Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete të SBASHK-ut edhe të dielën e 16 janarit

Dëshmi e arritjeve nga trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie"

Prishtinë, 16.01.2022
viber image 2022 01 17 09 18 00 401Njëri nga tetë trajnimet e licencuara të SBASHK nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve, që ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te mësimdhënësit është "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Siç janë deklaruar vetë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ky trajnim u ka ndihmuar shumë në zhvillimin më të lehtë të procesit mësimor.
Ky trajnim u bë e mundur të organizohet kur edhe procesi mësimor u zhvillua e po zhvillohet në institucione arsimore ngase vetë përmbajtja e këtij trajnimi dhe natyra e punës e angazhimit të trajnerëve dhe pjesëmarrësve në përpjekjet për të marrë njohuri të reja nga modulet për aplikimin e programeve kompjuterike në mësimdhënie kërkojnë qasje të vazhdueshme në mjetet e teknologjisë informative. Trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" falë angazhimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe koordinimit me kryetarë të nivelit komunal është organizuar suksesshëm në Drenas dhe në disa komuna të tjera të Kosovës.
Pas përfundimit të pjesës së parë të këtij trajnimi e duke respektuar kriteret e parapara, në Gjimnazin "Skënderbeu – Gjergj Kastrioti" të Drenasit është mbajtur të dielën e 16 janarit edhe testi, që u ka dhënë mundësi pjesëmarrësve që të dëshmojnë njohuritë e arritura nga ditët e kaluara në trajnim. Këtë aktivitetet e ka monitoruar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i shoqëruar nga kryetari i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Drenasin Ilaz Dervishaj, i cili ka shprehur falënderimin e anëtarësisë për gjithë aktivitetin dhe angazhimin e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë e pastaj u ka dëshiruar sukses dhe rezultate të duhura pjesëmarrësve në këtë aktivitetet. Këtë aktivitete e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli, i cili ka përgëzuar pjesëmarrësit për vullnetin që edhe në ditë vikendi të angazhohen për të marrë njohuri të reja e për t'i përdorë ato në procesin mësimor me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ai ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të anëtarësisë duke shtuar se vetë fakti që edhe vikendet janë kthyer në ditë të angazhimit e aktivitetit dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të SBASHK-ut për realizimin e kërkesave dhe vullnetit të anëtarësisë. Ky aktivitet do të zhvillohet edhe në komunat tjera kudo që është kryer pjesa e parë e këtij trajnimi.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook