Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës

U vlerësuan lart arritjet e SBASHK-ut dhe përkushtimi i kryetarit Skënder Gashi

Prishtinë,01.11.2021
251961094 389015589352396 1775293461084134778 nNë ambientet e Gjimnazit "Hamdi Berisha" është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës. Respektin për arritjet dhe angazhimet e SBASHK-ut në nivelin qendror dhe atë komunal koleget e kolegët tanë nga kjo komunë e kanë dëshmuar me pjesëmarrjen dhe me debatet konstruktive duke kthyer kujtesën në momente të veçanta të angazhimeve që kanë dëshmuar përkushtimin dhe unitetin e sindikatës sonë në Malishevë dhe kudo në Kosovë.
Në hapje të këtij takimi zgjedhor kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës, Skënder Gashi ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe pastaj ka falënderuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri , që janë pjesë e këtij takimi të veçantë për sindikalistët e arsimit të kësaj komune . Pas kësaj Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ne fjalën përshëndetëse ka përgëzuar koleget e kolegët e pranishëm për besimin që kanë marrë në shoqatat e tyre sindikale dhe për gjithë angazhimet në shërbim të arsimit në kushte të vështirësuara nga pandemia. Kryetari Jasharaj ka shtuar se gjithë arritjet tona janë fryt i angazhimeve të përbashkëta dh unitetit të krijuar që është rezultat i punës e përkushtimit maksimal të stafit qendror , të Skënder Gashit, po edhe të kryetarë e të tjerë nëpër komunat e Kosovës dhe në Universitete.
Pas kësaj kryetari i këtij Kuvendi Skënder Gashi ka prezantuar raportin e punës nga maji i vitit 2019, kur ishte zgjedhur kryetar, pas pensionimit te kryetarit të nderuar Elez Krasniqi. Në debatin lidhur me raportin e prezantuar të punës ka pasur diskutime përmbajtjesore. Kështu veprimtari sindikal Haxhi Berisha ka vlerësuar se raporti ka përfshirë vetëm disa nga aktivitetet dhe arritjet dhe se anëtarësia në Malishevë kudo vlerëson lart angazhimet e SBASHK-ut në nivel të komunës dhe në nivelin qendror dhe i është mirënjohës stafit të SBASHK-ut dhe në veçanti kryetarit Jasharaj. Ai i është drejtuar pjesëmarrësve me propozimin që kryetari Jasharaj ka ketë mbështetjen për edhe një mandat edhe nga komuna e Malishevës dhe pjesëmarrësit e kanë vërtetuar këtë mbështetje përmes duartrokitje.251107044 6668019819905129 1347936952697541949 n
Kryetari i këtij Kuvendi pas kësaj ka prezantuar edhe raportin financiar nga maji i vitit 2019 deri në tetorin e vitit 2021, i cili është aprovuar nga Kuvendi. Pas kësaj është kaluar në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi . Komisioni zgjedhor ka nisur të kryej obligimin e tij, i ndihmuar nga këshillat profesionale të zyrtarit ligjor të SBASHK-ut Blendor Shatri, i cili ka kontribuar që të tejkalohen dilemat eventuale lidhur me kërkesat e Statutit në respektim të barazisë gjinore.
Me votën e lirë e të fshehtë ky Kuvend ka treguar për respektin ndaj angazhimit e përkushtimit të kolegut Skënder Gashi duke e rizgjedhur edhe për një mandat në cilësinë e kryetarit të këtij Kuvendi, ndërsa po me votën e fshehtë e të lirë nënkryetare është zgjedhur Labearta Selimi. Komisioni zgjedhor duke lexuar publikisht rezultatet e votimit ka treguar edhe emrat e anëtarëve të kryesisë, delegatëve për Kongresin e SBASHK-ut dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues nga kjo komunë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook