Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvend pune në Viti

Respekt meritor për angazhimet e SBASHK-ut

 

Prishtinë, 17.01.2023

dka vitiPas vizitës në Kamenicë të hënën e 16 janarit përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë shkuar në Viti për të marrë pjesë në Kuvendin e punës së Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të kësaj komune. Fillimisht kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin e sindikatës sonë për këtë komunë Kemajl Bislimi kanë vizituar Drejtorinë e Arsimit dhe kanë bashkëbiseduar me drejtoreshwn Fatbardha Emini.

Kryetari Jasharaj ka falënderuar drejtoren Emini për bashkëpunimin korrekt e në shërbim të arsimit me përfaqësuesit sindikal në këtë komunë dhe ka lavdëruar angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Kemajl Bislimi, të kryesisë dhe të veprimtarëve sindikal në këtë komunë në shërbim të realizimit të kërkesave legjitime të anëtarësisë. Drejtoresha e DKA-së në Viti ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe ka shprehur respekt për gjithë angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në përgjithësi duke veçuar edhe organizimin e shumë trajnimeve për punëtorët arsimor me qëllim që ata të ndihmohen në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pritur në një takim edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Hazizi me të cilin kanë bashkëbiseduar për aktualitetin në arsimin e kësaj komune dhe për sfidat aktuale. Pas kësaj ka nisur punimet Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Vitisë. Në hapje të takimit kryetari Kemajl Bislimi ka përshëndetur të pranishmit e pastaj ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe koordinatorin Ymeri për pjesëmarrje duke u shprehur se ata do të japin kontribut të çmuar edhe në rrjedhwn e këtij Kuvendi.kom.viti
Kryetari i SBASHK-ut në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar kryetrarin Bislimi, kryesinë dhe veprimtarët sindikal për angazhimet dhe i ka falënderuar për mbështetjen e besimin duke u shprehur se bashkërisht do të vazhdojmë me angazhimet e përkushtimin drejt realizimit të detyrave në shërbim të arsimit dhe anëtarësisë.
viber image 2023 01 16 15 13 45 463Pas kësaj ka nisur bashkëbiseda me pjesëmarrësit dhe në pyetjet e tyre është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke sqaruar gjithë çështjet e ngritura në këtë bashkëbisedë. Pjesëmarrësit e këtij Kuvendi kanë shprehur respekt meritor për angazhimet e SBASHK-ut me bindjen e plotë se bashkërisht e me unitet do të vazhdohet rrugëtimi drejt realizimit të detyrave konkrete sindikale.

Butoni posht