Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe për ata që preferojnë Velipojën

marreveshje VELIPOJEPrishtinë, 29 Korrik 2014 - Në kuadër të angazhimeve të SBASHK-ut për të qenë sa më pranë anëtarësisë, krahas arritjes së marrëveshjeve për zbritje çmimesh për shërbimet në disa hotele në Durrës, është arritur një Marrëveshje edhe me Hotelin “Athina” në Velipojë. Kjo është bërë ngase në SBASHK kishte telefonata me kërkesat që të shikohet kjo mundësi edhe në këtë pjesë të bukur të bregdetit shqiptar. Marrëveshja thotë se të gjithë mësimdhnënësit e Kosovës që janë anëtarë të SBASHK-ut do t’i kenë për 15 % më lirë shërbimet në këtë Hotel. Do theksuar se këtu janë dy mundësi. E para është se mund të shfrytëzohen vetëm ambientet për banim dhe ushqimi të përgatitet vetë, për çka janë të gjitha kushtet dhe e dyta që të shfrytëzohen të gjitha shërbimet, pra fjetja, dhe i tërë pansioni ( mëngjesi, dreka dhe darka). Ata që vendosin për të pushuar në ambietet e këtij hoteli duhet paraprakisht të komuunikojnë me pronarin, z. Ardian Bebanin për të bërë rezervimin. Kjo mund të bëhet përmes numrit fiks   +35526780105 ose me telefonat mobil : +355693663169 ose  +355673829300.

 


Ju dëshirojmë pushime të këndshme.

 

 
 

Butoni posht