Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

RAPORT: SFIDAT DHE ARRITJET E SINDIKATËS SË BASHKUAR TË ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS NDËR VITE

Prishtinë, janar 2015

Studim lidhur me sfidat dhe arritjet e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ndër vite

Autorë: Ymer Ymeri, zyrtar financiar në SBASHK
            Blerim Mehmeti, Kryetar i SAF & SAM në Gjilan

Ky studim është realizuar në kuadër të projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", i cili është financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e dokumentit është aprovuar nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe nuk mund të konsiderohet se reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Përmbajtja

1. Hyrja 4
2. Metodologjia e hulumtimit 6
3. Rezultatet e fituara nga analiza e pyetësorëve 7
3.1. Performanca e SBASHK-ut 8
3.2. Elementet e rëndësishme për suksesin e BASHK-ut 13
3.3. Motivimi për të qenë pjesë e SBASHK-ut 14
3.4. Përvojat e anëtarësisë 15
4. Rekomandimet 41

1. Hyrje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) u themelua në shkurt të vitit 1990. Në këtë Sindikatë, në mënyrë vullnetare aderojnë të punësuarit e arsimit të Kosovës që nga institucionet parashkollore, fillore, të mesme, universitare dhe institucionet shkencore e të kulturës. Pjesë e SBASHK-ut janë edhe përfaqësues të minoritetit turk, kroat dhe përfaqësues të RAE.
SBASHK-u ishte produkt i kërkesave të kohës kur arsimi shqip po përballej me furtunat e sistemit kolonial serb. Kjo sindikatë unifikoi mësimdhënësit e Kosovës dhe me një organizim të shkëlqyer ka arritur ta mbajë gjallë arsimin në kushte shumë të vështira në atë kohë . SBASHK-u ka dhënë kontribut të lartë në krijimin e formave të para institucionale të financimit dhe të organeve të arsimit.
Gjithë arritjet e saj, SBASHK-u ia dedikon përkushtimit të anëtarësisë, ndihmës dhe këshillave të sindikatave simotra dhe Internacionales Botërore të Arsimit ( EI-së), anëtare e së cilës është që nga viti 1996.
Kontribut të madh SBASHK-u ka dhënë edhe në kohën e shpërnguljes së shqiptarëve gjatë luftës së fundit (të vitit1999) në Kosovë. SBASHKU ndihmoi në organizimin e shkollave verore për nxënësit e dëbuar nga trojet e tyre në Maqedoni e Shqipëri. Ky mësim është zhvilluar me angazhimin e mësimdhënësve të Kosovës.
Në ditët e para të lirisë së Kosovës, SBASHK-u u angazhua për të ndihmuar mësimdhënësit si dhe për të rinovuar, ndërtuar e pajisur me inventar shkollor 52 objekte shkollore. Projekti i madh i pasluftës i cili u realizua ishte "Rehabilitimi i arsimit në Kosovë".
Gjatë realizimit të këtij projekti, SBASHK-u furnizonte nxënësit me mjete shkollore, ndërsa shkollat i furnizonte me kabinete. Po ashtu SBASHK-u ndihmonte financiarisht mësimdhënësit e angazhuar në punën me fëmijët e Kosovës në shkollat që organizoheshin për ta në Maqedoni e Shqipëri.
SBASHK-u në vitet e para të pasluftës së vitit 1999 realizoi edhe trajnimet me tematikën ndërrimi i raportit nxënës-mësimdhënës duke përfshirë në këtë trajnim të gjithë mësimdhënësit e Kosovës. Kjo iu mundësua falë bashkëpunimit me EI-në dhe ndihmës financiare nga Organizata NOVIB e Holandës.
SBASHK-u vazhdon bashkëpunimin me EI-në, NOVIB-in, GEW, AOB, NL, AFT-në, SVIZ-in, Sindikatat shqiptare të arsimit, si dhe sindikatat e tjera. SBASHK-u ka bashkëpunuar edhe me sindikatën e mësimdhënësve serb të Kosovës (SOK) me të cilën ka realizuar projektin Multi-Etnik sindikal.
SBASHK-u bashkëpunon edhe me organizatat vendore që merren me arsim në dobi të anëtarësisë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi është edhe projekti i realizuar në vitin 2007 me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) me titullin "Shoqëria civile për pjesëmarrje të shtuar në arsim". Ndërkohë SBASHK- është duke realizuar me KEC edhe projektin 2 vjeçar me titull: "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore". Ky projekt financohet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë .

Qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve të SBASHK-ut për pjesëmarrje të shtuar në dialogun social, në hartimin e politikave dhe në procesin e vendimmarrjes. Përmes këtij projekti synohet të arrihen këto rezultate:
1. Fuqizimi i kapaciteteve organizative të SBASHK-ut,
2. Rritja e numrit të anëtarëve dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për ta,
3. Fuqizimi i SBASHK-ut për pjesëmarrje në dialogun social dhe hartimin e politikave arsimore, si dhe
4. Informimi sa më objektiv dhe i shpejtë i anëtarësisë përmes përdorimit të formave të ndryshme të komunikimit.
Në kuadër të këtij projekti janë mbajtur disa trajnime gjatë vitit 2014. Njëri ndër ta ishte dhe trajnimi "Vlerësimi organizativ dhe zhvillimi i hulumtimeve njerëzore", i cili u mbajt nga 22-26 maj 2014. Në këtë trajnim morën pjesë udhëheqës të lartë të SBASHK. Ky trajnim kishte për qëllim të familjarizojë pjesëmarrësit me procesin e vlerësimit organizativ, të vetë-vlerësimit, si dhe përgatitjen e udhëheqjes së SBASHK-ut për të aplikuar aktivitete për vetë-vlerësim në nivel të degëve ose në organizatë në përgjithësi.
Në fund të këtij trajnimi doli vlerësimi se është ne interes të SBASHK-ut ta realizohet një hulumtim në të cilin do të zbatoheshin njohuritë e arritura në trajnim dhe do të bëhej një hulumtim i performancës së SBASHK-ut ,duke filluar nga niveli i shoqatave sindikale për të vazhduar deri të nivelet qendrore. Për të realizuar këtë hulumtim Këshilli Drejtues i SBASHK-ut autorizoi një ekip pune, i cili përgatiti dhe këtë raport me rezultatet nga hulumtimi.

2. Metodologjia e hulumtimit

Me qëllim që SBASHK-u si organizatë të kuptojë sa më mirë nivelin e performancës së tij, u realizua një hulumtim në të cilin morën pjesë 300 përfaqësues të SBASHK-ut të niveleve të ndryshme të udhëheqjes dhe të gjitha komunave në të cilat SBASHK-u është aktiv. Për të pasur një këndvështrim nga nivelet e ndryshme të SBASHK-ut, u përcaktua që në këtë hulumtim të marrin pjesë 30 udhëheqës të niveleve komunale të SBASHK-ut, 80 anëtarë të udhëheqjes në nivel komunal, si dhe 190 anëtarë të SBASHK-ut të cilët/cilat nuk mbajnë pozita udhëheqëse në nivel komunal ose në atë qendror.
Në hulumtim morën pjesë:
• Kryetarët e Sindikatave Komunale të Arsimit parauniversitar të çdo komune ku SBASHK ka anëtarësi.
• Anëtarët e Kryesisë së Sindikatave Komunale, si dhe
• Anëtarët e SBASHK në shkolla.

Një zgjedhje e tillë ka mundësuar që SBASHK-u të vlerësojë performancën e strukturave të tij në të gjitha komunat e Kosovës ku ka anëtarësi.
Pas përcaktimit të pjesëmarrësve në hulumtim, u përgatit pyetësori me anë të të cilit do të kuptohej perceptimi i pjesëmarrësve në hulumtim lidhur me performancën e SBASHK-ut, si dhe rekomandimet e tyre për të fuqizuar rolin e SBASHK-ut në mbrojtjen dhe avancimin e interesave të anëtarësisë.
Pyetësori përbëhej nga 4 pjesë, secila prej të cilave përmbante pyetje që i adresoheshin hulumtimit të këtyre fushave:


1. Performanca e SBASHK-ut
2. Elementet e rëndësishme për suksesin e SBASHK-ut
3. Motivimi për të qenë pjesë e SBASHK-ut
4. Përvojat e anëtarësisë.

Pyetësori është shpërndarë te të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim, të cilët në mënyrë vullnetare dhe anonime e kanë plotësuar atë. Kjo është bërë me qëllim që t'iu mundësojë pjesëmarrësve në hulumtim të shprehin lirshëm e pa nguruar mendimet e tyre lidhur me performancën, arritjet, sfidat dhe aktivitetet e SBASHK-ut, si dhe të ofrojnë propozime konkrete se çfarë duhet të bëj SBASHK-u në të ardhmen për të qenë sa më afër anëtarësisë dhe për të kënaqur pritjet e tyre. Mendimet e shprehura në këtë mënyrë do t'i kontribuonin rritjes së frymës së demokratizimit brenda strukturave të SBASHK-ut, si dhe vetëdijesimit të udhëheqjes së saj lidhur me hapat që duhet të ndërmarrë për të fuqizuar edhe më tutje rolin e saj në mbrojte të interesave të anëtarësisë.
Të arriturat e paraqitura në këtë raport mund të shërbejnë si shembuj për disa kryetar të nivelit komunal të SBASHK-ut, si dhe për udhëheqjen qendrore të saj në mënyrë që të përmirësojë performancën e saj. Ndërsa rekomandimet do të shfrytëzohen si udhërrëfyes për të përmirësuar aktivitetet e SBASHK-ut, për të shtuar anëtarësinë, si dhe për të shtuar bashkëpunimin me partnerë të ndryshëm brenda dhe jashtë Kosovës.

3. Rezultatet e fituara nga analiza e pyetësorëve

Në pyetësorin e hulumtimit kanë qenë 60 pyetje të organizuara në katër fusha. Fusha e parë përmbante 42 pyetje dhe kishte të bënte me vlerësimin e performancës së SBASHK-ut, ndërsa fusha e dytë përmbante 6 pyetje në të cilat kërkohej nga pjesëmarrësit në hulumtim që të ofronin mendime lidhur me aspektet e ndryshme që kishin rëndësi për suksesin e SBASHK-ut. Pjesa e tretë e pyetësori kishte 7 pyetje në të cilat pjesëmarrësit kishin mundësi të ofronin idetë e tyre lidhur me motivimin e anëtarësisë për të qenë pjesë e SBASHK-ut, ndërsa pjesa e katërt përmbante 4 pyetje të hapura në të cilat pjesëmarrësit tregoni përvojat e tyre gjatë aktiviteteve të SBASHK-ut.


Pyetësori është shpërndarë për plotësim te 320 anëtarë të SBASHK-ut dhe është plotësuar nga 294 prej tyre. Më pas, të dhënat nga pyetësorët janë përpunuar përmes programit SPSS. Analiza e të dhënave nga pyetësorët dhe rezultatet janë dhënë në këtë raport.

Pjesëmarrja në këtë vlerësim të brendshëm sipas komunave është bërë sipas numrit të anëtarësisë nëpër komuna.

Një gjë e tillë pasqyrohet përmes tabelës së mëposhtme:

pika3

3.1. Performanca e SBASHK-ut

Rezultatet në pyetjet e kapitullit të parë lidhur me përformancën e SBASHK-ut tregojnë se sa i takon vizionit të SBASHK-ut për të ardhmen të anketuarit në përqindjen më të madhe janë shprehur se e dinë këtë vizion. Mirëpo ka një numër të vogël të anketuarish që kërkojnë më shumë informacione dhe se mbetet që të punohet edhe në të ardhmen me anëtarësinë për të bashkëbiseduar lidhur me misionin dhe vizionin e SBASHK-ut për 5 vitet e ardhme. Të anketuarit në pyetjen adekuate për shërbimet që ofron SBASHK-u ndaj anëtarësisë tregojnë se kanë njohuri për shërbimet momentale dhe mbi 78 % e tyre janë të kënaqur, por kërkojnë që ato të shtohen dhe kjo mbetet si detyrë parësore e SBASHK-ut.

1.5. Jam i kënaqur me shërbimet që më ofrohen dhe pakon e përfitimeve

pika 1.5

Nga analiza e të dhënave nga të anketuarit që nuk janë në funksione sindikale kuptohet se SBASHK-u duhet të vë theks të posaçëm në përcaktimin dhe arritjen e objektivave për këtë vit. Duke u përgjigjur në këtë pyetje 251 të anketuar kanë thënë se i dinë mirë apo edhe plotësisht këto objektiva, por janë edhe 40 të tjerë që deklarohen se kanë më pak njohuri lidhur me këto objektiva. Prandaj, kryetarët e niveleve komunale duhet shtuar angazhimin dhe bashkëbisedat me anëtarësinë nëpër shkolla.

1.7. I kuptoj qartë objektivat e SBASHK-ut për këtë vit

pika 1.7

Nga përgjigjet në pyetjen 11 lidhur me menaxhimin e SBASHK-ut gëzon fakti se 236 të anketuar lavdërojnë këtë çështje, por ka edhe përgjigje që tregojnë se ende duhen shtuar angazhimet e po ashtu ende duhet dhënë informacione shtesë lidhur me këtë çështje me rëndësi.
Te pyetja lidhur me trajtimin e njëjtë të anëtarëve tonë pa dallim gjinie, shumica dërmuese e të anketuarve janë përgjigjur se SBASHK-u ka trajtim të njëjtë për të gjithë, por ka edhe të anketuar që mendojnë se duhet bërë edhe më shumë në këtë sferë dhe se duhet fuqizuar rolin e femrës.

1.12. Të gjithë anëtarët, femra apo meshkuj, trajtohen në mënyrë të barabartë

pika 1.12

Do theksuar se shumica dërmuese e të anketuarve janë pajtuar se kanë udhëheqje të duhur dhe se kjo jep mundësi që të jemi organizatë e suksesshme. Mirëpo, këtu nuk duhet pasur vend për vetëkënaqësi, por duhet shtuar aktivitetet, angazhimet dhe si rezultat i kësaj edhe arritjet në shërbim të anëtarësisë.
Anketuesit kanë lavdëruar edhe komunikimin mes bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të tjerë në SBASHK, por kanë bërë vërejtje se ndonjëherë ata vërejnë se ka dyfishime të roleve dhe funksioneve mes njësive dhe programeve dhe stafit të SBASHK-ut. Kjo duhet të mobilizojë Kryesinë që të shikojë me kujdes këtë çështje dhe të merr masa konkrete për tejkalimin e këtij momenti.
Të anketuarit nga rezultatet e dala shihet se e lavdërojnë komunikimin në mes të strukturave të SBASHK-ut. Ata pajtohen me faktin se ka plasim informatash të sakta e me kohë. Shumica e kanë të qartë se çfarë duhet bërë SBASHK-u për arritjen e qëllimeve të shtruara dhe realizmit në misionit që ka.

1.12. Të gjithë anëtarët, femra apo meshkuj, trajtohen në mënyrë të barabartë

pikaaa

Rezultatet nga pjesa e parë e pyetjeve i sugjerojnë SBASHK-ut që të vazhdojë me trajnimet dhe ta shtrijë edhe më përfshirjen, duke i dhënë mundësi sa më shumë anëtarëve që të marrin pjesë në to.
Është mirë këtu që shumica dërmuese e të anketuarve (256) e sheh SBASHK-un si të hapur ndaj ideve të reja dhe kjo flet për demokracinë e brendshme e cila duhet ruajtur dhe shtuar edhe më.

1.30. SBASHK-u më ofron mundësi të mjaftueshme për pjesëmarrje në trajnimet që lidhen me profesionin tim

pika 1.30

Edhe grupi i dytë i pyetjeve ka një formulim të qëlluar dhe nxit të anketuarit të vlerësojnë se çfarë duhet bërë në të ardhmen për të shtuar arritjet dhe sukseset e SBASHK-ut. Mendimet e një numri relativisht të madh të mësimdhënësve të përfshirë në këtë anketim dhe fakti se ata janë nga të gjitha pjesët e Kosovës do të jetë një bazë e mirë për Kryesinë dhe organet tjera të SBASHK-ut që veprojnë sipas këtij vlerësimi dhe të shënojnë arritje edhe më të mëdha. Duhet hequr gradualisht mangësitë eventuale e në shërbim të forcimit të vazhdueshëm të rolit të SBASHK-ut në të gjitha sferat e angazhimit.
Ky grup i pyetjeve nxit anketuesit të thonë vlerësimin e tyre edhe lidhur me angazhimet momentale të SBASHK-ut për të thelluar bashkëpunimin. Theksi i fuqishëm mbi risitë, ofrimi i shërbimeve të duhura, ndikimi i fuqishëm dhe i rëndësishëm mbi institucionet e vendit, bashkëpunimi rajonal, vlerat e qarta të organizatës dhe vlerat e fuqishme të organizatës, ishin pyetjet konkrete që kanë bërë që të anketuarit të japin vlerësimet dhe mendimet e tyre.

Kjo pjesë ka mundësuar që ata të thonë edhe sugjerime e ide konkrete drejtuar Kryesisë dhe organeve tjera të SBASHK-ut. Nga to po veçojmë se SBASHK-u të vazhdojë me risitë dhe të shtojë shërbimet për anëtarësinë,që të rris bashkëpunimin me sindikatat simotra në rajon, në Evropë dhe me gjerë, që të shtojë numrin e seminareve dhe trajnimeve në përgjithësi për anëtarësinë, që të vazhdojë me vizitat nëpër shoqata sindikale dhe të bashkëbisedojë me anëtarësinë. Të vazhdojë me demokratizimin e brendshëm dhe me fuqizimin e rolit të femrës në organet udhëheqëse të SBASHK-ut në të gjitha nivelet.

Rezultatet që kanë dalë nga përgjigjet e të anketuarve janë të prezantuara në tabela. SBASHK-u duhet t'i analizojë me kujdes edhe këto deklarime sepse shkojnë në shërbim të forcimit të kësaj sindikate. Të anketuarit lavdërojnë SBASHK-un në përpjekje për të futur risi në angazhimet, por po ashtu rezultati prej 36 deklarimesh se nuk e dinë apo nuk janë të informuar për përpjekjen e futjes së risive, jep obligim që të bashkëbisedohet me anëtarët përmes vizitave nëpër shkolla, apo me organizimin e tryezave tematike.

2.1. Theksi i fuqishëm mbi risitë

pika 2.1Kryesia e SBASHK-ut duhet të analizojë me kujdes edhe rezultatet e përgjigjeve të 294 të anketuarve te pyetja "Ndikimi i fuqishëm dhe i rëndësishëm mbi institucionet e vendit", ngase një numër i konsideruar (82) i të anketuarve shprehen se nuk kanë marrë mjaft informacione lidhur me atë se sa i rëndësishëm dhe i fuqishëm është ndikimi i SBASHK-ut në institucionet e vendit.

2.3. Ndikimi i rëndësishëm e i fuqishëm në institucionet e vendit

pika 2.3

Në këtë kapitull janë të rëndësishme edhe përgjigjet e dhëna në pyetjen lidhur me bashkëpunimin rajonal të SBASHK-ut. Rezultatet tregojnë se të anketuarit vlerësojnë se sindikata e tyre ka bërë hapa konkret për të krijuar e ruajtur bashkëpunimin me sindikatat në rajon, por ata kërkojnë që ky bashkëpunim të shtohet dhe të zgjerohet në Evropë e kudo në botë.

2.4. Bashkëpunimi rajonal

pika 2.4

3.2. Elementet e rëndësishme për suksesin e SBASHK-ut

Grupi i pyetjeve në kuadër të fushë së dytë të pyetësorit është përmbyllur me mundësinë e dhënë të anketuarve që të japin sugjerimet e tyre për SBASHK-un me qëllim që të përmirësohet cilado nga kategoritë e radhitura në pyetësor. Numri më i madh i të anketuarve ka dhënë sugjerimet që:
• Të shtohet edhe më komunikimi me anëtarësinë duke përdorë format e tashme, por edhe duke gjetur forma të tjera.

• Të shtohet bashkëpunimi në rajon dhe më gjerë, të vazhdohet me takimet me anëtarësinë duke vizituar komunat, por edhe shkollat,
• Të vazhdohet me ofrimin e shërbimeve të ndryshme, të vazhdohet me trajnimet sindikale, etj. Në veçanti është kërkuar që SBASHK-u të insistojë kërkesën në MASHT për trajnime profesionale,
• Të vazhdojë negocimin me MASHT dhe institucione lokale e qendrore për të gjetur zgjidhje rreth çështjeve konkrete.
• Po ashtu është kërkuar që të shtohet edhe më angazhimi i kryetarëve në nivelin komunal dhe i zyrtarëve në qendër, të krijohen kushte që SBASHK-u të ketë ndikim edhe më të fuqishëm kudo në mbrojtje të interesave të anëtarësisë në negocime e takime me të tjerët.

3.3. Motivimi për të qenë pjesë e SBASHK-ut

Edhe grupi i tretë i pyetjeve që kërkojnë deklarim se cilat gjëra kanë rëndësi për të qenë i kënaqur me punën tuaj, ka formulime të qëlluara. Në çështjen e shtruar për informatat kthyese lidhur me kontributin e secilit anëtarë, mendimin e tyre e kanë dhënë 297 të anketuar. Nga ta 217 kanë dhënë vlerësim pozitiv, por janë 49 që nuk dinë nëse SBASHK-u ka marrë informata kthyese. SBASHK-u duhet të shtojë angazhimet në këtë sferë.
Tabela e mëposhtme tregon se SBASHK-u ka shënuar arritje në përkushtimin për zhvillimin profesional të anëtarësisë, por i mbetet edhe shumë punë për të bërë dhe prandaj këtu edhe duhet fokusuar angazhime shtesë.

3.4. Përkushtimi për zhvillimin profesional të anëtarësisë

pika 3.4

Po ashtu edhe përgjigjet lidhur me komunikimin e mirë me organizatën kanë dhënë rezultatet interesante. Një pjesë e madhe e të anketuarve janë të kënaqur me cilësinë e komunikimit, por pjesa tjetër kërkon që cilësia e komunikimit në tërësi të rritet dhe kjo edhe duhet të shtrohet si parësore për SBASHK-un.
Edhe ky kapitull i pyetjeve iu ka dhënë mundësinë të anketuarve të japin ide konkrete për atë se çfarë mund të bëj SBASHK-u që anëtarësia të jetë edhe më e kënaqur lidhur me çështjet konkrete.
Duke analizuar me kujdes sugjerimet e dhëna, SBASHK-u përfiton ide të reja me qëllim të angazhimit të të gjithëve në shërbim të arritjes së rezultateve edhe më të mëdha, të shtohet komunikimi dhe bashkëpunimi mes anëtarëve, të ketë informim online, që SBASHK-u, pra kryesia të ketë komunikim direkt me anëtarët në shumë nga shkollat e Kosovës, të shtohen mënyrat dhe cilësia e komunikimit, të shtohen pakot e përfitimeve për anëtarësinë, të mendohet edhe më shumë për trajnimet dhe temat bosht që do të kishin ato trajnime, që trajnimet të mbahen edhe nëpër shoqata sindikale.

3.4. Përvojat e anëtarësisë

Kapitulli i katërt i këtij pyetësori ka pasur një përmbajte të veçantë ngase ka kërkuar nga të anketuarit që të japin ide e mendime konkrete për disa nga çështjet kyçe të organizimit të tërësishëm sindikal. Në pyetjen konkrete se a mendoni se sistemi i informatave kthyese e lehtëson apo e pengon përformancën tuaj, pjesa më e madhe e të anketuarve (233) janë shprehur se sistemi i informatave kthyese e lehtëson përformancën e tyre.

4.1. A mendoni se sistemi i informatave kthyese e lehtëson, apo e pengon performancën tuaj

pika 4.1

Në pyetjen tjetër e që ka të bëj me ndikimin e raporteve të punës mes kolegëve dhe anëtarësisë, pjesa më e madhe e anëtarësisë i konsideron si të mira këto raporte dhe deklarohet se raporte të tilla ndikojnë pozitivisht në cilësinë e shërbimeve dhe në arritjet në tërësi.
Edhe në çështjen se a ndikohet ofrimi i shërbimeve në SBASHK ndaj anëtarësisë dhe në punën e angazhimet e veprimtarëve sindikal, 204 të anketuar janë shprehur se ndikon ky përdorim i teknologjisë.

4.3. A ndikohet ofrimi i shërbimeve në SBASHK nga përdorimi i teknologjisë? Çfarë ndikimi ka pasur përdorimi i teknologjisë në SBASHK në punën tuaj

pika 4.3

Përgjigjet e anëtarëve të kryesive të SAF e SAM
Pyetësorët e plotësuar nga anëtarët e kryesive të Kuvendeve të SAF e SAM japin përgjigje me rezultate e mendime të njëjta apo të përafërta me të anketuarit tjerë. Në këtë grup në përgjigje kanë marrë pjesë 67 anëtarë të kryesive të SAF e SAM nga të gjitha komunat e Kosovës.
Nga përgjigjet e tyre shihet se ata kanë më shumë informacione për gjithë aktivitetet dhe gjendjen momentale në SBASHK, krahasuar me të anketuarit që nuk kanë as një funksion në sindikatë. Kjo tregon se nëpër komuna organizohen takime me kryesitë, por më pak është punuar për të pasur takime me anëtarët nëpër shoqatat sindikale dhe gjithashtu është konstatuar se nj e pjese e madhe anetarsise nuk kane adresa elektronike.


Përgjigjet e anëtarëve të Këshillit Drejtues
Edhe 27 kryetarët e Kuvendeve të SAF e SAM nga Komunat e Kosovës janë përfshirë në këtë hulumtim për vetëvlerësimin. Duke parë përgjigjet e tyre vërehet se ata kanë njohuri të plota për gjithë aktivitetet dhe angazhimet në SBASHK dhe kjo është e nënkuptueshme ngase ata mbajnë kontakte të vazhdueshme me qendrën përmes adresave elektronike, bisedave telefonike, por edhe duke qenë të njohur me veprimtarinë e SBASHK-ut. Këta të anketuar japin përgjigje konkrete dhe nga to edhe dalin mjaft mundësi për ta plotësuar tekstin përfundimtar të Strategjisë së SBASHK-ut.

4. Rekomandimet

Nga përpunimi i të dhënave nga pyetësorët e mbledhur kanë dalë këto rekomandime për Kryesinë e SBASHK-ut dhe Këshillin Drejtues:
- Të vazhdohet me një studim të tillë duke përfshirë më shumë të anketuar,
- Të dhënat e këtij studimi të ruhen dhe të përdoren në shërbim të angazhimeve të përditshme të SBASHK-ut,
- Të shikohen me kujdes rezultatet dhe të merren si një bazë për të bërë vetëvlerësimin,
- Kryesia e SBASHK-ut të ndaj veçmas çështjet që janë vlerësuar nga të anketuarit si arritje më të vogla dhe të ndahen përgjegjësitë me qëllim që të shënohen përmirësime graduale,
- Të veçohen sferat që nuk janë vlerësuar si arritje mesatare dhe të punohet në përmirësimin e tyre,
- Të veçohen pikat e forta dhe të punohet që ato të ruhen si të tilla,
- Të shtohet komunikimi me anëtarësinë,
- Të vazhdohet me takimet e Kryesisë me nivelet komunale,
- Të vizitohen shkollat dhe të zhvillohet dialog me anëtarët,
- Të vazhdojë përmirësimi i komunikimit,
- Të mbahet një trajnim për përdorimin e internetit,
- SBASHK-u të organizojë punëtori një ditore me anëtarët të cilët nuk kanë adresa elektronike në mënyrë që të ju ndihmohet për hapjen e adresa elektronike,
- Të përdoren adresat elektronike edhe më shumë për komunikim me të gjithë anëtarët,
- Të shtohen shërbimet për anëtarësinë,
- Të punohet edhe më shumë për fuqizimin e rolit të femrës në SBASHK,
- Të vazhdohet me trajnimet me tema bosht sindikale,
- Në trajnime të përfshihen sa më shumë anëtarë të SBASHK-ut,
- Një pjesë e trajnimeve që janë mbajtur në kuadër të Projektit të zhvillohen edhe nëpër komuna me anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM e pastaj edhe nëpër shkolla,
- Rezultatet e këtij studimi të analizohen e aprovohen në Këshillin Drejtues dhe të delegohen detyrat.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2018

gazeta vjetore 2019 1

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook