Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Mitrovicë

Kryetar u rizgjodh Isa Ismajli, nënkryetare Arta Haxhimehmeti

Prishtinë,08.11.2021
255151857 625570918467343 3834940813851543162 nNë bibliotekën e shkollës së mjekësisë "Xheladin Deda" të Mitrovicës është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës. Para fillimit të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin për Mitrovicën Isa Ismajli janë takuar me drejtorin e këtij institucioni arsimor Gani Rama. Drejtori Rama u ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve dhe ka shprehur respekt të lartë për gjithë angazhimet e SBASHK-ut duke kujtuar edhe mbështetjen për nismën e procesit mësimor për disa profile të reja mjekësore e shumë të nevojshme për qytetarët në këtë komunë. Ai pastaj ka bërë një prezantim të punës dhe arritjeve nëpër vite duke theksuar se janë shënuar rezultate të shumta dhe se ky institucion ka kuadro të përgatitur dhe numër të madh të nxënësve, që dallohen në arritje dhe suksese të larta në mësime.
Pas kësaj vizite është filluar me Kuvendin zgjedhor dhe kryetari Ismajli ka prezantuar raportin e punës duke rikujtuar momente kyçe të angazhimeve, sfidave dhe arritjeve në këto katër vitet e kaluara. Ai këto arritje i ka vlerësuar si fryt të unitetit mes anëtarësisë, të përkushtimit të kryesisë në nivel të komunës dhe të stafit qendor. Kryetari Ismajli ka prezantuar edhe raportin financiar e pastaj të pranishmit kanë vlerësuar lart angazhimet e kryetarit Ismajli, kryesisë komunal dhe të stafit qendror.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj u është drejtuar pjesëmarrësve më një fjalë përshëndetëse duke theksuar se ndjehet krenar që është angazhuar nëpër vite e në shërbim të anëtarësisë bashkë me kryetarin Isa Ismalji. Ai ka përgëzuar gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit në këtë komunë dhe kudo në Kosovë për unitetin, përkushtimin dhe për angazhimin maksimal të tyre në procesin mësimor edhe pse në kushte tepër të vështira.255174977 951082108953794 7915824295831458263 n
Para se Kuvendi të kalojë në pjesën e dytë të punimeve, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë gjithë sqarimet e duhura lidhur me zgjedhjet dhe rrjedhën e mbarë të këtij procesi.
Komisioni zgjedhor ka kryer punën me përkushtim dhe pas propozimeve për gjitha funksionet është filluar votimi i fshehtë, i cili ka dëshmuar se punëtorët arsimor çmojmë lart angazhimet dhe përkushtimin e Isa Ismaljit, të cilit i kanë dhënë besimin edhe për një mandat. Ky kuvend me votën e lirë e të fshehtë ka zgjedhur kryetare Arta Haxhimehmetin. Po ashtu është zgjedhur edhe Komisioni mbikëqyrës, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut dhe janë propozuar anëtarët e Këshillit Drejtues nga kjo komunë.
Kryetari Ismajli ka falënderuar të pranishmit për besimin e dhënë dhe ka premtuar se do të vazhdojë me angazhimet bashkë me kryesinë e në koordinim e bashkëpunim me stafin qendor. Edhe anëtarët e këtij Kuvendi duke shprehur respekt dhe duke vlerësuar angazhimet dhe përkushtimin e kryetarit Jasharaj e kanë propozuar edhe për një mandat që të jenë në krye të sindikatës sonë.

Butoni posht