Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

QSME (Qendra Sindikale Multi-Etnike) në Prishtinë

sbashkQSME (Qendra Sindikale Multi-Etnike)

SBASHK-u nga një Janari i vitit 2010, në kuadër të vet ka një projekt mjaftë të rëndësishëm dhe të rrallë.
Fjala është për Projektin: Qendra Sindikale Multi-Etnike në Prishtinë.
Ky projekt filloi të mendohet qysh nga viti 2001, kur në Kosovën e pasluftës ishte diçka krejt ndryshe.
Aktivistët Sindikal filluan një bashkëpunim thuajse ilegal rreth formimit të një qendre e cila në sferën e arsimit do të ishte “e izoluar” nga politika ditore. Ashtu edhe ndodhi kur udhëheqësit sindikal të SBASHK-ut dhe SOK-ut , kontaktojnë në mes vete dhe vendosin që të bëjnë një punë, e cila do të ishte shumë e rëndësishme për punën e arsimtarëve dhe reflektimin e saj në sukseset dhe rezultatet e reja nëpër shkolla, e të gjitha këto si objektiv kanë nxënësit dhe ardhmërinë e tyre pa dallim kombi, feje, race, ngjyre, gjinie etj. Kjo iniciativë që nga fillimi u përkrah edhe nga Sindikatat si motra të Evropës dhe Amerikës.

Gjatë disa viteve u bënë përgatitjet intensive për jetësimin e këtij Projekti.

Në Korrik të vitit 2009   SBASHK-u dhe SOK-u prezantuan projektin në fjalë dhe ua dërguan donatorëve të ndryshëm. Në këtë rast pozitivisht u përgjigjën FNV(Konfederata e Sindikatave të Holandës), MASHT (Ministria e

Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë), AOB ( Sindikata e Arsimit të Holandës), DKA-Prishtine (Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë)dhe EI (Edukimi Internacional) për ndihmën e projektit në të ardhmen. Faza para-përgatitore e projektit filloi që nga Shtatori 2009 , kurse puna në tërësi e projektit filloi nga një Janari 2010.

Veprimtaria e Qendrës Sindikale Multi-Etnike

Puna e përbashkët e të gjithë arsimtarëve sindikalistë që jetojnë e veprojnë në Kosovë (shqiptarë, serb, turq, rom, boshnjak etj).E tërë kjo veprimtari zbatohet dhe implementohet përmes aktiviteteve të ndryshme që janë të elaboruara dhe të parapara kronologjikisht.

Qendra është e vendosur në lokalet e Shkollës Teknike “ Shtjefën Gjeqovi “ në Prishtinë (donacioni i Drejtorisë Komunale të Prishtinës).

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2018

gazeta vjetore 2019 1

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook