Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Marrëveshje në shërbim të anëtarësisë edhe në Prizren e Pejë

Hetohet një frymë e vazhdueshme e punës dhe e angazhimeve në shërbim të anëtarëve të SBASHK-ut kudo në Komunat e Kosovës. Kryetarët e niveleve komunale kanë shtuar angazhimet edhe në arritjen e marrëveshjeve të reja me bizneset për zbritje çmimesh të shërbimeve për mësimdhënësit sindikalistë. Kohëve të fundit marrëveshje të tilla janë nënshkruar edhe në Prizren e Pejë dhe kjo ka bërë që numri i tyre në tërë Kosovën të arrijë në 50.
Në Prizren veprimtarët sindikalë Reshit Kushaj e Besnik Krasniqi të ndihmuar edhe nga anëtarët e Kryesisë së SAF e SAM të kësaj komune kanë nënshkruar marrëveshje me barnatoren " Barkos, të pronarit Gyner Gashi. Shërbimet këtu janë për 10% më lirë. Po ashtu është arritur marrëveshja edhe me Ordinancën Stomatologjike "Kuki-Dent", të pronarëve Bislim dhe Miriman Sadiku. Edhe këtu shërbimet janë me zbritje për 10 % për anëtarët e SBASHK-ut në Prizren. Në këtë ordinancë mund të kryhen edhe shërbimet në stomatologji, neuropsikiatri, pediatri dhe shërbime laboratorike.peja
Edhe në Pejë janë arritur marrëveshjet e para. Qendra tregtare " Magic" në Arbnesh ( ish Vitomiricë), me pronarin Esat Delijaj, për anëtarët e SBASHK-ut nga e tërë Kosova ofron artikuj të shumtë me zbritje prej 10 %. Po ashtu kryetari Isuf Lajçi i përkrahur nga veprimtarë të tjerë sindikalë kanë arritur marrëveshje edhe me Ndërmarrjen e njohur "Kastrati" . Në autolarje zbritja e shërbimeve është 20 %, në ndërrim gomash 30% zbritje në bashkëpunim me "Euro-Goma". Sindikalistët këtu edhe mund të kalojnë kohë relaksuese sepse mund të luajnë "Bowling" me zbritje prej 20 %. Mund të ushqehen pastaj në piceri me zbritje prej 10 % dhe në fund të marrin edhe derivate për makinën me zbritje prej 1 centë për litër. SBASHK-u falënderon për mirëkuptimin përfaqësuesin e "Kastrati", z. Fatos Elezaj.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook