Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Marrëveshje në shërbim të anëtarësisë edhe në Klinë

Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM , z. Arif Elezaj bashkë me nënkryetarin Islam Kalludra këtyre ditëve kanë qëndruar në shkollat e komunës së tyre duke bashkëbiseduar me anëtarësinë për angazhimet momentale të SBASHK-ut.

Arif Elezaj FOTOAta kanë marrë edhe mendime e propozime konkrete nga sindikalistët. Në kuadër të këtij aktiviteti, kryetari i SAF e SAM të Klinës u ka treguar anëtarësisë se krahas angazhimeve të tjera SBASHK-u është duke sistemuar në një data bazë emrat e gjithë anëtarëve dhe është duke i pajisur gradualisht ata me kartela identifikimi që do të përdorën për të vënë në jetë marrëveshjet me Ndërmarrje, Hotele e institucione private të mjekësisë për zbritje çmimesh të shërbimeve për sindikalistët e arsimit. Në vazhdën e kësaj përpjekjeje Elezaj e Kalludra kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e parë për këtë komunë me Ndërmarrjen Tregtare PRE – MARKET" të pronarit Prekë Prenaj. Kjo marrëveshje mundëson që mësimdhënësit sindikalistë të Klinës të marrin artikuj ushqimore dhe produkte të tekstilit me zbritje prej 3 %.
Urojmë që Klina të vazhdojë me marrëveshje të reja në shërbim të punëtorëve të arsimit të kësaj komune.

Butoni posht