Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

PROGRAMI I QENDRËS TESTUESE ECDL- SBASHK

ecdl sbashkMe iniciativën e stafit të SBASHK-ut në Prill të vitit 2010 SBASHK-u është licencuar si Qendër Testuese (QT) për programin ECDL, e njohur ndërkombëtarisht. Ndërsa në këtë vit është akredituar nga MASHT e R. së Kosovës si e vetmja Qendër Testuese në Kosovë.
MASHT e R. së Kosovës, në vitin shkollor 2009/10 ka filluar me trajnimin e arsimtarëve në teknologjinë informative në programin ECDL (European Computer Driving Licence), në arritjen e shkathtësive në kompjuter për të gjithë arsimtarët parauniversitar. Nevoja për trajnimin e arsimtarëve në këtë program është e tepërt të theksohet apo të arsyetohet për shkollën e sotme të shekullit që po jetojmë, sepse ende në shkollat tona mësimi zhvillohet me shkumës dhe tabelë.
Për mësimdhënie dhe mësim-nxënie bashkëkohore, sot është e nevojshme që arsimtari të aftësohet me kompjuter me qëllim të avancimit të procesit edukativo-arsimor në shkollat tona. Arsimtarët parauniversitar po aftësohen në përvetësimin e shkathtësive në 7 module të ECDL dhe iu njihen 102 orë trajnim. Pasi t'i kryejnë 4 module marrin certifikatë standard të ECDL, ndërsa pasi t'i kryejnë 7 module marrin certifikatën ECDL, gjithnjë të njohura ndërkombëtarisht.

Synimi i SBASHK-ut ishte që partnerin në aftësimin profesional (AUK), t'a detyroj që përveç qendrave rajonale, t'i hapë qendrat trajnuese edhe në komunat më të vogla, me qëllim që t'i kursej mësimdhënësit nga shpenzimet e panevojshme për udhëtimin e tyre dhe t'a racionalizon kohën që mund t'a kishin humbur SBASHK-u për të mbrojtur standardin e arsimtarëve, mori iniciativë që të hapin salla për trajnim në komunat më të vogla dhe ky ishte i vetmi qëllim, që arsimtarët të mos krijojnë shpenzime. Në fillim kemi hapur salla për trajnim në ECDL në 9 komuna: Prishtinë, Drenas, Lipjan, Kaçanik, Gjakovë, Deçan, Pejë, Suharekë dhe Kamenicë. Në këtë QT punojnë rreth 30 trajnerë. Kjo iniciativë e jona i shtyri edhe qendrat tjera testuese si AUK-un etj të hapin në të gjitha komunat e vogla Qendra Testues ECDL, që t'iu shmangen shpenzimeve për arsimtarë. Deri më tani në QT ECDL-SBASHK janë trajnuar mbi 2000 arsimtarë parauniversitarë. Sukseset e trajnimeve janë të kënaqshme edhe pse duhet të jenë më të mira. Përgjithësisht, mbi 60% të arsimtarëve që janë trajnuar në ECDL-SBASHK janë pajisur me certifikata ECDL. Kuptohet edhe ata arsimtarë që nuk kanë marrë certifikata janë aftësuar t'a përdorin kompjuterin. Gjithashtu në ECDL-SBASHK janë aftësuar dhe kanë dhënë provime për trajnerë të ECDL-së rreth 50 vetë , kryesisht arsimtarë.

Ne jemi duke vazhduar me trajnime. Për të gjitha sugjerimet me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe faktorëve tjerë që të përmirësojmë performancën e trajnimit jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.
Për këtë si QT i'u jemi falënderues së pari arsimtarëve për respekt dhe punën që bëjnë, trajnerëve dhe testerëve për punë të palodhshme edhe jashtë orarit të punës, por pse jo dhe stafit udhëheqës të ECDL-SBASHK, që angazhohen me orar të pacaktuar vetëm për të avancuar projektin ECDL në SBASHK.

Prof. Dr. Rashit Maliqi
Koordinator

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2018

gazeta vjetore 2019 1

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook