Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Marrëveshje të shumta në shërbim të mësimdhënësve sindikalistë të Klinës

Angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut në nivel qendror dhe të veprimtarëve të saj nëpër komuna kanë gëzuar përkrahjen e miqve të arsimit. Kjo po vërehet edhe në Komunën e Klinës. Atje falë angazhimit të Kryetarit të SAF e SAM z. Arif Elezaj, të nënkryetarit z. Islam Kalludra dhe veprimtarëve të tjerë janë arritur shumë marrëveshje.
z. Elezaj shpreh respekt për disa nga bizneset në Klinë. "Këta njerëz na kanë pritur ngrohtësisht dhe duke shprehur respektin për misionin e shenjtë të mësimdhënësve nëpër vite e dekada i janë bashkëngjitur veprimtarisë sonë që të jeni në shërbim të mësimdhënësve sindikalistë", shprehet me entuziazëm Arifi, për të dëshmuar pastaj marrëveshjet e arritura me fakte e me foto nga ceremonitë solemne të nënshkrimit të tyre.
Me dëshirë që t'u ndihmojmë anëtarëve të SBASHK-ut në Komunën e Klinës po botojmë informacione për Marrëveshjet e nënshkruara të shoqëruara me foto.
Marrëveshjet – kontratat e arritura ne mes Sindikatës se Arsimit të Klinës dhe ndërmarrjeve tregtare-private :
1. NTP "Pre-Market" Klinë me këtë përqindje
Gjëra ushqimore me zbritje nga çmimi i përgjithshëm 3% si dhe për të gjitha
mallrat tjera me këtë përqindje.                                  

barn.Ariana2

                                             

2. Barnatorja "Ariana", sheshi Nëna Terezë-Klinë,me zbritje nga çmimi i përgjithshëm prej 10%

bacipetrol1

 

3. Ina "Baci Petrol" –në dalje të Klinës, rrugës për në Zllakuqan, me këtë zbritje te përqindjes : Për derivate (naftë dhe benzinë) 2centë për litër, për produkte tjera në depo 2% dhe për restaurant 5%

 

4. Poliklinika "Biolab-Zafi" që gjendet te spitali Nëna Terezë, me zbritje të kësaj përqindjeje: Vizita mjekësore specialistike 20%, shërbimet laboratorike 25%,intervenimet e vogla kirurgjike 20%, ultrazëri 20%, EKG 20%.

 

5. NTT "Semirra" –Klinë ,me zbritje të kësaj përqindjeje: për gjëra ushqimore 3%, konfeksione (rroba) 5%, për mobilieri 5,10 dhe 15%

 

6. Kompania "Benita" në Gremnik ,me këtë zbritje: Për të gjitha llojet e zallit 5%, për beton 3%.

SBASHK-u përgëzon për këto arritje veprimtarët sindikalë në Klinë dhe në komunat tjera të Kosovës që po punojnë në shërbim të anëtarësisë.    Ju lumtë.

BIOLABNTT Semirra

                                                                                                                                                                     

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook