Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBAShK-u nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me Kompleksin Hotelier Turistik "Bonita" nga Durrësi

  
SBAShK-u nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me Kompleksin Hotelier Turistik "Bonita" nga Durrësi

Prishtinë, 19 Qershor 2014

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) sot me datë 19.06.2014 nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kompleksin Hotelier “Bonita” nga Durrësi, në mënyrë që shërbimet e këtij të fundit të ofron me 20 % më lirë për të gjithë mësimdhënësit që posedojnë kartela identifikuese të SBASHK-ut.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj dhe administratori i Kompleksit Hotelier “Bonita”,z. Astrit Ismajli, të gjithë anëtarët e SBASHK-ut gjatë shfrytëzimit të këtij Kompleksi Hotelier vetëm duhet të identifikohen si sindikalist përmes kartelës, në mënyrë që të marrin shërbimet me 20 % më lirë. Po ashtu, sipas marrëveshjes së nënshkruar zbritja për anëtarët e SBASHK-ut do të vlejë gjatë gjithë vitit e jo vetëm në sezonë.
Ky moment ka gëzuar SBASHK-un ngase konsiderohet si nismë e mbarë në realizimin e përpjekjes që për anëtarët e SBASHK-ut, të cilët posedojnë kartela  identifikimi të gëzojnë zbritje çmimesh me bizneset me të cilat do të arrihen  marrëveshje si kjo me  Kompleksin Hotelier  Turistik ‘’BONITA ‘’ në Durrës, Shqipëri.

 
 

Butoni posht