe ky aktivitet po dëshmon për vlerën e madhe sindikale të takimeve të drejtpërdrejta me anëtarësinë ngase pjesëmarrësit lirshëm po shtrojnë edhe pyetje nga përditshmëria në terren dhe po marrin përgjigje për to nga kryetari Jasharaj dhe trajneri e përgjegjësi për financa e administratë në SBASHK, Ymer Ymeri.
Pjesëmarrësit kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe kanë thënë se ky përkuhstim ka bërë që të shtohet vazhdimisht besimi në sindikatën tonë dhe kjo ka ndikuar edhe në forcimin e vazhdueshëm të unitetit dhe në shtimin e numrit të anëtarësisë.
Në pjesën e fundit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të dëshmojnë njohuritë e fituara përmes punës praktike rreth dialogut social dhe pastaj edhe do të pajisen me certifikata të nënshkruara nga trajneri, nga SBASHK-u dhe MASHT spse ky trajnim është i licencuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës.

U organizua Konferenca a e dytë e matematikës në nivel vendi

Prishtinë, 08.06.2016

matemaSBASHK-u, krahas aktiviteteve të përditshme për realizimin e kërkesave të anëtarësisë, vazhdimisht po dëshmohet me angazhimet edhe për ngritjen e cilësisë në arsim. Shembull i mirë për këtë janë takimet nëpër komuna dhe debati për rolin e mësimdhënësve në hartimin e Planit Zhvillimor të Shkollës dhe Konferenca e Matematikës në nivel vendi me temën kyçe "Korelacioni mes matematikës dhe fushave tjera kurrikulare". Këto aktivitete janë duke u zhvilluar në mbështete nga GIZ-i gjerman.matemat
Konferenca e Matematikës është e dyta me radhë. Kësaj radhe ajo është organizua këtë të mërkurë r në Gjakovë me pjesëmarrjen e 120 mësimdhënësve të matematikës dhe lëndëve tjera nga shkollat e gjithë komunave të Kosovës. Duke hapur punimet e këtij aktiviteti të rëndësishëm arsimor, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj para pjesëmarrësve është shprehur se SBASHK-u është duke zhvilluar angazhime të përditshme në përpjekje që kërkesat e anëtarësisë të realizohen përmes dialogut. matemAi ka kujtuar se në bashkëpunim me GIZ janë duke zhvilluar aktivitete edhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim duke cekur si shembull të mirë edhe këtë aktivitet me mësimdhëmës të matematikës dhe lëndëve nga e tërë Kosova.
Eksperti për arsim dhe Këshilltar i jashtëm i MASHT, z. Osman Buleshkaj ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe ka treguar për rëndësinë e kësaj Konference e cila me prezantimet e ekspertëve do të hap mundësi për bashkëbisedë lidhur me ndërlidhjen e lëndës së matematikës me lëndët tjera kurrikulare.
Përfaqësuesja e GIZ-it, Rrezarta Zhinipotoku- Behluli ka bërë para pjesëmarrësve një prezantim të angazhimit të GIZ-it në disa prej komunave të Kosovës për të parë gjendjen në arsimin atje dhe për të ërë hapa konkret në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsim. MATEMATIKAAjo ka lavdëruar bashkëpunimin e frytshëm me SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhe cilësisë. Ligjëruesit Osman Buleshkaj ,Kastriot Buza, Pleurat Rudi dhe Arlinda Beka janë ndalur te korrelacioni i fushës "jeta dhe puna" , shkencat e natyrës, fushat tjera kurrikulare me fushën e matematikës. Pas kësaj Konferenca ka vazhduar punimet me seanca plenare për t'u bërë edhe prezantimi i punës së grupeve dhe nxjerrja e përfundimeve dhe detyrave konkrete arsimore.

SBASHK-u u takua me Zv/Kryeministrin e Kosovës,z. Kujtim Shala

Prishtinë, 07.06.2016

U kërkua  mbështetje që çështjet të zgjidhen me dialog

Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit të Punës, Nr. 03/L-212 , Projektligji mbi Statutin e Mësimdhënësve shqiptarë të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/90 – 1998/99 dhe fillimi i punës për përgatitjen e Kontratës Kolektive për sektorin kulturës, ishin çështjet për të cilat u bisedua në këtë takim dhe u kërkua mbështetje nga Zv/Kryeministri i Kosovës,z. Kujtim Shala që çështjet të zgjidhen me dialogm.shala

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga përgjegjësi për financa dhe administratë, Ymer Ymeri janë takuar me Zv/Kryeministrin e Kosovës dhe Ministër i Kulturës, z. Kujtim Shala.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë njoftuar Zv/Kryeministrin Shala për angazhimet dhe për aktualitetin në arsimin e Kosovës duke shtruar çështje konkrete e duke kërkuar mbështetjen e tij këto kërkesa të zgjidhen përmes dialogut.
Çështja e parë e ngritur nga SBASHK-u është ajo lidhur me Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-212 , Neni 25 e që ka të bëj me ndryshimet në nenin 67 të Ligjit ekzistues, pika 2 , jep mundësinë që mësimdhënësit e nivelit të parë, që nisin vitin shkollor , ta vazhdojnë punën deri në mbyllje të vitit mësimor. SBASHK-u kërkon që kjo të vlejë për gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar duke dhënë argumente të shumta për arsyen e një kërkese të tillë.
"Ata që fillojnë vitin shkollor edhe e përmbyllin dhe nuk krijohen zbrazëti e humbje orësh deri sa të shpallet konkursi e deri sa të vendoset për pranimin e kuadrit tjetër,
Mësimdhënësit që është duke punuar, që i ka ardhur koha e pensionimit, i njeh mirë nxënësit në klasat , në të cilat jep mësim krahasuar me mësimdhënësin që do të vinte të vazhdonte punën në vend të tij,
Po u vendos me ligj që të gjithë mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar që kanë nisur vitin shkollor, të vazhdojnë me punën edhe pas datës së daljes në pension , do të krijohej edhe një mundësi e shkëlqyer për zgjidhjen e problemit lidhur me tri pagat që duhet dhënë atyre me rastin e pensionimit. Kjo ngase ata do të punonin deri me 30 qershor dhe do të kryenin gjithë obligimet me mbyllje notash, me plotësimin e librezave apo dëftesave, me plotësimin e ditarëve dhe amzave. Në dy muajt e verës, deri në shtator, ata do të merrnin dy paga që do të konsideroheshin si paga pas pensionimit. Kështu do të plotësohej në masë të madhe edhe kjo kërkesa e tri pagave, që është pjese Kontratës Kolektive për Arsimin Parauniversitar, e që shtrohet vazhdimisht nga mësimdhënësit dhe SBASHK-u", kanë deklaruar përfaqësuesit e SBASHK-ut, Zv/Kryeministrit, Kujtim Shala. Ata në vazhdim të takimit kanë kërkuar përkrahjen e zv/Kryeministrit e Ministrit të Kulturës edhe për të incizuar angazhimet e Ministrive dhe Qeverisë lidhur me Projektligjin mbi Statutin e Mësimdhënësve shqiptarë të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/90 – 1998/99.m.shala2
"Ju kujtojmë se nisma për këtë Projektligj është marrë nga përbërja e kaluar e parlamentit të Kosovës në seancat e 6 dhe 18 prillit 2013 pasi ishin mbledhur 12 mijë nënshkrime të të punësuarve në arsim. Parlamenti ka obliguar MASHT-in për të përgatitur një Projektligj për këtë çështje. Gjatë vitit 2014 është punuar nga komisionet e SBASHK-ut dhe MASHT-it ky Projektligj dhe në vitin 2015 Ministri Bajrami e ka përgatitur me gjithë elementet e duhura dhe e ka dërguar në Qeveri. Bisedat kanë qenë që ky Projektligj të niset për në Parlament në qershorin e vitit të kaluar, por kjo nuk ka ndodhur. Nuk ka ndodhur kjo as në qershorin e këtij viti. JU lusim të angazhoheni që të rihapet bashkëbiseda për këtë projektligj. SBASHK-u është i gatshëm të ulet në tavolinë dhe të zhvilloj një dialog shumë të sinqertë në mënyrë që Projektligji të finalizohet dhe të niset drejt Parlamentit për procedurat dhe për aprovim", është shprehur delegacioni i SBASHK-ut në këtë takim.
Ky delegacion ka biseduar me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës,z. Shala edhe për nismën që të ngrihen komisione të përbashkëta për të përgatitur tekstin për Kontratën Kolektive për sektorin e kulturës.
Zv/ Kryeministri dhe Ministri i Kulturës, z. Kujtim Shala është shprehur se do të bëj gjithë angazhimet për të parë se si e sa mund të realizohen këto kërkesa të SBASHK-ut

Ma artikuj...

  1. Janë kryer parapërgatitjet për organizimin e pushimeve për 420 anëtarë të SBASHK-ut
  2. SBASHK-u fillon agjendën e takimeve për kryetarë të Grupeve parlamentare
  3. SBASHK-u vazhdon me vizitat nëpër Kosovë
  4. Vazhdon agjenda e takimeve të SBASHK-ut nëpër komunat e Kosovës
  5. Ka filluar agjenda e vizitave të SBASHK-ut nëpër komuna
  6. Takim i frytshëm me sindikalistët e Prishtinës
  7. SBASHK mori pjesë në punëtorinë ku u prezantua drafti i Planit Strategjik për Arsim në Kosovë për 5 vitet e ardhshme
  8. SBASHK-u përgëzon FSASH-in në 25 vjetorin e themelimit
  9. Këshilli Drejtues mbajti takimin e radhës
  10. Konkurs
  11. Takime të SBASHK-ut me anëtarësinë në Skenderaj e në Viti
  12. SBASHK-u vazhdon forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social
  13. SBASHK-u vizitoi shkollën “Mehmet Akif “në Shushicë të Istogut
  14. SBASHK-u ofron zbritje cmimesh anëtarëve të vet edhe në Turqi
  15. SBASHK-u vazhdon aktivitetet me anëtarësinë
  16. Zyrtarizohet vërtetimi i përvojës së punës që i gëzon pensionistët e arsimit ‘90-‘99
  17. Një takim i veçantë i sindikatave të arsimit në Sofje të Bullgarisë
  18. Ngjarje tronditëse në Bruksel
  19. SBASHK-u përtërinë marrëveshjen me Spitalin e Përgjithshëm “Istanbul Medicine”
  20. SBASHK-u vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  21. Si fryt i bashkëpunimit mes sindikatës turke, asaj shqiptare të arsimit dhe SBASHK-ut
  22. Ministri Arsim Bajrami takoi përfaqësuesit e SBASHK-ut
  23. Gëzuar, 7 Marsin- festën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe
  24. Një aktivitet madhështor i SBASHK-ut për nder të 7 Marsit
  25. Reagim i SBASHK-ut ndaj opsioneve të Sindikatës së Administratës së Kosovës
  26. Edhe një marrëveshje për zbritje çmimesh në bregdetin shqiptar të Velipojës
  27. SBASHK-u u takua me Ministrin Abrashi
  28. SBASHK-u nënshkruan marrëveshje në shërbim të anëtarësisë edhe me biznese ndërkombëtare
  29. SBASHK-u ngrit ura të reja të bashkëpunimit me sindikatat ndërkombëtare
  30. Kryeministri Mustafa dhe kabineti qeveritar takohen me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut
  31. SBASHK-u vazhdon me marrëveshjet për zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarësinë
  32. Dialogu dhe vullneti i përbashkët sjellin marrëveshje
  33. Intelektualë të njohur slloven vizituan SBASHK-un
  34. Urojmë që çështjet të kenë zgjidhje me dialog e jo me veprime sindikale
  35. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me ministrin Bajrami
  36. Vërejtje të shumta ndaj institucioneve qendrore e lokale të shtetit
  37. SBASHK-u mori pjesë në Kongresin VI të Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë
  38. SBASHK-u i pranishëm kudo flitet për arsimin në Kosovë
  39. SBASHK-u vazhdon të lidh marrëveshje me bizneset e në shërbim të anëtarësisë
  40. U mbajt takimi i përbashkët konsultativ MASHT- SBASHK- DKA
  41. Marrëveshje në shërbim të anëtarësisë së SBASHK-ut me “Era Med” dhe Era Pharm”
  42. Aktivitete të shumta të SBASHK-ut bashkë me AOB-në e Holandës
  43. SBASHK-u vizitoi kolegët në komunën e Shtërpcës
  44. SBASHK-u vazhdon të forcojë kapacitetet për dialogun social
  45. Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarëve të SBASHK-ut
  46. SBASHK-u ka mbajtur konferencë për mediet
  47. Seminar i suksesshëm me udhëheqës sindikal nga Gjilani, Vitia e Kamenica
  48. Një marrëveshje me rëndësi për anëtarësinë e SBASHK-ut me “FEHA DENT”
  49. SBASHK-u zhvilloi bashkëbisedë edhe me mësimdhënës në Fushë Kosovë
  50. Kujtojmë DKA-të se nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook