Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola u takua me përfaqësues të SBASHK-ut

Pajtueshmëri për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit

Prishtinë, 10.11.2023
375013416 718116793565652 5422790624735523232 nKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha janë takuar sot në ambientet e Parlamentit të Kosovës me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë njoftuar kryetarin Gola për aktivitetet e organizuara deri tani me Qendrën Amerikane të Solidaritetit dhe për idenë që bashkë me gjithë palët e ndërlidhura me arsimin të fillojnë me aktivitete të përbashkëta që do të shërbejnë në krijimin e një fronti të përbashkët të angazhimeve për një arsim edhe më të mirë e më cilësor në Kosovë. Ata kanë informuar kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim, z.Ardian Gola se fillimisht planifikohet një tryezë në muajin dhjetor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MASHTI-it, SBASHK-ut, Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Komisionit Parlamentar për Arsim të disa prej Ministrive, të Këshillit të Prindërve, Kolegjiumit të Drejtorëve të Arsimit, Asociacionit të Komunave, medieve dhe Shoqërisë Civile me qëllim të dakordimit për aktivitetet e përbashkëta në vijim.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola ka përshëndetur këtë ide të SBASHK-ut dhe ka theksuar se është 15 dhjetori data që mund të realizohet tryeza konsultative me të gjitha palët dhe ka shprehur gatishmërinë për të dhënë kontribut në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar me datën e propozuar nga z. Gola për tryezën konsultative dhe do të vazhdojnë takimet me palët e ndërlidhura me sistemin arsimor me qëllim të përfaqësimit të tyre në këto aktivitete.

SBASHK-u sot vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës

Ibrahimi – i gëzohemi çdo angazhimi për arsim edhe më cilësor në Kosovë

Prishtinë, 08.11.2023
385531310 871377431282115 5400451230436556113 nDuke parë përkushtimin e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë, por edhe gatishmërinë për të kontribuuar në përpjekjet për një arsim edhe më cilësor, Qendra Amerikane e Solidaritetit do të vazhdojë bashkëpunimin me SBASHK-un duke organizuar aktivitete përmbajtjesore që do të bëjnë bashkë gjithë palët e ndërlidhura me arsimin, pra MASHTI-n, Komisionin Parlamentar për Arsim, SBASHK-un, Asociacionin e Komunave të Kosovës, Këshillin e Prindërve, mediet dhe Shoqërinë civile me qëllim të debatit të hapur dhe prezantimit të ideve konkrete, realizimi i të cilave do të ndikojë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe për tejkalimin me të lehtë të sfidave të kohës.
Në kuadër të parapërgatitjeve për këto aktivitete kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri sot janë takuar me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, të cilit ia kanë prezantuar idenë për këtë aktivitet duke kërkuar këshilla e ide me qëllim që ky angazhim të jetë përmbajtjesor dhe të arrij objektivat e duhura në shërbim të arsimit.
Drejtori Ibrahimi ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe bashkëbisedën duke u shprehur se i gëzohen çdo angazhimi për arsim edhe më cilësor në Kosovë. Ai ka shprehur gatishmërinë që Asociacioni i Komunave të Kosovës do të dërgojë përfaqësuesit në Konferencën tematike dhe në aktivitetet tjera për të dhënë kontribut në shërbim të bashkimit forcave dhe ideve për një arsim edhe më cilësor në Kosovë.

Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në aktivitet të veçantë në Gjilan

Ide të reja për angazhime të përbashkëta si zë i fuqishëm sindikal

Prishtinë,06.11.2023
epara6.11Me veprimtarët sindikalë nga Gjilani, Vitia, Kamenica, Kllokoti e Novobërda është mbajtur punëtoria e SBASHK-ut e organizuar në mbështetje nga Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë. Kjo punëtori shënoi përmbylljen e suksesshme të këtij aktiviteti të veçantë sindikalë që ka nisur më 22 shtator në Prishtinë për të vazhduar edhe në qendrat tjera të Kosovës.
Në hapje të këtij aktiviteti në Gjilan zyrtarja e Qendrës Amerikane të Solidaritetit Bruna Hylviu ka përshëndetur pjesëmarrësit në emër të drejtorit të Qendrës, Stiven McClaud, i cili nuk ka mundur të jetë pjesë e këtij aktiviteti për arsye të angazhimeve të tjera sindikale. Ajo pastaj ka deklaruar se SBASHK-u falë angazhimeve të shumta dhe përkushtimit në shërbim të anëtarësisë gëzon respekt meritor dhe se Qendra Amerikane e Solidaritetit do të vazhdojë edhe në të ardhmen bashkëpunimin me qëllim që të ndihmojë forcimin e zërit sindikal. Në fjalën hyrëse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar Qendrën Amerikane të Solidaritetit që ka mundësuar organizimin e këtij aktiviteti me veprimtarë sindikalë nga gjithë komunat e Kosovës, që me sukses po përmbyllet në Gjilan. Jasharaj ka kujtuar se SBASHK vazhdon të ruaj miqësinë me Sindikatën Amerikane të Mësuesve dhe me shumë sindikata simotra nga Ballkani, Evropa e e tërë bota nga të cilat gjithmonë ka marrë mbështetje të fuqishme në përpjekjet e angazhimet për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë.
Në ditën e parë të këtij aktiviteti nënkryetarja Vjollca Shala ka prezantuar strukturën e SBASHK-ut duke u ndalur në organizimin që nga shoqatat sindikale, nivelet e për të ardhur deri te Kongresi, Këshilli Drejtues dhe organet tjera udhëheqëse të SBASHK-ut, të cilat zgjedhën me votën e lirë të anëtarësisë. Zyrtarja Hylviu pastaj ka treguar për organizimin sindikal në vende të ndryshme duke u ndalur të organizimi i brendshëm dhe ai i jashtëm sindikal.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka prezantuar fillimisht gjendjen me numrin e anëtarëve për komunat pjesëmarrëse në këtë aktivitet e pastaj përmes punës në grupe ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për mënyrën e qasjes dhe komunikimit me të punësuarit në arsim për të shtuar vazhdimisht numrin e anëtarëve në SBASHK.
Në ditën e dytë të kësaj punëtorie kryetari i SBASHK-ut bashkë me pjesëmarrësit janë kthyer nëpër vite për të bashkëbiseduar për sfidat dhe arritjet e sindikatës sonë. Pjesëmarrësit kanë theksuar se vitet e 90-ta janë vite të krenarisë sepse SBASHK-u ka dhënë kontribut të lartë në organizimin e mësimit shqip duke u përballur me sfidat e shumta dhe me dhunën e egër të pushtuesit serb, që po mundohej kot ta ndalonte arsimin shqip në Kosovë.
Zyrtarja e Qendrës Amerikane të Solidaritetit Bruna Hylviu ka prezantuar para pjesëmarrësve në këtë punëtori organizimin e Sindikatave Amerikane e duke u fokusuar në përvojat e shumta të këtyre sindikatave. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka sqaruar disa nga çështjet lidhur me regjistrimin në eKosova duke prezantuar edhe një video të përgatitur e të publikuar në ueb faqen e SBASHK-ut.
Nënkryetarja Vjollca Shala bashkë me pjesëmarrësit kanë debatuar për angazhimet konkrete që këta veprimtarë sindikalë bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal do marrin me qëllim që zëri sindikalë të jetë edhe më i fuqishëm në të ardhmen.edyta6.11
Në përmbyllje të këtij aktiviteti zyrtarja e Qendrës Amerikane të Solidaritetit Bruna Hylviu dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj kanë bërë një përmbledhje të këtij aktiviteti duke vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e pjesëmarrësve. Kryetari Jasharaj është shprehur se këto veprimtari dhe takimi me veprimtarët sindikalë nëpër komuna janë shumë të suksesshme sepse janë dhënë ide të shumta për aktivitete sindikale dhe ato do të përfshihen në Planin e punës për vitin 2024.
Bashkëpunimi i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me SBASHK-un do të vazhdojë dhe qe tani kanë filluar angazhimet e përbashkëta për organizimin e një konference tematike për gjendjen në arsimin e Kosovës e në të cilën pritet të marrin pjesë përfaqësues nga SBASHK-u, MASHTI, DKA-të, mediet, Këshilli i Prindërve dhe Shoqëria Civile.

Kryetari i SBASHK-ut vizitoi minatorët grevistë

Prishtinë, 27.10.2023

MINAAAAAKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me kryetarin e BSPK-së Atdhe Hykolli, nënkryetarin Skënder Lushtaku dhe kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civil Ali Gashi kanë vizituar minatorët grevistë.
Ata fillimisht janë takuar në zyrën e sindikatës së minatorëve me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës Ibrahim Januzi dhe me anëtarë të kryesisë. Kryetari Januzi ka informuar mysafirët për gjendjen tepër të rëndë të një numri të madh të minatorëve që po vazhdojnë grevën në galerinë e nëntokës në thellësi prej 800 metra.MINNA
Jasharaj, Gashi e Lushtaku pastaj të veshur si minatorë janë gjendur në thellësitë e tokës për t'u takuar me minatorët grevistë. Kryetari Jasharaj është pritur me duartrokitje. Ai i emocionuar u ka shprehur mbështetjen e punëtorëve të arsimit, që nga çerdhet e deri në universitete. Ai ka theksuar se minatorët ishin dhe mbesin krenari e atdheut dhe simbol i qëndresës. Kryetari Jasharaj duke kritikuar insititucionet, që nuk po dëgjojnë zërin e minatorëve është shprehur se djersa e minatorëve do të jetë mallkim për gjithë ata që janë të thirrur të kujdesen për kushtet e punës dhe realizimin e kërkesave legjitime të këtyre njerëzve që rrezikojnë shëndetin dhe jetën për të kryer detyrat prej minatorit në thellësitë plot rreziqe. Edhe Gashi e Lushtaku kanë shprehur përkrahjen e sindikatës që përfaqësojnë për minatorët grevistë. Teksa ata po qëndronin në bashkëbisedë me grevistët nga afër vërenin fytyrat e stërlodhura dhe angazhimet që të nxjerrin jashtë nga galeria e nëntokës, grevistë që ishin tepër keq me shëndetin.

Përfaqësues të Sindikatave të Arsimit nga e tërë bota u takuan në Meksikë

Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me sekretarin e përgjithshëm të EI-së

Prishtinë, 26.10.2023
396697595 715796370591607 2933402502524564018 nInternacionalja Botërore e Arsimit po vazhdon me aktivitetet e shumta sindikale duke organizuar takime pune e Konferenca me udhëheqës të Sindikatave të Arsimit që përfaqësojnë 32 milionë anëtarë nga gjithë shtetet e botës. Një aktivitet i veçantë është edhe Konferenca e 12, që po zhvillon punimet në Meksikë. E në të cilën SBASHK-u po përfaqësohet nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Në punimet e kësaj Konference, krahas udhëheqësve të EI-së dhe përfaqësuesve të sindikatave të arsimit nga e tërë bota, kanë marrë pjesë edhe presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador dhe zyrtarë të lartë nga qeveria meksikane. Në hapje të Konferencës kryetari i Sindikatës së Arsimit të Meksikës, Alfonso Cepeda Salas ka përshëndetur pjesëmarrësit e duke falënderuar në emër të tyre presidentin e Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador, që bashkë me zyrtyarë të tjerë të lartë u bë pjesë e këtij aktiviteti të veçantë sindikal.395805362 3089993201133674 327988856814549221 n
Presidenti Obrador duke iu dëshiruar mirëseardhje pjesëmarrësve ka deklaruar se ka bashkëpunim të shkëlqyer me sindikatën e arsimit të Meksikës dhe se bashkërisht angazhohen në shërbim të arsimit dhe të zgjidhjes së kërkesave të punëtorëve të arsimit. Pas kësaj pjesëmarrësve me fjalë rasti u janë drejtuar edhe kryetarja e Internacionales Botërore të Arsimit Suzan Hopgood dhe sekretari i përgjithshëm David Edvards. Diskutuesit në këtë Konferencë kanë treguar për sfidat e shumta me të cilat po përballet arsimi në shtetet e tyre duke bërë thirrje te institucionet që ta mbështesin arsimin dhe të garantojnë financim të mjaftueshëm për këtë sektor, që i shërben të mirës së përgjithshme.
395422421 708651774066110 5148758411346587891 nNënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri në kuadër të pjesëmarrjes në këtë ngjarje të veçantë sindikale kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Sindikatës së Arsimit të Meksikës, Alfonso Cepeda Salas, me sekretaren e arsimit Leticia Ramirez dhe me përfaqësues sindikalë nga shtete të ndryshme. Ata janë takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit David Edvards. Sekretari i përgjithshëm Edvards në këtë takim është shprehur se mburret me gjithë angazhimet e SBASHK-ut dhe ka shprehur shqetësimin për bllokimin e dialogut social me fajin e Qeverisë së Kosovës. Ai ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë me angazhimet në mbështetje të SBASHK-ut dhe se do të dërgojë letra institucioneve duke kërkuar qasje pozitive ndaj dialogut dhe komunikimit me SBASHK-un dhe sindikatat tjera.395931534 10225288262216910 4124933710660869848 n

Kryetari i SBASHK-ut u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 20.10.2023

386830303 286555890882745 7035697226805985008 nKryetari i SBASHK z. Rrahman Jasharaj u prit në takim nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj, ku u diskutua për kontratat kolektive dhe çështjet që rrjedhin nga kontratat kolektive.

Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në komunën e Vushtrrisë

Kryetar i ri u zgjodh Kadri Hyseni

Prishtinë, 17.10.2023
379972459 1711720479326437 860037992444128164 nPara fillimit të punimeve të këtij Kuvendi zgjedhor kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, zyrtarin ligjor Blendor Shatri, kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Vushtrrinë Visar Sadriu dhe anëtarin e kryesisë Kadri Hyseni u takuan me kryetarin e komunës z. Ferit Idrizi.
Kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar kryetarin Idrizi për pritjen dhe respektin për ta përgëzuar për gjithë angazhimet në shërbim të qytetarëve të kësaj komune dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore dhe për bashkëpunimin korrekt me sindikatën tonë. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi duke përshëndetur mysafirët ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut si zë i punëtorëve në sektorin e arsimit e pastaj ka treguar për angazhimet në shërbim të një arsimi edhe më cilësor. Kryetari Idrizi është shprehur se me kryetarin Sadriu dhe kryesinë e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Vushtrri kanë pasur vazhdimisht komunikim dhe bashkëpunim korrekt duke u angazhuar bashkërisht në shërbim të arsimit dhe të punësuarve në këtë sektor. Lidhur me dialogun korrekt që po zhvillohet nga SBASHK dhe komunat e Kosovës ka folur nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke u shprehur të sigurt se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me përkushtimin e përbashkët e në shërbim të arsimit dhe në përpjekjet brenda mundësive për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë.
Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor, që është mbajtur në sallën e takimeve të Asamblesë Komunale.387323139 7054513211234632 3330183780846070619 n
Në hapje të këtij Kuvendi kryetari Visar Sadriu ka përshëndetur pjesëmarrësit e pastaj ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar. Anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë kanë aprovuar të dy këto raporte. Pas kësaj Sadriu ka falënderuar koleget e kolegët në Vushtrri për bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të anëtarësisë duke shtuar se zgjedhja për drejtor shkolle dhe angazhimet e shumta që po kërkon ajo detyrë, ka bërë që në komunikim me kryetarin e SBASHK-ut dhe stafin qendror të arrijnë në përfundim për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor. Në vazhdim të takimit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për angazhimet në misionin e shenjtë për edukimin e brezave e pastaj ka treguar për angazhimet, por dhe për sfidat me të cilat po përballën sindikatat në Kosovë.
387324864 1482203739269992 5790676768093472810 nNë pjesën e dytë të këtij Kuvendi zgjedhor është formuar Komisioni zgjedhor e pastaj pjesëmarrësit kanë dhënë tri propozime për kryetarin e ri. Me votën e fshehtë nga pjesëmarrësit e Kuvendit kryetar i ri u zgjodh Kadri Hyseni. Ai duke u falënderuar për besimin e dhënë u zotua se bashkë me kryesinë dhe me veprimtarët sindikalë do të angazhohet për shtimin e numrit të anëtarëve dhe për prezantimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë duke u angazhuar maksimalisht për realizimin e tyre.387333728 707120401304162 5899556730423462049 n
Me rastin e kësaj vizite në Vushtrri kryetari i SBASHK-ut Rrahamn Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtari ligjor Blendor Shatri kanë vizituar Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së për këtë komunë. Ata janë pritur nga Gëzim Zuçaku, kryetar i kësaj Shoqate dhe vëlla i dëshmorit të kombit Blerim Zuçaku. Kryetari Jasharaj është shprehur se punëtorët e arsimit ruajnë dhe lartësojnë kujtimin për bijtë e bijat më të mira të atdheut që me gjakun e tyre kanë shkruar faqe të ndritura të historisë dhe i kanë sjellë lirinë atdheut. Kryetari Gëzim Zuçaku ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkë me ta ka lartësuar kujtimin për dëshmorët e kombit.

Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK me aktivitete në Pejë e Gjakovë

Ide konkrete të angazhimit për forcimin e zërit sindikal

Prishtinë, 16.10.2023
wwwwDuke vazhduar me bashkëpunimin Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë dhe SBASHK-u kanë mbajtur punëtori me veprimtarët sindikalë në Pejë e në Gjakovë. Në punëtorinë e organizuar në Pejë kanë marrë pjesë veprimtarë sindikal nga kjo komunë dhe nga Klina, Istogu, Deçani e Juniku. Zyrtarja e Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Bruna Hylviu ka përshëndetur pjesëmarrësit e pastaj ka treguar për aktivitetet e Qendrës në shërbim të forcimit të zërit sindikal. Ajo ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë e pastaj u ka sqaruar pjesëmarrësve se cilat do të jenë temat kyçe që do të shpalosën në këtë aktivitet. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar Qendrën Amerikane të Solidaritetit për angazhimet dhe për përkrahjen ndaj sindikatave të arsimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
Pas kësaj nënkryetarja Vjollca Shala ka prezantuar strukturën organizative të SBASHK-ut, kurse zyrtarja Bruna Hylviu ka treguar për përvojat e organizimit sindikal në shtete të ndryshme duke ofruar fakte të shumta pse duhet një i punësuar të jetë anëtar i sindikatës. Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka informuar të pranishmit për numrin e të regjistruarve në eKosova sipas komunave e pastaj ka dhënë sqarime rreth regjistrimit duke e prezantuar edhe një video të përgatitur nga stafi qendror i SBASHK-ut, e cila ofron shumë informacione dhe ndihmon në regjistrimin e suksesshëm në këtë platformë.wwwwww
Në ditën e dytë të punëtorisë në Pejë kryetari Jasharaj ka kujtuar disa nga momentet e veçanta të angazhimit të SBASHK-ut që nga themelimi e deri tani për të filluar me rolin e sindikatës sonë në ruajtjen dhe organizimin e arsimit shqip në vitet e okupimit e për të vazhduar për aktivitetet e shumta e përmbajtjesore në gjithë vitet e lirisë. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti pastaj të udhëhequr nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë punuar në grupe duke ofruar ide konkrete të angazhimeve sindikale. Atmosferë përkushtimi e angazhimi ishte edhe në punëtorinë e organizuar në Gjakovë. Këtu veprimtarët sindikalë nga kjo komunë dhe nga Rahoveci e Malisheva kanë përcjellë me kujdes prezantimet e përfaqësueses së Qendrës Amerikane të Solidaritetit Bruna Hylviut dhe të kryetarit Rrahman Jasharaj, nënkryetares Vjollca Shala dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e pastaj duke punuar në grupe kanë dhënë ide e propozime konkrete për aktivitetin sindikal në të ardhmen. Në këto aktivitete sindikale kanë marrë pjesë edhe kryetarët e nivelit komunal sindikal Isuf Lajçi, Arif Elezaj, Burim Avdijaj, Zenun Nimani, Veli Morina e Skënder Gashi.

SBASHK vazhdon marrëveshjen e mirëkuptimit me Banjën “Nëna Naile“ në Kllokot

Zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarët e sindikatës sonë

Prishtinë, 10.10.2023
Përfaqësuesit e SBASHK-ut Blerim Mehmeti, Kemajl Bislimi dhe Ismet Mehmeti kanë vizituar ambientet e Spitalit Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Nailie në Kllokot dhe kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e këtij institucioni Ylli Morina.
370302856 167233846378802 3174514974869578120 nKjo marrëveshje mirëkuptimi ka bërë që të vazhdojë bashkëpunimi i SBASHK-ut me këtë institucion të njohur shëndetësor për terapi fizikale dhe rehabilitim. Në marrëveshje thuhet se udhëheqja e Spitalit Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Naile në Kllokot, gjegjësisht drejtori i përgjithshëm Dardan Novosellla ka aprovuar kërkesën e përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe me këtë marrëveshje të nënshkruar anëtarëve të SBASHK-ut u mundësohet në mënyrë të organizuar, apo individualisht duke dëshmuar se janë anëtarë të kësaj sindikate të marrin shërbimet standarde në këtë banjë me zbritje sikur në marrëveshjen e kaluar.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar stafin udhëheqës dhe të punësuarit në këtë institucion të respektuar shëndetësor për respektin e treguar për punëtorët e arsimit duke theksuar se edhe në të kaluarën shumë nga anëtarët e SBASHK kanë kaluar disa ditë pushimi e rehabilitimi në Banjen Nëna Naile dhe janë shprehur me respekt për pritjen dhe gjithë angazhimet e stafit këtu. Ata kanë përcjellë në këtë takim me sekretarin e Spitalit Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim, Ylli Morina edhe falënderimet e kryetarit Jasharaj dhe të stafit qendror të SBASHK-ut duke qenë të sigurt se kjo marrëveshje do të jetë një mundësi e mirë për anëtarët e sindikatës sonë nga e tërë Kosova që të kalojnë disa ditë në këtë institucion të respektuar duke gëzuar gjithë shërbimet standarde, por me një çmim me zbritje për ta.

Takim i rëndësishëm i Sindikatave të Arsimit të Evropës në kryeqytetin e Çekisë

SBASHK – Qeveria angazhohet për ti shuar sindikatat

Prishtinë, 09.10.2023
387571226 827786885741289 1888361095042838277 nDuke parë se shumë nga sindikatat e arsimit në vende të Evropës po përballen me sfida të shumta të kohës dhe me tendencën e qeverive për t'i ikur dialogut social dhe zgjedhjes së kërkesave legjitime të anëtarësisë, Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numëron 11 milionë anëtarë, po organizon në kryeqytetin e Çekisë një takim treditor për të debatuar për gjithë çështjet aktuale në arsim dhe për të marrë vendime për angazhime të përbashkëta në përballje me sfidat që janë të shumta. Kryetari i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Larry Flanagan dhe drejtorja e përgjithshme Susan Flocken kanë përshëndetur pjesëmarrësit e këtij aktiviteti të rëndësishëm duke prezantuar edhe gjendën e ngjeshur të aktiviteteve që do të zhvillohen për tri ditë me radhë. Flanagan dhe Flocken janë shprehur se sindikatat, por edhe arsimimi në tërësi në gjithë shtetet e Evropës po përballën me shumë sfida dhe se hetohet tendencë e shumë qeverive për t'i ikur dialogut me sindikatat.387325062 1724339688011899 7791857843934879886 n
Në këtë ngjarje të rëndësishme sindikale SBASHK-u përfaqësohet nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Nënkryetarja Shala duke përcjellë mesazhin e kryetarit Jasharaj dhe të gjithë anëtarësisë ka deklaruar se SBASHK shpreh respekt meritor për kryetarin Flanagan, drejtoren Flocken, por edhe për gjithë kolegët në Unionin e Sindikatave të Arsimit të Evropës, të cilët në vazhdimësi janë angazhuar dhe kanë mbështetur fuqishëm SBASHK-un në gjithë angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe në gjithë momentet e përballjes me sfidat e shumta. Shala ka përmendur para sindikalistëve në Pragë pjesë nga letra dërguar kryetarit Flananagn e drejtores Flocken për situatën plot sfida nëpër të cilën po kalon SBASHK-u duke përsëritur se Qeveria në Kosovë nuk e do dialogun social e madje edhe ka bërë e vazhdon të bëj shumë goditje e angazhime për të zbeh aktivitetet sindikale e madje edhe për t'i shuar në tërësi sindikatat e veçmas SBASHK-un, që është sindikata më e fuqishme dhe më e zëshme në Kosovë. Paraqitja e nënkryetares së SBASHK-ut është përcjellë me interesim të veçantë nga pjesëmarrësit. Kryetari i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Larry Flanagan duke u kyçur në bashkëbisedë është shprehur i shqetësuar pse Qeveria në Kosovë ka qasje të gabuar ndaj sindikatave dhe ndaj dialogut social, i cili duhet zhvilluar në përpjekje të përbashkëta për zgjedhjen çështjeve të ngritura. SBASHK-u kishte dhe ka mbështetjen e fuqishme të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës.
387318761 1264792370900678 8269101868463829486 nPjesëmarrësit e këtij takimi të rëndësishëm do të debatojnë për tri ditë me radhë e do të nxjerrin përfundime të përbashkëta për aktivitetet sindikale që do të zhvillohen nga sindikatat anëtare.387330794 1374038189848295 4086431477737761793 n

Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK-u vazhdojnë me aktivitete sindikale

Të bashkuar jemi zë i fuqishëm
Prishtinë, 07.10.2023
387103731 4565375063687025 4463728222818418541 nVazhdon bashkëpunimi i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me SBASHK-un me përkushtimin për forcimin e vazhdueshëm të organizimit sindikal. Në kuadër të këtij angazhimi të përbashkët janë edhe punëtoritë e organizuara me sukses në Prizren me veprimtarë sindikalë nga kjo komunë dhe nga Suhareka, Dragashi e Mamusha dhe ajo në Ferizaj me veprimtarë sindikalë nga kjo komunë dhe nga Kaçaniku, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpca.
Në hapje të këtyre punëtorive drejtori rajonal i Qendrës Amerikane të Solidaritetit z.Steven McCloud ka treguar për angazhimet dhe aktivitetet e kësaj qendre me seli në Tiranë që është e përkushtuar të mbështes sindikakat në Shqipëri,Kosovë e Maqedoni të Veriut. Ai pastaj ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut për përfaqësimin me dinjitet të kërkesave legjitime të anëtarësisë dhe mbrojtjen e vazhdueshme të tyre. Ai pastaj ka dhënë shembuj të angazhimeve të sindikatave kudo në botë e duke përmendur raste konkrete nga veprimtaritë sindikale në SHBA. Z.Steven ka deklaruar se kudo në botë sindikatat po përballën me sfida të shumta dhe prandaj kërkohet unitet i anëtarësisë dhe solidaritet e bashkëpunim mes sindikatave nga të gjitha vendet e botës.385872487 4565375203687011 8313891853520948081 n
Kryetari i SBASHK-ut në Prizren dhe në Ferizaj ka falënderuar Drejtorin McCloud dhe anëtaret e stafit Bruna e Kejsi për gjithë përkushtimin dhe angazhimin për të shtuar bashkëpunimin mes sindikatave dhe për të ndihmuar ato në përballjen me sfidat e shumta të kohës. Jasharaj ka kujtuar në fjalën përshëndetëse edhe bashkëpunimin nëpër vite e dekada me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës, por edhe me sindikatat nga Holanda, Sllovenia, Gjermania dhe nga shumë vende të tjera në Evropë e tërë botën.
Pas kësaj në tryezat e punës në Prizren e Ferizaj nënkryetarja e SHBASHK-ut, Vjollca Shala ka folur për strukturën dhe programet e SBASHK-ut, ndërsa zyrtarja e Qendrës Amerikane të Solidaritetit Bruna Hylviu ka dhënë shëmbuj konkret të organizimit sindikal në vende të ndryshme të botës. Lidhur me strategjitë për rekrutimin e anëtarëve të rinj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka zhvilluar aktivitet përmbajtjesor në grupe.
Janë përcjell me interesim nga pjesëmarrësit edhe prezantimi i drejtorit McCloud "Organizimi i sindikatave amerikane dhe strategjitë për rekrutimin e anëtarëve të rinj dhe shpalosja nga kryetari Jasharaj e historikut të SBASHK-ut në gjithë vitet e dekadat e angazhimeve në shërbim të arsimit dhe të anëtarësisë".
385056008 4565375403686991 5875722769907191660 nPunëtoria ka përfunduar në mesditën e të shtunës në Prizren, kurse në Ferizaj ky aktivitet përfundon të dielën e tetë tetorit me detyrat konkrete që do të kenë pjesëmarrësit në angazhimet në shoqatat sindikale të komuanve të tyre.

Ma artikuj...

  1. SBASHK në Kongresin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë
  2. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama
  3. SBASHK i bashkohet dhembjes dhe lartëson kujtimin për rreshterin e vrarë në krye të detyrës
  4. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK vazhdojnë aktivitetet sindikale
  5. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në një aktivitet të veçantë sindikal
  6. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Gjakovës
  7. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Vitisë
  8. Olive Medical Group dhe SBASHK vazhdojnë bashkëpunimin
  9. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan Mitrovicën
  10. Aktivitete në SBASHK në ditën e parë të vitit të ri shkollor
  11. SBASHK-Punëtorë të arsimit dhe ju nxënës urime viti i ri shkollor
  12. Dy aktivitete të veçanta në SBASHK pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor
  13. U përmbyll me sukses Kongresi virtual i EI-së
  14. Dita e dytë e Kongresit të 9-të Virtual Botëror të Edukimit Internacional
  15. SBASHK-u pjesëmarrëse në Kongresin e 9-të virtual botëror të Edukimit Internacional (EI)
  16. Grupi i tretë i pushuesve të SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  17. SBASHK me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  18. Fillim i mbarë i një aktiviteti tradicional të SBASHK-ut
  19. SBASHK dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar
  20. Konferencë në Tiranë "Sindikatat dhe puna e fëmijëve"
  21. Sindikalistët nga Amerika në Prizrenin e historisë
  22. Udhëheqës të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës vizitë në Kosovë
  23. Në Tiranë u mbajt Konferencë rajonale e sindikatave të arsimit
  24. Edhe një angazhim i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  25. Kuvend zgjedhor në Skenderaj
  26. Aktivitet i veçantë i sindikatave të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut
  27. Përvojat e grevave në SHBA barten te SBASHK-u
  28. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 18 e 19 marsit
  29. SBASHK organizon aktivitete edhe në fundjavën e 11 e 12 marsit
  30. Aktivitete festive të SBASHK-ut për ditën e madhe të mësuesit
  31. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 4 e 5 marsit
  32. Edhe në këtë fundjavë SBASHK me aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  33. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje me “Pinea Medical Center”
  34. Aktivitete të SBASHK-ut në shumë komuna të Kosovës
  35. Aktivitete të shumta të SBASHK-ut edhe gjatë vikendit të 11 e 12 shkurtit
  36. SBASHK-u vazhdon ta realizojë agjendën e takimeve nëpër komuna
  37. Aktivitete të SBASHK-ut në tri komuna
  38. Informatë
  39. Kuvend pune i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë
  40. Aktivitet i SBASHK-ut në Drenas
  41. U mbajt kuvend pune i sindikatës së arsimit parauniversitar së Ferizajt
  42. Vazhdon agjenda e vizitave të SBASHK-ut nëpër komuna
  43. Një angazhim domethënës për anëtarësinë e SBASHK-ut në Kamenicë
  44. U mbajt Kuvend pune në Viti
  45. Kuvend i suksesshëm pune në Kamenicë
  46. SBASHK filloi realizimin e agjendës për takime nëpër komuna
  47. Takimi përmbyllës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  48. Aktivitete të SBASHK-ut në Skenderaj e Suharekë
  49. Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga mësuesit e Amerikës
  50. Reagim i ashpër i Sindikatave të Arsimit të Evropës ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook