Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvend i suksesshëm pune në Kamenicë

Respekt për punën dhe angazhimin e SBASHK-ut

Prishtinë, 16.01.2023
viber image 2023 01 16 13 12 35 353Në ambientet e gjimnazit "Ismail Qemali" në Kamenicë u mbajt kuvendi i punës i sindikatës së arsimit parauniversitar për këtë komunë. Në hapje të këtij kuvendi kryetari Lulzim Thaqi ka përshëndetur të pranishmit duke falënderuar edhe në emër të tyre kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Ai pastaj ka shpalosur disa nga aktivitetet e zhvilluara në këtë komunë duke veçuar edhe rrjedhën e mbarë të regjistrimit të punëtorëve arsimor nga kjo komunë në platformën eKosova.viber image 2023 01 16 13 12 34 454
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj ka lavdëruar angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Thaqi, kryesisë por edhe shumë veprimtarëve sindikal nga kjo komunë. Ai ka shtuar se në Kamenicë ka ardhur për të përgëzuar kryetarin Thaqi por edhe gjithë kolegët për angazhimin dhe unitetin e treguar në SBASHK. Pas kësaj shumë nga pjesëmarrësit e këtij takimi kanë bërë pyetje konkrete që lidhen me aktivitetin sindikal. Në këto pyetje është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke dhënë sqarimet e duhura. Ky takim dëshmon për unitetin e anëtarësisë së kësaj komune në SBASHK dhe bashkërisht janë dhënë ide për aktivitete sindikale në të ardhmen.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook