SBASHK-u ka vazhduar me aktivitetet sindikale përkrahur nga Qendra Amerikane e Solidaritetit....
Nga 15 deri më 17 dhjetor, ETUI dhe ETUCE po organizojnë në Bruksel trajnimin e përbashkët me...
Ministri në detyrë Hekuran Murati e kishte bërë të pamundurën që ta bllokojë dialogun social...
Sot, SBASHK po përfaqëson mësimdhënësit e Kosovës në një ngjarje të rëndësishme evropiane e...
SBASHK u përfaqësua në Konferencën Botërore mbi Inteligjencën Artificiale, e cila u mbajt në...

Nga 15 deri më 17 dhjetor, ETUI dhe ETUCE po organizojnë në Bruksel trajnimin e përbashkët me temën: “Inteligjenca Artificiale, barazia dhe gjithëpërfshirja në arsim – ndërtimi i veprimeve sindikale”, ku po merr pjesë edhe SBASHK. SBASHK po përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Ymer Ymeri, dhe Kryetari i Komisionit Statutar, z. Blendor Shatri. Trajnimi trajton ndikimin e Inteligjencës Artificiale në arsim, me fokus të veçantë në barazinë, diversitetin, etikën dhe gjithëpërfshirjen, si dhe rolin e sindikatave në mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve dhe nxënësve. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit po shkëmbejnë praktika kombëtare, po identifikojnë rreziqet dhe paragjykimet e mundshme në mjetet e AI-së, si dhe po zhvillojnë strategji sindikale për dialog social, negocim dhe avokim. Pjesëmarrja e SBASHK-ut dëshmon për përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj anëtarësisë, për forcimin e bashkëpunimit me organizatat sindikale evropiane dhe ndërkombëtare, dhe për synimin që mësimdhënësit e Kosovës të kenë mbrojtje të barabartë dhe perspektivë profesionale në përputhje me standardet evropiane.
