Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE) i drejtohet Hotit e Likajt

Solidaritet dhe mbështetje e fuqishme kërkesave të SBASHK-ut

Prishtinë,19.01.2021
Pasi përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pasur një takim nga larg me drejtoren e përgjithshme të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, znj. Suzan Flocken dhe i kanë treguar për gjendjen në arsim dhe për kërkesat legjitime të anëtarësisë, por edhe për mungesën e gatishmërisë për zgjidhje të këtyre dy kërkesave nga ana e Institucioneve të Kosovës, drejtorja Flocken në emër të ETUCE-s , që përfaqëson 127 sindikata arsimore me 11 milionë anëtarë, i është drejtuar Kryeministrit Hoti dhe Ministrit në MASH, Ramë Likaj duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un, që është anëtare e këtij Komiteti, e duke kërkuar dialog dhe zgjidhje të drejtë të këtyre dy kërkesave legjitime.
Përmbajtjen e plotë të kësaj letre mbështetëse mund t'a lexoni më poshtë:ett

etucc

Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet kërkesat e SBASHK-ut

Prishtinë, 16.01.2021

SBASHK ETUCENë komunikimin e rregullt nga larg me stafin qendror të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), SBASHK ka prezantuar situatën aktuale në arsimin e Kosovës dhe vendimin e Këshillit Drejtues që nëse nuk përfillën kërkesat legjitime të anëtarësisë lidhur me nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive dhe angazhimit të Qeverisë Hoti për një shtesë në pagat në sektorin e arsimit për arsye të rrezikshmërisë së lartë nga Covid, autorizohet kryetari e kryesia për të filluar me veprime sindikale. Kjo ka bërë që drejtorja e përgjithshme e këtij Komiteti ( ETUCE), që numëron 11 milionë anëtarë, Suzan Floken të mbaj një takim konsultativ nga larg me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut. Gjatë këtij takimi për një orë të tërë është bashkëbiseduar për situatën aktuale në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut që këto dy kërkesa të realizohen me dialog dhe përmes takimeve me institucionet.
Drejtorja e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Suzan Flocken është shprehur se SBASHK-u gëzon respekt dhe vlerësohet lart për angazhimin në shërbim të anëtarësisë dhe për unitetin dhe kontributin edhe në aktivitete ndërkombëtare sindikale dhe se gëzon përkrahjen e fuqishme të ETUCE edhe në përpjekjet e radhës për të realizuar këto dy kërkesa legjitime dhe se ajo do të dërgoj shkresa zyrtare nga selia në Bruksel te institucionet e Kosovës duke kërkuar nga ata që në dialog me SBASHK-un të gjejnë zgjidhje meritore për këto dy kërkesa.
Në këtë takim nga larg është bashkëbiseduar dhe janë këmbyer informacione edhe lidhur me çështjen e vaksinimit dhe për çështje të tjera sindikale dhe drejtorja e Komitetit të Sindikatave të Evropës është shprehur se kudo në Evropë prioritet për vaksinim u duhet dhënë punëtorëve të arsimit ngase është vërtetuar se të punësuarit në këtë sektor janë nga më të prekurit e nga më të rrezikuarit nga Covid-19.

Trajnimi i programeve kompjuterike edhe për kolegët në Mitrovicë

Përkushtim e angazhim për arritje të reja në shërbim të arsimit cilësor

Prishtinë,16.01.2021
mitroviceKrahas katër trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut që janë duke u organizuar suksesshëm tani e sa kohë për kolegët tanë kudo në komunat e Kosovës, është nisur të mbahet në ambiente shkollore edhe trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Falë angazhimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe trajnerëve e kryetarëve të nivelit komunal sindikal të Lipjanit e Malishevës ky trajnim filloi me kolegët nga këto dy komuna dhe duke parë se mund të realizohet me sukses ky aktivitet sindikal ka nisur të shtunën e 16 janarit edhe me kolegët tanë në Mitrovicë.
Në hapje të këtij aktiviteti janë kyçur edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri për të përshëndetur pjesëmarrësit, pë të dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e mbarë të këtij trajnimi dhe për t'u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve në këtë trajnim.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe gjithë punëtorët e arsimit për përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë për edukimin e brezave dhe për vullnetin për të marrë pjesë në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut me qëllim të arritjes së njohurive të reja e në shërbim të arsimit sa më cilësor. Ai ka falënderuar edhe trajnerin Fevzi Selmani duke e inkurajuar për angazhim dhe përkushtim e po ashtu ka shprehur respekt meritor për kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës Isa Ismajli , i cili bashkë me kryesinë dhe veprimtarët sindikal në Mitrovicë janë shembull u mirë i angazhimit, unitetit dhe angazhimeve sindikale në shërbim të anëtarësisë.mitrovicee

Kryetari Jasharaj edhe në këtë bashkëbisedë ka shprehur respekt për angazhimet e koordinatorit për organizim të brendshëm dhe gjithë stafit qendror,që krahas angazhimeve të tjera , po angazhohen edhe për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti sindikal duke respektuar e vënë në jetë kështu kërkesën dhe vullnetin e anëtarësisë së SBASHK-ut.

U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues

Opsioni i grevës në arsim mbetet i hapur

Prishtinë, 13.01.2021
KDKëshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm së bashku me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe Universiteteve duke debatuar për situatën aktuale në arsim dhe për kërkesat e anëtarësisë lidhur me shtesën në paga për arsye të punës në kushteve të vështirësuara nga pandemia dhe rreziku nga prekja me Covid 19 dhe për Kontratën e re Kolektive të Arsimit. Pas një debati të hapur duke vlerësuar edhe situatën aktuale në Kosovë dhe duke analizuar me kujdes këto dy kërkesa të anëtarësisë , pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm kanë sjellë përfundimin periudha e dytë e mësimit të nis më 18 janar, por që greva të mbetet opsion i hapur dhe u autorizua Kryesia dhe kryetari i SBASHK-ut që nëse edhe në ditët në vijim nuk ka rezultate nga takimet me institucionet dhe dialogu, atëherë duke marrë mbështetjen me shkrim nga anëtarësia përmes formularëve të deklarimit, që do të shpërndahen të premten e tutje në të gjitha institucionet arsimore të shpallen veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.
Pjesëmarrësit janë shprehur të bindur se Qeveria Hoti dhe MASH do të reflektojnë duke u dhënë përgjigje pozitive këtyre dy kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut.

SBASHK vazhdon t’i përgjigjet vullnetit të anëtarësisë nga e tërë Kosova

Grupe të reja mësimdhënësish filluan me trajnimet nga larg

Prishtinë, 13.01.2021
138172074 1035382720317951 711627904030382401 nNë SBASHK vazhdojnë të vijnë kërkesa të anëtarësisë nga shumë komuna të Kosovës për vazhdimin e organizimit nga larg të trajnimeve të licencuara "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm". Kështu pas përgatitjeve të duhura dhe ndarjes në grupe sipas vullnetit të shprehur të pjesëmarrëseve të mërkurën e 13 janarit u fillua me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Burim Avdiaj. Në këtë trajnim do të angazhohet kohë pas kohe edhe trajneri i ri Rasim Zariqi për të fituar përvojë që në të ardhmen të jetë në krye të kësaj detyre. 

138194890 458482128680064 3462538240809413583 n

Po këtë të mërkure kanë nisur me aktivitetin e trajnimit edhe kolegët tanë nga shumë komuna të Kosovës në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social"në dy grupe të ndara me trajnerët Safet Beqiri dhe Skënder Gashi. Kanë nisur me sukses trajnimin kolegët tanë edhe në "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm"me trajnerin Hajrip Koçinaj. Trajnim tjetër i nisur mbarë është edhe ai "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerët Sami Shala dhe Hysen Hyseni, kurse grupi i tretë i këtij trajnimi do të nisin këtë aktivitet të enjten e 14 janarit me trajnerin Gëzim Qerimi.
Me grupet që kanë filluar sot me trajnimet janë kyçur edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit e gjithë këtyre trajnimeve dhe kolegët kudo janë në Kosovë për përkushtimin e tyre në misionin e arsimimit dhe edukimit të brezave edhe për kundër kushteve tepër të rënduara në pandemia dhe për vullnetin e shprehur për pjesëmarrje në këtë aktivitet të rëndësishëm, që krijon mundësi të marrjes së njohurive të reja dhe të bashkëbisedës për të këmbyer përvoja për temat kyçe që shtjellohen në këto trajnime. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt meritor për trajnerët e angazhuar, të cilët po angazhohen maksimalisht për të arritur objektivat e këtyre trajnimeve. Ai ka përgëzuar edhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror, që krahas angazhimeve të tjera , po punojnë me përkushtim në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.138219103 1131365010651305 6571980271560701478 n

SBASHK realizon kërkesën e kolegëve nga Lipjani e Malisheva

Organizohet trajnimi për aplikimin e programeve kompjuterike në mësimdhënie
Prishtinë, 12.01.2021
lipjaniKa vite që SBASHK organizon pesë trajnimet "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", trajnime këto të licencuara nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve . Në këtë aktivitet të rëndësishëm për ngritjen e vazhdueshme profesionale të punëtorëve të arsimit dhe në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë kanë marrë pjesë dhe janë certifikuar mijëra anëtarë të SBASHK-ut nga e tërë Kosova.
Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror me përkushtim e angazhim të vazhdueshëm kanë arritur të organizojnë, falë gatishmërisë se trajnerëve dhe kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe vullnetit të kolegëve tanë, trajnime të shumta nga larg që nga koha kur këtë gjë e diktuan pushtetet rënduara nga pandemia. Mirëpo, në rrethana të reja , teksa po organizoheshin katër trajnimet tjera, trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" kishte një ndërprerje ngase vetë përmbajtja e tij kërkon kushte të veçanta dhe duhet zhvilluar, jo përmes platformave, por në institucione arsimore e duke krijuar kushte të mjaftueshme për punë.
Pas kthimit në institucionet arsimore janë shtuar kërkesat për këtë trajnim dhe kështu u fillua me kolegët nga komuna e Lipjanit dhe Malishevës. Koleget nga Lipjani filluan dje këtë trajnim, ndërsa kolegët nga Malisheva e kishin të pamundur nga kushtet e rënduara atmosferike, por sot edhe ata janë pjesë e këtij trajnimi.mmmm
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë kyçur nga selia qendrore e SBASHK-ut përmes platformës gjegjëse dhe kanë parë pamje të shumta të ambienteve , në të cilat po zhvillohet ky trajnim në komunën e Lipjanit dhe në atë të Malishevës dhe kanë bashkëbiseduar me trajnerët Idriz Sopa dhe Albert Samadraxha. Duke i falënderuar ata për angazhimin. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar për këtë angazhim edhe kryetarët e sindikatës komunale të këtyre dy komunave Emrush Ahmeti e Skënder Gashi dhe ka përgëzuar kolegët e përfshirë në këtë trajnim për punën e përkushtimin në edukimin e arsimimin e brezave në këto rrethana të vështirësuara duke i lavdëruar edhe për vullnetin e vazhdueshëm për pjesëmarrje në të gjithë trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka njoftuar pjesëmarrësit lidhur me çështje që kanë të bëjnë me këtë trajnim duke theksuar se fillimisht do të punohet në tri modulet e para dhe pas kryerjes së trajnimit për secilin nga këto module do të organizohet testimi i njohurive të arritura dhe se do të certifikohen vetëm ata që arrijnë numrin e duhur të pikëve pas përgjigjeve të sakta të tyre.

 

SBASHK vazhdon me aktivitetin e trajnimeve edhe në vitin 2021

Këtë vikend fillojnë dy grupe, në ditët në vijim edhe shumë grupe të tjera
Prishtinë, 09.01.2021
kjoooAnëtarësia e SBASHK-ut nga të gjitha komunat e Kosovës vazhdon të shpreh kërkesën dhe vullnetin për të qenë pjesë e aktivitetit të trajnimeve të licencuara dhe prandaj edhe në fillimet e vtit 2021 koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe i gjithë stafi qendror po vazhdojnë me përkushtimin dhe angazhimin për të realizuar këtë kërkesë të anëtarësisë. Në vikendin e 9 janarit kanë nisur me trajnime dy grupe , ndërsa në javën që vjen në këtë aktivitet do të jenë të përfshirë edhe shumë kolegë nga e tërë Kosova të ndarë në trajnimet e licencuara e bazuar në vullnetin e tyre.
Të shtunën e 9 janarit kolegët tanë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë nisur me trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva dhe me trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" me trajneren Mjellma Zhara, e cila do të ndihmohet nga trajneri prof. dr. Atdhe Hykolli. Në fillimet e këtij aktiviteti janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën, Skënder Gashi dhe Afërdita Mirena eanëarë të stafit qendror të SBASHK-ut.kjoor
Duke i përshëndetur pjesëmarrësit në këto dy grupe të trajnimit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe gjithë kolegët kudo në Kosovë për angazhimet dhe përkushtimin dhe angazhimet në realizimin e misionit të shenjtë të tyre për edukimin e arsimimin e brezave në këto kushte tepër të vështirësuara nga Covid 19 duke u shprehur i sigurt se kolegët tanë kudo në Kosovë janë përgatitur edhe për fillimin e mbarë të periudhës së dytë të procesit mësimor me besimin e plotë se institucionet do të angazhohen sinqerisht në përmbushjen e kërkesave legjitime të të punësuarve në sistemin arsimor, e që janë bërë publike nga SBASHK. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për trajnerët prof. dr. Hysen Sogojeva, trajneren Mjellma Zhara dhe për trajnerin e veprimtarin sindikal prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili do të përcjellë edhe kësaj radhe trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" për të inkurajuar trajneren Zhara, e cila po bën hapat e parë e të sigurt në detyrën e re prej trajneres së këtij trajnimi shumë të rëndësishëm e përmbajtjesor. Kryetari Jasharaj edhe në bashkëbisedën me pjesëmarrësit e këtyre dy trajnimeve ka shprehur gjithë respektin për koordinatorin për organizim të brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri dhe stafin qendror që po vazhdojnë me angazhimet dhe arritjet konkrete në shërbim të anëtarësisë.
137230449 2517782575192969 2820090710087279993 nKoordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke përshëndetur pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ka treguar për rregullat që duhet respektuar me qëllim të rrjedhës së mbarë të këtij aktiviteti dhe është përgjigjur në disa pyetje që kanë të bëjnë me rrjedhën e e mbarë të trajnimeve. Kryetari i i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën, Skënder Gashi ka përshëndetur pjesëmarrësit duke vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut ë shërbim të anëtarësisë. Këto dy grupe do të vazhdojnë me trajnimin edhe në ditën e dytë të këtij vikendi dhe të hënë e të martën e javës që po vjen.

SBASHK u takua me deputeten dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së

Haxhiu dëgjoi me kujdes shqetësimet e punëtorëve të arsimit

Prishtinë, 29.12.2020
haxhiuDeputetja, anëtare e Komisionit parlamentar për arsim dhe zëvendëse e kryetarit të Grupit parlamentar të AAK-së, Teuta Haxhiu është takuar në ambientet e Parlamentit të Kosovës me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe me ushtruesin e detyrës së nënkryetarit Lutfi Mani. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë informuar znj. Haxhiu lidhur me situatën në arsim dhe për shqetësimet e kërkesat legjitime të anëtarësisë, gjegjësisht e të punësuarve në sektin e arsimit të Kosovës. Ata janë ndalur veçmas të kërkesa e SBASHK-ut që Qeveria Hoti të mbështes me nga 100 euro shtesë në paga të gjithë të punësuarit në arsim duke ofruar argumente e fakte se edhe ata gjatë procesit mësimor janë përballur me pandeminë dhe numri i të prekurve nga Covid ka shënuar rritje të vazhdueshme. Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë njoftuar znj, Haxhiu edhe për komunikimin dhe bashkëpunimin me MASH-in dhe janë ndalur të punë e mirë që ka bërë komisioni i përbashkët për Kontratën Kolektive, i cili pas disa takimeve ka arritur të harmonizojë qëndrimet dhe ta punojnë Draftin final të Kontratës dhe tani SBASHK pret me arsye që ajo të nënshkruhet nga Ministri në MASH, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.
Kryetari Jasharaj ka lutur znj. Haxhiu që t'ia përcjellë kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj kërkesën e SBASHK-ut për një takim falënderues për gjithë angazhimet e tij për arsimin sa ishte kryeministër e veçmas për kontributin e lartë lidhur me Ligjin për vitet e 90-ta.
Deputetja, anëtare e Komisionit parlamentar për arsim dhe zëvendëse e kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Teuta Haxhiu ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për këtë vizitë dhe ka dëgjuar me kujdes gjithë shqetësimet dhe kërkesat e prezantuara nga ata duke u shprehur se do të vazhdohet me takimet e bashkëpunimin në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe në përpjekjet për realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve arsimor.

Vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët e fundit të këtij viti

Pjesëmarrësit shprehin respekt t për përkushtimin e SBASHK-ut

Prishtinë, 26.12.2020

tttrrEdhe pse janë ditët fundit të vitit 2020 SBASHK nuk ndalet se realizuari të vullnetit të anëtarësisë për organizimin trajnimeve të licencuara. Kështu të shtunën e 26 dhjetorit ka nisur ky aktivitet me kolegët tanë nga shumë komuna të Kosovës , që bazuar në vullnetin e tyre janë ndarë në dy grupe në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerët Sami Shala e Cyme Sejfijaj, dhe nga një grup në trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar " me trajneren Arbenita Hajzeri, trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" me trajnerin Kadri Tahirukaj dhe në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajneren Nora Haliti. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe më 27 e 28 dhjetor për t'u përmbyllur më 29 dhjetor 2020.ttt5
Në fillimet e këtij aktiviteti janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka falënderuar trajnerët për angazhimin e pastaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe kolegët tanë kudo në Kosovë për angazhimin dhe përkushtimin në misionin e shennjtë të edukimit e arsimimit të brezave në këto kushte e rrethana tepër të vështirësuara nga pandemia Covid 19.Ai ka shprehur respekt për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror të cilët , si tha ai, krahas shumë detyrave e angazhimeve tjera, kanë arritur qe me sukses të realizojnë edhe këtë aktivitet, i cili po realizohet me sukses duke shënuar arritje të larta. Kryetari Jasharaj ka falënderuar edhe kryetarin Kuvendit të Arsimit Parauniversitar të Malishevës Skënder Gashi , që vazhdimisht ka gjetur kohë të përcjell nga afër këtë aktivitet, por ka dhënë kontribut ë çmuare dhe si trajner. Kryetari ka falënderuar edhe trajnerët me përvojë prof.dr. Atdhe Hykolli e Blendor Shatri që janë pjesë e këtij aktiviteti dhe që janë të gatshëm të përkrahin e ndihmojnë trajnerët në trajnimet gjegjëse me qëllim ë realizimit në tërësi të objektivave të përcaktuara për katër ditë e radhë sa zgjatin këto trajnime.ttyy
Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime të duhura lidhur me rrjedhën e trajnimeve duke këshilluar pjesëmarrësit që të jenë të rregullt në aktivitet seh se kjo do të vërtetohet nga evidencat e trajnerëve , por edhe nga kyçjet e koordinatorit , i cil ka sqaruar se kur bëhet evidentimi për pjesëmarrje duhet të jenë të kyçura kamerat dhe se vijimi, si në trajnimet e kaluara, duhet të jetë i rregullt.
Trajneri në "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" Sami Shala nga Departamenti i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, por edhe trajnerët tjerë kanë përgëzuar SBASHK-un për aktivitetet e shumta në shërbim të anëtarësisë dhe janë shprehur se do të angazhohen maksimalisht në realizimin e në përpikëri të temave nga këto trajnime, duke apeluar të pjesëmarrësit që të jenë aktiv dhe shtrojnë pyetje e të japin edhe mendime lidhur me çështjet që shtjellohen.
Këto grupe do të vazhdojnë me trajnimet edhe në tri dit në vijim.

tttttttt

Takime përmbyllëse të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues te SBASHK-ut

U analizuan angazhimet e këtij viti, detyra konkrete për vitin 2021
Prishtinë, 22.12.2020
132066424 850478685870282 7814940960202147648 nEdhe pak ditë dhe po ik viti 2020 dhe prandaj organet udhëheqëse të SBASHK-ut po mbajnë takime përmbyllëse për të analizuar angazhimet dhe arritjet gjatë gjithë këtij viti, që ishte përplot me sfida. Fillimisht u mbajt takimi me kryetartë e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, për të vazhduar pastaj me takimet e e ndara të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues. Në takimin nga larg me kryetarët e e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve duke shtjelluar pikat e rendit të punës u bë një vlerësim i angazhimeve sindikale dhe arritjeve në nivel qendror e lokal dhe në Universitete.
Në këto tri takime të ndara të organeleve udhëheqëse të SBASHK kryetari Rrahman jasharaj ka paraqitur një raport të shkurtër duke u ndalur në disa nga aktivitetet e zhvilluara me sukses gjatë vitit 2020 duke kujtuar takimet e shumta me përfaqësues të institucioneve qendrore në të cilat është debatuar për kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut, përfaqësimin e SBASHK në takime e aktivitetet ndërkombëtare sindikale, organizimin e Manifestimit madhështor për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe, vazhdimin e traditës për pushimet e një numri të konsiderueshëm të anëtarësisë në bregdetin shqiptar, organizimin e trajnimeve me grupe të shumta bazuar në vullnetin dhe kërkesat e anëtarësisë , përkushtimin dhe kontributin e lart në rrjedhën e procesit mësimor në këto kushte tejet të vështirësuara nga pandemia dhe aktivitete e angazhime të tjera. Pjesëmarrësit në këto takime kanë përgëzuar stafin qendror dhe veprimtarët sindikal për angazhimet dhe arritjet e shumta. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri është ndalur edhe te organizimi i trajnimeve duke theksuar se janë arritur rezultate të larta dhe është realizuar objektivi i paraparë nga organet e SBASHK-ut. Ai pastaj këtë e ka dokumentuar me shifra e fakte duke treguar për numrin e pjesëmarrësve në këtë katër trajnimet e organizuara gjatë gjithë vitit 2020.132055915 414896076377009 473112965468082319 n
Në këto takime përmbyllëse kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve kanë analziar edhe Projektbuxhetin e SBASHK-ut për vitin 2021 dhe janë pajtuar një zëri ai t'i paraqitet Këshillit Drejtues për aprovim. Edhe kryesia e SBASHK-ut i ka dhënë vlerësim pozitiv Projektbuxhetit të SBASHK-ut për virin 2021 duke vlerësuar se është përgatitur saktë e me kujdes dhe se mundëson që të realizohen objektivat dhe aktivitetet sindikalë në shërbim të anëtarësisë e që janë paraparë për vitin 2021.
Në takimin nga larg me anëtarët e Këshillit Drejtues ishin të pranishëm edhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Edhe në këtë takim nga larg kryetari i SBASHK-ut ka paraqitur një raport të aktiviteteve dhe ka kujtuar shumë nga aktivitetet dhe angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Ky raport është plotësuar nga pjesëmarrësit, të cilët duke vlerësuar lart angazhimin e SBASHK-ut kanë kujtuar ehde aktivitete të tjera që janë zhvilluar në nivelin qendror e lokal e të cilat kryetari nuk i kishte përfshirë në raportin e tij vjetor të aktiviteteve sindikale. Pjesëmarrësit kanë aprovuar këtë raport e pastaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve është ndalur te trajnimet e organizuara gjatë këtij viti dhe pjesëmarrësit kanë përgëzuar atë dhe stafin qendror për organizim të suksesshëm të këtij aktiviteti në shërbim të anëtarësisë e duke kërkuar që të vazhdohet edhe në të ardhmen me trajnimet. Pas kësaj anëtarët e Këshillit Drejtues me kujdes kanë analizuar Projektbuxhetin e prezantuar për vitin 2021 dhe njëzëri e kanë aprovuar atë duke vlerësuar se është i qartë dhe se mundëson realizimin e objektivave dhe detyrave angazhimeve konkrete në vitin 2021 në shërbim të anëtarësisë. 132250213 307386163903401 4300539120298031211 n
Pjesëmarrësit e këtyre tri takimeve kanë debatuar dhe kanë caktuar detyra konkrete lidhur me zgjedhjet në SBASHK, të cilat në vitin 2021 do të fillojnë në shoqatat sindikale të institucioneve arsimore, për të vazhduar pastaj te Kuvendet Sindikale të Arsimit Parauniversitar e të Universiteteve , pastaj te Kuvendet e tri niveleve arsimore . Nga këto zgjedhje do të dalin me votën e lirë të anëtarësisë organet udhëheqëse sindikale të shkollave e Universiteteve, të niveleve arsimore dhe do të zgjidhen edhe delegatët e Kongresit të radhës dhe anëtarët e Këshillit Drejtues në përmbyllje të këtij aktiviteti SBASHK-u do të përgatitet pëqr Kongresin e radhës, që do të mbahet në fund të muajit shkurt apo në javën e parë të muajit mars 2022.

Dy grupe përfunduan trajnimet e nisura vikendin e kaluar

Angazhim e përkushtim gjatë 4 ditëve të vikendeve


Prishtinë, 20.12.2020
trajKishin nisur shumë mësimdhënës me trajnimet në vikendin e 12 dhjetorit pesë grupe të ndara sipas vullnetit të tyre. Grupet në trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" dhe "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik"janë angazhuar maksimalisht në vikendin e 12 e 13 dhjetorit për të vazhduar edhe gjatë dy ditëve të javës së kaluar ndërsa dy grupet e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" me trajnerët Blerina Haraqia e Fisnik Zuka krahas dy ditëve të angazhimit në vikendin e kaluar kanë vazhduar edhe në dy ditët e këtij vikendi, pra më 19 e 20 dhjetor.
Trajnerët Blerina Haraqia e Fisnik Zuka janë angazhuar me përkushtim për realizimin e objektivave të trajnimit duke shtjelluar me kujdes temat e parapara dhe duke zhvilluar bashkëbisedë për këto çështje me gjithë pjesëmarrësit, të cilët arritjen e njohurive të reja e kanë dëshmuar duke kryer me sukses detyrat e shumta, që i kanë debatuar me kolegët gjatë kohës së trajnimeve. Atajanë përkrahur nga trajneri prof,dr. Atdhe Hykolli.traj2
Edhe gjatë aktivitetit të këtyre dy grupeve janë kyçur kryetari Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , zyrtarja për trajnime Albina Arifi dhe anëtarët të tjerë të stafit qendror.
Pjesëmarrësit janë shprehur të kënaqur me arritjet nga ky aktivitet dhe kanë përgëzuar SBASHK-un për këtë angazhim të qëlluar.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri gjatë gjithë kohës ka përcjellë rrjedhën e këtij aktiviteti, u ëhstë përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve ka përsëritur gatishmërinë e stafit qendror për respektimin vullnetit të anëtarësisë në organizimin e trajnimeve të radhës edhe gjatë pushimit nga 18 dhjetori e deri më 18 janar e për të vazhduar me trajnimet e radhës edhe gjatë gjysmëvjetorit të dytë.

traj3

Ma artikuj...

  1. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve
  2. Përfunduan me sukses trajnimet e filluara në vikendin e kaluar
  3. Pesë grupe mësimdhënësish filluan trajnimet të shtunën e 12 dhjetorit
  4. Konferenca zgjedhore e Sindikatave të Arsimit të Evropës
  5. SBASHK- Në kalendarin për këtë vit shkollor e hëna është ditë pushimi
  6. Po përmbyllën me sukses trajnimet filluara me 14 nëntor
  7. Entuziazëm e përkushtim drejt arritjeve të reja
  8. Ka përfunduar me sukses trajnimi për tri grupe të mësimdhënësve
  9. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Likaj
  10. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e mësimdhënësve për trajnime
  11. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari
  12. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me rektorin prof.dr. Naser Sahiti
  13. Vendimi i Qeverisë për aprovimin e master planit si dhe master plani i aprovuar për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie 2020-2021 në Republikën e Kosovës
  14. SBASHK në përgatitje të Planit të ri strategjik
  15. SBASHK vizitoi Drejtorinë e Arsimit të Mitrovicës
  16. Mësuesit nga e tërë bota sot bashkërisht po festojnë ditën e tyre
  17. SBASHK-u shënon 5 Tetorin-Ditën Botërore të Mësuesit
  18. Edhe dy grupe trajnimi nga larg me kolegët tanë
  19. SBASHK uron për fillimin e vitit të ri akademik
  20. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHSPZAP
  21. Në kuadër të komunikimit dhe takimeve të rregullta SBASHK – MASH
  22. Dita Botërore e Mësuesve - Bashkohuni me 5 tetor 2020
  23. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë
  24. SBASHK për Strategjinë që zgjedh e jo që shton problemet në arsim
  25. Përfundojnë me sukses trajnimet e filluara të enjten
  26. SBASHK vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  27. SBASHK- Institucionet mos ta lexojnë gabimisht përkushtimin tonë
  28. SBASHK uron nxënësit edhe punëtorët e arsimit
  29. Kanë përfunduar me sukses trajnimet që filluan të mërkurën
  30. SBASHK detyra e kërkesa konkrete për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor
  31. Kërkesa të shumta për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  32. Ministri Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut vizituan disa shkolla të Obiliqit
  33. Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor
  34. SBASHK-u vizitoi DKA-në e Prishtinës
  35. SBASHK nis me ciklin e ri të trajnimeve nga larg
  36. U mbajt takimi me Këshillin Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal
  37. Takimi nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  38. Ministri Likaj u takua me kryetarin e SBASHK-ut
  39. Me anëtarët e SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  40. SBASHK-u me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  41. Atmosferë e këndshme pranë valëve të detit shqiptar
  42. Përfundim i suksesshëm i trajnimeve të filluara më 26 qershor
  43. SBASHK përmbyll sukses një aktivitet të veçantë në shërbim të anëtarësisë
  44. SBASHK-u përmbyll edhe një aktivitet në shërbim të anëtarësisë
  45. SBASHK-u përmbyll edhe këtë javë me angazhime të shumta në shërbim të anëtarësisë
  46. Fillojnë edhe 10 grupe të reja me trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  47. Edhe një takim nga larg i EI me sindikatat anëtare
  48. Përfaqësues të SBASHK-ut u takuan me Ministrin Likaj
  49. Duke e realizuar moton e të mësuarit gjatë gjithë jetës
  50. Vazhdoi të realizohet edhe të premten agjenda e takimeve nga larg

Butoni posht