Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Konferencë speciale e Sindikatave të Arsimit të Evropës

Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un

Prishtinë, 06.07.2022
Liezhe 2022 2Në qytetin Liezhë të Belgjikës, Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës po mban Konferencë speciale për ta analizuar situatën aktuale dhe për të marrë qëndrime lidhur me veprimet në të ardhmen.
Pjesëmarrësit në diskutimet e tyre kanë theksuar se pandemia ka vështirësuar shumë punën arsimore, por edhe angazhimet sindikale përballë sfidave të reja dhe mungesës së gatishmërisë së shumë qeverive për dialog përmbajtjesor.
Në kuadër të kësaj ngjarje të veçantë për arsimin në Evropë, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë pasur takime të ndara me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales së Arsimit, David Eduards, me kryetarin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Lary Flanagan dhe me drejtoren e përgjithshme së këtij Unioni, Suzan Flocken.
Sekretari i përgjithshëm Eduards ka përgëzuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për angazhimet dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë e pastaj ka shprehur shqetësimin për mungesën e gatishmërisë së Qeverisë për dialog përmbajtjesor. Përfaqësuesit e SBASHK -ut në takimin me z. Eduards kanë shprehur shqetësimet për qasjen e gabuar të Qeverisë Kurti ndaj dialogut dhe kanë informuar sekretarin e përgjithshëm të EI-së se pasi janë shterur gjitha përpjekjet për arritje të marrëveshjes me dialog apo edhe përmes ndërmjetësuesit ligjor, atëherë duke respektuar vullnetin dhe zërin e anëtarësisë me të filluar viti i ri shkollor do të nis greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor. Sekretari i përgjithshëm i EI-së ka ripërsëritur se SBASHK ka pasur dhe do ta ketë përkrahjen e fuqishme të EI-së, që përfaqëson 32 milionë punëtorë arsimorë nga e tërë bota.Liezhe 2022 1
Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me kryetarin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Lary Flanagan dhe me drejtoren e përgjithshme të këtij Unioni Suzan Flocken duke i informuar për situatën aktuale, për angazhimet që kërkesat e anëtarësisë të realizohen në dialog me Qeverinë, për mungesën e gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për qasjen e gabuar të saj ndaj sindikatave. Ata i kanë kujtuar zyrtarët e lartë të ETUCE edhe për veprimet sindikale, për angazhimin e ndërmjetësuesit për dialog, duke shtuar se Qeveria ka vazhduar, edhe pas gjithë këtyre përpjekjeve të SBASHK për dialog, me qasjen e njëjtë të gabuar dhe prandaj me të filluar të vitit të ri mësimor do të fillohet me grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet deri edhe në Universitete, e cila do të vazhdojë deri sa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të SBASHK-ut. Të dy përfaqësuesit e lartë të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës janë shprehur se SBASHK-u ka pasur dhe do të ketë mbështetje të fuqishme nga ky Union në të gjitha përpjekjet dhe angazhimet për mbrojtjen dhe realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë.
Pas këtyre takimeve, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgatitur një tekst me shqetësimet dhe kërkesat, të cilin e ka prezantuar para delegatëve të kësaj Konference nënkryetarja Vjollca Shala. Kryetari i ETUCE Flanagan pas kësaj ju drejtua pjesëmarrësve duke kërkuar përkrahjen e tyre për SBASHK-un, të cilët këtë e kanë pohuar me votim dhe me duartrokitje.
Konferenca gjatë punimeve për tri ditë me radhë ka zhvilluar debat të hapur për gjendjen në arsim dhe ka votuar disa rezoluta si mbështetje për angazhimet e përbashkëta në të ardhmen për ta forcuar bashkëpunimin dhe solidaritetin mes sindikatave të arsimit nga gjithë shtetet e Evropës.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook