Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Për anëtarët e SBASHK-ut zbritje çmimesh për pushime në bregdetin shqiptar

  
Prishtinë, 10 Korrik 2014 - Krahas arritjes së marrëveshjes për ulje çmimesh prej 20 %  me pronarin e Kompleksit Hotelier Turistik “Bonita” Durrës, z. Atrit  Ismaili , SBASHK-u vazhdon me aktivitet në shërbim të anëtarësisë  dhe ka arritur të nënshkruaj edhe marrëveshje të tjera që u mundësojnë anëtarëve të SBASHK-ut të pushojnë në bregdetin shqiptar me çmime më të ulëta vetëm për ta dhe familjet e tyre. Kolegëve tanë sindikalistë Ju kujtojmë se  nëse vendosin të pushojnë në cilin do nga këto ambiente që kemi lidhur marrëveshje duhet fillimisht të kontaktojnë me pronarët përmes numrave të telefonit që do ua prezantojmë për secilin veç e veç e po ashtu duhet të kenë kartelën sindikale si dhe letërnjoftimin gjatë prezantimit te pronari me rastin e shkuarjes atje.

Cilat janë marrëveshjet ? 

1.    Marrëveshje me Hotelin “Nacional” te Shkëmbi i Kavajës, me përfaqësuesin Beqir Novalliu  me zbritje çmimesh  prej 15 % për shërbimet këtu. Çmimet për të tjerët që pushojnë këtu janë: 16 euro për një person, përfshirë mëngjesin,darkën dhe fjetjen dhe 19 euro ( mëngjes, drekë , darkë dhe fjetje). Për sindikalistët  tanë në këto dy çmime vjen zbritja prej 15 %. Ata që vendosin të pushojnë  këtu le të kontaktojnë fillimisht për të rezervuar vendet në tel: +355696778222 dhe +355663006003.

2.    Marrëveshje me Hotel “Riviera” te Shkëmbi i Kavajës, pronar Shazivar Kavaja. Për anëtarët e SBASHK-ut  të gjitha shërbimet këtu janë për 20% më lirë. Ata që vendosin t’i kalojnë në këto ambiente  pushimet le të kontaktojnë me pronarin  Shazivar Kavaja përmes tel: +355 69 45 80 770 ose +355 67 37 97 750.
Pra, 20 % më lirë për anëtarët e SBASHK-ut. 

3.    SBASHK-u ka arritur marrëveshje edhe me z.Sabit Lahu, pronar i Hotelit “Pashtriku”, që ndodhte të Shkëmbi i Kavajas.  Marrëveshja thotë se sindikalistët e arsimit bashkë me familjet e tyre këtu mund t’i kalojnë pushimet dhe duhet të paguajnë 12 euro për fjetje dhe mëngjes, drekë e darkë. Për të pushuar këtu fillimisht sindikalistët duhet të kontaktojnë me  z. Lahu në tel: +355 698 11 60 50. Ju lusim mos u nisni me familjet për pushime pa kontaktuar me pronarët e këtyre objekteve hoteliere për të bërë rezervimin e vendeve. 
4.    Të nderuar sindikalistë jemi në kontakte për të bërë marrëveshje edhe me Hotel “Lakaj” në Velipojë. Nëse dëshironi të kaloni pushimet  këtu kontaktoni fillimisht  me z. Ylli  Lakaj – tel: + 355 67 35 10 400   apo me z. Kristian  Lakaj- tel: +355 67 35 10 400 . Nëse deri atëherë kemi arritur marrëveshje të plotë atëherë ata do Ju njoftojnë për të gjitha pasi që Ju të jeni prezantuar si sindikalistë të arsimit. 
5.    JU kujtojmë  edhe marrëveshjen e nënshkruar tani e sa kohë me Kompleksin Hotelier Turistik “Bonita” dhe z. Astrit Ismaili. Besojmë se ka zgjidhje të mira për të gjithë të punësuarit në arsim e që janë anëtarë të SBASHK-ut, gjë të cilën duhet ta dëshmojnë me kartelat e SBASHK-ut.

6.   Edhe një mundësi tjetër për pushimin e kolegëve tonë dhe familjeve të tyre është në Hotelin “Kosova”, po ashtu te Shkëmbi i Kavajës.   Pansioni i plotë në këtë hotel është 14 euro për person ( fjetja, mëngjesi, dreka dhe darka).  Pronar i këtij Hoteli është Avdullah Shabani dhe me të mund të kontaktoni në këta tel.: 00355 68 55 79 948 ose 00355 67 30 47 071. 


Pushime të këndshme kolegë të nderuar sindikalistë

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook