Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Mbledhja konsultative me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve

U debatua për çështje aktuale dhe u morën vendime konkrete

Prishtinë, 14.01.2022
271447022 329311739135285 1967074047948954726 nNë mbledhjen konsultative me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve që është mbajtur në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve pjesëmarrësit kanë debatuar për shumë çështje aktuale në arsim. Kryetari i SBASHK-ut ka dhënë detaje nga takimi me Ministren Nagavci duke veçuar çështjen e punëtorëve arsimorë që punojnë, por që janë jashtë listave të pagave me rastet konkrete në Fushë Kosovë, Mitrovicë, por edhe në komuna të tjera, pastaj lidhur me Ligjin e pagave duke kërkuar nga Ministrja që të angazhohet edhe si pjesë e kabinetit Qeveritar që mësimdhënësit në tërësi të jenë në vend meritor, por mësuesit 1-5 të barazohen me kolegët e tyre të mësimit lëndor në shkollën e mesme të ulët dhe që pedagogët, psikologët e zyrtarët e administratës në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitete të kenë vend meritor në këtë ligj.
Pas kësaj është bërë analiza e përfundimit të zgjedhjeve të brendshme në SBASHK duke u vlerësuar nga gjithë të pranishmit se zgjedhjet kanë pasur rrjedhë të mbarë që nga shoqatat sindikale, në nivel komunash e universitetesh e pastaj edhe te Kuvendet e niveleve arsimore. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka bërë një vlerësim të këtij aktiviteti e pastaj ka shtuar se do të vazhdohet edhe me trajnimet e licencuara. Pas kësaj janë dhënë sqarime edhe lidhur me vizitat e mundshme të inspektorëve të punës dhe është vendosur që nga ata të kërkohen me shkrim e përmes adresave elektronike se çfarë po kërkohet dhe që të orientohen në zyret qendrore të SBASHK-ut.270050758 326705105997138 3237079441984974178 n
Një pjesë e debatit është zhvilluar edhe për aktualitetin në arsim e për ligjin e pagave dhe kërkesat tjera të anëtarësisë dhe është vendosur që të merren nga kryetarët angazhime konkrete dhe që të bashkëbisedohet me anëtarësinë se çfarë dhe si do të veprohet në lidhje me angazhimet për ligjin e pagave duke bërë përgatitje me kohë edhe për veprime konkrete sindikale nëse Qeveria nuk përfillë kërkesat konkrete të SBASHK-ut e që janë bërë publike me kohë lidhur me Ligjin e pagave.

Butoni posht