Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Pejë

Edhe në Pejë mbështetje dhe respekt meritor për SBASHK-un

Prishtinë, 07.11.2021
p.ppRealizimi i agjendës së takimeve zgjedhore të Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar ka vazhduar të dielën e 7 nëntorit në Pejë. Në hapje të këtij takimi kryetari Isuf Lajçi ka ftuar të pranishmit që me një minutë heshtje të lartësojnë kujtimin për gjithë punëtorët nga kjo komunë që kanë vdekur nga Covid. Pas kësaj ai ka prezantuar rendin e punës për ta ftuar pastaj kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj për një fjalë rasti. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar kryetarin Lajçi, kryesinë dhe gjithë veprimtarët sindikalë për angazhimin, përkushtimin dhe arritjet, kurse zyrtari ligjor Blendor Shatri ka dhënë gjithë sqarimet lidhur me rrjedhën e mbarë të procesit zgjedhor. Kryetari i këtij Kuvendi Isuf Lajçi ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar, të cilët janë vlerësuar dhe janë aprovuar nga pjesëmarrësit e këtij Kuvendi. pejjaaa
Në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi është nisur me procesin zgjedhor. Fillimisht pjesëmarrësit kanë dhënë propozime për kryetar, nënkryetar, kryesinë, Komisionin mbikëqyrës, delegatët e Kongresit dhe për përfaqësuesit nga Peja në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut. Anëtarët e këtij Kuvendi me votën e tyre e kanë dëshmuar se vlerësojnë lart angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Isuf Lajçi duke e zgjedhur edhe për një mandat. Ata me votën e lirë e të fshehtë e kanë zgjedhur kolegen Shpresa Nushi nënkryetare të këtij Kuvendi e po ashtu kanë votuar dhe kanë zgjedhur edhe anëtarët e Komisionit mbikëqyrës, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut dhe përfaqësuesit nga kjo komunë në Këshillin Drejtues. Edhe ky Kuvend ka vlerësuar larg angazhimet dhe përkushtimin e kryetarit Jasharaj dhe stafin qendror dhe e kanë kandiduar atë edhe për një mandat.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook