Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Prizren

Vlerësohet lart përkushtimi, angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut

Prishtinë,06.11.2021
253769450 1799855960402084 5100853231620337920 nNë vikendin e 6 dhe 7 nëntorit janë mbajtur Kuvende zgjedhore të Arsimit Parauniversitar për komunën e Prizrenit dhe atë të Pejës.
Në Prizren takimi është mbajtur në sallën e takimeve të Hotelit "Theranda". Kryetari Reshit Kushaj dhe veprimtarët tjerë të sindikatës sonë nga kjo komunë kishin bërë gjithë angazhimet e duhura që Kuvendi të ketë rrjedhë të mbarë. Në fillim të këtij takimi kryetari Reshit Kushaj ka përshëndetur anëtarët e këtij Kuvendi pastaj ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën, Ahmet Pllana e pastaj ka lartësuar me një minutë heshtje kujtimin për gjithë punëtorët arsimor që vdiqën nga Covid. Pas kësaj kryetari Kushaj ka paraqitur raportin e punës duke u ndalur në momente kyçe të aktiviteteve sindikale në këtë komunë, e cila ka numër të madh të institucioneve arsimore, por edhe anëtarëve të SBASHK-ut. Pasi ky raport është vlerësuar lart dhe është aprovuar nga të pranishmit, Kushaj ka prezantuar edhe raportin financiar për katër vitet e kaluara, i cili po ashtu është aprovuar. Në vazhdim të punimeve të Kuvendit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit duke i përgëzuar për angazhimin dhe përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë në edukimin dhe arsimimin e brezave dhe për unitetin e dëshmuar sindikal përballë sfidave e angazhimeve të përbashkëta. Jasharaj ka falënderuar edhe kolegun Kushaj, i cili bashkë me kryesinë këtu ka bërë shumë angazhime duke shënuar edhe arritje të vazhdueshme, e po ashtu ka ndihmuar shumë edhe aktivitetet në nivel qendror. Duke shprehur respekt të lart për mikpritjen dhe duke lavdëruar koleget e kolegët e tij nga kjo komunë për angazhimin dhe arritjet, kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën, Ahmet Pllana është shprehur se ka ardhur me kënaqësi në këtë takim për të treguar për respektin dhe për të dëshmuar unitetin dhe respektin e ndërsjellë brenda SBASHK-ut.253761833 4480090278771023 1649550428735962279 n
Pas kësaj është kaluar në pjesën e dytë të punimeve të Kuvendit duke u nisur me procesin e zgjedhjeve. Për të shkuar mbarë ky proces dhe me qëllim që të respektohet në tërësi Statuti i SBASHK-ut është angazhuar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cila ka kujtuar nenet që saktësojnë rrjedhën e procesit zgjedhor. Në garën mes dy e më shumë kandidatëve e me votën e fshehtë kryetar është rizgjedhur Reshit Kushaj dhe kjo është dëshmi e besimit dhe respektit për punën, përkushtimin dhe arritjet sindikale në këtë komunë e për të cilat respekt meritor ka Kushaj. Me votën e fshehtë është zgjedhur edhe nënkryetarja Rebiha Imami, Kryesia, Komisioni mbikëqyrës, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut dhe anëtarët e Këshillit Drejtues. Kryetari Kushaj ka falënderuar anëtarët e këtij Kuvendi për besimin e dhënë duke premtuar se bashkë ne kryesinë dhe veprimtarët tjerë sindikal do të vazhdojë me angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Edhe sindikalistët e arsimit nga Prizreni duke çmuar e vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Jasharaj e kanë propozuar edhe për një mandat që të jetë në krye të SBASHK-ut. Mediet lokale e kanë përcjellë këtë aktivitet duke i dhënë edhe hapësirë meritore.



Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook