Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u u takua me shefen e Grupit Parlamentar të NISMA ,znj. Valdete Bajrami

Përkrahje e plotë për angazhimet e SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të anëtarësisë

Prishtinë, 02.11.2016
Në ambientet e Parlamentit të Kosovës, kryetari i SBASHK-ut , z.Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, z.Ymer Ymeri, janë takuar me shefen e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, znj. Valdete Bajrami.14963033 1235718346485740 560122800 n
Ky aktivitet është vazhdimësi e angazhimit të SBASHK-ut që në takime me shefa të Grupeve Parlamentare e me deputet të Parlamentit të Kosovës të gjejë mbështetje për zgjidhjen e çështjes së Ligjit për statusin e mësimdhënësve shqiptar të Republikës së Kosovës për vitet shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut Jasharaj e Ymeri e kanë njoftuar shefen znj. Bajrami lidhur me situatën aktuale në arsim duke i treguar se janë tensionet nëpër shkolla për arsye se Qeveria tani e sa kohë nuk po e procedon Projektligjin për vitet e 90-ta në Parlament. Përfaqësuesit e SBASHK-ut i kanë dorëzuar znj. Bajrami një kopje të Projektligjit që gjendet në Qeveri dhe Rekomandimet që Parlamenti i Kosovës në seancat e 11 e 18 prillit 2013 ka nxjerrë lidhur me këtë çështje .
Kryetarja e Grupit parlamentar të Nisma ka thënë se SBASHK-u gëzon përkrahjen e plotë për angazhimet në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Ajo po ashtu ka shprehur respekt të lartë për gjithë mësimdhënësit e viteve të 90-ta dhe për qëndresën dhe punën e tyre të përkushtuara në shërbim të ruajtjes së arsimit dhe shpresës për liri. Ajo pastaj ka deklaruar se ajo bashkë me deputetet e subjektit politik që përfaqëson do të debatojnë për këtë kërkesë legjitime të SBASHK-ut dhe do të angazhohen për realizimin e kësaj kërkese.

SBASHK-u do të reagojë sa herë që institucionet nuk respektojnë ligjet

Qeveritë lokale e duan buxhetin, por jo edhe ligjet e rregullat nga niveli qendror

Prishtinë, 01.11.2016

Njëri nga frytet më të vlefshme të angazhimit të përbashkët të SBASHK-ut e MASHT-it është Kontrata individuale e punës në kohë të pacaktuar për të gjithë të punësuarit në arsim që kanë ngritje të duhur profesionale për vendin e punës në të cilin janë . Këtë çështje Ministri Bajrami e ka precizuar edhe me Udhëzimin Administrativ nr.10/2015 të datës 1 shtator 2015.logo
Ky veprim nuk është pëlqyer nga shumë Drejtori Arsimore e institucione të qeverisjes lokale në Komunat e Kosovës sepse pushtetarëve lokalë iu hoq mundësia që t'i mbajnë nën presion mësimdhënësit kudo nëpër shkollat e Kosovës, siç bënin dikur kur kontratat e punës i lëshonin në kohë të caktuar dhe e kishin në dorë mundësinë që atyre që nuk u shkonin për shtati t'ua shkëpusnin kontratën dhe t'i lënin pa punë.
Duke u gjendur në këtë situatë të re qeveritë lokale kanë filluar të merren me zbulimin e formave të reja për të hequr njerëz nga puna a për t'ua marrë ndonjë orë mësimore e për t'i shpërblyer njerëzit e tyre apo të zëshmit në fushata zgjedhore.
Për të bërë veprime të tilla qeveritë lokale duhet të shkelin Ligjet dhe Udhëzimet Administrative të MASHT dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ka raste të tilla dhe një pjesë e të dëmtuarve heziton të tregojë rastin nga frika e ndëshkimit, por ka edhe të tillë që kanë guximin qytetar. Rastet e shkeljeve tregojnë se qeveritë lokale i duan paratë, por jo edhe ligjet e rregullat nga niveli qendror.
Një rast i veçantë i shkeljes së Ligjeve dhe Udhëzimit Administrativ , nr.10/2015 , të MASHT është ai në Komunën e Mamushës.
Indire Haliti ka themeluar marrëdhënie pune për herë të parë në komunën e Mamushës si edukatore në bazë të një konkursi te rregullt dhe ka filluar punën me datën 01.09.2010 dhe nga kjo kohë ka punuar si edukatore dhe çdo vit i është lëshuar kontratë pune 1 vjeçare. Këtë veprim DKA në Mamushë e ka bërë me qëllim që në momentin e caktuar, kur dikujt tjetër i duhet ky vend pune, t'i ndërpritet marrëdhënia e punës kësaj edukatoreje pa ndonjë arsye e argument të qëndrueshëm dhe pa i bërë as edhe një paralajmërim. Edukatorja Haliti ka lajmëruar SBASHK-un për rastin e po ashtu është ankuar edhe në organet gjegjëse. SBASHK-u ka komunikuar me njëherë me drejtorin e DKA-së së kësaj komune e pasi që ai është shprehur se nuk ka mundësi të ndryshojë asgjë, i ka dërguar letër kryetarit të Mamushës z. Arif Bytyqi duke kërkuar nga ai angazhimin brenda kompetencave të tij, por ai në letrën e tij tregon se nuk qanë kokën për ligjet e Udhëzimet Administrative dhe se qëndron prapa vendimit për largimin e edukatores Haliti nga puna duke shkelur kështu Ligjet, Kontratën Kolektive dhe UA të MASHT. Inspektori i punës dhe ai arsimit janë njoftuar me rastin dhe kanë reaguar me kohë duke u marrë me çështjen nga afër dhe pasi kanë vlerësuar provat kanë urdhëruar punëdhënësin që edukatoren Indira Haliti ta kthejnë në vendin e saj të punës dhe kjo nënkupton edhe anulimin e konkursit të datës 25.10.2016 me nr . 06/090.16 për pozitën edukatore për parashkollor në Gjuhën shqipe në shkollën " Zübeyda Hanim " në Mamushë. Kryetari i Mamushës dhe institucionet tjera lokale në këtë komunë rezistojnë ndaj vendimeve të dy institucioneve të inspektimit.
SBASHK-u kërkon nga inspektorët e punës dhe ata të arsimit që të vazhdojnë të jenë kujdestar mbrojtës të Ligjeve dhe dokumenteve tjera dhe shkelësit t'i ndëshkojnë në emër të drejtësisë. Kërkojmë nga të dëmtuarit guxim qytetar që t'i paraqesin rastet pa frikë sepse do ta gëzojnë mbrojtjen e SBASHK-ut dhe të institucioneve gjegjëse.

SBASHK-u vazhdon të kërkojë mbështetjen e Grupeve Parlamentare

Takim përmbajtjesor me shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, z.Glauk Konjufca

Prishtinë, 31.10.2016
Në vazhdim të angazhimeve për të gjetur mbështetjen e Grupeve Parlamentare lidhur me procedimin e Ligjit për statusin e mësimdhënësve shqiptar të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, kryetari i SBASHK-ut , z.Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga përgjegjësi për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, z.Ymer Ymeri, janë takuar në ambientet e Parlamentit të Kosovës me shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes,z. Glauk Konjufca. glaukAta i kanë treguar z. Konjufca se janë në vazhdën e takimeve me shefat e Grupeve Parlamentare në kërkim të mbështetjes së subjekteve politike që janë në Parlament lidhur me Ligjin për statusin e mësimdhënësve shqiptar të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99. Jasharaj e Ymeri i kanë kujtuar z. Konjufca se që në prill të vitit 2013 Parlamenti, pasi ishin mbledhur 12.000 nënshkrime , kishin hapur debat lidhur me çështjen dhe kishin nxjerr rekomandime drejtuar MASHT-it për të përgatitur një ligj lidhur me statusin e mësimdhënësve shqiptarë të viteve të 90-ta. Ata po ashtu kanë informuar shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes se komisioni i SBASHK-ut dhe MASHT –it kanë përgatitur Projektligjin për këtë çështje dhe të njëjtin Ministri Bajrami e ka dorëzuar sipas proceduarave gjegjëse në Qeveri që në vitin 2014, por nga ajo kohë e deri tani Qeveria nuk e ka proceduar këtë Ligj në Parlament.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, z. Glauk Konjufca i ka dhënë mbështetje këtij angazhimi të SBASHK-ut duke deklaruar se ai dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do të angazhohen brenda mundësive që të krijohen mundësi që Ligji të shkojë në Parlament dhe të votohet nga deputetet e Kuvendit.

SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të kërkesave të anëtarësisë

Takim përmbajtjesor me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Pal Lekaj

Prishtinë, 25.10.2016
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri po vazhdojnë me takimet me përfaqësues të institucioneve dhe të subjekteve politike, që janë pjesë e Parlamentit të Republikës së Kosovës, me qëllim që të gjejnë përkrahje lidhur me procedimin në Parlament të Ligjit mbi statusin e mësimdhënësve për vitet 90/99. Në kuadër të këtij aktiviteti ata janë pritur sot nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Pal Lekaj. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe deputeti z. Rrustem Berisha.PAL LEKAJ
Delegacioni i SBASHK-ut ka falënderuar fillimisht z. Pal Lekaj dhe z. Rrustem Berisha për pritjen e pastaj i kanë informuar ata për situatën aktuale në arsim duke u ndalur veçmas te çështja e fatit të Ligjit për Statusin e Mësimdhënësve Shqiptarë të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99. Ata i kanë dorëzuar një kopje të këtij Projektligji z. Lekajt.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Pal Lekaj ka shprehur kënaqësinë për këtë takim dhe pastaj është zotuar se ai bashkë me deputetët tjerë nga ky subjekt politik do të angazhohen në mbështetje të angazhimit të SBASHK-ut përkitazi me Ligjin në fjalë dhe do ta japin kontributin e tyre që ky ligj të shkojë në Parlament për t'u votuar. Për një përkrahje të tillë është shprehur edhe deputeti z.Rrustem Berisha.

Forcohet bashkëpunimi i sindikatave tjera me SBASHK-un

Prishtinë, 24.10.2016

Duke çmuar angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhe anëtarësisë së vet, janë shumë Federata sindikale në Kosovë që duan ta forcojnë bashkëpunimin me SBASHK-ut. Pas një memorandumi me sindikatën e policisë e shëndetësisë , sot është hedhur një hap i mirë drejtë një memorandumi bashkëpunimi edhe me Sindikatën e Punëtorëve të Postës së Kosovës.ptk
Kryetari i kësaj sindikate, Etrit Hoti bashkë me Etibon Fetaj, zyrtar për marrëdhënie me jashtë dhe me institucionet kanë qëndruar në selinë e SBASHK-ut dhe kanë zhvilluar një bashkëbisedë të sinqertë duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit. Ata janë pritur nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetari Lutfi Mani dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri.
SBASHK-u është shprehur se ka gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim të sinqertë me federatat tjera në shërbim të krijimit të një zëri sa më të fuqishëm sindikal dhe se ka gatishmërinë e plotë për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi edhe me Sindikatën e Punëtorëve të Postës së Kosovës.

U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM në Kastriot ( Obiliq)

Me votat e Kuvendit kryetare u zgjodh Luljeta Boshnjaku

Prishtinë, 22.10.2016
obiKryetarët e shoqatave sindikale të shkollave fillore e të mesme të Komunës së Kastriotit ( Obiliqit) kanë mbajtur në orët e pasdites së të shtunës Kuvendin zgjedhor të SAF e SAM për këtë komunë.Takimin e ka hapur kryetari i deri tashëm , z. Kadri Thaçi, i cili fillimisht ka përshëndetur kryetarin Rrahman Jasharaj dhe Ymer Ymerin e Blendor Shatrin, që po përfaqësonin SBASHK-un në këtë takim. Ai pastaj ka paraqitur raportin e punës për katër vite të aktiviteteve, që është aprovuar dhe është lavdëruar nga anëtarët e këtij Kuvendi.Pas kësaj pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje rreth çështjeve konkrete dhe kanë marrë përgjigje nga z. Thaçi, z. Jasharaj dhe z. Ymeri. Në pjesën e dytë të punimeve të Kuvendit të SAF e SAM në Kastriot ( Obiliq) janë dëgjuar propozimet për kryetar të ri të këtij Kuvendi e pastaj është kaluar në votimin e fshehtë. Komisioni ka numëruar publikisht votat dhe është parë se me shumicë votash kryetare është zgjedhur, z. Luljeta Boshnjaku. obilKuvendi vendosi që pasi z. Imer Hamiti ishte në garë për poste udhëheqëse dhe se vjen nga shkollat mesme me aklamacion të zgjidhet nënkryetar. Kuvendi vendosi që pozita e sekretarit t'i mbetet çerdheve për ta zgjedhur njërin nga përfaqësuesit e tyre.Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur me fjalë të zgjedhura për angazhimet e z. Kadri Thaçi duke u shprehur se Kadriu ka dhënë kontribut të lartë sindikal , jo vetëm në Kastriot( Obiliq) por edhe kudo është kërkuar angazhimi i tij. Kuvendi i SAF e SAM në këtë komunë duke vlerësuar lartë angazhimet e Kadriut në mënyrë unanime vendosi që ai të jetë kryetar nderi i këtij Kuvendi.

Nëse dialogu nuk jep rezultate deri më 9 nëntor, shkohet në grevë

Prishtinë, 22.10.2016

kddPika të nxehta në takimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut ishin çështja e fatit të Ligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1990/91 e deri në vitin shkollor 1998/99 dhe çështja e shkrirjes së shtesës stimulative në pagën pazë për Administratën e UP-së.
Këshilli Drejtues doli me qëndrimin se të vazhdohet me përpjekjet që këto dy çështje të zgjidhen përmes dialogut me institucionet gjegjëse, por nëse deri më 9 nëntor nuk arrihet marrëveshje përmes dialogut, atëherë më 10 nëntor do të thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues dhe do të vendoset për veprime sindikale, që nënkupton edhe grevën e përgjithshme në gjithë institucionet arsimore të Kosovës.kdd1

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në takimin e rregullt ka debatuar edhe për shumë çështje aktuale në të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka informuar Këshillin Drejtues lidhur me përgjigjen me shkrim që Ministri i MASHT-it, z. Arsim Bajrami përkitazi me kërkesën e SBASHK-ut që të jepet përgjigje dhe që çështjet dhe kërkesat e anëtarësisë të adresohen. Nga shkresa shihet se Ministri Bajrami ka mbajtur takime me kryetarët dhe drejtorët e DKA-ve të Komunave të Kosovës dhe i ka kujtuar ata se çështja e pagesës prej 70 % të biletës së udhëtimit dhe tri paga me rastin e pensionit të punëtorëve të arsimit është obligim i pushtit lokal.kddd
Këshilli Drejtues është informuar edhe lidhur me vizitën studimore të një delegacioni të SBASHK-ut në Gjermani sponzoruar nga GIZ , vizitë kjo e vlerësuar si shumë e suksesshme. Këshilli Drejtues është njoftuar edhe me përgatitjet e para që janë bërë lidhur me përpilimin e tekstit të ri të Kontratës Kolektive për Arsimin Parauniversitar, pasi kontratës ekzistuese i kalon afati në prillin e vitit 2017.

SBASHK-u kremtoi Ditën Botërore të Mësuesve

Konferencë me temën "Duke çmuar mësuesit, përmirësojmë statusin e tyre"

Prishtinë, 5 tetor 2016
dbm1Me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit e në 50 vjetorin e Rekomandimeve të ILO/UNESCO mbi statusin e mësuesit, SBASHK-u I është bashkangjitur aktiviteteve që janë zhvilluar kudo në botë për këtë ditë të shënuar të arsimit.
Këtë ngjarje të rëndësishme e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre ministri I MASHT-it z.Arsim Bajrami me kabinetin e tij, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim z.Nait Hasani, rektori i Universitetit "Ukshin Hoti" të Prizrenit z.Ramë Vataj, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës z.Bajram Beqiri, kryetari i BSPK-së z.Haxhi Arifi, drejtoresha e Arsimit të Prishtinës znj.Arbërie Nagavci, personalitete të tjera publike dhe mësimdhënës veprimtar të SBASHK-ut nga e tërë Kosova.dbm2
Duke përshëndetur të pranishmit, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kërkuar përkrahjen e pjesëmarrësve që SBASHK-u t'i drejtohet sekretarit të përgjithshëm të Edukimit Internacional z.Fred van Leeuven, që në të gjitha shtetet e botës të lobohet me qëllim që në Asamblenë e Përgjithshme të radhës së UNESCO-së të votohet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme të OKB-së. Kjo ide është aprovuar me duartrokitje frenetike nga pjesëmarrësit.
Në vazhdim të fjalës së tij z.Jasharaj ka shpalosur fragmente nga historiku i 5 tetorit duke përmendur Rekomandimet për statusin e mësuesit nga ILO/UNESCO për të vazhduar me betimin solemn të mësuesit e për ta mbyllur fjalën e tij me historikun e pasur 26 vjecar të SBASHK-ut.dbm3
Ai gjithë arritjet i ka vlerësuar si rezultat të unitetit e qëndresës së mësimdhënësve dhe të ndihmës së madhe të sekretarit të përgjithshëm të EI-së z.Fred van Leeuven dhe miqëve tjerë ndërkombëtar.
Konferencën e ka përshendëtur pastaj ministri i MASHT-it prof.dr.Arsim Bajrami. Ai ka përcjellë urimin në emër të gjithë Qeverisë së Kosovës për mësuesit dhe këtë konferencë e ka vlerësuar si ngjarje të madhe.
Ministri Bajrami ka vlerësuar lartë edhe kontributin e SBASHK-ut në vitet më të vështira për Kosovën.dbm4 Ministri para pjesëmarrësve është shprehur se është duke u punuar me të madhe për finalizimin e Ligjit për statusin e mësimdhënësve për vitet e '90ta.
Duke përgëzuar SBASHK-un për organizimin e mirë të konferencës, kryetari i grupit parlamentar për arsim z.Hasani ka lavdëruar angazhimet nëpër vite e dekada të mësimdhënësve, duke thënë se është dashur mund e sakrificë për të ardhur deri në ditët e sotme. Ai u është drejtuar mësimdhënësve të Kosovës që të vazhdojnë së punuari për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Kanë përgëuar SBASHK-un për konferencën edhe kryetari i Këshillit të Prindërvez.Beqiri, ai i BSPK-së z.Arifi, rektori i UPZ z.Vataj dhe drejtoresha e DKA-Prishtinë znj.Nagavci.dbm5
Në pjesën tematike të konferencës, njohësi i mirë i historikut të arsimit shqip z.Bajram Shatri ka folur me fjalë të zgjedhura për personalitetin dhe figurën e mësuesit duke shpalosur fakte nëpër vite e dekada. Ai ka vlerësuar se mësuesit në vitet më t ë vështira të okupimit të Kosovës, me sakrifica sublime e duke u kthyer në një digë të pamposhtur ndaj sulmeve të pushtetit serb, e mbajtën të gjallë arsimin shqip të Kosovës.
Kryetari i parë i SBASHK-ut prof. dr.Agim Hyseni, që është themelues i SBASHK-ut ka kujtuar veprimtarët e asaj kohe dhe është shprehur se nga më të merituarit për krijimin e shtetësisë së Kosovës janë mësuesit e organizuar në SBASHK.dbm6 Ai ka shpalosur momente kyce të historikut të SBASHK-ut, duke përmendur edhe vitin 1993, ku miqtë ndërkombëtar, në krye me sekretarin e përgjithshëm të EI-së z.Fred van Leeuven ia mundësuan pjesëmarrjen dhe prezantimin e situatës së asaj kohe të arsimit në Kosovë në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-së.
Është përcjellë me interesim të veqantë prezantimi i prof.Agim Hasani, shef i Arsimit në komunën e Bujanovcit. Ai ka treguar për sfidat e mëdha dhe problemet e shumta të arsimit shqip në tri komunat shqiptare atje.dbm7
Në pjesën përmbyllëse të konferencës janë dhënë rekomandime që ti dërgohet një shkresë Qeverisë së Kosovës duke kërkuar respektimin e Rekomandimeve të ILO/UNESCO që kanë të bëjnë me statusin e mësuesit dhe që një letër ti dërgohet edhe sekretarit të përgjithshëm të EI-së dhe organeve të larta atje, për ta përkrahur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.dbm9dbm8

Vizitë e suksesshme e SBASHK-ut në Gjermani

Përkrahje e fuqishme për SBASHK-un nga sindikata gjermane e arsimit

Prishtinë,03.10.2016
14397303 10153973541044677 899551879 nDuke parë angazhimin e përkushtuar të SBASHK-ut në shërbim të arsimit në Kosovë, GIZ-i gjerman ka mbuluar materialisht vizitën studimore për një delegacion të kësaj sindikate në dy lande të Gjermanisë. Në kuadër të këtij aktiviteti studimor janë vizituar shumë institucione arsimore dhe janë zhvilluar takime me rëndësi me përfaqësues të lartë të Sindikatës gjermane të arsimit GEW. Një moment i veçantë i kësaj vizite ishin dy takime me kryetaren e sindikatës gjermane të arsimit në nivel të tërë Gjermanisë, znj.Marlis Tepe. 14483396 10153959003954677 1676479043 nKryetarja e GEW-së është shprehur e lumtur pse po takon delegacionin e një sindikate të njohur për angazhime e aktivitete. "Ju përgëzoj për angazhimet dhe për arritjet. Këtu jeni si në shtëpinë tuaj dhe keni gëzuar e do të gëzoni mbështetjen e përkrahjen tonë të plotë në përpjekjet tuaja për të realizuar në tërësi kërkesat legjitime të anëtarësisë suaj", është shprehur znj. Tepe në takimin me delegacionin e SBASHK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka falënderuar GIZ –in që ka mundësuar këtë vizitë shumë me rëndësi. " Zonjes Dagmar në GIZ gjatë takimeve në Prishtinë i kam thënë se duke mbështetur vizitën e delegacionit të SBASHK-ut në Gjermani po krijon dy mundësi të mrekullueshme për sindikatën e arsimit të Kosovës. 

14542677 10153973539949677 2000713029 n

Po mundëson që nga afër ky delegacion ta falënderojë sindikatën gjermane të arsimit GEW për përkrahjen morale e materiale që i ka bërë arsimit shqip të Kosovës gjatë kohës së okupimit, por edhe në vitet e para të pasluftës për mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e arsimit në Kosovës dhe po mundëson edhe të shihen nga afër aktivitetet dhe angazhimet që po bën sindikata në mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve të Gjermanisë dhe për arritje sa më të mëdha në shërbim të arsimit."
Kryetarja e sindikatave gjermane të arsimit, znj. Marlis Tepe është shprehur e gatshme që të vazhdojë bashkëpunimin me SBASHK-un dhe janë pajtuar me delegacionin e sindikatës së arsimit nga Kosova që bashkërisht të organizojnë seminare, konferenca e trajnime lidhur me forcimin e rolit të femrës në SBASHK.14550704 10153973536109677 738569782 o" Në agjendë ishte planifikuar vetëm një takim imi me ju, por po takohem për të dytën herë në shenjë respekti e për të dëshmuar edhe një herë përkrahjen tonë të plotë për sindikatën tuaj dhe për angazhimet që keni bërë e do të bëni në shërbim të mësimdhënësve të arsimit në shtetin tuaj", është shprehur kryetarja e GEW-së për të premtuar se në momentin e parë të mundshëm do ta vizitojë Kosovën dhe do të shoh nga afër angazhimet e sindikatës së arsimit dhe për të dëshmuar përkrahjen e plotë për SBASHK-un.14555955 10153973541304677 2081791832 nPërveç këtyre dy takimeve me rëndësi me kreun e GEW, delegacioni i SBASHK-ut edhe në landin e Frankfurtit ka vizituar selinë e GEW këtu, por edhe shumë institucione arsimore. Merita të mëdha për suksesin e këtij aktiviteti studimor ka z. Jurgen Fischer, i cili ka shoqëruar në çdo moment miqtë e tij sindikalistë nga Kosova. Një moment i veçantë i kësaj vizite ishte takimi me drejtoreshën dhe stafin në shkollën e integruar. Këtu drejtoresha ka shpjeguar se nga 320 nxënësit në shkollë shumica janë të kombeve të tjera e më se paku ka fëmijë që gjuhë amtare e kanë gjuhën gjermane. Moment emocional i kësaj vizite ishte takimi me nxënës shqiptarë dhe me mësuesin e tyre Nazmi Rudarin. Mësuesi Rudari nuk ka mundur të fsheh emocionet dhe ka treguar se përmes medieve ka lexuar e dëgjuar shumë për SBASHK-un . Ai ka përgëzuar sindikatën nga Kosova për angazhimet e pastaj ka shpjeguar për punën që bën ai në këtë shkollë dhe në shkollat tjera me fëmijët shqiptar.Vlen të veçohet edhe takimi me përgjegjësin për bashkëpunim ndërkombëtar te GEW, z. Manfred Brinkmann. 

14555963 10153973539009677 180411562 n

 

 

 

 

 

 

 

 

Ai është angazhuar në takime për një bashkëpunim të shtuar të sindikatës së tij me SBASHK-un dhe ka organizuar një takim të veçantë me përfaqësues të GEW në të cilin përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë prezantuar temat lidhur me historikun dhe angazhimet e SBASHK-ut, për angazhimet e SBASHK-ut në ngritjen profesionale të mësimdhënësve dhe për fuqizimin e rolit të femrës në SBASHK.

duhet

Delegacioni i SBASHK-ut i shoqëruar nga z. Fischer kanë vizituar pastaj edhe Akademinë për Trajnimin e Mësimdhënësve. Përgjegjësi i këtij institucioni arsimor, z. Martin Tedzner pasi ka përshëndetur delegacionin nga Kosova u ka shpjeguar atyre për gjithë veprimtarinë e kësaj akademie e cila merret me trajnimet e mësimdhënësve, të cilët këtu paraqiten sipas kërkesave dhe zgjedhjes së tyre për ngritje të vazhdueshme profesionale. 

Në këtë takim dhe në gjithë takimet tjera me përfaqësues institucionesh është thënë dhe është vërtetuar se vlerësimi i punës së mësimdhënësve as edhe një herë nuk është bërë e nuk do të bëhet me as një lloj testi me shkrim, porse është drejtori ai që përcjell punën e mësimdhënësve dhe nëse sheh ndonjë dobësi në bisedë me ta i tejkalojnë bashkërisht dobësitë.Delegacioni i SBASHK-ut në përmbyllje të vizitës studimore është takuar për të dytën herë me kryetaren e GEW, znj. Tepe e pastaj është zhvilluar edhe një tryezë për angazhimet e GEW lidhur me forcimin e rolit të femrës në sindikatë. Lidhur me këto angazhime delegacionin e SBASHK-ut e ka informuar përgjegjësja në GEW , znj. Sarah Klemann. Pas kësaj është zhvilluar edhe një bashkëbisedë mes pjesëmarrësve me qëllim që bashkërisht të krijohet një plan i aktiviteteve për forcimin e rolit të femrës në SBASHK.14556127 10153973536749677 1310828532 n


14585298 10153973537269677 419788473 n
14569209 10153973536804677 512723460 n

Vizitë bashkëpunimi e delegacionit të SBASHK-ut në Gjermani

Takim i rëndësishëm me kryetaren e sindikatës gjermane të arsimit GEW

Gjermani,27.09.2016
14469149 10153959003904677 158597257 nNë kuadër të bashkëpunimit të frytshëm mes SBASHK-ut e GIZ është duke u realizuar një vizittë studimore në dy lande të Gjermanisë. Vizitën në institucione arsmore në Tyringen dhe në Frankfurt e ka mbuluar materialisht GIZ. Delegacioni i SBASHK-ut filllmisht u takua me kryetaren e sindikatës më të madhe të arsimit gjerman, znj. Marlis Tepe. Ajo është shprehur e kënaqur për vizitën e delegacionit nga Koosva e pastaj ka shpalosur angazhimet e sindikatës që ajo drejton në përpjekjet për realizimin në vazhdimësi të kërkesave të anëtarësisë. 14469191 10153959001239677 732928022 nPas kësaj në një atmosferë të ngrohtë është zhvilluar një bashkëbisedë mes përfaqësuesve të GEW dhe SBASHK-ut. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se dy ishin arsyet e mëdha të kësaj vizite që është mundësuar nga GIZ. " Kemi ardhur këtu që të shprehim nga afër falendërimin e sindikatës sonë për shtetin, popullin gjerman dhe sindikatën tuaj sepse na keni ndihmuar në momentet më të vështira për ne. Po ashtu kemi ardhur që duke bashkëbiseduar me sindiklistë dhe duke vizituar insititucione arsimore të fitojmë përvoja të shumta lidhur me ngritjen e cilësisë, ngritjes profesionale të mësimdhënsve ,sfidat dhe përkushtimet pas rezultateve të PISA e shumë të tjera të cilat do t'i bartim të anëtarësia jonë", është shprehur kryetari Jasharaj. 14470915 10153958998844677 1563242107 nKryetarja e GEW i ka deklaruar delegacionit nga Kosova se edhe në të ardhmen do ta kenë mbështetjen e kësaj sindikate të madhe të arsimit gjerman.
Pas këtij takimi delegacioni i SBASHK-ut i shoqëruar ngapërfaqësuesja e GIZ, znj. Lindita Ukimeraj dhe përfaqësuesi i sindiktës gjermane të arsimit, Jurgen Fisher kanë vizituar njërën nga shkollat e qytetit Jena. Delegacioni është mahnitur me mikpritjen dhe me ambientet, kushtet dhe me angazhimin e personelit të kësaj shkolle. Ky delegacion ka sjellë këtu përvojat e veta dhe ka marrë shumë përvoja e ide nga bashkëbiseda me drejtorin dhe stafin e këtij institucioni arsmor. Pas kësaj është vazhduar me vizitën në ambinetet e një insitucioni që përgatit kuadro për profesionet më të kërkuara në tregun e punës.14483406 10153959000864677 1761325671 n
Në vazhdim të vizitës delegacioni i SBASHK-ut ka vizituar selinë e GEW në landin Turingen dhe është takuar me kryetren e sindikatës të arsimit për këtë land Katrin Vitsum. Ajo është shprehur e lumtur për këtë vizitë e pastaj i është përgjigjur shumë pyetjeve duke u dhënë mundësinë edhe mysafirëve që të tregojnë përvojate tyre sindikale. Në shenjë repskti për delegacionin e SBASHK-ut mikpritësi ka organizuar edhe një takim në ambientet e Parlamentit të landit Tyringen. Ata janë pritur nga përgjegjësi për çështje arsimore në këtë Parlament, z. Torsten Wolf. Ai ka njoftuar mysafirët për angazhimet që bëhen nga komisionet dhe deputetet e pozitës dhe opozitës lidhur me arsimin në këtë pjesë të Gjermnaisë. 14483812 10153958999899677 1635881078 nTorsten është lavdëruar se arritjet në arsim këtu janë nga më të lartat në tërë Gjermaninë.
Pas takimeve të shumta në këtë pjesë të Gjermanisë delegacioni i SBASHK-ut me plot përshtypje e ide të mira shkon në Frankfurt për të vazhduar me vizitën studimore.14483883 10153959001394677 405793321 n Atje do të vizitojnë selinë qendrore të sindikatës më të madhe tarsimit gjerman dhe përveç vizitave tëinsitucioneve arsimore do të prezantojnë tri tema lidhur me sindikalizmin dhe arsimin e Kosovës para përfaqësuesve të organeve qenrore të GEW dhe të asosacioneve që kanë të bëjnë mearsimin gjerman.14485019 1201060296618212 7509417783541589557 ngewwww14508657 10153958996664677 638003685 n

SBASHK-u vizitoi universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini’’

Takim i frytshëm me rektorin dhe bashkëpunëtorët e tij

Prishtinë, 21.09.2016
Delegacioni i SBASHK-ut i përberë nga: kryetari Rrahman Jasharaj, menaxheri për financa dhe administratë Ymer Ymeri dhe juristi Blendor Shatri, si dhe përfaqësuesi i Sindikatës në Universitetin e Mitrovicës Afrim Qelaj, kanë vizituar Universitetin e Mitrovicës ,,Isa Boletini'', ata i ka pritur rektori Prof.Assoc.Dr. Alush Musaj , bashkë me prorektorët: Rifat Morina, Ali Sadiku dhe Izet Zeqiri .rektori mitro
Kryetari i SBASHK-ut i ka thënë rektorit Musaj se qëllimi i kësaj vizite është që të bashkëbisedohet për angazhimet e përbashkëta në shërbim të arritjeve edhe me të mëdha në këtë Universitet. Jasharaj ka informuar rektorin për angazhimet e SBASHK-ut dhe është shprehur me respekt pasi që edhe në këtë institucion të lartë arsimor ka organizim sindikal të SBASHK-ut.
''I nderuari rektor, SBASHK-un do ta keni partner të sigurt në angazhimet e përbashkëta dhe në takimet që do të keni me kryetarin e sindikatës të universitetit tuaj, z. Afrim Qelaj , bashkërisht do të gjeni zgjidhje për problemet eventuale '' ka deklaruar kryetari i SBASHK-ut .
Rektori Musaj ka falënderuar delegacionin e SBASHK-ut për vizitën, e pastaj ka bërë një përshkrim të rrugëtimit të vështirë të Universitetit ,,Isa Boletini'', ai ka thënë se fatin e Mitrovicës dhe popullit të saj e ndau edhe universiteti ynë . Rektori Musaj , ka treguar pastaj se në këtë universitet janë 3500 studentë të profileve teknike por edhe atyre shoqërore, ai është shprehur i lumtur se falë angazhimit të madh të Qeverise së Kosovës, brengat e mëdha të këtij institucioni do ti takojnë të kaluarës, sepse Kosova bëri investime të mëdha dhe është duke ngritur një Kampus Universitar që do t'ia kenë lakmi edhe vendet e Ballkanit . Të dy palët janë shprehur të gatshme për bashkëpunim të sinqertë në shërbim të arritjeve edhe me të mëdha dhe te koordinimit të aktiviteteve të ndryshme .

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u përmbyll me sukses trajnimet për dialogun social
  2. Mësimdhënësit do të deklarohen lirshëm e me nënshkrimet e tyre
  3. Në ambientet e MASHT është mbajtur një takim i rëndësisë së veçantë i MASHT, DKA dhe SBASHK
  4. SBASHK-u debatoi për shumë çështje me Ministrin Bajrami dhe Kabinetin e tij
  5. SBASHK-u me sukses po përfundon aktivitetin e trajnimeve për dialogun social
  6. Në shenjë respekti për punën e tyre me dekada në arsim
  7. Orari i nisjes së autobusëve për pushime për 420 pushues nga e tërë Kosova
  8. Rektori i UP-së priti delegacionin e SBASHK-ut
  9. SBASHK u takua me Kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri
  10. SBASHK-u ka forcuar kapacitetet për dialogun social
  11. U organizua Konferenca a e dytë e matematikës në nivel vendi
  12. SBASHK-u u takua me Zv/Kryeministrin e Kosovës,z. Kujtim Shala
  13. Janë kryer parapërgatitjet për organizimin e pushimeve për 420 anëtarë të SBASHK-ut
  14. SBASHK-u fillon agjendën e takimeve për kryetarë të Grupeve parlamentare
  15. SBASHK-u vazhdon me vizitat nëpër Kosovë
  16. Vazhdon agjenda e takimeve të SBASHK-ut nëpër komunat e Kosovës
  17. Ka filluar agjenda e vizitave të SBASHK-ut nëpër komuna
  18. Takim i frytshëm me sindikalistët e Prishtinës
  19. SBASHK mori pjesë në punëtorinë ku u prezantua drafti i Planit Strategjik për Arsim në Kosovë për 5 vitet e ardhshme
  20. SBASHK-u përgëzon FSASH-in në 25 vjetorin e themelimit
  21. Këshilli Drejtues mbajti takimin e radhës
  22. Konkurs
  23. Takime të SBASHK-ut me anëtarësinë në Skenderaj e në Viti
  24. SBASHK-u vazhdon forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social
  25. SBASHK-u vizitoi shkollën “Mehmet Akif “në Shushicë të Istogut
  26. SBASHK-u ofron zbritje cmimesh anëtarëve të vet edhe në Turqi
  27. SBASHK-u vazhdon aktivitetet me anëtarësinë
  28. Zyrtarizohet vërtetimi i përvojës së punës që i gëzon pensionistët e arsimit ‘90-‘99
  29. Një takim i veçantë i sindikatave të arsimit në Sofje të Bullgarisë
  30. Ngjarje tronditëse në Bruksel
  31. SBASHK-u përtërinë marrëveshjen me Spitalin e Përgjithshëm “Istanbul Medicine”
  32. SBASHK-u vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  33. Si fryt i bashkëpunimit mes sindikatës turke, asaj shqiptare të arsimit dhe SBASHK-ut
  34. Ministri Arsim Bajrami takoi përfaqësuesit e SBASHK-ut
  35. Gëzuar, 7 Marsin- festën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe
  36. Një aktivitet madhështor i SBASHK-ut për nder të 7 Marsit
  37. Reagim i SBASHK-ut ndaj opsioneve të Sindikatës së Administratës së Kosovës
  38. Edhe një marrëveshje për zbritje çmimesh në bregdetin shqiptar të Velipojës
  39. SBASHK-u u takua me Ministrin Abrashi
  40. SBASHK-u nënshkruan marrëveshje në shërbim të anëtarësisë edhe me biznese ndërkombëtare
  41. SBASHK-u ngrit ura të reja të bashkëpunimit me sindikatat ndërkombëtare
  42. Kryeministri Mustafa dhe kabineti qeveritar takohen me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut
  43. SBASHK-u vazhdon me marrëveshjet për zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarësinë
  44. Dialogu dhe vullneti i përbashkët sjellin marrëveshje
  45. Intelektualë të njohur slloven vizituan SBASHK-un
  46. Urojmë që çështjet të kenë zgjidhje me dialog e jo me veprime sindikale
  47. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me ministrin Bajrami
  48. Vërejtje të shumta ndaj institucioneve qendrore e lokale të shtetit
  49. SBASHK-u mori pjesë në Kongresin VI të Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë
  50. SBASHK-u i pranishëm kudo flitet për arsimin në Kosovë

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook