Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takimi i parë i Këshillit të ri Drejtues të SBASHK-ut

Unitet i plotë në marrje të vendimeve konkrete

Prishtinë, 29.04.2022
279367144 355002499997524 7067354069128404415 nNë afatin e paraparë me Statutin e SBASHK-ut është bërë konstituimi i Këshillit të ri Drejtues, i cili ka mbajtur takimin e parë në përbërje të re për të analizuar situatën aktuale e për të marrë vendime brenda kompetencave që ka.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar anëtarët e Këshillit Drejtues duke u kujtuar se janë pjesë e organit më të lartë të SBASHK-ut mes dy Kongreseve dhe se i presin shumë angazhime në përpjekjet për të realizuar kërkesat e anëtarësisë në këtë kohë plot sfida. Pas konstituimit të Këshillit Drejtues, kryetari Jasharaj i ka dorëzuar shkresën Komisionit kandidues duke u bazuar në pikën 22 te nenit 69 të Statutit të SBASHK-ut që ka të bëj me zgjedhjen e nënkryetares. Komisioni ka vlerësuar se kandidatja Vjollca Shala plotëson gjithë kriteret e kërkuara nga Statuti. Vjollca Shala ka prezantuar para pjesëmarrësve programin e punës për katër vitet e ardhshme dhe pas kësaj anëtarët e Këshillit Drejtues me votën e lirë e të fshehtë i kanë dhënë besimin edhe për një mandat koleges Shala që të jetë nënkryetare e SASHK-ut.
Pas kësaj anëtarët e Këshillit Drejtues kanë dëgjuar informatat e kryetarit Jasharaj, nënkryetares Shala dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri lidhur me situatën aktuale dhe për angazhimet që janë bërë në kuadër të BSPK-së që të ketë dialog me institucionet dhe që të gjendet zgjedhje për kërkesat aktuale të anëtarësisë. Është theksuar se ka pasur takime e komunikim, porse kjo është vlerësuar e pamjaftueshme dhe prandaj në takimin e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së sindikatat anëtare janë pajtuar që të ketë edhe veprime sindikale duke saktësuar se më datën 12 maj tërë sektori i arsimit, por edhe sektorët tjerë publik do të mbajnë grevë njëorëshe, ndërsa më 20 maj, nëse deri atëherë nuk ka lëvizje e marrëveshje konkrete, atëherë do të organizohet një protestë me pjesëmarrjen e gjithë anëtarësisë.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në këtë takim mori vendim që të fillohet me përgatitjet për realizimin e aktivitetit tradicional për dërgimin e një numri të konsiderueshëm të anëtareve e anëtarëve të SBASHK-ut për pushime në bregdetin shqiptar duke rikujtuar edhe kriteret që duhen respektuar nga shoqatat sindikale gjatë përzgjedhjes së pushuesve.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook