Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Rahovec

Pjesëmarrësit vlerësuan lart angazhimet e stafit qendror dhe të Veli Morinës

Prishtinë,04.11.2021
251999223 312127363958271 3564755518311258837 nNë sallën e takimeve të Asamblesë komunale të Rahovecit është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Pjesë e punimeve të këtij kuvendi kanë qenë edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.
Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit Veli Morina ka falënderuar pjesëmarrësit për angazhimet duke i përgëzuar ata që janë zgjedhur për herë të parë kryetarë të shoqatave sindikale dhe ata që janë rizgjedhur. Ai po ashtu ka përshëndetur kryetarin Jasharaj, koordinatorin Ymeri dhe zyrtarin ligjor Shatri duke i falënderuar e përgëzuar për gjithë angazhimet, përkushtimin dhe arritjet e shuma në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehet i nderuar me pritjen dhe respektin e treguar nga gjithë të pranishmit. Ai ka përgëzuar kryetarin Morina, kryesinë, por edhe gjithë veprimtarët sindikalë nga kjo komunë për angazhimet dhe unitetin e dëshmuar gjatë gjithë këtyre viteve në përballje me sfidat e kohës.
Në vazhdim të punimeve të këtij Kuvendi kryetari Veli morina ka prezantuar raportin e punës për katër vite të aktiviteteve dhe atë financiar. Raporti i punës i prezantuar në pikat kyçe të aktiviteteve dhe të përballjes me sfidat ka bërë që të pranishmit të kujtojnë momente të veçanta dhe janë ndjerë krenar me përkushtimin, unitetin dhe arritjet, të cilat i kanë përmendur si kontribut të kryetarit Morina, kryesisë, veprimtarët sindikal nga kjo komunë duke shtuar se gjithë arritjet janë shënuar falë qëndrimit dinjitoz të stafit qendror të SBASHK-ut. Anëtarët e këtij kuvendi kanë aprovuar të dy raportet e paraqitura nga kryetari Morina.
Para se të kalohej në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi koordinatori për organizim të brendshëm ka cituar Statutin e SBASHK-ut duke kujtuar pjesën që flet për zgjedhjet në Kuvendet sindikale të Arsimit Parauniversitar dhe ka shtuar se është obligim i të gjithëve që Statutin ta respektojnë në tërësi. Pas kësaj Komisioni zgjedhor ka nisur të kryej punën e tij me përkushtim dhe kështu ka nisur procesi i kandidimeve e pastaj edhe votimi i fshehtë për udhëheqësit dhe përfaqësuesit e sindikatës nga kjo komë në organet e SBASHK-ut.252525656 724129695136905 7647324326794206474 n
Me të kryer të procesit të votimeve Komisioni ka shpallur rezultatet nga të cilat shihet se kryetari Veli Morina mori besimin edhe për një mandat, ndërsa nënkryetare u zgjodh Arlinda Kastrati. Me votën e lirë e të fshehtë janë zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë, Komisioni mbikëqyrës, delegatët e kësaj komune për Kongresin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.
Në një atmosferë solemne kryetari Morina është falënderuar për besimin duke u shprehur i sigurt se bashkë me kryesinë, gjithë veprimtarët sindikalë e në mbështetje të stafit qendror do të vazhdojë me angazhimet e arritjet në shërbim të anëtarësisë. Ai pastaj ka deklaruar se në komunikim me shumë sindikalistë kanë vendosur që t'i propozojnë Kuvendit që ta kandidojë kryetarin aktual të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, që edhe për një mandat të jetë në krye të SBASHK-ut. Kuvendi me duartrokitje ka mbështetur këtë propozim.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook