Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U përmbyll me sukses Kongresi virtual i EI-së

Prishtinë, 13.07.2023

360154617 293118333244712 1429148990973192434 nNë ditën e tretë dhe të fundit, delegatët u angazhuan me entuziazëm për të vazhduar angazhimin e tyre me fushatën e EI-së "Bëhu Publik! Financo Arsimi", e cila u bën thirrje qeverive të investojnë më shumë në arsimin publik dhe mësuesit, faktor ky i vetëm dhe më i rëndësishëm në arritjen e arsimit cilësor.
Sekretari i Përgjithshëm i Edukimit Internacional, z.Eduards pas pëmbledhjes së diskutimeve të ditës paraprake dhe duke përmendur edhe njëherë se ky program dhe buxhet njëvjeçar do të lejojë që EI të funksionojë siç duhet dhe të udhëheq aktivitete të shumta derisa Kongresi Botëror i EI-së të mblidhet përsëri në korrik të vitit 2024.Të gjithë delegatët në mënyrë unanime e votuan buxhetin njëvjeçar.lead
Pikë e rendit të ditës ishte edhe prezantimi i tekstit të thjeshtuar të Kushtetutës dhe akteve nënligjore nga kryetari i këtij Komisioni. Pas disa debateve nga delegatët e Kongresit edhe kjo pikë e rendit të ditës kaloi me votim unanim.
Ndër tjerash z.Eduards shtoi se është i bindur se "një sistem i fortë arsimor publik nuk është i pashmangshëm. Duhet të luftohet dhe të mbrohet. Tani në vitin tonë të 30-të, së bashku, kemi ndërtuar dijen, reputacionin, fuqinë dhe aleancat në nivelin më të lartë për të qenë një forcë jo vetëm për arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, por edhe për vetë demokracinë. Falë jush, ne vazhdojmë ta bëjmë të ndihet ndikimi ynë dhe udhëheqja jonë më e fortë."
Kryetarja e EI-së, znj.Susan Hopgood, në fjalën e saj përmbyllëse falënderoi delegatët për pjesëmarrjen e tyre, për durimin dhe kontributin, për kohën dhe vëmendjen e tyre gjatë këtyre tre ditëve të Kongresit: "Prania juaj në internet është një deklaratë e përhershme" shtoi ndër tjerash znj.Hopgood.
Ajo përfundoi: "Ju keni përfaqësuar shumë mirë 32 milionë edukatorët në 381 sindikata në 178 vende në këtë Kongres Botëror dhe mezi pres t'ju shoh personalisht vitin e ardhshëm në Kongresin e 10-të Botëror në Buenos Aires, Argjentinë".

Dita e dytë e Kongresit të 9-të Virtual Botëror të Edukimit Internacional

Prishtinë, 12.07.2023

359705982 624268666465168 1575035017599262746 nNë ditën e dytë të Kongresit të 9-të Virtual Botëror të Edukimit Internacional Sekretari Përgjithshëm David Eduards ka prezantuar raportin e progresit. Pas diskutimeve të disa delegatëve lidhur me raportin dhe pasi që Sekretari i përgjithshëm Eduards u është përgjigjur edhe pyetjeve të shtruara katër delegatët e SBASHK-ut së bashku me gjithë delegatët tjerë nga e mbarë bota në mënyrë unanime e kanë votuar këtë raport.
Pas kësaj Kongresi ka vazhduar punimet me shpalosjen e raportit nga kryetari i komisionit për financa lidhur me pasqyrat financiare 2019-2022. Pas diskutimeve të disa prej delegatëve edhe ky raport në mënyrë unanime u votua nga delegatët e Kongresit.
Dita e dytë ishte më e ngjeshur duke votuar e miratuar gjitha pikat sipas rendit të ditës. Ndër to ishin edhe: miratimi i rezolutës që mundëson zgjatjen e mandatit të auditorëve të jashtëm si dhe miratimi i rezolutës që mundëson vazhdimin e mandatit të komitetit të auditimit të brendshëm. Edhe këto dy rezoluta u votuan në mënyrë unanime nga delegatët e Kongresit.Screenshot 2023 07 12 at 1.39.49 PM
Pastaj fjalën e mori Sekretari i Përgjithshëm z.Eduards me prezantimin e Programit dhe Buxhetit për vitin 2024, dhe propozimin e normës së tarifave/kuotave.
Propozimi i Sekretarit të Përgjithshëm për programin e buxhetin dhe normën e tarifave për vitin 2024 hapi diskutim të frytshëm tek delegatët dhe nesër në ditën e tretë dhe përmbyllëse të Kongresit pritet që Sekretari i Përgjithshëm z.Eduards të bëj një përmbledhje të diskutimeve dhe pastaj të kalohet në votimin e këtij planifikimi buxhetor për vitin 2024.

SBASHK-u pjesëmarrëse në Kongresin e 9-të virtual botëror të Edukimit Internacional (EI)

Prishtinë, 11.07.2023
358106191 651690467002198 4859104097679426458 nSot filloi punimet Kongresi i 9-të Virtual Botëror i Edukimit Internacional me temën "Rritja e sindikatave tona, ngritja/lartësimi i profesioneve tona, mbrojtja e demokracisë". SBASHK-u në këtë ngjarje të rëdësishme për arsimin botëror po merr pjesë me katër delegatë me të drejtë vote. Ky është Kongresi i parë botëror që po mbahet virtualisht.
Në ditën e parë të Kongresit, përveç fjalës hyrëse të kryetares së EI-së, znj.Susan Hopgood dhe Raportit të Progresit të Sekretarit të Përgjithshëm z.David Eduards, u bë edhe miratimi i agjendës, Raportit të Komisionit të Kredencialeve, miratimi i rregullave gjatë debateve në Kongres dhe Miratimi i një klauzole në lidhje me kohët e krizave si amendament i Kushtetutës dhe akteve nënligjore.360095225 733857925168603 2755397108789244815 n
Dita e parë e Kongresit u përmbyll me diskutimin e Raportit të Progresit të Sekretarit të Përgjithshëm, për të vazhduar nesër me përgjigjet ndaj këtij diskutimi dhe tema tjera të rëndësishme sindikale.


Ne po bashkojmë forcat për:
-rritjen e sindikatave tona
-lartësimin/ngritjen e profesioneve tona
-mbrojtjen e demokracisë

Grupi i tretë i pushuesve të SBASHK-ut në bregdetin shqiptar

Respekt meritor për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë

Prishtinë, 04.07.2023
1korikuuAnëtare e anëtarë të SBASHK-ut nga Fushë Kosova, Shtërpca, Shtimja, Hani i Elezit, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Novobërda, Obiliqi, Podujeva, Vitia, Skenderaj, Drenasi, Malisheva, Suhareka, Gjakova, Mamusha, Peja dhe Prizreni përbëjnë grupin e tretë prej 183 pushuesve që kanë arritur të dielën e 2 korrikut në Kompleksin hotelier "Bonita" duke realizuar kështu në tërësi këtë aktivitet tradicional të pushimeve për vitin 2023.
Pushuesit me të arritur te Kompleksi Hotelier "Bonita" janë takuar me kryetarin Jasharaj dhe pastaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me kujdestarët dhe stafin e "Bonita" janë përkujdesur për akomodimin e tyre. Pushuesit kanë drekuar dhe pastaj, si me nxitim, janë drejtuar drejt plazhit dhe detit shqiptar. Shumë nga ata kanë gjetur kohë për t'u takuar me kryetarin e SBASHK-ut dhe pas bashkëbisedave kanë bërë edhe foto për t'i ruajtur si kujtim nga ky aktivitet.2korikuu
Pushuesit pas kthimit nga plazhi ulen në ambientet e jashtme të Hotelit dhe duke pirë ndonjë kafe a pije freskuese kthejnë kujtimet në vitet e shkuara duke përmendur edhe kohët e studimeve e duke rrëfyer pastaj edhe për momente e ngjarje të caktuara gjatë punës së tyre edukativo-arsimore. Ata që janë pak më të moshuar flasin me shumë krenari për angazhimet sublime në vitet e 90-ta për të ruajtur e mbrojtur arsimin shqip nga tendencat dhe sulmet e pushtuesit. Këta pishtarë të dijes flasin me krenari për ato vite të vështira dhe falënderojnë SBASHK-un për angazhimet e atyre viteve, por edhe të gjithë viteve deri tani për të radhitur pastaj arritjet e shumta e duke cekur se është uniteti që e bën të fortë SBASHK-un.

3korikuuMeritor për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti tradicional e shumë domethënës janë koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe përgjegjësit e angazhuar në të tri grupet Lumnija, Nezi, Marigona, Tafili, Hakiu, Sabiti, Ahmeti, Vlora, Blendori, Ruhani e Afrimi.

SBASHK me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar

Atmosferë feste në "Bonita"

Prishtinë, 28.06.2023
356213859 4470825636475302 7710117384087972083 nSBASHK edhe këtë vit po realizon me sukses aktivitetin tradicional të organizimit të pushimeve në bregdetin shqiptar për një numër të konsideruar të anëtarëve nga e tërë Kosova. Grupi i parë i pushuesve ishte në Durrës nga data 15 qershor dhe për pesë ditë me radhë janë shoqëruar me valët e qeta të detit dhe me këngët e vallet shqipe në orët e mbrëmjes. Atmosferë feste në Kompleksin Hotelier "Bonita" mbretëron edhe nga data 25 qershor. Bukuria kësaj atmosfere iu shtua më 28 qershor. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe përgjegjësit e angazhuar Sabit Gashi e Ahmet Sylejmani duke respektuar traditat e festës kanë shkuar nga tavolina në tavolinë dhe i kanë uruar secilit pushues festën e madhe të Kurban Bajramit.
"Festa e gëzime paçi gjithmonë. Bashkë e në SBASHK", u është drejtuar pushuesve kryetari Jasharaj, i cili ka pranuar shumë urime dhe përgëzime për organizimin e këtij aktiviteti dhe për gjithë angazhimet e tij, të koordinatorit për organizim të brendshëm dhe gjithë stafit qendror.356112147 4470825929808606 5675352334001587052 n
Krahas respektit të lartë e meritor për SBASHK-un pushuesit e grupit të parë dhe ata të grupit të dytë shprehin falënderime edhe për pronarin e Kompleksit Hotelier "Bonita"Astritin, kryekuzhinierin Zakun dhe gjithë të punësuarit këtu, të cilët me sjellje shëmbullore e angazhim maksimal po bëjnë që pushuesit të ndjehen të relaksuar e të jenë shumë të kënaqur me kushtet e akomodimit dhe me ushqimin shumë cilësor.
Të theksojmë se grupin e dytë të pushuesve e përbëjnë koleget e kolegët tanë nga Mitrovica, Leposaviqi, Prishtina, Qendra e studentëve, Gjilani, Vitia, Kllokoti, Lipjani, Ferizaj, Drenasi, Suhareka, Rahoveci, Gjakova dhe Malisheva.
356112147 4470825929808606 5675352334001587052 nKy aktivitet tradicional do të përmbyllet me grupin e tretë të pushuesve , të cilët buzë valëve të detit shqiptar do të jenë nga 2 korriku.
Atmosferën festive e përcjellim të ju lexues të nderuar përmes disa fotografive.

Fillim i mbarë i një aktiviteti tradicional të SBASHK-ut

Prezantim me dinjitet i figurës së punëtorit arsimor

Prishtinë, 21.06.2023
viber image 2023 06 18 09 08 37 803Ishin bërë gjithë përgatitjet për të nisur me aktivitetin tradicional për pushimet e një numri të konsideruar të anëtarëve të SBASHK-ut në bregdetin shqiptar. Ky aktivitet ka nisur më 15 qershor me grupin e parë prej 164 pushuesve nga Klina, Istogu, Peja, Deçani, Juniku, Gjakova, Rahoveci, Mitrovica, Ferizaj, Kamenica, Suhareka, Vushtrria, Universitetet, Prishtina e Dragashi. Duke dëshmuar se SBASHK nuk i harron bashkëkombësit tonë në Kosovën Lindore në këtë aktivitet mysafirë ishin edhe 2 përfaqësues nga ato troje.viber image 2023 06 19 21 18 38 407 Pushuesit po udhëtonin drejt bregdetit shqiptar me autobusë dhe për rrugëtimin e mbarë të tyre kujdeseshin Lumnije Berisha, Tafil Peci e Marigonë Bytyqi të ndihmuar nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Respekti i veçantë nga pronarët e kompleksit turistik "Bonita" dhe i tërë stafi dhe prezantimi me dinjitet i pushuesve, që po fillonin pushimet, bashkë me muzikën e zgjedhur në mbrëmje ka bërë që atmosferë e mrekullueshme të mbretëronte edhe në dy ditët e para kur moti nuk ishte krejt i favorshëm për t'u takuar me valët e qeta të detit shqiptar. Pushuesit takoheshin me kryetarin Jasharaj duke shprehur respekt për gjithë angazhimet e tij e të stafit qendror e për të falënderuar për këtë aktivitet të qëlluar. Lumnija, Nezi, Marigona, Tafili e Hakiu vazhdonin angazhimet duke bashkëbiseduar me pushuesit për të parë nëse ka ndonjë ankesë eventuale apo mos ka ndonjë rast që dikush mund të ketë probleme të vogla shëndetësore. Ditët e pushimit kanë ikur shpejt e në fletore kanë mbetur të shkruara shumë përshtypje të pushuesve, të cilat do të botohen në gazetën tonë "Arsimimi sot". Ky aktivitet do të vazhdojë me grupin e dytë të pushuesve më 25 qershor për t'u përmbyllur më 3 korrik me grupin e tretë. Besojmë se të 430 pushuesit do të prezantojnë me dinjitet figurën e punëtorit arsimor dhe do të ruajnë kujtime nga më të mirat buzë valëve të bregdetit shqiptar.
355030975 283656670791424 6964866008631036722 nNjë moment i veçantë gjatë pushimeve ishte vizita e drejtores së përgjithshme të Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli ne Uashington Melysa Spenber, që po shoqërohej nga drejtori i zyrës në Tiranë Steven McCloud dhe stafi i tij. Ata kanë zhvilluar një takim përmbajtjesor me kryetarin Jasharaj, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me veprimtarë sindikalë duke bashkëbiseduar për gjithë situatën aktuale e duke parë se cilat do të jenë aktivitetet e radhës për të dëshmuar respektin dhe mbështetjen e Qendrës Amerikane të Solidaritetit në Uashington dhe zyrës në Tiranë si dëshmi se ata vlerësojnë lartë angazhimet e SBASHK-ut dhe ishin e janë pranë tyre në rrugëtimin për mbrojtjen e kërkesave legjitime të anëtarësisë dhe në përballjet me sfidat e kohës e që nuk janë të pakta për arsye të qasjes së gabueshme të Qeverisë ndaj sindikatave dhe dialogut social.
Për atmosferën në 5 ditët e pushimit të grupit të parë të pushuesve më shumë se ky shkrim flasin fotot që po publikojmë. Bashkë e në SBASHK.viber image 2023 06 17 12 33 08 228

SBASHK dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar

Prishtinë, 15.06.2023

viber image 2023 06 15 10 05 23 641Në shenjë respekti për angazhimet në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave edhe këtë vit SBASHK vazhdon me traditën e dërgimit të një numri të konsideruar të anëtarëve për pushime në bregdetin shqiptar.
Grupi i parë prej 164 pushuesve nga komuna të ndryshme të Kosovës sot filloi këtë aktivitet, i cili do të vazhdojë me datat 25 qershor me grupin e dytë e për të përfunduar ky aktivitet me grupin e tretë që në bregdetin shqiptar do të jenë më 3 korrik. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin dhe kujdestarët e angazhuar për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti. viber image 2023 06 15 10 55 05 410

Ai duke iu dëshiruar pushuesve momente të bukura në bregdetin e bukur shqiptar është shprehur se ky aktivitet organizohet në shenjë respekti për anëtarët e SBASHK-ut që janë dëshmuar me përkushtimin në procesin edukativo-arsimor, por edhe me unitetin në SBASHK edhe përkundër sfidave dhe përpjekjeve të institucioneve qendrore për ta dobësuar këtë sindikatë në kohë greve, por edhe pas saj. Jasharaj është shprehur se do të ishte edhe më i lumtur sikur të ekzistonin mundësi edhe më të mëdha buxhetore për të pasur numër edhe më të madh të pushuesve në bregdetin shqiptar.

Konferencë në Tiranë "Sindikatat dhe puna e fëmijëve"

Prishtinë, 12.06.2023

viber image 2023 06 12 13 03 55 172Në Tiranë vazhdojnë të organizohen aktivitete që po dëshmojnë forcimin e bashkëpunimit mes sindikatave të arsimit të Shqipërisë, SBASHK-ut dhe sindikatave të arsimit nga disa shtete tjera të Ballkanit.
Një aktivitet i veçantë është edhe Konferenca "Sindikatat dhe puna e fëmijëve", që po mbahet pikërisht në ditën botërore të eliminimit të braktisjes nga shkolla dhe të punëve të rrezikshme për fëmijët. Në këtë aktivitet të organizuar nga Sindikatat e arsimit të Shqipërisë kanë marrë pjesë edhe zëvendës presidentja e Internacionales Botërore të Arsimit, Marlis Tepe, zyrtari i lartë i EI Samuel Grumiau, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, përfaqësues të Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi dhe shumë kolege e kolegë nga sindikatat shqiptare të arsimit. Kryetarët Nevrus Kaptelli e Isa Rekaj bashkë me profesorin Xhafer Dobrushi kanë kujtuar gjithë angazhimet nëpër vite për të realizuar objektivin e ndalimit të braktisjes së shkollës dhe eliminimin e punëve të rënda të fëmijëve.346104411 6564464300277758 4196494520261881761 n
Diskutuesit kanë prezantuar përvojat nga aktiviteti disa vjeçar në përpjekje për të kthyer fëmijë që kanë braktisur shkollimin, sfidë kjo ende e pranishme në Korçë e disa pjesë të tjera të Shqipërisë.


viber image 2023 06 12 13 03 55 109Përfaqësuesit e SBASHK -ut kanë përgëzuar sindikalistët e arsimit në Shqipëri për gjithë këto aktivitete duke kujtuar se SBASHK në bashkëpunim me përfaqësuesen e ILO në Kosovë kanë përgatitur një program duke licencuar trajnimin "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës".viber image 2023 06 12 13 31 07 864

Sindikalistët nga Amerika në Prizrenin e historisë

Prishtinë, 08.06.2023

352307443 6424284044291362 7673827583798850794 nNë ditën e dytë të vizitës në Kosovë zëvendës presidenti i Sindikatës së Mësuesve të Amerikës Daniel Montgomery, drejtori për rajonin perëndimor Ramiro Hernandez, drejtori i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë Steven McCloud dhe zyrtarja Kejsi Gaxha të shoqëruar nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, zyrtari ligjor Blendor Shatri dhe kryetari i Sindikates komunale të Arsimit Paraunivesitar në Prizren, Reshit Kushaj kanë filluar me vizitën në Prizrenin historik. Ata fillimisht janë takuar me drejtoreshën e arsimit të kësaj komune Luljeta Veselaj-Gutaj dhe kanë bashkëbiseduar për aktualitetin në arsimin e të dy shteteve mike. Pas kësaj ata bashkërisht kanë vizituar kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj. Kryetari Totaj është shprehur se ndjehet i nderuar me këtë vizitë e pastaj ka kujtuar betejat e lavdishme të djemve e vajzave me emblemën e UÇK-së dhe mbështetjen e SHBA-së në realizimin e idealit të lirisë.352671937 581011947245098 5459084878764616421 n
Zëvendës presidenti i Sindikatës së Mësuesve të Amerikës (AFT) Montgomery duke falënderuar kryetarin Totaj për mikpritjen është shprehur me respekt për angazhimet e SBASHK-ut dhe është shprehur se miqësia mes dy sindikatave do të vazhdojë. Kryetari Jasharaj duke marrë pjesë në këtë bashkëbisedë ka deklaruar se mysafirët e nderuar përfaqësojnë Sindikatën që u bë zë i fuqishëm mbështetës për punëtorët e arsimit në Kosovë që në vitet e 90-ta, po bënin sakrifica sublime në ruajtjen e arsimit shqip nga furtuanat e pushtuesit. Mysafirët e kryetarit Totaj bashkë me drejtoreshën Veselaj-Gutaj kanë vizituar shkollën "Emin Duraku" duke hasur këtu në mikpritjen që është virtyt i kombit tonë. Zëvendës presidenti Montgomery pas takimit dhe bashkëbisedës me drejtorin dhe të punësuarit e kësaj shkolle ishte mysafirë i nderuar i nxënësve. Ai u kthye në vitet e shkuara duke u bërë përsëri mësues, por tani në Kosovë. Ai me plot emocione është shprehur se këta nxënës janë të shkëlqyer. Ai ka biseduar me ta në gjuhën angleze për lëndët mësimore dhe për planet që këta fëmijë kanë për të ardhmën. Nxënësit e kësaj shkolle duke u gjendur në pushimin e gjatë mes orëve kanë vazhduar bashkëbisedën me myafirët në oborrin e shkollës duke bërë edhe foto e duke i përshëndetur me duartrokitje.
352674817 1445112916279121 7453156197532560895 nNë mbyllje të kësaj vizite mysafirët nga Amerika kanë ritheksuar se po shkojnë nga Kosova me përshtypje të shkëlqyera dhe krenar me miqësinë mes dy sindikatave dhe dy shteteve, miqësi që do të jetojë për jetë e mot.352696678 266062046077825 3834587013401607644 n

Udhëheqës të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës vizitë në Kosovë

Prishtinë, 07.06.2023

352787660 139582805797762 4155149759296459972 nPas Konferencës rajonale të sindikatave, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, zëvendës presidenti i Sindikatës së Mësuesve të Amerikës Daniel Montgomery i shoqëruar nga drejtori për rajonin perëndimor Ramiro Hernandez dhe drejtori i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë Steven McCloud kanë nisur të mërkurën e 7 qershorit vizitën dy ditore në Kosovë. Në ditën e parë ata fillimisht janë takuar me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, me nënkryetaren Vjollca Shala dhe kordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri nga të cilët janë informuar për gjendjen aktuale në arsimin e Kosovës. Pas kësaj ata kanë vizituar komunën e Ferizajit dhe janë takuar me kryetarin Agim Aliu, drejtorin e arsimit Afrim Llabjani dhe udhëheqësit sindikal nga kjo komunë Hanife Salihu e Fejzullah Vranovci. Kryetari Aliu është shprehur i nderuar për këtë vizitë dhe pastaj ka shpalosur argumente të përkushtimit dhe angazhimeve për arritje në shërbim të qytetarëve duke vlerësuar lart edhe angazhimet e SBASHK-ut. Ai ka kujtuar betejat sublime të UÇK-së për liri dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së në momentet kyçe të përpjekjeve tona për liri.352296313 649352643752349 3923423947755137005 n
Kryetari Jasharaj është shprehur se Sindikata që përfaqësojnë Montgomery dhe Hernandez ishte zë i fuqishëm mbështetës për punëtorët e arsimit të Kosovës në përpjekjet e tyre sublime gjatë viteve të 90-ta. Jasharaj ka vlerësuar lart kontributin e z.McCloud në forcimin e bashkëpunimit mes sindikatave të arsimit të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës.
Zëvendës presidenti i sindikatës së mësuesve amerikan z.Montgomery është shprehur i lumtur që po viziton Kosovën duke veçuar se këtu ndodhet për herën e parë. Ai ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe ka falënderuar kryetarin Aliu për mikpritjen për të treguar pastaj për përvojat e shumta sindikale në Amerikë dhe për sfidat e kohës në arsimin atje.
Mysafirët nga SHBA bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë vizituar shkollën "Tefik Çanga" duke bashkëbiseduar me drejtorin dhe me sindikalistët këtu. Po ashtu ata ishin mysafirë në një orë mësimore dhe Mongomery është gëzuar me dijen e nxënësve të klasës së katërt me të cilët ka bashkëbiseduar në gjuhën angleze.
352402959 281686234243091 2046528875620443048 nEdhe pasdita ishte me aktivitete të ngjeshura. Mysafirirët nga SHBA bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar në takime të ndara me deputetët që janë anëtarë të Komisionit Parlamentar për arsim, me Ministren e MASHTI-t Arbërie Nagavci e pastaj kishin takim solemn edhe me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Univeristeteve për ta përmbyllur ditën e parë të vizitës me deklarime për medie.
Në ditën e dytë mysafirët nga SHBA do ta vizitojnë Prizrenin për t'u takuar me kryetarin Shaqir Totaj e me drejtoren e Arsimit Luljeta Veselaj -Guta për ta përmbyllur vizitën në shkollën "Ymer Prizreni".352362645 629679415706856 3710717758245183732 n

Në Tiranë u mbajt Konferencë rajonale e sindikatave të arsimit

Bashkë Sindikata e Amerikës, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Prishtinë, 05.06.2023
TiraneQendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë po vazhdon me aktivitetet për të forcuar bashkëpunimin e SBASHK-ut, Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës. Në kuadër të këtij angazhimi, drejtori i kësaj zyre Steven McCloud me bashkëpunëtorët kanë organizuar për tri ditë me radhë Konferencën rajonale me përfaqësues të këtyre sindikatave. Zëvendës presidenti i Federatës Amerikane të Mësuesve Dan Montgomery bashkë me drejtorin e kësaj Federate për rajonin perëndimor Ramiro Hernandez duke dhënë kontribut në rrjedhën e kësaj Konference janë shprehur se nga afër përcjellin angazhimet e shumta të sindikatave të këtyre tri shteteve të Ballkanit duke rikujtuar për mbështetjen e vazhdueshme të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës për SBASHK-un dhe sindikatat e arsimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me qëllim të përballjes më të lehtë me sfidat e shumta të kohës. Ata kanë sjellë përvojat e tyre nga mënyra e organizimit dhe e zhvillimit të aktiviteteve e veprimeve sindikale të sindikatës që ata përfaqësojnë. Zëvendës presidenti i Federatës Amerikane të Mësuesve Dan Montgomery ka treguar se ata kanë përcjell me kujdes edhe angazhimet e shumta të SBASHK-ut dhe kanë shprehur solidaritet e përkrahje të fuqishme për SBASHK-un gjatë gjithë këtyre viteve e në veçanti në kohën sa po ndodhte greva e vitit të kaluar. 351460265 6289131474510174 2811236680469776318 nPërfaqësuesit e sindikatave të arsimit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut duke marrë pjesë në panele kanë sjellë fakte e argumente për gjendjen aktuale në arsimin e shteteve të punës, për kushtet e punës në institucionet arsimore dhe për sfidat e shumta me të cilat po përballën në kuadër të angazhimeve për realizimin e kërkesave të anëtarësisë në dialog me institucionet shtetërore, dialog ky i munguar dhe jo i lehtë.
trrrZëvendës presidenti i Federatës Amerikane të Mësuesve Dan Montgomery bashkë me drejtorin e kësaj Federate për rajonin perëndimor Ramiro Hernandez për të dëshmuar miqësinë e sinqertë, që ka nismat në vitet e 90-ta, mes Sindikatës së Mësuesve të Amerikës dhe SBASHK-ut do të vizitojnë Kosovën më 7 e 8 qershor për të realizuar një agjendë të ngjeshur të takimeve me Ministren Nagavci, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, me kryetarët dhe drejtorët e arsimit në Ferizaj e Prizren dhe me përfaqësues të SBASHK-ut të nivelit lokal e qendror. Në mbyllje të takimeve të ditës së parë të kësaj vizite mysafirët e lartë nga Sindikata e Mësuesve të Amerikës bashkë me përfaqësues të SBASHK-ut do të mbajnë konferencë për mediet.

Ma artikuj...

  1. Edhe një angazhim i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  2. Kuvend zgjedhor në Skenderaj
  3. Aktivitet i veçantë i sindikatave të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut
  4. Përvojat e grevave në SHBA barten te SBASHK-u
  5. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 18 e 19 marsit
  6. SBASHK organizon aktivitete edhe në fundjavën e 11 e 12 marsit
  7. Aktivitete festive të SBASHK-ut për ditën e madhe të mësuesit
  8. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 4 e 5 marsit
  9. Edhe në këtë fundjavë SBASHK me aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  10. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje me “Pinea Medical Center”
  11. Aktivitete të SBASHK-ut në shumë komuna të Kosovës
  12. Aktivitete të shumta të SBASHK-ut edhe gjatë vikendit të 11 e 12 shkurtit
  13. SBASHK-u vazhdon ta realizojë agjendën e takimeve nëpër komuna
  14. Aktivitete të SBASHK-ut në tri komuna
  15. Informatë
  16. Kuvend pune i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë
  17. Aktivitet i SBASHK-ut në Drenas
  18. U mbajt kuvend pune i sindikatës së arsimit parauniversitar së Ferizajt
  19. Vazhdon agjenda e vizitave të SBASHK-ut nëpër komuna
  20. Një angazhim domethënës për anëtarësinë e SBASHK-ut në Kamenicë
  21. U mbajt Kuvend pune në Viti
  22. Kuvend i suksesshëm pune në Kamenicë
  23. SBASHK filloi realizimin e agjendës për takime nëpër komuna
  24. Takimi përmbyllës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  25. Aktivitete të SBASHK-ut në Skenderaj e Suharekë
  26. Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga mësuesit e Amerikës
  27. Reagim i ashpër i Sindikatave të Arsimit të Evropës ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti
  28. Komunikatë
  29. Reagim nga Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut
  30. Konferencë speciale e Sindikatave të Arsimit të Evropës
  31. Grupi i dytë i pushuesve në bregdetin shqiptar
  32. Në shoqëri me këngën, humorin dhe valët e detit shqiptar
  33. SBASHK dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar
  34. SBASHK vazhdon me organizimin e trajnimeve për anëtarësinë
  35. I tërë sistemi arsimor në grevën paralajmëruese njëorëshe
  36. Takimi i parë i Këshillit të ri Drejtues të SBASHK-ut
  37. NJOFTIM / Protestë
  38. U mbajt Kongresi i 8-të i SBASHK-ut
  39. SBASHK- Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe
  40. SBASHK vlerëson lart aktivitetin e djeshëm të shkollave të Kosovës
  41. Apel për anëtarësinë e SBASHK-ut
  42. Një vizitë shumë e veçantë në selinë e SBASHK-ut
  43. Sindikatat takohen për konsultime dhe koordinim të aktivitetit dhe veprimeve
  44. Edhe në vikendin 5 e 6 shkurtit aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  45. Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarësisë
  46. SBASHK u takua me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Arben Gashi
  47. Aktivitete të SBASHK-ut edhe të dielën e 16 janarit
  48. Mbledhja konsultative me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  49. Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Vushtrri
  50. Përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan me ministren Nagavci për çështje me rëndësi

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook