Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim u takua me përfaqësues të SBASHK-ut

Prishtinë, 30.01.2024

takim me A.GolaKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarja Vjollca Shala janë takuar në ambientet e parlamentit të Kosovës me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola. Jasharaj ka deklaruar se janë shumë çështje në arsim që duhen debatuar dhe prandaj ka kërkuar nga kryetari Gola që të organizohet një takim i anëtarëve të Komisionit parlamentar për Arsim me përfaqësuesit e SBASHK-ut për të debatuar për të gjitha çështjet aktuale në arsim dhe për të bërë bashkërisht përpjekje në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim. Jasharaj i ka shprehur shqetësimet e SBASHK-ut edhe lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale e që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimor dhe ka lutur z. Gola që të gjej kohë për t'u takuar me përfaqësuesit e SBASHK-ut , që do të ofronin fakte e argumente për çështjen e ngritur.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, deputeti Ardian Gola ka shprehur gatishmërinë për të realizuar së shpejti takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me çështjen e ngritur për skemat pensionale dhe për një takim me Komisionin Parlamentar për Arsim.
Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka informuar kryetarin Gola për gjithë angazhimet që janë bërë e do të bëhen në mënyrë që Konferenca e 20 dhe 21 shkurtit "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës" të jetë e organizuar mirë dhe të arrij objektivat e parapara. Kryetari Gola ka përgëzuar SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane të Solidaritetit për idenë e qëlluar të mbajtjes së këtij aktiviteti duke uruar që panelistët dhe pjesëmarrësit të japin kontribut të lartë me qëllim që të nxjerrën edhe rekomandime për të gjithë palët se çfarë mund të bëhet në të ardhmen në shërbim të arsimit në Kosovë.

Dy aktivitete të veçanta të SBASHK-ut në këtë javë

Vizitë në Odën Ekonomike dhe në Odën e Infermierëve të Kosovës

Prishtinë, 19.01.2024
Duke dëshmuar se SBASHK-u u gëzohet angazhimeve dhe arritjeve të të tjerëve e duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me ta , kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarë të stafit qendror gjatë kësaj jave kanë vizituar Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën e Infermierëve të Kosovës.
62a73990 b36f 4c13 95a4 60c888f31b4dNë selinë e Odës Ekonomike të Kosovës kryetari Jasharaj dhe zyrtari ligjor Blendor Shatri janë pritur nga kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna dhe anëtarë të stafit të Odës. Ata biseduan rreth bashkëpunimit në projekte të përbashkëta si dhe zbatimin e mësimit dual në Republikën e Kosovës, pasi që OEK zyrtarisht ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për zbatimin e mësimit dual në Kosovë. Të dy palët kanë vlerësuar se ky është një element me shumë rëndësi për vendin tonë në ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës. Po gjatë kësaj jave, krahas aktiviteteve të tjera e në kudër të përgatitjes për Konferencën "Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla", që SBASHK do ta organizojë më 20 e 21 shkurt bashkë me Qendrën Amerikane të Solidaritetit, kryetari Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtaren Afërdita Mirena kanë vizituar selinë e Odës së Infermierëve të Kosovës. Kryetarja Nexhmije Gori bashkë me anëtarë të stafit të kësaj Ode janë shprehur të nderuar me këtë vizitë dhe kanë njoftuar mysafirët për angazhimet e përditshme që bëhen në shërbim të anëtarësisë. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar mikpritësen për arritjet e shumta të Odës e pastaj ka treguar edhe për disa nga aktivitetet e SBASHK-ut duke u ndalur të përgatitjet për Konferencën "Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla". Nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë treguar për detajet dhe për agjendën fillestare të Konferencës duke kërkuar mbështetjen e OIK-së. Kryetarja e kësaj Ode Nexhmije Gori ka përgëzuar SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane të Solidaritetit për këtë angazhim duke shprehur se tema kyçe në këtë aktivitet është shumë e qëlluar. Kryetarja Gori ka shprehur gatishmërinë që Oda të ndihmojë në rrjedhën e mbarë të Konferencës së 20 e 21 shkurtit.

SBASHK nënshkroi memorandum bashkëpunimi me “Optika Moda”

Ndihmesë e madhe për anëtarësinë kudo në Kosovë

Prishtinë, 17.01.2024
418255959 4643317375892793 6148427795681144005 nKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar ambientet e "Optika Moda" SH.P.K në Fushë Kosovë . Ata fillimisht janë takuar me pronarin Basri Asllani, i cili duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirët e në shenje respekti për ta dhe për gjithë punëtorët e arsimit i ka njoftuar me ambientet e këtij institucioni . Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar pronarin Asllani për gjithë angazhimet dhe arritjet dhe kanë parë nga afër aparaturën mjekësore, që është fjala e fundit e teknologjisë për këtë fushë të shëndetësisë. Pas kësaj ata në një ceremoni festive kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi , objekt i të cilit është ofrimi i shërbimeve që kryhen në "Optika Moda" e që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj syrit. Anëtarët e SBASHK-ut këtu mund të kryejnë kontrollin mjekësor të syve me aparaturën më të sofistikuar, pastaj ekzaminimin e syrit, përcaktimin e dioptrisë dhe ofrimit të syzeve. Në memorandum saktësohet se kontrolli mjekësor për sy me aparaturën më të sofistikuar, ekzaminimin e syrit dhe përcaktimi i dioptrisë ofrohen pa pagesë për gjithë anëtarët e SBASHK-ut dhe anëtarët e familjes së ngushtë. Memorandumi, poashtu, saktëson se anëtarët e SBASHK-ut përfitojnë zbritje për syze dioprtike prej 50 % nga çmimi ekzistues në ditën e marrjes, ndërsa për anëtarët e familjes së tyre zbritja është 30 %. Po ashtu anëtarët e SBASHK-ut përfitojnë nga ky memorandum mirëkuptimi zbritje prej 35% për syze të diellit si dhe në lente kontakti dhe xhama dioptrik, ndërsa për anëtarët e familjes së tyre të ngushtë kjo zbritje është 20 %.418275117 4643317379226126 5219089049389338353 n
Duhet theksuar se ky memorandum mirëkuptimi vlen për zinxhirin "Optika Moda" kudo në Kosovë : Prishtinë në Albi Mall, Rruga B, rruga "Agim Ramadani", në Fushë Kosovë, në Lipjan, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë, Suharekë, Gjilan, Prizren, Klinë e Pejë e së shpejti edhe në Podujevë e Gjakovë.

Takim me kryetarët e sindikatës së nivelit komunal dhe të universiteteve

Angazhime në realizimin e disa detyrave nga plani i punës për vitin 2024

Prishtinë, 16.01.2024
Capture4SBASHK-u ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të universiteteve për të bashkëbiseduar për detyra konkrete nga plani i punës për vitin 2024. Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka treguar për tryezën e mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar në të cilën kishin marrë pjesë përfaqësues të SBASHK-ut, Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit Parlamentar për Arsim, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, të Drejtorive Komunale të Arsimit, Këshillit të Prindërve, të Odës së Mjekëve, Odës së Infermierëve, të Qendrës Arsimore e Kosovës, Institutit EdGuard, Këshilli i Nxënësve, të Asociacionit të Gazetarëve dhe Shoqatës së Psikologëve. Ai ka shtuar se pjesëmarrësit kanë vlerësuar lart idenë e përbashkët të SBASHK-ut dhe Qendrës Amerikane të Solidaritetit për organizimin e Konferencës me temën kyçe "Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla", e cila do të mbahet në Prishtinë më 20 e 21 shkurt. Pas kësaj nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke analizuar agjendën fillestare e duke përcaktuar detyra konkrete për veprimtarët e SBASHK-ut me qëllim që kjo ngjarje e veçantë të ketë rrjedhë të mbarë. Pas kësaj u bisedua edhe për ndihmën që duhet ofruar profesorëve të Departamentit të gazetarisë për ta realizuar një anketë në disa shkolla të Kosovës lidhur me edukimin medial me shpresën se në të ardhmen e afërt edukimi medial mund të jetë një lëndë e re mësimore në shkollat e Kosovës.Capture
Në këtë takim me kryetarët e sindikatës së nivelit komunal dhe të universiteteve u bisedua edhe për nisjen e përgatitjeve fillestare për shënimin e ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe duke u ndarë edhe detyra konkrete për realizimin e këtij aktiviteti. Në vazhdim u debatua edhe për çështje të tjera që janë ngritur nga pjesëmarrësit e këtij takimi nga larg.

Vazhdojnë përgatitjet për Konferencën Kombëtare të 20 e 21 shkurtit

Të gjithë bashkë në shërbim të arsimit në Kosovë

Prishtinë, 12.01.2024
logoscccDuke vazhduar me bashkëpunimin Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK kishin organizuar aktivitetin fillestar për organizimin e Konferencës Kombëtare " Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla". Në këtë tryezë të 15 dhjetorit 2023 kishin marrë pjesë përfaqësues të SBASHK-ut, Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit, Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit Parlamentar për Arsim, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, të Drejtorive Komunale e Arsimit, Këshillit të Prindërve, Odës së Mjekëve, Odës së Infermierëve, Qendrës Arsimore të Kosovës, Institutit EdGuard, Këshilli i Nxënësve, Asociacionit të Gazetarëve dhe Shoqatës së Psikologëve. Pjesëmarrësit kishin përgëzuar SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane për këtë ide dhe ishin shprehur të gatshëm që të japin kontributin e tyre me qëllim që Konferenca të organizohet mirë dhe të arrij objektivat.Duke vazhduar angazhimete konsultimet lidhur me Konferencën po vazhdon komunikimi mes palëve dhe në këtë kuadër është mbajtur edhe një takim konsultativ nga larg mes përfaqësuesve të Qendrës Amerikane të Solidaritetit e SBASHK-ut e në të cilin ka marrë pjesë edhe Prof. Asoc. Dr.Zamira Hyseni Duraku.
Bruna Hylfiu nga Qendra Amerikane e Solidaritetit bashkë me nënkryetaren e SBASHK-ut Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe Dr. Hyseni Duraku kanë analizuar agjendën fillestare të Konferencës dhe kanë dhënë ide e propozime fillestare për ata që pritet të angazhohen në detyra konkrete gjatë dy ditëve të kësaj Konference. Komunikimi dhe konsultimet me palët e angazhuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. SBASHK detyra dhe angazhime konkrete për këtë ngjarje të rëndësishme do të përcaktojë edhe në takimin e së hënës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve.

Një aktivitet i vlerësuar lart i SBASHK-ut dhe Qendrës Amerikane të Solidaritetit

Prishtinë, 15.12.2023

407069038 332625986371141 7681904915075248275 nPas shumë aktiviteteve të përbashkëta sindikale SBASHK-u dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit kanë bërë bashkë në tryezën tematike "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës" përfaqësues të MASHTI-t, Ministrisë së Shëndetësisë, të Komisionit Parlamentar për Arsim,Odës së Mjekëve e të Infermierëve, të Këshillit të Prindërve, të mediave dhe të Organizatave jo qeveritare dhe përfaqësues të nxënësve.
Në hapje të tryezës, që u vlerësua drejt nga pjesëmarrësit si hap i qëlluar drejt përgatitjes së Konferencës së muajt shkurt 2024 me temën e njëjtë e me numër të madh përfaqësuesish vendor e ndërkombëtar, drejtori i Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Steven McCloud ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në Kosovë e pastaj ka treguar për angazhimet e Qendrës, që ai përfaqëson. McCloud është shprehur se ndjehet mirë duke parë bashkë në këtë tryezë përfaqësuesit e institucioneve, SBASHK-ut, Parlamentit, mediave e shoqërisë civile.385544807 372756635155592 3659431607322619423 n
Zëvendës ministri i Mininistrisë së Shëndetësisë Arsim Berisha, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Gola, përfaqësuesja e MASHTI-t Donikë Kastrati, i Këshillit të Prindërve Besnik Dragusha, ai Këshillit të Nxënësve Ditjon Fetahu, profesoresha nga Departamenti i Psikologjisë Zamira Hyseni Duraku, Dr.Zef Komoni nga Oda e Mjekëve,drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard Rinor Qehaja, drejtorja e DKA-së së Prizrenit Luljeta Veselaj Guta, Donika Shahini Lami nga Oda e Infermierëve, Hana Zylfiu Haziri nga Qendra Arsimore e Kosovës, Bruna Hylviu nga Qendra Amerikane e Solidaritetit,Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri nga SBASHK, përfaqësuesi i mediave dhe ai i nxënësve kanë dhënë kontribut me vlerë në këtë tryezë duke nxjerr përfundime e duke përcaktuar temat konkrete që do të debatohen në Konferencën ndërkombëtare të muajit shkurt e në të cilën pritet të marr pjesë edhe drejtorja e përgjithshme e Qendrës Amerikane të Solidaritetit Shawna Bader-Blau dhe drejtorja e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken.
407314198 3554342241515247 889051036475799329 nNë mbyllje të kësaj tryeze kryetari Rrahman Jasharaj ka përgëzuar stafin e SBASHK-ut për gjithë angazhimet për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti dhe ka falënderuar drejtorin McCloud dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë për debatin përmbajtjesor dhe kontributin me vlerë, që do të jetë ndihmesë në përgatitjen me kohë të Konferencës ndërkombëtare për kujdesin ndaj shëndetit mendor në shkollat e Kosovës, që do të organizohet nga SBASHK dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit e do të mbahet në shkurtin e vitit 2024.

Përfaqësuesit e SBASHK në selinë e sindikatave në Bruksel

Prishtinë, 13.12.2023

409924956 846403570614007 1773665966802958468 nPërfaqësuesit e SBASHK-ut kanë marrë pjesë bashkë me mijëra sindikalistë nga shtetet e Evropës në demonstratën e organizuar në Bruksel për të shprehur publikisht pakënaqësitë e shumta dhe për të kërkuar dialog të mirëfilltë, i cili ishte i vështirë e në disa vende e në disa të tjera dhe mungon me fajin e qeverive. Në mbyllje të demonstratës pjesëmarrësit janë zotuar se do të vazhdojnë angazhimet në përballje me sfidat e shumta dhe do ta forcojnë solidaritetin mes sindikatave në frontin e përbashkët për ta vazhduar betejën si zë i fuqishëm i anëtarësisë.Ne seline e ETUCE me znj.Flocken
Duke u ndjerë krenare, që përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pjesë e kësaj ngjarje të madhe e domethënëse të sindikatave të Evropës, drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken i ka pritur ata në selinë e sindikatave në Bruksel. Drejtorja e ETUCE, znj.Flocken ka deklaruar se ndjehet krenare që përfaqësuesit e SBASHK-ut, jo vetëm më këtë protestë madhështore, por janë pjesë aktive edhe e të gjitha ngjarjeve e aktiviteteve sindikale duke dëshmuar se janë sindikatë unike dhe e fortë. Ajo ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe komunikimin e vazhdueshëm me selinë në Bruksel duke përsëritur se në selinë e Sindikatave të Evropës e botës janë të shqetësuar për qasjen e gabuar të Qeverisë së Kosovës ndaj sindikatave dhe dialogut sindikal. Ajo ka përsëritur se SBASHK është pjesë e respektuar e Unionit të Sindikatave të Arsimit dhe Internacionales Botërore të Arsimit dhe se do të ketë mbështetjen e vazhduar në angazhimet në sbërbim të anëtarësisë dhe zërit të fuqishëm sindikal.

Me veteranët e SBASHK-ut në një aktivitet të veçantë

Respekt për angazhimet e tyre nëpër vite e dekada

Prishtinë, 24.11.2023
400216280 872177264583034 7156902807529219151 nPër të shprehur respekt meritor për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në themelimin dhe rrugëtimin e sukesshëm të sindikatës sonë, SBASHK po vazhdon me aktivitetin tradicional duke bërë bashkë veteranët nismëtarë, të cilët ndjehen të nderuar që nuk janë harruar dhe po vlerësohet kontributi i tyre i lartë në misionin e shenjtë për arsimin e edukimin e brezave nëpër kohë plot sfida e furtuna duke mbrojtur dijen e dritën kundër errësirës. Ky aktivitet u dha mundësi atyre të takohen e të shpalosin kujtime të shumta për vitet e dekadat e shkuara. Në përmbyllje të këtij aktiviteti është mbajtur një takim rasti, që i ngjante atyre takimeve në vitet e 90-ta.
Veprimtari sindikal Ragip Ballata ka shpalosur kujtime dhe ka prezantuar veprën e tij që ndërlidhej me viktimat civile dhe një ekzemplar ia ka dhuruar kryetarit Jasharaj.
Kryetari i SBASHK-ut duke shprehur respektin e lartë për veteranët e sindikatës sonë ka kujtuar momente e angazhime nga vitet duke u ndalur në fillimet e angazhimeve të SBASHK-ut e duke përmendur data e ngjarje e ka ftuar për një fjalë rasti kryetarin e parë prof.dr. Agim Hyseni.
Kryetari i SBASHK -ut ka shpalosur kujtime duke përmenduar momente e ngjarje të përpjekjeve sublime të gjithë anëtarësisë dhe veprimtarëve sindikal që alarmuan botën për përpjekjet e pushtuesit për ta zhdukur arsimin shqip. Punëtorët e arsimit me mbështetjen e madhe të miqve ndërkombëtar vazhduan rrugëtimin dhe dhan kontribut me vlerë për ardhjen e lirisë, të cilën e solli lufta heroike e UÇK-së e mbështur nga shtetet mike të atdheut tonë.400096263 1436985576889526 4452353483279657058 n
Ky aktivitet është bërë tradicional dhe veteranët e SBASHK-ut do të jenë prapë bashkë për të shpalosur kujtime për ngjarjet e mëdha nëpër vite e dekada e për të lartësuar kujtimin për ata që nuk janë më mes nesh po kanë kaluar në amshim.

SBASHK nënshkroi marrëveshje me Ordinancën Fizioterapeutike “Synergy Clinic”

Zbritje çmimi të shërbimeve në këtë klinikë për anëtarët e SBASHK-ut dhe familjarët e tyre

Prishtinë, 21.11.2023
370070061 276984781499118 8155761097266043881 nDuke shprehur respektin për punëtorët e arsimit, anëtarë të SBASHK-ut, Ordinanca Fizioterapeutike "Synergy Clinic" me seli në rr. Bashkim Fehmiu, Arbëri, Prishtinë, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me SBASHK-un . Marrëveshja e nënshkruar nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe përfaqësuesi i "Synergy Clinic" specifikon se të gjithë anëtarët e SBASHK-ut, por edhe familjarët e tyre do të marrin shërbime në këtë Ordinancë me zbritje prej 25 %. Anëtarët e SBASHK-ut për të gëzuar këtë zbritje me rastin e vizitës në këtë Ordinancë duhet të identifikohen me kartelën e SBASHK-ut dhe me lejen e njoftimit.
Kjo marrëveshje po ashtu specifikon se anëtarët e SBASHK-ut pagesën e bëjnë sipas rregullave për shërbime në këtë institucion. Nga shërbimet që kryhen në "Synergy Clinic" po përmendim: Terapi fizikale, Terapi e kombinuar, terapi me radiofrekuencë, Dry-needling therapy, Kiropraktike dhe Osteopati.
Kryetari Jasharaj në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka falënderuar z. Alban Krasniqin dhe stafin e Ordinancës Fizioterapeutike "Synergy Clinic" për respektin e shprehur ndaj punëtorëve të arsimit, anëtarë të SBASHK-ut duke shtuar se ky bashkëpunim do të jetë i mbarë dhe se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në Rahovec filloi trajnimi sipas kërkesave të anëtarësisë

Aktivitet i veçantë për shtimin e njohurive të reja

Prishtinë, 20.11.2023
363775980 306652348910303 7230557843661374426 nNë ambientet e shkollës "Isa Boletini" të Rahovecit të shtunën e 18 nëntorit ka nisur trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", udhëhequr nga trajneri Ahiret Mehmeti. Është ky trajnim që shpalos shumë nga aktivitetet kreative që përdorën në mësimdhënie dhe shpjegon mënyrën më të lehtë të zbatimit të tyre në shkollat fillore. Trajneri Mehmeti në hapje të këtij aktiviteti ka përshëndetur pjesëmarrësit duke u shprehur se bashkërisht me ta do ta realizojnë në tërësi programin nga ky trajnim. Ky aktivitet është organizuar edhe të dielën e 19 nëntorit dhe pjesëmarrësit dhe trajneri janë pajtuar që trajnimi të vazhdojë më 2 dhe 3 dhjetor.400116162 704090468484232 2709880793185923279 n
Të shtunën pjesëmarrësit i ka vizituar kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Rahovecin , Veli Morina, i cili duke falënderuar trajnerin për përkushtimin dhe pjesëmarrësit për gatishmërinë që edhe në ditë vikendi të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve ka theksuar se SBASHK–u, në kuadër të angazhimeve në shërbim të anëtarësisë po mundëson që të organizohen trajnime, njëri nga të cilët është edhe "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore".

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola u takua me përfaqësues të SBASHK-ut

Pajtueshmëri për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit

Prishtinë, 10.11.2023
375013416 718116793565652 5422790624735523232 nKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha janë takuar sot në ambientet e Parlamentit të Kosovës me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë njoftuar kryetarin Gola për aktivitetet e organizuara deri tani me Qendrën Amerikane të Solidaritetit dhe për idenë që bashkë me gjithë palët e ndërlidhura me arsimin të fillojnë me aktivitete të përbashkëta që do të shërbejnë në krijimin e një fronti të përbashkët të angazhimeve për një arsim edhe më të mirë e më cilësor në Kosovë. Ata kanë informuar kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim, z.Ardian Gola se fillimisht planifikohet një tryezë në muajin dhjetor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MASHTI-it, SBASHK-ut, Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Komisionit Parlamentar për Arsim të disa prej Ministrive, të Këshillit të Prindërve, Kolegjiumit të Drejtorëve të Arsimit, Asociacionit të Komunave, medieve dhe Shoqërisë Civile me qëllim të dakordimit për aktivitetet e përbashkëta në vijim.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola ka përshëndetur këtë ide të SBASHK-ut dhe ka theksuar se është 15 dhjetori data që mund të realizohet tryeza konsultative me të gjitha palët dhe ka shprehur gatishmërinë për të dhënë kontribut në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar me datën e propozuar nga z. Gola për tryezën konsultative dhe do të vazhdojnë takimet me palët e ndërlidhura me sistemin arsimor me qëllim të përfaqësimit të tyre në këto aktivitete.

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u sot vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës
  2. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në aktivitet të veçantë në Gjilan
  3. Kryetari i SBASHK-ut vizitoi minatorët grevistë
  4. Përfaqësues të Sindikatave të Arsimit nga e tërë bota u takuan në Meksikë
  5. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
  6. Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në komunën e Vushtrrisë
  7. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK me aktivitete në Pejë e Gjakovë
  8. SBASHK vazhdon marrëveshjen e mirëkuptimit me Banjën “Nëna Naile“ në Kllokot
  9. Takim i rëndësishëm i Sindikatave të Arsimit të Evropës në kryeqytetin e Çekisë
  10. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK-u vazhdojnë me aktivitete sindikale
  11. SBASHK në Kongresin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë
  12. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama
  13. SBASHK i bashkohet dhembjes dhe lartëson kujtimin për rreshterin e vrarë në krye të detyrës
  14. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK vazhdojnë aktivitetet sindikale
  15. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në një aktivitet të veçantë sindikal
  16. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Gjakovës
  17. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Vitisë
  18. Olive Medical Group dhe SBASHK vazhdojnë bashkëpunimin
  19. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan Mitrovicën
  20. Aktivitete në SBASHK në ditën e parë të vitit të ri shkollor
  21. SBASHK-Punëtorë të arsimit dhe ju nxënës urime viti i ri shkollor
  22. Dy aktivitete të veçanta në SBASHK pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor
  23. U përmbyll me sukses Kongresi virtual i EI-së
  24. Dita e dytë e Kongresit të 9-të Virtual Botëror të Edukimit Internacional
  25. SBASHK-u pjesëmarrëse në Kongresin e 9-të virtual botëror të Edukimit Internacional (EI)
  26. Grupi i tretë i pushuesve të SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  27. SBASHK me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  28. Fillim i mbarë i një aktiviteti tradicional të SBASHK-ut
  29. SBASHK dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar
  30. Konferencë në Tiranë "Sindikatat dhe puna e fëmijëve"
  31. Sindikalistët nga Amerika në Prizrenin e historisë
  32. Udhëheqës të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës vizitë në Kosovë
  33. Në Tiranë u mbajt Konferencë rajonale e sindikatave të arsimit
  34. Edhe një angazhim i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  35. Kuvend zgjedhor në Skenderaj
  36. Aktivitet i veçantë i sindikatave të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut
  37. Përvojat e grevave në SHBA barten te SBASHK-u
  38. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 18 e 19 marsit
  39. SBASHK organizon aktivitete edhe në fundjavën e 11 e 12 marsit
  40. Aktivitete festive të SBASHK-ut për ditën e madhe të mësuesit
  41. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 4 e 5 marsit
  42. Edhe në këtë fundjavë SBASHK me aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  43. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje me “Pinea Medical Center”
  44. Aktivitete të SBASHK-ut në shumë komuna të Kosovës
  45. Aktivitete të shumta të SBASHK-ut edhe gjatë vikendit të 11 e 12 shkurtit
  46. SBASHK-u vazhdon ta realizojë agjendën e takimeve nëpër komuna
  47. Aktivitete të SBASHK-ut në tri komuna
  48. Informatë
  49. Kuvend pune i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë
  50. Aktivitet i SBASHK-ut në Drenas

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook