Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në përmbyllje të një aktiviteti të rëndësishëm të SBASHK-ut

U mbajt Kuvendi zgjedhor në Drenas

Prishtinë, 13.11.2021

248013999 10221328571307112 3247270530858605409 nNë ambientet e shkollës "Gani Syla" është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Drenasit. Kryetari i këtij Kuvendi Ilaz Dervishi në fillim të këtij takimi ka falënderuar pjesëmarrësit, që edhe pse në ditë vikendi, po marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantw. Ai pastaj ka përshëndetur nënkryetaren e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke shprehur respekt meritor për angazhimet e tyre dhe stafit qendror në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj kryetari i këtij Kuvendi ka prezantuar raportin e punës për katër vitet e kaluara duke u ndalur në momentet kryesore për të përkujtuar sfidat, shqetësimet, angazhimet dhe arritjet duke vlerësuar se edhe në Drenas, si në tërë Kosovën, u dëshmua uniteti i fuqishëm i SBASHK dhe prandaj edhe arritjet janë të shumta.
Nënkryetarja Vjollca Shala ka përshëndetur të pranishmit duke u shprehur se me punë e përkushtim është arritur të shënohen rezultate të shumta në shërbim të anëtarësisë duke shprehur respekt për angazhimin e përkushtimin e kryetarit Ilaz Dervishi, kryesisë dhe veprimtarëve sindikalë, të cilët në koordinim me stafin qendror kanë arritur të kryejnë shumë detyra e angazhime në shërbim të anëtarësisë dhe kjo ka bërë që të punësuarit në sektorin e arsimit të kenë besim të plotë në sindikatën e tyre dhe prandaj numri i anëtarëve të rinj në sindikatën tonë është shtuar në vazhdimësi.255278172 10221328575907227 3824294161556243915 n
Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me procesin e zgjedhjeve duke dhënë kontribut që Statuti të respektohet në tërësi dhe që procesi i zgjedhjes të ketë rrjedhë të mbarë. Në vazhdim të takimit pjesëmarrësit kanë dhënë propozimet e tyre për kryetar, nënkryetare, anëtarë të kryesisë, delegatë nga kjo komunë për Kongresin e SBASHK-ut dhe kanë propozuar edhe përfaqësuesit e tyre në Këshillin Drejtues.
Me votën e lirë e të fshehtë kryetar edhe për mandatin e radhës është rizgjedhur Ilaz Dervishi dhe kjo dëshmon besimin që ai ka arritur të krijojë e të ruaj te e gjithë anëtarësia në Drenas. Po ashtu me votën e lirë e të fshehtë nënkryetare e këtij Kuvendi u zgjodh Zejnepe Gjoshi Gruda. Ky Kuvend përmes votës së fshehtë ka zgjedhur edhe delegatët e vetë për Kongresin e SBASHK-ut dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.
Kryetari Ilaz Dervishi ka falënderuar pjesëmarrësit për besimin duke u ndier krenar që ka krijuar besim meritor, të cilin edhe ka arritur ta ruaj falë përkushtimit, angazhimit dhe korrektësisë. Ai ka premtuar se edhe në gjithë vitet e mandatit të radhës do të angazhohet bashkë me kryesinë dhe veprimtarët tjerë sindikalë në shërbim të anëtarësisë duke qenë i sigurt në mbështetjen e fuqishme të stafit qëndror.
Edhe anëtarët e këtij Kuvendi duke respektuar angazhimet e kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafit qëndror kanë propozuar që Jasharaj të zgjedhet edhe për një mandat në krye të SBASHK-ut.

Butoni posht